"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Moderator: bardus
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Fqinjet e Shqiperise kryesishte Greket dhe Serbet deklarime te tilla i kane leshuar me kohe qe neve jemi Turq, por te dalin deklarata te tilla nga kryeministri i Shtetit Shqiptar ne prag te 100 vjetorit te pamvaresise nga roberimi 500 vjeqar Turk kyt nuk e pritja!
Berisha: Me turqit kemi lidhje gjaku, ata i duan gratë tona!
Kryeministrit Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, informoi në lidhje me vizitën e tij të fundit në Turqi, ndërsa u ndal të komentojë edhe deklaratat e bëra nga ai, se mes shqiptarëve e turqve ka lidhje gjaku. Sipas Berishës, janë të kota “pikëllimet” e historianëve, pasi kjo është një deklaratë e vërtetë. Ai shtoi se në Turqi jetojnë më shumë shqiptarë se në Ballkan.
“Në atë shtet ka më shumë shqiptarë se në Ballkan, ky është realiteti. Historia e dy vendeve është një histori që daton në shekuj. Shqiptarët ndjehen krenarë me Skënderbeun dhe kanë të drejtë po nuk mund të injorojnë dhe Barbarosën që ishte shqiptar, zoti i deteve; janë krenar me Lekën, por nuk mund të mohojnë Sinan Pashanë që zotëroi vendet nga deti Balltik në detet e Jemenit. Janë krenar me Naimin, por nuk mund të injorojnë Samiun ndër themeluesit e Turqisë moderne”, ka thënë Berisha.
“Perandoria është në arkiv. 100 vitet janë vitet e bashkëpunimit mes dy vendeve sovrane. Meqë disa patriotë pa atdhe janë ndjerë të pikëlluar, ju them se shesin injorancën e tyre çdo ditë. Se cila është origjina e fiseve ilire dhe atyre turke është qartësisht e njohur, dhe se cilit grup i përkasin këto janë në njohuritë elementare të të gjitha shkollave e niveleve. Por, të mendosh se vetëm gjaku i fiseve qenka lidhja e vetme e gjakut është qesharake”, shtoi Berisha, transmeton BalkanWeb.
Në mbrojtje të deklaratës së tij, Berisha u shpreh se “janë mbi 6 milionë shqiptarë në Turqi”
“Ka me miliona martesa. Ndërsa, është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë gra shqiptare. Çfarë të themi ne, që këta s’kanë gjak shqiptar, se kanë gjak të përzier? Jam shumë krenar me ta, se ata janë krenar me shqiptarët. Mund të them që lidhjet e gjakut janë të fuqishme”. /Telegrafi/
http://www.telegrafi.com/lajme/berisha- ... -7357.html
Kesaj i thojne me te rrah e mos me te lan me kja, me te poshtnu dhe me te ba me ken krenar per poshterimin! Madje madje ky pashai po i quan ato qe nuk pajtohen me deklarimet e tija njerez ''pa atdhe'' dhe ''injorante''!!

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Na rri apo nuk na rri mire ne dhe pavaresisht sesi u be dhe ku u be kjo deklarate eshte e vertete se ne Turqi jetojne miliona turq me prejardhje shqiptare.Ndoshta ata nuk jan gjak i paster shqiptar ndoshta nuk flasin shqip por ata kane gjak shqiptari duam apo sduam ne.
Pra praktikisht berisha ka te drejte pavarasisht se deklarata e tij ishte e nxituar dhe ne vendin e gabuar.
Po qe se disa duan ta perdorin deklaraten jashte kontekstit duke thene se berisha na nxorri me prejardhje turke kjo eshte puna e tyre por nuk eshte e verteta apo ajo qe the berisha.
Te njejten gje ne mund ta themi edhe per Greqine dhe bile edhe per serbine pra qe kemi lidhje gjaku me ata shqiptare qe u asimiluan dhe me femijet e tyre qe sot jetojne ne greqi apo serbi.
Historia nuk eshte bardh e zi por sidomos ne ballkan shume e komplikuar.

Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

- Honored Member
- Posts: 369
- Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
- Gender: Female
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Jo Sali Berisha ka me shume lidhje gjaku me sllavet, se eshte i martuar me nje gjysme serbe, e mandej permes kesaj lidhjes me serbe del te lidhja me racen mongolo turke se turqit dhe sllavet jane race aziatike.
Ja shikone djalin e Berishes a nuk eshte race tipike mongole si e ema gjysme serbe
P.S. ndersa sa per ate qe ka thene Berisha eshte fakt qe supozohet madje te jetojne rreth 15 milione shqiptare ne Turqi si rezultat i perndjekjeve qe ju bene nga serbo-greket, mirepo ajo deklarata e tij eshte monstruoze!

- Mallakastrioti
- Galactic Member
- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Fotografia e subjektit permendur ne postin http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 649#p32649 u hoq prej Admin. pasi zoteria ne fjal nuk eshte nje personazh publik, sikurse nuk kemi lejen e tij te sjellim imazhin ketu. Do ju ftoja te jemi disi me te permbajtur ne kete aspekt.
Faleminderit per mirekuptimin.
Administratori
Faleminderit per mirekuptimin.
Administratori

- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Eshte e vertete qe disa e nxjerrin deklaraten e berishes jashte kontektit, por kjo pjese e deklarates:
eshte aq sa naive aq dhe e papranueshme. Nese turqit kane pasion per grate shqiptare, kjo nuk eshte nje arsye per te gjetur lidhje te perbashketa me ta.
Ndërsa, është botërisht i njohur pasioni i turqve për të marrë gra shqiptare.
eshte aq sa naive aq dhe e papranueshme. Nese turqit kane pasion per grate shqiptare, kjo nuk eshte nje arsye per te gjetur lidhje te perbashketa me ta.
