Më jepni një krehër për të krehur akademikun, Qose!
Askush nuk ma zgjat dorën për një ndihmë të tillë. Të gjithë më shikojnë me sytë e mosbesuesit. Çfarë kërkon? Krehëri i Qoses nuk mund të krehë letërsinë shqipe, sepse nuk ekziston një krehër i tillë për këtë njeri. Nuk ia fal asnjë shitës çikërrimash, sapo ta shikojë e jo më sapo ta lexojë!
Sepse vet Qosja nuk ka krehër; sepse i kanë rënë edhe ato pak fije dije dhe kulture që mbartte dhe ne i kemi lexuar qysh në kohën e diktaturës, por që asnjë nga studentët e mi që studiojnë marrëdhënie ndërkombëtare nuk i kanë lexuar asnjë libër, edhe pse unë kam këmbëngulur ta lexojnë, pasi dikush prej tyre në të ardhmen do të jetë ambasador në Kosovë e do t'i duhet të dijë për kulturën e Kosovës. Nuk ua mbush dot mendjen, sepse studentët nuk janë vetëm studentë, janë edhe patriotë, janë edhe dashamirës të vendit dhe kulturës së tyre. Sepse vet janë prodhim e rriten mes kulturës shqiptare. Por, nëse nuk ua mbusha mendjen të lexojnë një libër të Qoses, do këmbëngul t'u rrëfej se, "Vdekja, kulturës shqiptare nuk i vjen prej syve të tillë" (të R.Q), por do t'u tregoj se si na ka zili çdo kulturë e vendit tjetër emra të tillë si Ismail Kadare, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ali Podrimja, Koço Kosta, Fatos Kongoli, At Zef Pllumi etj.etj. dhe jam e bindur se këto emra janë tashmë të sklerorizuar nga mllefi antipatriotik i akademikut të fshatit, Rexhep Qoses.
Të mohosh vlerat e asaj që është krijuar në shekuj, në vite, në muaj dhe në ditë, duke u fshehur pas një mllefi dhe skleroze kulturore, do të thotë të harrosh në shtëpi pasaportën shqiptare dhe të nisesh për të kërkuar një avion e t'u thuash më hipni pasi nuk jam i këtij dheu, se letra me të cilën është bërë ajo pasaportë është jo e cilësisë së mirë!
Krahasim paksa i thjeshtëzuar, por i denjë për fyerjen e madhe që i bën një njeri si Rexhep Qosja gjithë kulturës shqiptare dhe emrave të saj të veçantë. Nga maratona e gjatë e debatit për identitetin shqiptar, ai fitoi popullaritet vetëm se përmendej krah emrit të Kadaresë, jo se kujton kush librat që ka shkruar, pasi ato kanë mbetur në ndonjë bibliotekë të mykur e dalë boje. Dhe të gjithë e ndiejnë se inatin e tij e ka vetëm me Kadarenë.
Krehëri i Kadaresë...
Kur Kadare mori çmimin "Man Booker International" në Britani i përzgjedhur mes 17 pretendentëve, që janë shkrimtarët më të njohur të të gjithë botës, mes tyre katër nobelistë si Markez, Mafuz, Kenzabuo Oe dhe Gras, për fat të keq nuk e kishin ftuar akademikun tonë, ndaj kultura e fshatit të tij nuk matet me kulturën që Shqipëria i përçon Europës. Përsëris se inati i tij është vetëm kundër Kadaresë. E ka marrë vesh Qosja se për shkak të nivelit të librit të parë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", Kadare mori dhe mban urdhërin më të lartë të Francës: Oficer i Legjionit të Nderit si dhe Anëtar i Akademisë Franceze, asaj Akademie Franceze, anëtar i së cilës është dhe papa Benedikti dhe u pranua në një ditë me ish-Presidentin amerikan Ronald Regan, duke zëvendësuar filozofin e shquar vienez Karl Poper?
E di Rexhep Qosja se Kadare ka marrë çmimet më joshëse të botës së letërsisë si çmimi Cino del Duca e Mediterane në Francë, çmimi Kavur në Itali, çmimi Herder në Gjermani, çmimi "Për të drejtat e njeriut" në Hollandë. E di Qosja se Kadare studiohet në tekstet e shkollave të mesme në Francë, të cilat kërkojnë një status shkrimi që është në shenjë për qendrueshmërinë, status që e kanë shkrimtarët që janë klasikë për një kulturë?
