Migjeni, Shkodra me një turp
Posted: Thu Aug 27, 2009 5:37 pm
Në 71-vjetorin e vdekjes së poetit
Si dje para 71 vitesh, u vajtua Millosh Gjergj Nikolla. Megjithatë, dje, qyteti i tij, Shkodra, e harroi. Objektet që kujtojnë sot Migjenin në këtë qytet, duken qesharake. Një bust i tij vazhdon të jetë i rrethuar nga kioska e rrangulla dhe njerëz indiferentë.
Përvjetorët vijnë e shkojnë, Migjeni vazhdon të jetë i pranishëm po aty në të majtë të teatrit që mban emrin e tij, me një pamje që është pak të thuash turp.
Shtëpia e Migjenit që reshti së qeni shtëpi muze në vitin 1993, aktualisht nuk mban as një pllakë ku të tregohet se aty ka jetuar poeti i madh. Migjeni do të meritonte një përmendore në mes të qytetit, të cilit i kushtoi disa nga mrekullitë e tij letrare. Harresa që i bëhet prej vitesh kësaj figure, duket e pajustifikueshme.
Ka shkruar: "Në vendin tonë / kudo valojnë / flamujt e nji melankolije / të trishtueshme / dhe askush s'mund të thotë / se këtu rron / nji popull që ndërton / diçka të re."
Megjithatë, përveç vargjeve "Nën flamujt e melankolisë", në përvjetor zënë më shumë vend vargjet e "Poemës së Mjerimit".
Tronditëse Amélie Nothomb
"Udhëtimi i dimrit" (Shuberti nuk është larg) është një histori "udhëtimi" që Nothomb përshkruan me një vrull tronditës...."
Në romanin e saj të ri, shkrimtarja belge, që për fat të keq ka në shqip vetëm një vepër, "Shtangie dhe drithërima", i çon personazhet e saj në një udhëtim të brendshëm, të provokuar nga shkaqe haluçinogjene. Amélie Nothomb quhet një gjeni për aftësinë që tregon për të krijuar histori magjike, duke ndërtuar personazhe të marrë, por të vërtetë.
Kështu, edhe "Udhëtimi i dimrit" të çon në universin e një personazhi, përkthyes i "Odisesë" dhe mikes së tij, agjentes së tij letrare. Romani i botuar nga Albin Michel, është pritur mirë nga kritika.
Madje, me humor thuhet se për këtë fantazi tronditëse që ofron letërsia e tij, është i nevojshëm një test antidopingu.
Nothomb është cilësuar, kryesisht në Francë, një shkrimtare e re që ka provuar famën, suksesin e librave të saj, por që ka hyrë tashmë në letërsinë që i mbetet kohës.
http://www.shekulli.com.al/2009/08/27/m ... -turp.html