"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Migjeni, Shkodra me një turp

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Migjeni, Shkodra me një turp

#1

Post by Aulona »

Në 71-vjetorin e vdekjes së poetit

Si dje para 71 vitesh, u vajtua Millosh Gjergj Nikolla. Megjithatë, dje, qyteti i tij, Shkodra, e harroi. Objektet që kujtojnë sot Migjenin në këtë qytet, duken qesharake. Një bust i tij vazhdon të jetë i rrethuar nga kioska e rrangulla dhe njerëz indiferentë.

Përvjetorët vijnë e shkojnë, Migjeni vazhdon të jetë i pranishëm po aty në të majtë të teatrit që mban emrin e tij, me një pamje që është pak të thuash turp.

Shtëpia e Migjenit që reshti së qeni shtëpi muze në vitin 1993, aktualisht nuk mban as një pllakë ku të tregohet se aty ka jetuar poeti i madh. Migjeni do të meritonte një përmendore në mes të qytetit, të cilit i kushtoi disa nga mrekullitë e tij letrare. Harresa që i bëhet prej vitesh kësaj figure, duket e pajustifikueshme.

Ka shkruar: "Në vendin tonë / kudo valojnë / flamujt e nji melankolije / të trishtueshme / dhe askush s'mund të thotë / se këtu rron / nji popull që ndërton / diçka të re."
Megjithatë, përveç vargjeve "Nën flamujt e melankolisë", në përvjetor zënë më shumë vend vargjet e "Poemës së Mjerimit".

Tronditëse Amélie Nothomb
"Udhëtimi i dimrit" (Shuberti nuk është larg) është një histori "udhëtimi" që Nothomb përshkruan me një vrull tronditës...."

Në romanin e saj të ri, shkrimtarja belge, që për fat të keq ka në shqip vetëm një vepër, "Shtangie dhe drithërima", i çon personazhet e saj në një udhëtim të brendshëm, të provokuar nga shkaqe haluçinogjene. Amélie Nothomb quhet një gjeni për aftësinë që tregon për të krijuar histori magjike, duke ndërtuar personazhe të marrë, por të vërtetë.

Kështu, edhe "Udhëtimi i dimrit" të çon në universin e një personazhi, përkthyes i "Odisesë" dhe mikes së tij, agjentes së tij letrare. Romani i botuar nga Albin Michel, është pritur mirë nga kritika.

Madje, me humor thuhet se për këtë fantazi tronditëse që ofron letërsia e tij, është i nevojshëm një test antidopingu.
Nothomb është cilësuar, kryesisht në Francë, një shkrimtare e re që ka provuar famën, suksesin e librave të saj, por që ka hyrë tashmë në letërsinë që i mbetet kohës.


http://www.shekulli.com.al/2009/08/27/m ... -turp.html
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Migjeni, Shkodra me një turp

#2

Post by alfeko sukaraku »

cudi e madhe..Neritan Ceka beri gjithe ate lufte per ta quajtur veten trashgimtar te Migjenit,edhe nuk e paska mbajtur mend kete dite....nuk paska shkuar ne shkoder ne vendlindjen e tij.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Migjeni, Shkodra me një turp

#3

Post by Aulona »

alfeko sukaraku wrote:cudi e madhe..Neritan Ceka beri gjithe ate lufte per ta quajtur veten trashgimtar te Migjenit,edhe nuk e paska mbajtur mend kete dite....nuk paska shkuar ne shkoder ne vendlindjen e tij.

Neritan Ceka nuk e ka me mendjen tek historia apo tek arti, se keto dite do vendosen kush do jete kush ne qeveri.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Migjeni, Shkodra me një turp

#4

Post by alfeko sukaraku »

Aulona wrote:
alfeko sukaraku wrote:cudi e madhe..Neritan Ceka beri gjithe ate lufte per ta quajtur veten trashgimtar te Migjenit,edhe nuk e paska mbajtur mend kete dite....nuk paska shkuar ne shkoder ne vendlindjen e tij.

Neritan Ceka nuk e ka me mendjen tek historia apo tek arti, se keto dite do vendosen kush do jete kush ne qeveri.
i ziu ai ,i mjeri ai...e ka mendjen tek thelat...edhe harroj luften qe beri per tu quajtur nipi i migjenit edhe trashgimtar i vetem.

edhe une duhet te jem nipi i gjergj kastriotit..si rrjedhoj do pretendoj fronin e shqiperis...por me duhen ca mend akoma ..edhe para..shume para....me shume para behesh edhe djali i i pare i gruas se shtat me baba edi ramen.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Migjeni, Shkodra me një turp

#5

Post by Aulona »

Vazhdojme nxenesit e denje te komunizmit te duartrokitur nga ata qe mbajne emrin e ""demokracise"", te dhunojne dhe varrosin me tej autoret dhe shkrimtaret tane me te medhenj!


