Page 1 of 1
Gjendet i vetëvarur publicisti Ardian Klosi
Posted: Thu Apr 26, 2012 11:17 pm
by Mendi
Lajm i fundit-Top Channel
Tiranë, gjendet i vetëvarur në banesën e tij publicisti Ardian Klosi.
Nuk dihen shkaqet e vetëvrasjes së publicistit Ardian Klosi
Ardian Klosi kishte tentuar dhe më parë vetëvrasjen.
Re: Gjendet i vetëvarur publicisti Ardian Klosi
Posted: Fri Apr 27, 2012 4:32 am
by Patush
Ngushellimet familjes se tije, past lane nafaken!
Shume e quditshme vetevrasja dhe degradimi mendore qe ky njeri ra!
Re: Gjendet i vetëvarur publicisti Ardian Klosi
Posted: Fri Apr 27, 2012 8:38 am
by Mallakastrioti
U prefte ne paqe!
Re: Gjendet i vetëvarur publicisti Ardian Klosi
Posted: Fri Apr 27, 2012 4:17 pm
by Zeus10
Humbem nje njeri, ngushellime. Humbem nje shpirt te trazuar, ngushellime. Humbem nje intelektual qe intelektin e tij e vuri ne sherbim te gjithshkaje, megjithate prape ngushellime.
Re: Gjendet i vetëvarur publicisti Ardian Klosi
Posted: Sat Apr 28, 2012 12:45 pm
by Adriana
Tirane: Lajmifundit – Në bibliotekën Kombëtare zhvillohen sot homazhet në nderim të publicistit Ardian Klosi i cili të premten në mbrëmje u gjet pa jetë në banesën e tij në Tiranë për shkak se ishte vetëvarur.
Burimet zyrtare kanë thënë se trupi i pa jetë i publicistit të njohur do të vendoset në hollin e Bibliotekës Kombëtare sot nga ora 12.00-14.00 për homazhet nderuese para përcjelljes në banesën e fundit.
Policia e Tiranës ka nisur ndërkohë një hetim procedurial për vetëvarjen e Ardian Klosit, ndërsa e shoqja e tij, shtetasja gjermane Jutta Benzenberg, i ka dhënë policisë një mesazh telefonik që ka marrë nga i shoqi pak çaste para vetëvrasjes.
“Unë nuk mumdem të vazhdoj dot më, kaluam shumë mirë së bashku. Kur të vish në shtëpi, eja pa vajzën e vogël. Të ikësh i qetë nga kjo botë është bekim”.
Ky sipas policisë ka qenë SMS që Ardian klosi i ka nisur të shoqes në momentin e vendimit tragjik.