E di Qosja se në Amerikë u botua nën një edicion special në letër alumini libri "Ditë Kafenesh"; se Universiteti i Harvardit e vë romanin "Kronikë në gur" ndër 100 romanet më të rëndësishëm të shekullit XX; e di ai që amerikanët përzgjedhin librat "Pallati i ëndrrave", "Doruntina" e "Kronikë në gur" për lexim të detyrueshëm në lëndën e shkrimtarisë të të gjitha universiteteve të SHBA-së?
E di Qosja që universitetet më të shquara amerikane e ftojnë si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të Evropës që të mbajë leksione? Ka folur pranë poetit John Ashbery, foli në universitetin Prinston dhe salla u ndje e nderuar në praninë "e shkrimtarit më të madh evropian dhe të poetit më të madh amerikan". E di Qosja se opinioni universitar i Prinstonit në SHBA është shprehur për J. Ashbery-n si poeti më i madh i Amerikës dhe për Kadarenë si shkrimtari më i madh, i gjallë i Europës; apo që Erik Hobsbaum e quan Kadarenë zëdhënës të një populli të vogël malor? Emri i tij është në libra të tillë enciklopedikë si "Larousse, apo "Who is Who".
Vet Balzaku tha një herë: gjeni është ai që në çdo rast di të përvijojë në fakte mendimet e tij. Por gjenitë e vërtetë të mëdhenj jo vazhdimisht zhvillojnë këtë veprimtari; përndryshe do t'i ngjasonin mjaft zotit". Kadareja me mbi 100 tituj librash të botuar gati po i ngjason zotit, duke krijuar një pasuri të paarritshme që sa më e madhe bëhet aq më e pabesueshme duket.
Kur përmenden emrat e shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës sonë si Moris Dryon, Xhon Apdajk, Markez, Saramago, Kundera, Gynter Grass etj., mes tyre do të gjesh prej kohe emrin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Prej vitesh letërsia e tij, përkthyer në gjuhët më të mëdha të botës, nga gjithë kritika botërore çmohet si një letërsi e qëndrueshme, me jetëgjatësi edhe për dy-tre shekuj të tjerë.
I "dogji" Qoses kur shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare fitoi çmimin e madh spanjoll "Princi i Asturias për Letërsinë" (prince ofasturias award for letters). Për këtë çmim ishin nominuar emra të mëdhenj të letërsisë botërore, mes të cilëve shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari çek, Milan Kundera.
Nuk e pëlqejnë Kadarenë e madh "Qoset" e vegjël. Krehëri i Qoses e lexon letërsinë shqiptare si me sfurkun e fshatit të tij, kurse bota e lartë, kritika e specializuar botërore vazhdon ta lexojë me kodet e saj, të letërsisë së vërtetë, të stilit, të formës, të alegorisë, të narracionit, të historisë së Shqipërisë që përcjell, të asaj që nuk e bën dot një njeri i zakonshëm, por vetëm fshehtësia e gjeniut.
Dhe së fundmi, ky vend që ka një kulturë të tillë, ka gjasa të jetë më i vogël se fshati i Qoses?
Ja dhe ma dhatë krehërin. Por çfarë t'i krehim Qoses?
"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Vdekja kulturës shqiptare nuk vjen prej syve të Rexhep Qoses
Moderator: bardus
- Zeus10
- Grand Fighter Member
- Posts: 4227
- Joined: Thu Jun 04, 2009 6:46 pm
- Gender: Male
- Location: CANADA
- Contact:
Vdekja kulturës shqiptare nuk vjen prej syve të Rexhep Qoses
The only thing necessary for the triumph of evil is for good men to do nothing
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Vdekja kulturës shqiptare nuk vjen prej syve të Rexhep Qoses
"97-ta nje rrevolucin i vonuar"
Ky i paftyre e quan 97-ten nje rrevolucion te vonuar? para ktij viti shume pak Shqiptar emigronin, ato qe kishin emigruar shumica kishin shkuar ne Greqi dhe shume pak ne Itali dhe ne vende te tjera, para 97-tes struktura familjare dhe morale ishte shume e forte, 97-ta ishte nje lufte nga vendet qe e organizuan ndaj Shqiperis dhe mbare Shqipetareve, mbasi Shqiperia u dogj nga perbranda dhe forca e saj ushtarake u dobesua ne mos te themi qe u fshi krejtesishte, rruga per spastrimin e trojeve te tjera me Shiqptar ne vecanti Kosoven u hap.
