"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Tragjedit aktuale ne bote

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Tragjedit aktuale ne bote

#1

Post by Sally »

Zjarri në Los Anxhelos, evakuohen 3 mijë shtëpi


Los Anxhelos - Një zjarr i madh ka përfshirë që nga dita e djeshme zonat malore në veri të Los Anxhelosit duke hedhur në ajër shtëllunga të mëdha tymi, ndërkohë që është bërë e detyrueshme evakuimi i më tepër se tre mijë shtëpive në pjesën verilindore të qytetit.
Zjarri, që vetëm dje pasdite shkatërroi tetë mijë hektarë sipërfaqe, po kërcënon gjithashtu edhe sistemin e komunikacionit, përfshi kullat transmetuese të televizioneve dhe radiove. Zjarri, që nisi të mërkurën pasdite në malet Shën Gabriel, filloi dje të përhapet në zonat e banuara nga Pasadena deri në luginën Shën Fernando.

Ndër zonat e evakuuara u përfshi edhe një kodrinë jo shumë larg Laboratorit për Motorët me Shtytje të NASA-s. Zjarri nisi të mërkurën pasdite dhe sipas kapitenit të Departamentit Zjarrfikës në Los Anxhelosit, Mark Savage, vetëm pesë për qind është mundur të vihet nën kontroll.

Zjarrfikësit po përpiqen ta mbajnë zjarrin larg malit Uillson ku janë vendosur transmetuesit e disa televizioneve dhe radiove kryesore gjithashtu edhe kullat që transmetojnë sinjalet e emergjencave.



Image

Image

Image
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#2

Post by Sally »

Uragani Himena rrezikon brigjet meksikane


Uragani Himena ka vënë në alarm banorët e brigjeve meksikane të Oqeanit Paqësor, dhjetëra prej të cilëve janë duke u shpërngulur nga shtëpitë e tyre me afrimin e uraganit.
Himena është identifikuar si një stuhizë e rrezikshme që në formimin e saj, ndërkohë që tani është në kategorinë 4 dhe po lëviz drejt brigjeve të Gadishullit Baha Kalifornia, me një shpejtësi 230 km në orë. Banorët kanë përgatitur ushqimet dhe veshmbathjet e domosdoshme për t’u larguar nga shtëpitë.

“Nëse Himena zbret në tokë si një uragan i kategorisë 4, atëherë pasojat do të jenë të mëdha”, njoftojnë meteorologët. Ndërkohë nuk është marrë ende një vendim për takimin e ekonomistëve të OECD-së, që pritet të mbahet në Los Kabos, qytet i cili përfshihet në rrezen e mundshme të zbarkimit te Himenës
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#3

Post by Sally »

SHBA, narkotrafikantët përfitojnë 63 miliardë në vit


Meksiko - Narkotrafikantët arrijnë të përfitojnë nga shitja e drogës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në 63 miliardë dollarë në vit.
Këtë fakt e bëjnë të ditur autoritetet meksikane, të cilët theksojnë se kokaina në SHBA dhe Evropë është rreth 50 herë më e shtrenjtë se në Kolumbi apo Meksikë.

“Një kilogram kokainë në shtete si Meksikë apo Kolumbi kushton rreth 2 198 dollarë, ndërkohë që në SHBA dhe Evropë mund të shkojë deri në 97 400 dollarë”, deklaron ministri meksikan i Sigurisë, Xhenaro Garsia Luna.

Në Meksikë, që prej vitit 2008 deri më sot janë vrarë mbi 10 mijë persona për shkak të luftës së narkotrafikantëve
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#4

Post by Sally »

Humbën jetën dy zjarrëfikës në veri të Los Angjelosit



Dy zjarrëfikës mbrëmë me automjetin e tyre pësuan për vdekje derisa luftonin me zjarrin që prej të mërkurës tërbon në veri të Los Angjelosit, lajmëruan autoritetet.

Automjeti me të dy viktimat, pjestarë të njësisë zjarrëfikëse të qarrkut Los Angjelos, doli nga rruga për arsye tani për tani ende të panjohura dhe u rrotullua në jug të qytetit Akton, rreth pesëdhjetë kilometra në veri të Los Angjelosit, deklaroi Majk Brajant, zëdhënës i zjarrëfikësve.

Zjarri që përfshiu pyllin nacional Angjels, rreth 30 kilometra në veri të qytetit, është zvogëluar në më pak se pesë për qind dhe ende konsiderohet se është “jashtë kontrollit”, njoftoi shërbimi amerikan i pyjeve nacionale. /Makfaks/

Copyright 2008 makfax. Të gjitha të drejtat janë të mbrojtura. Teksti nuk guxon të shtypet ose emetohet, në tërësi ose në pjesë, pa marrëveshje me Makfaksin
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#5

Post by Sally »

Meksikë, vriten me armë 17 persona


Kuidad Huarez/Meksikë – Të armatosurit sulmuan një qendër rehabilitimi për të droguar, duke vrarë 17 njerëz në një qytet kufitar në veri të vendit.
Një zyrtar vendas bëri të ditur se të mërkurën personat e armatosur shpërthyen derën e qendërs “El Aliviane” në Kuidad Huarez, qendër që ndihmonte në rehabilitimin e personave me probleme me drogën. Ata i rreshtuan viktimat përballë murit dhe hapën zjarr në drejtim të tyre, tha Arturo Sandoval një zëdhënës i zyrës rajonale të policisë. Të paktën pesë persona të tjerë mbetën të lënduar.