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
erix77 wrote:Na rri apo nuk na rri mire ne dhe pavaresisht sesi u be dhe ku u be kjo deklarate eshte e vertete se ne Turqi jetojne miliona turq me prejardhje shqiptare.Ndoshta ata nuk jan gjak i paster shqiptar ndoshta nuk flasin shqip por ata kane gjak shqiptari duam apo sduam ne.
Pra praktikisht berisha ka te drejte pavarasisht se deklarata e tij ishte e nxituar dhe ne vendin e gabuar.
Po qe se disa duan ta perdorin deklaraten jashte kontekstit duke thene se berisha na nxorri me prejardhje turke kjo eshte puna e tyre por nuk eshte e verteta apo ajo qe the berisha.
Te njejten gje ne mund ta themi edhe per Greqine dhe bile edhe per serbine pra qe kemi lidhje gjaku me ata shqiptare qe u asimiluan dhe me femijet e tyre qe sot jetojne ne greqi apo serbi.
Historia nuk eshte bardh e zi por sidomos ne ballkan shume e komplikuar.
Tashti erix une ne fakt edhe pse ne te shumten e kohes jam mundu me qendru asnjanas gjithesesi ne shume raste kam dal ne krah te Berishes duke kundershtuar prapaganden e flliqun te kundershtareve te tij por kjo deklarate i vuni kupen per mu!
Me gjak Shqiptar thuhet te jete adhe burri i mbretneshes se Anglise por nuk e ndigjova salen apo ndonje udheheqes tjeter te Shqipnise te guxoje te thote kete gja! Apo per Papandreun e Greqise! Tjeter ashte kjo mania Shqiptare qe vazhdojne te quajne gjdo kend Shqiptare adhe pse ato nuk duan te vete emertohen te tille, ato njerez qe permend sala ne te pare ato drejteperdrejte kan punu ne te keqe te Shqiperise, ne te dyte ato mos t'pakten nuk kan punu aspak ne te mire te Shqipnise!
Nuk ndigjoj Grek, Serb apo ndonje komb tjeter te krenohen me njerez te gjakut te tyne te cilet kane bashkepunu me armikun, me sa e di une ato quhen dhe trajtohen si trathetore?!
Ato 6 milione Shqiptare atje neser po pati konflike nmes Shqipnise dhe turqise kan me u msy drejte nesh, mthuaj pastaj neqoftese plumbi i tyne te vret apo te kursen ngaqe jemi te nje gjaku!
Nje deklarate e tille ne Greqi apo Serbi edhe pse kto vende kane popullsi atje, deklarate hedhesit i kishte kushtuar te pakten detyra! Ne Shqiperi popullsia ne shumice turkofile dhe injorante krenohet me ksi lloj deklaratash!
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
-
- Honored Member
- Posts: 369
- Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
- Gender: Female
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Ok z.administrator, vec e solla si deshmi dokumentative se pse Berisha mendon qe shqiptaret kane lidhje gjaku me turqit.Mallakastrioti wrote:Fotografia e subjektit permendur ne postin http://www.arberiaonline.com/viewtopic. ... 649#p32649 u hoq prej Admin. pasi zoteria ne fjal nuk eshte nje personazh publik, sikurse nuk kemi lejen e tij te sjellim imazhin ketu. Do ju ftoja te jemi disi me te permbajtur ne kete aspekt.
Faleminderit per mirekuptimin.
Administratori

-
- Star Member
- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Nuk mendoj se ka ndonje shqiptar qe krenohet me ate deklarate qe shumica e pranon se ishte idiote dhe ne vendin e gabuar qe gjithashtu ne me te mirin e rasteve tregoi sa sahanlepires jane udheheqesit tane ne pergjithesi dhe sidomos zoteria ne fjale ne vecanti gafat e te cilit nuk kane te sosur.Patush wrote:erix77 wrote:Na rri apo nuk na rri mire ne dhe pavaresisht sesi u be dhe ku u be kjo deklarate eshte e vertete se ne Turqi jetojne miliona turq me prejardhje shqiptare.Ndoshta ata nuk jan gjak i paster shqiptar ndoshta nuk flasin shqip por ata kane gjak shqiptari duam apo sduam ne.
Pra praktikisht berisha ka te drejte pavarasisht se deklarata e tij ishte e nxituar dhe ne vendin e gabuar.
Po qe se disa duan ta perdorin deklaraten jashte kontekstit duke thene se berisha na nxorri me prejardhje turke kjo eshte puna e tyre por nuk eshte e verteta apo ajo qe the berisha.
Te njejten gje ne mund ta themi edhe per Greqine dhe bile edhe per serbine pra qe kemi lidhje gjaku me ata shqiptare qe u asimiluan dhe me femijet e tyre qe sot jetojne ne greqi apo serbi.
Historia nuk eshte bardh e zi por sidomos ne ballkan shume e komplikuar.
Tashti erix une ne fakt edhe pse ne te shumten e kohes jam mundu me qendru asnjanas gjithesesi ne shume raste kam dal ne krah te Berishes duke kundershtuar prapaganden e flliqun te kundershtareve te tij por kjo deklarate i vuni kupen per mu!
Me gjak Shqiptar thuhet te jete adhe burri i mbretneshes se Anglise por nuk e ndigjova salen apo ndonje udheheqes tjeter te Shqipnise te guxoje te thote kete gja! Apo per Papandreun e Greqise! Tjeter ashte kjo mania Shqiptare qe vazhdojne te quajne gjdo kend Shqiptare adhe pse ato nuk duan te vete emertohen te tille, ato njerez qe permend sala ne te pare ato drejteperdrejte kan punu ne te keqe te Shqiperise, ne te dyte ato mos t'pakten nuk kan punu aspak ne te mire te Shqipnise!
Nuk ndigjoj Grek, Serb apo ndonje komb tjeter te krenohen me njerez te gjakut te tyne te cilet kane bashkepunu me armikun, me sa e di une ato quhen dhe trajtohen si trathetore?!
Ato 6 milione Shqiptare atje neser po pati konflike nmes Shqipnise dhe turqise kan me u msy drejte nesh, mthuaj pastaj neqoftese plumbi i tyne te vret apo te kursen ngaqe jemi te nje gjaku!