Vetem nje komuniste me zemer dhe nje untishqiptare mund te thoje nje gje te tille.

Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Vdekja kulturës shqiptare nuk vjen prej syve të Rexhep Qoses
Zeus10 wrote:Më jepni një krehër për të krehur akademikun, Qose!
Askush nuk ma zgjat dorën për një ndihmë të tillë. Të gjithë më shikojnë me sytë e mosbesuesit. Çfarë kërkon? Krehëri i Qoses nuk mund të krehë letërsinë shqipe, sepse nuk ekziston një krehër i tillë për këtë njeri. Nuk ia fal asnjë shitës çikërrimash, sapo ta shikojë e jo më sapo ta lexojë!
Sepse vet Qosja nuk ka krehër; sepse i kanë rënë edhe ato pak fije dije dhe kulture që mbartte dhe ne i kemi lexuar qysh në kohën e diktaturës, por që asnjë nga studentët e mi që studiojnë marrëdhënie ndërkombëtare nuk i kanë lexuar asnjë libër, edhe pse unë kam këmbëngulur ta lexojnë, pasi dikush prej tyre në të ardhmen do të jetë ambasador në Kosovë e do t'i duhet të dijë për kulturën e Kosovës. Nuk ua mbush dot mendjen, sepse studentët nuk janë vetëm studentë, janë edhe patriotë, janë edhe dashamirës të vendit dhe kulturës së tyre. Sepse vet janë prodhim e rriten mes kulturës shqiptare. Por, nëse nuk ua mbusha mendjen të lexojnë një libër të Qoses, do këmbëngul t'u rrëfej se, "Vdekja, kulturës shqiptare nuk i vjen prej syve të tillë" (të R.Q), por do t'u tregoj se si na ka zili çdo kulturë e vendit tjetër emra të tillë si Ismail Kadare, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Gjergj Fishta, Fan Noli, Faik Konica, Ali Podrimja, Koço Kosta, Fatos Kongoli, At Zef Pllumi etj.etj. dhe jam e bindur se këto emra janë tashmë të sklerorizuar nga mllefi antipatriotik i akademikut të fshatit, Rexhep Qoses.
Të mohosh vlerat e asaj që është krijuar në shekuj, në vite, në muaj dhe në ditë, duke u fshehur pas një mllefi dhe skleroze kulturore, do të thotë të harrosh në shtëpi pasaportën shqiptare dhe të nisesh për të kërkuar një avion e t'u thuash më hipni pasi nuk jam i këtij dheu, se letra me të cilën është bërë ajo pasaportë është jo e cilësisë së mirë!
Krahasim paksa i thjeshtëzuar, por i denjë për fyerjen e madhe që i bën një njeri si Rexhep Qosja gjithë kulturës shqiptare dhe emrave të saj të veçantë. Nga maratona e gjatë e debatit për identitetin shqiptar, ai fitoi popullaritet vetëm se përmendej krah emrit të Kadaresë, jo se kujton kush librat që ka shkruar, pasi ato kanë mbetur në ndonjë bibliotekë të mykur e dalë boje. Dhe të gjithë e ndiejnë se inatin e tij e ka vetëm me Kadarenë.
Krehëri i Kadaresë...
Kur Kadare mori çmimin "Man Booker International" në Britani i përzgjedhur mes 17 pretendentëve, që janë shkrimtarët më të njohur të të gjithë botës, mes tyre katër nobelistë si Markez, Mafuz, Kenzabuo Oe dhe Gras, për fat të keq nuk e kishin ftuar akademikun tonë, ndaj kultura e fshatit të tij nuk matet me kulturën që Shqipëria i përçon Europës. Përsëris se inati i tij është vetëm kundër Kadaresë. E ka marrë vesh Qosja se për shkak të nivelit të librit të parë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", Kadare mori dhe mban urdhërin më të lartë të Francës: Oficer i Legjionit të Nderit si dhe Anëtar i Akademisë Franceze, asaj Akademie Franceze, anëtar i së cilës është dhe papa Benedikti dhe u pranua në një ditë me ish-Presidentin amerikan Ronald Regan, duke zëvendësuar filozofin e shquar vienez Karl Poper?