Për momentin, autoritetet nuk kanë të dyshuar apo informacione për viktimat. Qyteti ku ndodhi masakra ndodhet në kufirin verior të Meksikës për në SHBA dhe është qyteti më i dhunshëm në Meksikë, me 1400 të vrarë vetëm gjatë këtij viti
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#6

Post by Sally »

Image
Filipine, mbytet anija, 3 të vdekur, 88 të humbur


Rëndohet bilanci i tragjedisë në Filipine, pas mbytjes së një anijeje me 968 persona në bord.
Ngjarja ndodhi në jug të Filipineve. Deri në këto momente 3 persona kanë vdekur dhe 88 të tjerë rezultojne të humbur. Anija “Superferry 9” u mbyt gjatë orëve të natës 70 milje larg portit të Zamboangas. Shkak i mbytjes së anijes ishte një stuhi tropikale.
Sipas të dhënave paraprake, mendohet se disa prej pasagjerëve janë hedhur në det për shkak të një tronditjeje që ka pësuar anija si pasojë e dallgëve të mëdha

ImageImage Image
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#7

Post by Sally »

Atlantik, stuhia tropikale “Fred” shndërrohet në uragan





Majami - Stuhia tropikale “Fred” mbrëmjen e kaluar është shndërruar në uragan në qendër të Oqeanit Atlantik.
Qendra kombëtare e uraganeve (NHC), me seli në Majami, bën të ditur se “Fred” ndodhej rreth 715 kilometra në jugperëndim të ishullit Kepi i Gjelbër, dhe po zhvendosej drejt veriperëndimit me shpejtësi 19 kilometra në orë.

Uragani "Fred" është i kategorisë së parë në shkallën me pesë të tilla, me erëra me shpejtësi maksimale 12 kilometra në orë.

Stina e uraganeve në Atlantikun verior fillon më 1 qershor dhe përfundon më 30 nëntor. Deri tani kjo stinë për vitin 2009 ka qenë më e qeta që prej 10 vjetëve. Meteorologët shprehen se ky aktivitet i ulët vjen si pasojë e fenomenit klimatik “El Nino”, i pranishëm në Paqësor.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#8

Post by Sally »

Stambolli goditet rëndë nga përmbytjet






Stambolli është goditur rëndë gjatë orëve të fundit nga përmbytje të mëdha, ku numri i personave të zhdukur shtohet çdo moment.
“Zaman” raporton se disa lagje të metropolit turk janë plotësisht të përmbytura nga uji, dhe një situatë e tillë pritet të vazhdojë deri nesër.

Autoritet vendase kanë vënë në dispozicion shumë varka shpëtimi, ndërkohë që shtabi i emergjencave ka dërguar edhe helikopterë ushtarakë.

Që nga dita e djeshme këto forca kanë arritur të shpëtojnë më shumë se 1 mijë persona që ndodheshin në rrezik për jetën. Në disa zona të Stambollit është ndërprerë edhe shërbimi telefonik i lëvizshëm, duke vështirësuar kërkimet e personave të zhdukur.

Dëmet nga përmbytjet llogariten në miliona dollarë, ndërkohë që drejtuesit e bashkisë së Stambollit i bëjnë thirrje banorëve të eliminojnë lëvizjet e panevojshme.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#9

Post by Sally »

Stamboll, rëndohet bilanci i viktimave, 16 të vdekur




Stamboll - Bilanci i viktimave nga përmbytjet që kanë përfshirë Stambollin po rëndohet me kalimin e orëve.
Të paktën 16 persona konfirmohen të vdekur nga përmbytjet që i kanë kthyer autostradat e metropolit turk në lumenj të rrëmbyeshëm. Numrin e viktimave e konfirmon vetë guvernatori i Stambollit, Muamer Gyler.

Një minibus u përfshi nga ujërat e rrëmbyeshëm në një autostradë duke shkaktuar vdekjen e shtatë grave, të cilat po udhëtonin për të shkuar në punë.

Helikopterë ushtarakë janë aktivizuar në distriktet e pjesës evropiane të Stambollit që aktualisht është përmbytur pjesërisht nga shirat më të rrëmbyeshëm të 80 viteve të fundit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Aulona
Star Member
Star Member
Posts: 607
Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
Gender: Female
Location: Albania

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#10

Post by Aulona »

Permbytjet ne Stamboll, 30 te vdekur



Ka shkuar ne 30 numri i personave qe kane humbur jeten nga permbytjet qe kane perfshire Stambollin.

Nderkohe qe dhjetera persona kane mbetur te izoluar ne pjeset e siperme te makinave te tyre, teksa rruget jane te mbuluara me uje.