Nje deklarate e tille ne Greqi apo Serbi edhe pse kto vende kane popullsi atje, deklarate hedhesit i kishte kushtuar te pakten detyra! Ne Shqiperi popullsia ne shumice turkofile dhe injorante krenohet me ksi lloj deklaratash!
ajo qe doja te thoja nqs nuk eshte kuptuar qarte eshte:Qe mir apo keq lidhja e gjakut egziston,te njejten gje mund ta themi edhe per italine dhe arbereshet.
tani po to thoshte nje njeri i thjesht do i thoshim te lumte goja por ne gojen e kryeministrit ne takim me kryeministrin turk tingelloi shume idiote por nuk mund ta quajme antikombetare.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Paraqitje e tmerrshme e shqiptarëve!
Nga Nuhi Ismajli
Përfaqësuesit e sotëm më të lartë politikë e shtetërorë shqiptarë, me paraqitjet e deklarimet e tyre, para botës, për shqiptarët, pashmangshëm, nxisin pyetjen:
a ka sot shqiptarë ?!
Një pyetje e tillë, më shumë se absurde, sot nxitet si nga deklarimet e paraqitjet e përfaqësuesve të sotëm më të lartë politikë e shtetërorë të Prishtinës, si nga ata të Tiranës. Këto qendra të udhëheqjes së shqiptarëve, për turp kombëtar e njerëzor, siç duket nga paraqitjet e deklarimet e tyre alternative, duket se deklarimet më të errëta për shqiptarët i bëjnë me një koordinim i plotë.
Në Prishtinë, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, para do kohe, kryeministrin turk e quajti “vëlla”, pa marrë parasysh se qeveritarët turq po e quajnë veten trashëgimtarë të P. Osmane dhe po përpiqen për vazhdimin e politikës së saj!
Ministria e Arsimit e Kosovës, pas kërkesës së ministrit turk të Arsimit për ndryshimin e teksteve të historisë, aty ku flitet për kohën e pushtimit osman, pa fije turpi u përkul dhe vendosi t’i ndryshojë tekstet e historisë, në të cilat, tani e tutje, P. Osmane nuk do të quhet me emrin e vërtetë: pushtuese, po mike e çlirimtare e shqiptarëve, kurse robëria osmane pesëshekullore, që rëndoi më shumë se te çdo populli tjetër, në vend se robëri, që solli shkretëtirën e përgjithshme, pasojat e së cilës ende nuk është arritur të mënjanohen përfundimisht, do të quhet liri!
Në Tiranë, kryeministri shqiptar, Sali Berisha, më parë, e veçmas tash, përveç vetvetes që e quajti turk e vëlla të turkut, ai, turk e vëlla të turkut, i quajti edhe të gjithë shqiptarët!
Shih absurdin: një individ, pa marrë parasysh ndërgjegjën e kolektivitetit shqiptar e mendimin e tij, njëjtësoi të gjithë shqiptarët me një popull tjetër, me turqit; njëjtësoi një komb të tërë me pushtuesit e dikurshëm osmanë; pra, njëjtësoi një komb të tërë (shqiptarët), me origjinën, gjakun, jetën, punën e veprimtarinë “e përbashkët vëllazërore” pushtuese!
Madje, kryeministri shqiptar, Sali Barisha, si “dëshmi të vëllazërisë” së shqiptarëve me turqit, ia kujtoi homologut të tij turk edhe kontributin e jashtëzakonshëm të sherbëtorëve shqiptarë të P. Osmane, duke i njëjtësuar tradhtarët shqiptarë e sherbëtorët e pushtuesit osman me gjithë kolektivitetin shqiptar!
A nuk është kjo një gjë tejet e tmerrshme, kur një përfaqësues i lartë shteti luan, faqe botës, me dinjitetin dhe identitetin e mbarë një populli, kur një komb të tërë e identifikon me pushtues dhe pasardhësit e tij të deklaruar botërisht ?!
A nuk është një gjë e tmerrshme, kur një kryeministër pohon se “Shqiptarët kanë luajtur rol kyç në P. Otomane” dhe të njëjtësojë një komb të tërë me tradhtarët e tij e bashkëpunëtorët e pushtuesit dhe një popull të tërë ta nxjerrë si pushtues, krahas P. Osmane ?!
Ata që shqiptarët i identifikojnë me turqit (pra, edhe me pasardhësit e P. Osmane, siç po quhen vetë), së pari thonë një të pavërtetë të madhe, se shqiptarët dhe turqit nuk kanë origjinë të përbashkët, as nuk patën raporte vëllazërore, sepse nuk mund të quhen vëllezër pushtuesit dhe të pushtuarit, raporte në të cilat qenë turqit dhe shqiptarët.
Së dyti, ata që shqiptarët i identifikojnë me turqit (pra, edhe me pasardhësit e P. Osmane, siç po quhen vetë), bëjnë një gënjeshtër të madhe dhe një shpifje jashtëzakonisht të keqe për shqiptarët, se ashtu, qartazi, shqiptarët cilësohen si bashkëpushtues të P. Osmane!
A nuk është ky krim kur një popull i tërë identifikohet me pushtuesin dhe cilësohet pushtues, kur ai vetë ishte i pushtuar dhe e pësoi më keq se të gjithë të pushtuarit tjerë ?!
Hiç më pak nuk është tragjike as identifikimi që qeveritarët shqiptarë i bëjnë kombit shqiptar me tradhtarët shqiptarë, të cilë iu bënë shërbëtorë P. Osmane e luftuan për të e për interesa personale.
Populli shqiptar, si edhe çdo popull tjetër në botë, veç heronjve tejet të shquar njerëzorë e kombëtarë, nga gjiri nxori edhe bashkëpunëtorë të pushtuesit, siç qenë edhe ata shqiptarë, që i shërbyen pushtuesit osman e u bënë “të famshëm” në luftë kundër popujve të ndryshëm, e edhe kundër vetë shqiptarëve. Por, ata nuk mund të identifikohen me gjithë kolektivitetin shqiptar, as kolektiviteti shqiptar i pushtuar edhe vetë nga P. Osmane nuk mund të identifikohet me ta.