Shtëpia e Homerit shqiptar, mbulohet nga ferrat

Një vend për At Gjergj Fishtën

Të dish për jetën dhe veprën e pavdekshme të kolosit të letrave shqipe, Homerit shqiptar, “Nderi i Kombit”, At Gjergj Fishta, është domosdoshmëri dhe kulturë, por të dish ku ka kaluar fëmijërinë dhe ku ka jetuar kleriku, poeti e diplomati i madh, është fisnikëri dhe nevojë e kohës jo vetëm për ne por edhe për brezat e ardhshëm. Se bash këtu, që në vegjëli, “ aty ku të ka rënë koka” siç shkruan Çajupi i madh, lindin fantazitë dhe delli poetik, për të bërë diçka për vendlindjen tënde, atdheun tënd dhe për të mbetur i pavdekshëm me veprat e Tij, sidomos me “Lahutën e Malësisë”, siç mbeti edhe kleriku e poeti i madh e i papërsëritshëm At Gjergj Fishta, i cili do të shkruante kështu për vendlindjen e tij Lezhën; “Qiellë i kaltër, tokë e blerë, njeti dimën, k`tu prendverë...”, duke treguar dashurinë e madhe për vendlindjen, tokën e begatë, njerëzit e punës, ngrohtësinë që të jep afërsia me bregdetin, por edhe vendin ku ke lindur e ku ke kaluar fëmijërinë, që të thërrasin në çdo kohë t`i vizitosh. Bashkë me një mikun tim, dashamirës i At Gjergj Fishtës; vendosëm që të shkojmë në fshatin e Tij të lindjes Fishtë e të shohim nga afër shtëpinë ku ka kaluar fëmijërinë dhe ku ka jetuar, Homeri shqiptar, “Nderi i Kombit”, kleriku, poeti e diplomati i shquar, At Gjergj Fishta.

Fishta është një fshat i vogël, që bën pjesë në komunën e Blinishtit, në rrethin e Lezhës, një fshat me tradita patriotike e arsimore, që ka nxjerrë nga gjiri i vet intelektualë të shquar dhe drejtues të zot, me njerëz punëtorë e bujarë, që çdo gjë e kanë ndërtuar me punë të ndershme, njerëz që të përshëndesin edhe pa të njohur e të ftojnë për kafe, për drekë a për darkë; mikpritja aq e njohur për Fishtën dhe për krejt fshatrat e Zadrimës, “Bukë Zadrime e verë Podrimje” qarkullon thënia popullore. Kështu ndodhi edhe me ne, në kërkim të shtëpisë së At Gjergj Fishtës në Fishtë të Zadrimës, të cilën duhet pohuar se e gjetëm me vështirësi. Kjo për faktin , se në atë mori kullash ku të shkatërruara e ku të riparuara, ne dalluam me vështirësi atë ndërtesë, ku në thanë, se ishte kulla ku kishte kaluar fëmijërinë dhe ku ka jetuar poeti, kleriku e diplomati i madh, “Nderi i Kombit” At Gjergj Fishta.

Vërtet befasohesh nga kjo pamje tronditëse, të cilën nuk e meriton një kolos i letrave shqipe, Homeri shqiptar, kandidati për çmimin “Nobel”, At Fishta. Përpara të shfaqet një hyrje, që e kanë mbuluar ferrat, të cilat të pengojnë shikimin dhe lëvizjen për në kullë, ku këtu orientohesh vetëm me anë të një pllake vendosur në mur, si e vetmja dëshmi, ku ka kaluar fëmijërinë e Tij, kleriku e poeti i madh, at Fishta, derisa të niste rrugën e shkollimit si frat, ku shkruhej; “Këtu ka banuar At Gjergj Fishta, 1871-1940”. Me të vërtetë zhgënjehesh e lëndohesh para këtij fakti tronditës, që ky njeri, me përmasa kombëtare e ndërkombëtare, të mos kishte një shtëpi të vetën, por të lënë në mëshirë të fatit, të mbuluar nga ferrat e pluhuri i harresës, vetëm me një pllakat që mezi dallohet. Ndoshta instancat përkatëse; pushtetare dhe kulturore, do të bëjnë diçka për shtëpinë e At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës për ta rikonstruktuar dhe për të qenë një muze i hapur dhe i gjallë për vizitorët e shumtë nga vendi dhe bota, për të njohur nga afër vendin ku lindi, u rrit jetoi dhe filloi muzën e tij poetike, për t`u bërë i pavdekshëm, kolosi i madh i letrave shqipe, Homeri shqiptar, At Fishta, ku akademiku i shquar kosovar Rexhep Qosja, do të shkruante; “Lisat e gjatë sulmohen nga rrufetë, e Fishta është një lis i gjatë”, si për të perifrazuar madhështinë dhe pavdeksinë e veprës së Tij.