Niveli ka rritur me shume se nje meter lartesi ne distriktin Ikitelli, nderkohe qe shume persona jane ne pritje per t'u shpetuar.

Kjo rruge lidh qytetin me nje zone industriale te Stambollit, aeroportin kryesor dhe drejtimin per ne Greqi.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#11

Post by Sally »

Një 38-vjeçar serb shfaros gjithë familjen e tij


Beograd - Një 38-vjeçar serb shfarosi gjithë familjen e tij duke vrarë babanë, nënën, vëllanë, dhe më pas veten.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lugovcan. Mediat serbe nuk japin asnjë shkak për veprimin e shtetasit Sllagjan Kuzmanoviç.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#12

Post by Sally »

Moti i keq shënon viktima në Spanjë


Madrid - Tre persona humbën jetën dje në Spanjë si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.
Rojat civile bëjnë të ditur se makina e një çifti të moshuarish është përfshirë nga rrëshqitja e dherave, ndërkohë që edhe një vajzë është gjendur e vdekur në makinën e saj.

Dy personat e moshuar të moshës 70 vjeç po qarkullonin me veturën e tyre ndërkohë që janë përfshirë nga rrëshqitja, ndërsa një 25 vjeçare u gjet sot në makinën e saj në në rajonin e Mursies.

Rreth 12 rajone spanjolle janë vënë në alarm ( si dhe shume vende te tjera te evropes) pasi shërbimet meteorologjike kanë parashikuar shira të rrëmbyeshëm
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#13

Post by Sally »

Meksikë, evakuohen 2 mijë banorë nga përmbytjet



Autoritetet meksikane kanë njoftuar se dy lumenj në shtetin jugor të Osakas kanë dalë nga rrjedha e tyre dhe kanë detyruar mbi dy mijë banorë të evakuohen nga banesat e tyre.
Lumejntë dolën nga rrjedha si pasojë e rreshjeve të dendura të shiut gjatë tre ditëve të fundit.

Policia e qytetit të Vale Nacion ka patrulluar dhe është shfaqur nëpër rrugët e përmbytura të qytetit në një mënyrë jo të zakontë, pasi këtë herë policët e patrullës doli në rrugët e qytetit me barka, në mënyrë që të shpëtonin qytetarët e bllokuar në banesat e tyre nga përmbytjet, pasi lumi Vale Nacional doli nga rrjedha.

Gjithashtu, edhe rrugët e 14 qyteteve të tjera të Meksikës janë përmbytur nga lumi Papaloapan. Lajmi u bë i ditur nga Rafael Hernandez, një zyrtar lokal i mbrojtjes.

“Deri tani ne kemi evakuar deri më 2000 mijë banorë si pasojë e përrmbyjtjeve. Fatmirësisht për momentin nuk kemi të dhëna për viktima,”- pohoi Hernandez.

Sipas sinoptikanëve në vend, pritet që rreshjet e shiut të shtohen në ditët e ardhshme. Ky lajm ka alarmuar më shumë qytetet rajonet e tjera afër shtetit meksikan të Osakas
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#14

Post by Sally »

Filipinet në emergjencë, mbi 200 të mbytur



Manila - Ishujt Filipine prej disa ditësh janë duke u përballur me një stuhi tropikale, e cila ka shkaktuar vdekjen e të paktën 240 personave.
Autoritetet filipinase deklarojnë se qindra persona rezultojnë të zhdukur në ujërat që kanë përfshirë qytetet, ndërkohë që afro gjysmë milioni njerëz kanë mbetur të pastrehë.

Qeveria filipinase u ka dërguar kërkesën për ndihmë disa shteteve, ndërkohë që në vend ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Ruim 200 doden bij overstromingen:

Filipijnen vragen internationale hulp
De regering van de Filipijnen heeft vandaag de internationale gemeenschap om hulp gevraagd na de zware overstromingen in en om de hoofdstad Manila. Er zijn al minstens 212 doden geteld, terwijl bijna een half miljoen mensen door tropische storm Ketsana is getroffen.

De Filipijnse autoriteiten hadden vandaag hun handen vol aan het helpen van honderdduizenden mensen die door het natuurgeweld uit hun huizen zijn verdreven.

Minister van defensie Gilberto Teodoro vreest dat de dodentol nog zal oplopen.
Last edited by Sally on Tue Sep 29, 2009 12:07 pm, edited 1 time in total.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Tragjedit aktuale ne bote

#15

Post by Sally »

Manila: 240 të vdekur, 1.9 milionë të pastrehë


Ka shkuar në 240 numri i vdekjeve të konfirmuara nga përmbytjet në Filipine. Shtëpitë e 1.9 milionë njerëzve në Manila dhe në zonat përreth janë përmbytur. 380 mijë njerëz kanë kërkuar strehim në qendrat e emergjencës.
Të shtunën e kaluar stuhia tropikale Ketsana shkaktoi sasi rreshjesh të barasvlefshme me ato të një muaji. 12 orët e rreshjeve kanë shkaktuar përmbytjet më të rënda në 40 vitet e fundit për Filipinet


ImageImage
ImageImage
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”