Tradhtarët e kombit e bashkëpunëtorët e pushtuesit janë turpi i kombit e i mbarë njerëzimit! Me të tillë nuk mund të krenohet askush, si nuk është krenuar as krenohet as populli shqiptar. Lavdi me ta është veç një marrëzi e papërshkruar.
Dihet se pushtuesin dhe bashkëpunëtorët e tij kurrë nuk i lavdëron populli, as shumica e tij.
Pushtuesin, bashkëpunëtorët e tij, tradhtarët e kombit, për turp, mund t’i lavdërojë e të krenohet me ta vetëm një pakicë, me origjinë nga pushtuesi, dhe nga ata me shpirtin e tjetërsuar.
Pushtuesin osman, në rastin tonë, mund ta lavdërojë vetëm ai ”shqiptar” me origjinë osmane, siç është dëshmuar gjer më tash nga ndonjë “shqiptarë” me origjinë osmane, dhe nga ata “shqiptarë” të tjetërsuar në pikëpamje kombëtare.
Individët dhe pakica, ndërkaq, nuk kanë të drejtë të flasin në emër të shumicës, nuk kanë të drejtë të shpifin, nuk kanë të drejtë të karakterizojnë negativisht e ta ngarkojnë me mëkate një komb të tërë.
Individi, pra, qoftë ai edhe përfaqësuesi më i lartë i shtetit, as pakica, nuk kanë të drejtë të identifikohet me shumicën dhe të flasin në emër të saj.
I gjithë njerëzimi e ka për ideal luftën për lirinë, dinjitetin, identitetin dhe vlerat e popujve të botës.
Liria, dinjiteti dhe identiteti i popujve të botës janë vlera, të cilat i çmon e i mbron i gjithë njerëzimi.
Këto vlera e kanë për detyrë t’i mbrojnë institucionet e shtetit, pavarësisht nga fakti se kush gjendet në krye të tyre, dhe jo të ndodh , siç po ndodh me rastin shqiptar, që nga pozita e institucioneve të luftohet kundër dinjitetit, identitetit dhe krenarisë kombëtare.
http://www.zemrashqiptare.net/news/id-2 ... ABve!.html

Gënjeshtra dhe të vërteta për turkomanët, turkofilët dhe turqit!
Nga Elvi Sidheri
I gjithë ky titull në një farë mënyre mund edhe të duket si një vlerësim i tepërt për këtë grup njerëzish, për të cilët tashmë shpesh e më shpesh po flitet!
Jo se sidomos ne shqiptarët nuk kemi për çfarë tjetër të flasim dhe me çfarë të merremi por sidoqoftë tashmë debati ka marrë drejtimin e tij dhe sa më shumë thellohemi me shtjellimin e ideve tona, aq më shumë hyjmë në rrugët që të çojnë jo vetëm drejt Azisë së Vogël ku aktualisht ky popull ka rezidencën e tij më prestigjioze, por edhe drejt origjinës së tyre më të largët Aziatike!
Sepse shteti i sotëm turk, me një dirigjim të shkëlqyer ia del që syve jo edhe aq të Europës (ku turkun e njohin mirë me rrënjë e me degë, që në kohët e rrethimit të dështuar të Vienës), por syve shpesh të mjegullt e të dehur të ballkanasve, t’u japin pamjet që ata duan!
Dhe kur ndodh, siç rëndom verifikohet tek ne, që të jenë të shumtë ata që janë gati t’i besojnë gjithçkaje që u shfaqet, pa e pyetur aspak vetveten në ajo që shohin ka ndopak grimca vërtetësie apo është thjesht një fabrikim, atëherë strategjia e tyre e mirëstudiuar, del paevitueshmërisht e suksesshme!
Tani t’i futemi këtu fenomenit të vjetër shqiptar të kopshtit të fqinjit, i cili që në kohë të Baba Qemos ka qenë më i bukur e i lulëzuar, kjo s’do mend që do na hante shumë kohë!
Por sido që të jetë, ky është një indikacion bindës që predispozita për këtë gjë është e fortë.
Kështu paralelisht, nga një krah Europës i thuhet prej vitesh se turqit janë po aq europianë sa gjithe banorët e tjerë të kontinentit tonë dhe nga krahu tjetër Ballkanit dhe sidomos atyre që vlerësohen si të turqizueshëm apo të turqizuar deri diku në atë territor, i ofrohet teza tjetër se Turqia larg e larg, është edhe shtëpia e tyre e përbashkët!
Se sa sukses ka pasur teza e tyre kryesore nëpër qarqet akademike të perëndimit, apo nëpër institucionet vendimarrëse të tij, kjo duket efektivisht me lehtësi në proçesin e asociimit të shtetit turk me Bashkimin Europian, që për nga koha e negociatave ka thyer çdo rekord botëror jetëgjatësie, duke datuar që nga periudha e ditëve të para të Luftës së Ftohtë dhe duke kapur e tejkaluar me siguri matematike tashmë ditët tona e kush e di edhe të nipave tanë!
Mollën e prishur (apo të helmuar???) të ofruar bujarisht nga turqit, nja tre shekuj pasi Europën s’ia dolën që t’a pushtonin ushtarakisht, gjë për të cilën edhe Neve me rezistencën tonë kokëfortë kontribuam jo pak, Perëndimi as e ka marrë t’a provojë, e jo më t’a gëlltisë e të mbytet me të!
E ndërsa them këtë gjë, më vjen ndërmend Borëbardha dhe shtatë xhuxhat, në versionin turk të filmit, i cili shpesh shfaqej në realitetin e vakët shqiptar të para viteve 90-të.
