Page 1 of 1
Gjakmarrje ne familjen Cuku në Dukagjin
Posted: Wed Jun 20, 2012 12:22 pm
by Adriana
Krimi i përbindshëm mesjetar , duke i prerë jetën në mes një fëmije, një vajze mbi të gjitha. Marie Cuku 17-vjec, nuk ishte duke pushuar si shumë shoqe të saj, që sapo kanë mbaruar shkollën. Ajo ishte duke punuar tokën, bashkë me gjyshin e saj. Por edhe këtu nuk e lanë. Ajo u vra dhe sot nuk është më mes të gjallëve. Policia nuk e pati të vështirë të gjejë shkaqet e vrasjes së një njeriu që nuk i kishte bërë askujt keq në jetën e saj fare të shkurtër. Ishte gjaksi!
Re: Gjakmarrje ne familjen Cuku në Dukagjin
Posted: Wed Jun 20, 2012 1:27 pm
by Adriana
Sot ne oren 19 e 30 minuta ne sheshin para Piramides ne Tirane, do te jemi aktive ne Protesten Kunder Gjakmarrjes, organizuar dhe iniciuar nga organizata “Alternativa Civile”.
Sill edhe miqte tu me vete, ti japim ze dhe force reagimit qytetar kunder gjakmarrjes dhe te kerkojme me forcen e vetedijes, fokusimin e vemendjes se autoriteteve tona kombetare si dhe te atyre nderkombetare, per ndalimin e ketij fenomeni shkaterrues dhe denigrues, jo vetem te jetes sone familjare dhe sociale, por denigrues edhe te karakterit tone kombetar, Shqiptar.
Ndal Gjakmarrjes!
Edmond Vlashaj, Levizja Shqiperia e Re.
Re: Gjakmarrje ne familjen Cuku në Dukagjin
Posted: Wed Jun 20, 2012 1:33 pm
by Rina
Kjo gjakmarrje nuk ka te beje aspak me traditen kanunore te shqiptareve, por ka te beje me krim te thjeshte, se nuk ka rresht ne Kanun qe lejon vrasjen e femres, madje as te perdoret arma afer saj, e aq me pak te femijeve. Ky eshte krim i thjeshte cnjerezor qe vjen si rezultat i thyerjes se kultures dhe shpirti shqiptar.
Kurre shqiptari nuk e ka vrare femren simas kanunit edhe kur ka qene ne gjak, por ajo gjithmone ka levizur lirshem dhe madje ka kryer shume obligime te meshkujve per mbijetese.
Re: Gjakmarrje ne familjen Cuku në Dukagjin
Posted: Wed Jun 20, 2012 1:40 pm
by Adriana
Ka nje klecke ketu, sepse mediat nuk po flasin shume per ngjarjen, po duke akuzuar qeverine ''direkte''.
Me vjen keq per viktimen shume jashte mase shume, kushdo qofshin arsyjet. Por ne te njeten kohe me vjen te plas nga mediat qe e kthejne direkte ne interesin e tyre.
Re: Gjakmarrje ne familjen Cuku në Dukagjin
Posted: Wed Jun 20, 2012 1:45 pm
by Rina
Po sigurisht se duhet shteti te punoje me shume dhe te largohet kjo dukuria e gjakmarrjes se eshte menyre e stervjetruar e jeteses, se tani kemi shtetin dhe ligjet - ato qe jane. Kete dukuri te gjakmarrjes kemi edhe ne Kosove, mirepo tani mendoj se eshte shume e rralle se ka qene nje organizim gjithkombetar para 10-20 vitesh per faljen e gjakut dhe largimin e kesaj dukurie nder shqiptare.
Mirepo une nuk kam degjuar apo lexuar diku qe te jete vrare ndonje femer gjate fenomenit te gjakmarrjes.
Re: Gjakmarrje ne familjen Cuku në Dukagjin
Posted: Sun Jun 24, 2012 11:47 pm
by Patush
Here we go again...!
Prej ku e nxorret se a ''Gjake marrje''? Kush e barazoi kete krim dhe veprim shnjerezore me gjakemarrjen ne Kanu?
Engjullit Marie i kjofte dheu mbi shpine i lehte, dhe familjes t'saj jau rujte zoti ment e krese!
Re: Gjakmarrje ne familjen Cuku në Dukagjin
Posted: Tue Jun 26, 2012 9:37 am
by Rina
Po cka kane lidhje me kanunin keto egersira te malit, keta vrasesit, qe eshte rrezik hala jetojne neper shpella, si ne kohet para-historike dhe skane pare me sy mbase akoma civilizim te mirefillte e sdin ndoshta as shkrim e lexim, e po ta njohin kanunin ata? Le bre mos boni hajgare qy .... hmmm
Po ku ta njohin ata kanunin e ku e din cka eshte, vec e permendin qashtu ju teket si budalleve ne kos. Se me kone qe e njohin nuk dalin me vra femije te moshes 17 vjece, e aq me pak femra qe ne historine tradicionale te shqiptarise nuk njihet kesi lloj fenomeni.
Nuk ben as civilizim mi fut fort se mund ta humbin edhe udhen, hupin qashtu se sdin mu gjet, si me pru fare krijese te xhungles ne asfallt dhe rrjedhimisht kjo gjakmarrje nuk eshte aspak kanunore.
P.S. Se me analizu holle e holle, edhe ky kanuni i sotem i Shtjefen Gjecovit, ne forme te shkruar, eshte mbledh ne Kosove se Gjecovi nga Kosova eshte.