E di Rexhep Qosja se Kadare ka marrë çmimet më joshëse të botës së letërsisë si çmimi Cino del Duca e Mediterane në Francë, çmimi Kavur në Itali, çmimi Herder në Gjermani, çmimi "Për të drejtat e njeriut" në Hollandë. E di Qosja se Kadare studiohet në tekstet e shkollave të mesme në Francë, të cilat kërkojnë një status shkrimi që është në shenjë për qendrueshmërinë, status që e kanë shkrimtarët që janë klasikë për një kulturë?
E di Qosja se në Amerikë u botua nën një edicion special në letër alumini libri "Ditë Kafenesh"; se Universiteti i Harvardit e vë romanin "Kronikë në gur" ndër 100 romanet më të rëndësishëm të shekullit XX; e di ai që amerikanët përzgjedhin librat "Pallati i ëndrrave", "Doruntina" e "Kronikë në gur" për lexim të detyrueshëm në lëndën e shkrimtarisë të të gjitha universiteteve të SHBA-së?
E di Qosja që universitetet më të shquara amerikane e ftojnë si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të Evropës që të mbajë leksione? Ka folur pranë poetit John Ashbery, foli në universitetin Prinston dhe salla u ndje e nderuar në praninë "e shkrimtarit më të madh evropian dhe të poetit më të madh amerikan". E di Qosja se opinioni universitar i Prinstonit në SHBA është shprehur për J. Ashbery-n si poeti më i madh i Amerikës dhe për Kadarenë si shkrimtari më i madh, i gjallë i Europës; apo që Erik Hobsbaum e quan Kadarenë zëdhënës të një populli të vogël malor? Emri i tij është në libra të tillë enciklopedikë si "Larousse, apo "Who is Who".
Vet Balzaku tha një herë: gjeni është ai që në çdo rast di të përvijojë në fakte mendimet e tij. Por gjenitë e vërtetë të mëdhenj jo vazhdimisht zhvillojnë këtë veprimtari; përndryshe do t'i ngjasonin mjaft zotit". Kadareja me mbi 100 tituj librash të botuar gati po i ngjason zotit, duke krijuar një pasuri të paarritshme që sa më e madhe bëhet aq më e pabesueshme duket.
Kur përmenden emrat e shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës sonë si Moris Dryon, Xhon Apdajk, Markez, Saramago, Kundera, Gynter Grass etj., mes tyre do të gjesh prej kohe emrin e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare. Prej vitesh letërsia e tij, përkthyer në gjuhët më të mëdha të botës, nga gjithë kritika botërore çmohet si një letërsi e qëndrueshme, me jetëgjatësi edhe për dy-tre shekuj të tjerë.
I "dogji" Qoses kur shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare fitoi çmimin e madh spanjoll "Princi i Asturias për Letërsinë" (prince ofasturias award for letters). Për këtë çmim ishin nominuar emra të mëdhenj të letërsisë botërore, mes të cilëve shkrimtari japonez Haruki Murakami dhe shkrimtari çek, Milan Kundera.
Nuk e pëlqejnë Kadarenë e madh "Qoset" e vegjël. Krehëri i Qoses e lexon letërsinë shqiptare si me sfurkun e fshatit të tij, kurse bota e lartë, kritika e specializuar botërore vazhdon ta lexojë me kodet e saj, të letërsisë së vërtetë, të stilit, të formës, të alegorisë, të narracionit, të historisë së Shqipërisë që përcjell, të asaj që nuk e bën dot një njeri i zakonshëm, por vetëm fshehtësia e gjeniut.
Dhe së fundmi, ky vend që ka një kulturë të tillë, ka gjasa të jetë më i vogël se fshati i Qoses?
Ja dhe ma dhatë krehërin. Por çfarë t'i krehim Qoses?

me konkretisht????
sille thenie edhe kunderthenie qe ti analizojm.
Me sa di une, Qosja nuk eshte kundra Nobelit,apo jo???Ateher perse behet debati mindis tyre??
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Patush
- Grand Star Member
- Posts: 1360
- Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
- Gender: Male
- Location: With my loved ones, where I belong!
Re: Vdekja kulturës shqiptare nuk vjen prej syve të Rexhep Qoses
E gjitha filoj ose per mendimin tim Qoses i erdhi rasti qe te kapet me Kadaren dhe te popullarizoje veten duke sulmuar ate kur Kadare ju tha Shqiptareve te mos harrojne te paret e tyre dhe nje here e pergjigjmome te heqin zinxhiret e perandorise turkoarabe.
Ketu Qosja na i bani Shqiptaret e fese islame te nje etnie tjeter, orthodokset dhe katoliket po ashtu, me ate qe tha Kadare Qoses ju dha mundesia te permende fjalen tashme te shume permendure "rracizem".