Këtë e pohoj për të ilustruar me një shembull të thjeshtë se sa të lehtë janë ekuivoket. Shumëkush atëherë edhe nga mungesa e informacionit në atë kohë, por ku i dihet edhe sot e kësaj dite, mund të ketë menduar se përralla e bukur në fjalë mund të ishte turke dhe jo Nordike apo Gjermane, duke ditur që filmi i sipërpërmendur që fëmijët shqiptarë shihnin dhe të cilit i gëzoheshin, ishte një prodhim turk!
Jo se kam gjë kundër ekranizimit të Borëbardhës nga turqit (do pranuar se ai film që ka shenjuar fëmijërinë e mjaft fëmijëve tek ne, ishte i bukur), por sidoqoftë kaq pak duhet që të vërtetat të bëhen relative dhe që kushdo të mund të përpiqet jo rrallë me sukses të imponojë këndvështrimin e tij mbi realitetin.
Të vërteta të tjera që na hidhen syve ditë për ditë, prej vitesh e dhjetvjeçarësh të tërë janë të shumta.
Për shembull, po rilidhem me epokën moniste në Shqipëri, kohë që sidoqoftë për fat nuk shquhej për ndonjë afri të theksuar me turqit dhe gjatë së cilës ata të paktën në librat e historisë, trajtoheshin me atributet që vërtetë u ka lënë historiografia.
Dhe siç dihet për atë që na përket ne shqiptarëve, atributet e turqve janë jashtëzakonisht negative me shumë pak përjashtime, të tipit Hasan Riza Pasha gjatë rrethimit të Shkodrës, kohë kur bashkë me mijëra serbë e malazezë që rreth atij qyteti të papushtueshëm lanë kockat, një pseudoshqiptar si Esat Pasha (s’po ia përmend mbiemrin se ai e njollos familjen e tij të nderuar Tironse të Toptanëve), doli të jetë tejet më keq se vetë ky ushtarak turk që në fund i dha pak dritë në toka shqiptare emrit të vendit të tij.
Për të rikapur fillin po them se në kohë të diktaturës përgjithësisht për arsye që s’ka nevojë tashmë të zhbirilohen, fakti është që turqit në histori paraqiteshin si ata që kanë qenë, si pushtues gjakatarë, si njerëz që kanë tentuar në më shumë se njëherë të na shfarosin totalisht dhe këtë del t’a kenë bërë me ne para armenëve të gjorë të cilëve u ra rradha 400 vjet pas nesh.
Këto fakte nuk mund të anashkalohen siç zakonisht është tendenca e qartë të bëhet.
Dihet nga të gjitha burimet historike se sidomos përgjatë rrethimeve të Dytë, Tretë dhe të Katërt të Krujës, taktika pushtuese e osmanëve u transformua në një tentative të hapur shfarosje të gjithçkaje arbërore që u dilte përpara!
Dhe kjo solli që secili fshat, mal apo qendër e banuar jashtë Fortesës kryesore që kishin rrethuar, të rrafshohej me tokën.
Të gjitha kronikat e asaj kohe janë të qarta lidhur me këtë fakt.
Ishte politike sulltanore që pas dështimit të parë të madh para Krujës në 1450-ën, në fushatat e mëpasshme të ndiqej kjo rrugë shfarosjeje e tokës së djegur, për të izoluar Krujën nga mbështetja njerëzore dhe materiale.
vazhdon.....

Kush nuk vritej o hidhej vetë nga shkëmbinjtë që si përherë ishin streha e fundit e arbërve (siç patën qenë edhe ndaj çdo vërshimi tjetër, Romak, Sllav a gjermanik, atyre maleve tona ndër të tjera duhet t’i jemi më shumë sesa mirënjohës që sot ende flasim këtë gjuhë), o vriteshin në vend, o përfundonin skllevër nëpër cepat e humbur të perandorisë, nga Arabia në Afrikën e Veriut.
Në fund siç ndodhi, ekzistonte edhe një mundësi tjetër dhe ajo bëri që qindra-mijëra arbër të hidheshin në brigjet italiane, për t’iu shmangur zgjedhës së tejzgjatur osmane.
Kështu që, pas katër rrethimeve të Krujës dhe rrethimit të madh të Shkodrës, turqit deri diku ia dolën në qëllimin e tyre për të çrrënjosur arbërit nga toka e tyre, me vrasje sistematike, emigrim biblik dhe më pas më një politike emblematike denatyrimi etnik, gjë që bëri që në nisje të shekullit XX, Shqipëria të konsiderohej akoma veç një nocion gjeografik.
Turqve sidoqoftë u kishte ngecur sharra në gozhdë me shqiptarët, pasi përkundër përkujdesjes së tyre të madhe për të zhdukur çdo shenjë të identitetit autokton, ata shqiptarët ekzistonin dhe në 1912-ën me përpikmëri u punuan një rreng të bukur po aq sa edhe të hidhur si turqve të shkretë (që s’do mend se mbetën mjaft të zhgënjyer nga ky fakt dhe kur turku zhgënjehet, mos prit të t’a fali lehtë pastaj!) ashtu edhe fqinjëve kërrma-ngrënës ballkanikë, që ishin shtruar në tavolinë, me dhëmbët e gjakosur jashtë, gati për t’iu futur me zell ushqimit të shijshëm të tokave shqiptare!
Për t’u rikthyer edhe njëherë në vitet 80-të të shekullit të kaluar.....atëherë shfaqej me sukses, një film turk, me shoferë kamionësh e një grua të bukur me shami të kuqe!
Gjë që bëri që të plaste një mani, e përforcuar edhe nga aftësia puro shqiptare për të hiperbolizuar rregullisht çdo fenomen, që na bënte të mendonim se çdo femër në Turqi duhet të ishte po aq e bukur sa aktorja e atij filmi modest, i cili dyshoj seriozisht se edhe në Turqinë e origjinës të ketë patur aq sukses sa tek ne.
Dhe kur më vonë vetë më qëlloi të isha më shumë se njëherë në Stambollin e bukur buzë Bosforit, vështirë se më doli e mundur të verifikoja të njëjtin mendim aq të lartë mbi bukurinë e gruas turke.