Jak Rrozhani
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
alfeko sukaraku
Sun Member
Sun Member
Posts: 1827
Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
Gender: Male

Re: Migjeni, Shkodra me një turp

#6

Post by alfeko sukaraku »

Aulona wrote: . Ndoshta instancat përkatëse; pushtetare dhe kulturore, do të bëjnë diçka për shtëpinë e At Gjergj Fishtës në Fishtë të Lezhës për ta rikonstruktuar dhe për të qenë një muze i hapur dhe i gjallë për vizitorët e shumtë nga vendi dhe bota, për të njohur nga afër vendin ku lindi, u rrit jetoi dhe filloi muzën e tij poetike, për t`u bërë i pavdekshëm, kolosi i madh i letrave shqipe, Homeri shqiptar, At Fishta, ku akademiku i shquar kosovar Rexhep Qosja, do të shkruante; “Lisat e gjatë sulmohen nga rrufetë, e Fishta është një lis i gjatë”, si për të perifrazuar madhështinë dhe pavdeksinë e veprës së Tij.

Jak Rrozhani
eh eh eh eh

Cili ishte Gjergj Fishta?A ka lindur Shqiperia ndonje pene me te zjarrte edhe dashurore per Atdhen?

Gjergj Fishta ishte nje prifte i cili na tregoj rrugen se si duhej te funksiononte feja ne lidhje me atdhedashurin=sherimin nga gangrena fetare qe e pershkruajti me me bukuri Pashko Vaso

Ca thone kam fe,ca thone kam din
njani thote jam turk e tjetri latin
do thone jan grek shkaj ca te tjere
por jena vllazen more te mjere

Pikerishte keta ishin edhe keta mbeten fetaret ne shqiperi,ndersa Gjergj Fishta na tregoj se feja munde te bashkjetoj ne harmoni me atdhedashurin.Feja ishte pika me kritike e shkaterrimit te kombit tone,ndersa Fishta ishte ai i cili vuri bazat e fese se shqiptarve.Ai qe na tregoj se feja e shqiptarit eshte shqiptaria ,edhe shqiptaria do te thote te besosh ne zotin qe beson ,por ta duash edhe ta mbrosh kombin tende edhe jo te mesosh greqishten se je ortodoks edhe se "nuk te kupton zoti ne shqip" ashtu sikurse thoshte shen Kozmaj.Por as te zbatosh urdhrat e erdoganit edhe te luftosh figuren nr nje te shtetit shqiptare.
Qe te kuptoj kush Gjergj Fishten ,duhet ne radhe te pare te dije te analizoj Pashko Vason -o moj shqypni.Por qe ta kuptoj kush me drejt Pashko Vason ,duhet ne radhe te pare te perjetoj kete realitet qe do paraqes me poshte.Vreni se nuk kishte greke, por kishte ortodoks shqiptare qe u quajten greke.Vreni mbretin Zoge qe ju hap shkolla turke shqiptarve mysliman edhe shkolla greke ortodoksve ne shqiperi,duke vazhduar te mbeshtesin iden se ortodokset jane greke edhe myslimante turqe

http://www.youtube.com/watch?v=7z-BP5lA ... re=related

Duke i lidhur keto gjarje me Pashko Vason edhe "feja e shqiptarit eshte shqiptaria",do mundemi te hedhim nje mbeshtyme ne letersin edhe historin shqiptare per kete ceshtje.Pasi letersia edhe historia shqiptare kurre nuk na i ka shpjeguar ashtu sic ishte e verteta.Ne kohen e komunizmit kjo thenie u perdore fatalisht si dogem pa asnje lloj drejtkuptimi,ndersa tani po na i shpjegojn fetaret ne menyren me injorante.Turpe edhe per faqe te zeze per historin e letersin kombit tone.

Pikerisht ketu hyne zgjuarsia edhe pena e arte e Gjergj Fishtes,sepse Gjergji na tregoj se ekziston menyra qe feja te mbijetoj nder shqiptaret,ateher kur fetaret shqiptare punojn ne emer te Zotit edhe ne dobi te kombit ,edhe jo ne emer te shen Kozma etolianit edhe sipas urdhrave te athines edhe stambollit.

Fatkeqsisht ,turpi yne si kombe shkon aq large sa qe nuk munde ta pranoj dote truri i njeriut normal.Rikonstruktohen shtepira te sherbetorve te komunizmit me shuma marramendse (163 mij dollare) edhe lihet ne harres shtepia e simbolit me te shtrenjte te ardhmeris sone fetare edhe paqsore.Ne nje kohe qe dihet se myslot me krricot kane filluar te grricen e ti risherbejn turqis e greqis.Eshte ora qe te ngrihet ne qiell figura e Gjergj Fishtes edhe tju tregohet rruga e tij c do muxhahedini edhe c do janullaqi qe do qe te quhet shqiptare
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”