Dhe këtu s’ka as edhe një dozë modeste rracizmi, as edhe të kamufluar!
Turqia ashtu si dhe duhet të jetë, përbëhet nga një përzjerje rracash të ndryshme, të cilat si tek një farkëtar, janë shkrirë në atë që është turku i sotëm.
Kjo bën që në rrugët e Stambollit njeriu të shohi me shumicë modelin e turkut anadollak me trajta tejet jo-europiane, po aq sa edhe kurdin, turkun me pamje të qartë të origjinës, që do të thotë të ngjashëm me vëllezërit Kazakë, Uzbekë apo Kirgizë, sa edhe turkun modern me ADN të padyshueshme europiane, i cili me siguri rrjedh diku nga ish-kolonitë helene në Azi të Vogël, nga përzjerja me ballkanasit e ndryshëm apo edhe në fund nga përzëniet masive të kryesisht shqiptarëve për në Turqi, të bëra me miratimin e hapur turk, përgjatë shekullit të kaluar.
Por ajo që ndodh është që këta turqit e sotëm, ndërsa tashmë sa herë munden nëpër serialet e tyre “famëmëdha”, të cilët kanë gëlltitur një e nga një kanalet ballkanike televizive, pohojnë pa pikën e turpit se shpeshherë Sulltanët e tyre kanë luftuar për civilizim me Europën “barbare”, pastaj si për habi filmat e tyre i mbushin me personazhe “tipike turke”, personazhe meshkuj e femra, pa përjashtim biondë me sy blu, të gjatë e të bëshëm, njerëz që më europianë s’bëhen dot edhe po deshën!
Lëre pastaj që ky civilizimi i madhërishëm turk kishte si kulmin e tij, në mos piramidat e kokave të kushurinjve mongolë të Timur Lengut, atëherë rrjepjen së gjalli të robërve nga vetë turqit në të gjitha fushatat e tyre ballkanike, apo përdhunimet e të pushtuarve, skllavërimin e grave dhe fëmijëve të tyre, apo edhe kokat e prera që niseshin me pjata argjendi në Stamboll, shkatërrimin sistematik sidomos në Shqipërinë aktuale, të çfarëdolloj shenje të qytetërimit para-turk, gjë që bëri që agimi i shekullit të XX, t’a gjente vendin tonë me qindvjeçarë larg zhvillimit të kontinentit të cilit gjithmonë i pati përkitur, Europës, prapambetje si kulturore, si historike ashtu si edhe ekonomike!
Kjo është tabloja e qytetërimit “superior” turk, i cili përballej me Europën e “pacivilizuar” në kohë sulltanësh që tani nëpër filma gjithmonë turq, na dalin edhe ata biondër e me sy blu, kur mjafton një vizitë e thjeshtë turistike në atë që turqit e quajnë Pallati i Topkapisë, për të kuptuar edhe nga përmasat e veshjeve të sulltanëve të parë mongolo-turq që pushtuan Kostandinopjën, se në të vërtetë është bërë fjalë për njerëz tipikë të asaj rrace, me shtat të shkurtër dhe tipare të qarta aziatike.
Nuk do harruar që në këto vizita mëson po ashtu se sulltanët në fjalë që Europës me hir apo pahir, do i sillnin dritën e civilizimit, vetë fshiheshin si skuthër, pas dritarëzave të vogëla për të vëzhguar gratë e shumta (europiane) të burgosura në haremet e tyre.
Dhe në dhomat e Topkapisë sulltanore, dyshoj të lejohej të hynin sadopak rreze drite, pasi në një botëkuptim thellësisht turk, gjithçka është e dyshimtë, aq më tepër drita që i bën të gjitha të duken siç janë në të vërtetë dhe që zbardh njërëzit dhe mendjet e tyre!
Dhe turqit janë të fundit që do donin të dukeshin për çfarë janë në të vërtetë!
Ata ndërkohë, pasi kanë ndërtuar e ngritur lart e më lart si Kullë Babeli, një mal me përralla historike, s’kanë as edhe një dëshirë minimale për të ndriçuar qoftë edhe pak historinë e tyre reale!
Një histori që i sheh dhe konstaton si pushtues shumë të suksesshëm (me pak përjashtime sërish, si i joni, pasi për gati njëqind vjet u rezistuam mizërive të tyre, ashtu siç në fund të fundit patëm bërë për gati 60 vite edhe me Romakët gjatë luftrave të përsëritura Romako-Ilire), por njëkohësisht u jep turqve një pamje ligështuese përsa i përket qytetërimit të supozuar që pati sundimi i tyre nëpër territoret e pushtuara.
Turqit nuk kanë faj për faktin që dikur të parëve të tyre u ra në mendje se Mongolia ishte më pak e banueshme se Azia Qëndrore ku sot gjenden vëllezërit e tyre nomadë dhe gjysëm të Rusizuar, të Republikave turkofone ish-Sovjetike, apo edhe se Europa e bukur, kulturuar dhe pjellore.
Të tjerë barbarë para tyre patën sulmuar Europën e civilizuar, tipa si Atila (kushuri i nderuar edhe ky, shenjë e qartë se ç’do ishin në gjendje të bënin turqit modernë pas tij), ishin fshirë shpejt nga tokat europiane, por bëmat e tij i ishin lënë tmerrit historik!
Barbarët gjermanikë pasi kishin hedhur përtokë Perandorinë Romake të Perëndimit (pasi atë të Lindjes, Bizantin e krijuar nga Perndori Romak me gjak Ilir, Kostandini i Madh, historia e pa të jetonte edhe rreth njëmijë vjet pas rënies së Romës në duar barbare), gjermanikët pra, ditën t’u nënshtroheshin gjuhës dhe kulturës romake dhe sot gjenden në rrënjët e gati çdo populli modern të perëndimit.
Sllavët barbarë, dogjën e prenë çfarë mundën, por për shembull, megjithë përpjekjet, rracën tonë, ilire atëherë, e shqiptare sot, halë në fyt e kanë e do t’a kenë gjithmonë, pa mundur kurrë sidoqoftë t’a gëlltisin dot!
Turqit janë vetëm barbarët e rradhës që i kërcyen në fyt Europës dhe meqë aty ishim edhe Ne shqiptarët, rrjedhimisht u morën edhe me ne.
Europa me mundim të madh, ia doli t’i hiqte qafe në kuptimin e vërtetë të fjalës turqit, ashtu siç në njëfarë pike bëmë edhe Ne, pas shumë përpjekjesh titanike.
Ajo që i dallon turqit, deri diku jo për fajin e tyre, nga barbarët e tjerë, është se ata i përkisnin dhe i përkasin një rrace të ndryshme nga ajo Indoeuropiane, që është edhe rraca e shumicës së banorëve të Europës së sotme.
Ky është ndërkohë i provuar si një kompleks i fortë i turqve, që janë përpjekur t’a eliminojnë me thithjen e sa më shumë gjaku europian, kryesisht ballkanas në trungun e tyre etnik.
Prandaj për t’u kapur kështu me një nga tezat që kaq shumë diskutohen këto ditë, s’ka as edhe një kuptim pohimi i një lidhje të çfaëdollojshme gjaku mes Shqiptarëve dhe Turqve.
Edhe po të merren në konsideratë qoftë edhe disa milionë banorë me origjinë shqiptare në Turqinë moderne.
Maksimumi mund të jemi të afërt me ata banorë të Turqisë që kanë ndonjë origjinë shqiptare, por largqoftë me turqit e tjerë, që përbëjnë 95 % të atij vendi dhe s’kanë as edhe një përqindje gjaku sadopak shqiptar!
E as që bëhet fjalë pastaj të shkohet me tej me këto teza kamikaze për çështjen e sotme shqiptare, që do na nxirrnin pjesërisht edhe neve me origjinë mongole dhe me të afërt edhe në Azinë Qëndrore, deri në Turkestanin e Ujgurëve të Kinës.
Pastaj po u panë kështu gjërat përsa i përket origjinës, çfarë na pengon të dalim vëllezër edhe me Helenët modernë, që nga rreth 10 milionë banorë, nja dy milionë i kanë padyshim me origjinë shqiptare, duke përfshirë Arvanitas e çamë ortodoksë?
Po me Italianët pse nuk dalim vëllezër me këtë rast, 400 e ca mijë Arbëreshër etnikë aty, dhe pale sa miliona të tjerë me pjesërisht gjak shqiptar për shkak të përzjerjes në shekuj të arbëreshve me italianët, mund të jenë një argument i mirë për të mbështetur një tezë të tillë!
Dhe s’po flas për rreth 7 shekuj prezence Romake në territoret Ilire që sigurisht kanë pasur efektet e tyre të një përzjere etnike të pakundërshtueshme.
Apo edhe prej pranisë në gadishullin Italik të fiseve Ilire Mesapëve dhe Japigëve nga vjen edhe emri i rajonit italian të Pulias apo Pugghie siç i thonë vendasit, duke u nisur pikërisht nga emri i Japigëve të lashtë.
S’do mend që vëllezër do dilnim edhe me Rumunët, që rrjedhin nga Dakët, kushurinj të njohur të Ilirëve dhe të cilët edhe sot në gjuhën e tyre neo-latine kanë mbi 300 fjalë të shpjegueshme vetëm në Shqip
Pastaj pse jo, duhet të dilnim vëllezër edhe me sllavët që kanë pushtuar me valë të ndryshme shumicën e territoreve antike Ilire, që nga Slovenia, Kroacia, Bosnja, në Serbi e Maqedoni.
Dihet që popullsinë Ilire që s’u largua për në jug, apo që s’e vranë, sllavët e asimiluan, siç kanë bërë me shqiptarët deri ca dhjetëvjeçarë më parë nëpër ish-Jugosllavi.
Më këtë këndvështrim vëllezër do dilnim me shumëkënd e Europa e sotme, territor jo shumë i madh, me shumë popuj e edhe më shumë histori, do ishte një vëllazëri e pafund.
Por gjërat s’janë kështu.
Çfarë je është çfarë ndihesh, çfarë origjinë dhe ADN-je të vërtetë ke dhe çfarë gjuhe flet!
Prandaj Francezët e sotëm quhen ashtu, prej gjermanikëve Frankë që pushtuan Galo-Romakët që aty banonin dhe themeluan mbretëritë e tyre.
Ne shqiptarët rebusin e kemi shumë të lehtë, kemi ADN thelbësisht Ilire, flasim gjuhën e vetme të faktuar Ilire apo edhe Dako-Thrakase të mbetur gjallë, e dëshmojmë me një pafundësi faktesh prezencën tonë në këtë truall, duke u nisur nga prania e fjalëve latinë në gjuhën tonë, të folura në formën e tyre origjinale të përdorura në kohën e sundimit Romak në tokat Ilire, e deri tek të dhënat e tjera gjuhësore, antropometrike, etnografike, historike etj!
Spërkatjet me përzjerje të lehta me pushtuesit e ndryshëm, s’i bëjnë asgjë të veçantë origjinës sonë!
Ndaj dhe në këtë mes, si turkomanët, turkofilët, ashtu si edhe vetë turqit, mund të vazhdojnë të qetë lehjen, karvani shqiptar vazhdon përpara në historinë e tij mijëravjeçare.
http://www.zemrashqiptare.net/news/id-2 ... rqit!.html

Keta politikanet shqiptare ne pergjithesi e kane njefare natyre servilizimi ku te shkojne, berrlloga jane. A ishte Nano edhe ai qe e hoqi Skenderbeun kur ka qene ne vizite nje turk?
P.S. Nje qendrim te tille servilizues e mbante edhe Meta, kur shkonte ne Beligrad nese i keni pare fotot dhe ato doreshtrengimet dhe nga kjo doli atehere kerkesa se duhet te ndahet Kosova ne mes Serbise dhe Shqiperise. Ndersa ajo per ndryshimin e historise, shpresoj mos te jete ashtu se qenka katastrofe. E di qe ka pasur nje kundershtim nga historianet, dhe pale ta shohim, po nuk e di saktesisht.

- Posts: 300
- Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
- Gender: Male
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Eeeeh moj Rinke !Rina wrote:Keta politikanet shqiptare ne pergjithesi e kane njefare natyre servilizimi ku te shkojne, berrlloga jane. A ishte Nano edhe ai qe e hoqi Skenderbeun kur ka qene ne vizite nje turk?
P.S. Nje qendrim te tille servilizues e mbante edhe Meta, kur shkonte ne Beligrad nese i keni pare fotot dhe ato doreshtrengimet dhe nga kjo doli atehere kerkesa se duhet te ndahet Kosova ne mes Serbise dhe Shqiperise. Ndersa ajo per ndryshimin e historise, shpresoj mos te jete ashtu se qenka katastrofe. E di qe ka pasur nje kundershtim nga historianet, dhe pale ta shohim, po nuk e di saktesisht.
Sa do ti ,dhe ata qe mendojne si ty,te vini ne mehallen e metes,pa le ne ate te nanos.Po ta them ne koke ;plote njeqinde vite deri me njezet e tete nentor.
Duhet te ''flijohen'' shume qe mendojne si GARDHI.Nuk ka shqiptare sot ti qepet me deshire, ndergjegje karrikes elektrike,te "vetinkuzicionohet'' si puna e Gardhit ,se u dhemb lekura e bythes.Vetmashtrohesh kur mendon se hoqe pej zverkun serbin. Pyt po deshe te mesosh ata shqiptare te kosoves qe mbajne familjet me nji pension 50 euro ne muaj,se, serbi sot ka marre fytyre dhe emer te ri .Dhe ata kane emrin qe na tingellon amel, shqyptar.
Unë luliçë nu vini,aduci primviarë.
-
- Honored Member
- Posts: 369
- Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
- Gender: Female
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Ti mor zotni nuk e di qe ka shqiptare hala! dhe nuk duan te mberrijne kurre as ne mahallen e Nanos e as te Metes. Mos harro! Shqiptaret e Kosoves edhe mos me marr leke kurre se nuk e shesin veten tek shkjau sic kemi raste tjeterkah qe per nje pension kurfare transformohen perdite. 10 vjet shqiptaret e Kosoves i kane bojkotuar te gjitha institucionet e serbise dhe nuk kane punuar ne asnje ndermarrje te atij shteti. Pa rroga kane jetuar 10 vjet, rezistence qe e bejne vetem te medhenjte, e sot ne vende tjera shqiptare jane kthye ne perbindsha materialiste !
Qata te Kosova e kane dhimten ma te madhen!
Qe kjo klasa politike eshte nje klase antishqiptare nuk ka dyshim hic aty ! servile!
Qata te Kosova e kane dhimten ma te madhen!
Qe kjo klasa politike eshte nje klase antishqiptare nuk ka dyshim hic aty ! servile!
-
- Honored Member
- Posts: 300
- Joined: Sat Oct 31, 2009 7:15 pm
- Gender: Male
Re: Sali Berisha: Krenar qe kemi lidhje gjaku me Turqit!
Une nuk paragjykoj as fene ,e as besimtarin e vertet,se, asnje fe nuk predikon te keqen ,krimin.DHe aq me teper turma,populli nuk eshte iniciatore e barbarizmes dhe vandalizmes.KAtalizator te gjitha pasojave negative te praktikimit te nje besimi jane sharlatanet,qe niveli yt i dijes eshte veshtire ta konstatoje.Rina wrote:Ti mor zotni nuk e di qe ka shqiptare hala! dhe nuk duan te mberrijne kurre as ne mahallen e Nanos e as te Metes. Mos harro! Shqiptaret e Kosoves edhe mos me marr leke kurre se nuk e shesin veten tek shkjau sic kemi raste tjeterkah qe per nje pension kurfare transformohen perdite. 10 vjet shqiptaret e Kosoves i kane bojkotuar te gjitha institucionet e serbise dhe nuk kane punuar ne asnje ndermarrje te atij shteti. Pa rroga kane jetuar 10 vjet, rezistence qe e bejne vetem te medhenjte, e sot ne vende tjera shqiptare jane kthye ne perbindsha materialiste !
Qata te Kosova e kane dhimten ma te madhen!
Qe kjo klasa politike eshte nje klase antishqiptare nuk ka dyshim hic aty ! servile!
THuame rina,me te vertet per ty cilet jane shqiptaret qe une nuk i njihkam hala?
Ata qe i ''kenduan'' shqypnise kur i semuri i bosforit po lengonte ne oret e fundit te jetes?
Ata si puna juaj, qe tani keni keni kuptuar se ceshte shqiptaria e vertet? 100- vite pas renies se otomanizmit.
Si ta kuptoj kete rina?Rina wrote:Te gjithe anadollake, muslimane te zjarrte, vetem ti i mire.Jo bre pa merak rri se gabim je.
. Eu! Merre fene tande edhe mbaje per vete, se nuk i duhet askujt sinqerisht e aq me pak gjeneratave te ardhshme qe duhet te liron plotesisht nga keto ideologji te erresires, dhunes, krimeve dhe mesjetes. Edhe sigurisht se do ti largojme nga trojet shqiptare heret apo vone, se askush nuk i ka demtuar me shume dhe si shembull konkret se ca i ben feja njeriut te kemi ty ketu, qe kcen dege me dege, here thua keshtu e here ashtu.
U kerkon te krishterve shqiptare te braktisin besimin e tyre? Perse? Cila e keqe te ka gjetur ty prej prej vellaut tat i krishter?
Apo po na pendohesh RINA?
Mendimi juaj eshte konfuz.