Ketu Qosja na i bani Shqiptaret e fese islame te nje etnie tjeter, orthodokset dhe katoliket po ashtu, me ate qe tha Kadare Qoses ju dha mundesia te permende fjalen tashme te shume permendure "rracizem".
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Vdekja kulturës shqiptare nuk vjen prej syve të Rexhep Qoses
absolutisht jo.Patush wrote:E gjitha filoj ose per mendimin tim Qoses i erdhi rasti qe te kapet me Kadaren dhe te popullarizoje veten duke sulmuar ate kur Kadare ju tha Shqiptareve te mos harrojne te paret e tyre dhe nje here e pergjigjmome te heqin zinxhiret e perandorise turkoarabe.
Ketu Qosja na i bani Shqiptaret e fese islame te nje etnie tjeter, orthodokset dhe katoliket po ashtu, me ate qe tha Kadare Qoses ju dha mundesia te permende fjalen tashme te shume permendure "rracizem".
Sillni referencat edhe pastaj flasim.
Zeusi hapi nje teme per gallat me teper

po ka kundershtime lere te sjellin referencat qe ti diskutojm.
Kadareja po i fute turinjet atije ku nuk i takon.I shitur apo injorant ,ai e di.Ndersa Rexhep Qosja e ka vendosur ne vendin e vete.Mjere ajo ore qe do na iki kjo koke e ndritur e kombit edhe do mbetemi nen mbreterimin e injorances edhe tradhetis.
KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Vdekja kulturës shqiptare nuk vjen prej syve të Rexhep Qoses
Rexhep Qosja: Mjerimi i provincializmit
Nga Rexhep QOSJA
Më 27 gusht 2009, Gazeta Shqiptare dhe gazeta Korrieri botuan reagimet e katër shkrimtarëve ndaj ligjëratës sime të mbajtur në Seminarin XXVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në Prishtinë. Përpos reagimeve të këtyre katër shkrimtarëve - Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka, Gazeta Shqiptare i paralajmëroi, me fotografi, edhe reagimet e shkrimtarit Nasho Jorgaqi dhe të poetit e botuesit Bujar Hudhri, por reagimet e tyre në këtë numër të saj nuk i pamë. Reagimin e këtyre katër shkrimtarëve e botoi shpejt edhe gazeta e Prishtinës Koha ditore, por e botoi me një titull të falsifikuar. Mendimin e Besnik Mustafajt: në qoftë se është e vërtetë se Rexhep Qosja ka thënë se letërsia shqipe nuk e ka arritur nivelin e letërsisë evropiane "atëherë duket se ai ka kohë që nuk lexon letërsi shqiptare", gazeta Koha ditore e bëri mendim të të gjithë shkrimtarëve shqiptarë: "Shkrimtarët shqiptarë vlerësojnë se Qosja ka kohë që s'ka lexuar letërsi shqipe". Unë nuk besoj se falsifikimet e tilla përbëjnë moralin e gazetës Koha ditore, po të një gazetari që keqpërdor Kohën ditore për hesapet e veta. Reagimi i katër shkrimtarëve të përmendur, Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka shkaktoi mandej baticë-kiç reagimesh në media dhe në forume të ndryshme. Si shembull të këtyre reagimeve dua të përmend reagimin e kallakanxhës së PDSH-së, e quajtur Miranda Haxhia, e cila me gjuhë të pistë e të shëmtuar, të ushtruar në klanet ku përket, shkruan për çka ia arrin dora, por nuk ia arrin mendja servile! U turrën patriotët e kafeneve ta mbrojnë letërsinë shqipe prej shkrimtarit dhe studiuesit të saj, i cili për të ka bërë më shumë se të gjithë ata së bashku me të gjithë paraardhësit e tyre, me të gjithë farefisin e tyre dhe me të gjithë punëdhënësit e tyre! Në rastet më të shpeshta këto janë reagime të rrogëtarëve të moçëm e të rinj të dy partive të të dy anëve; të rrogëtarëve të cilët për shkencën letrare shqipe shkruajnë pa e pasur asnjë sprovë për letërsinë shqipe; të cilët për letërsinë evropiane flasin pa dalë ende prej botës letrare të Zhyl Vernit e të Elin Pelinit; të cilët për servilët e neveritshëm të diktaturave gjykojnë si të ishin ende në fakultetin e Zhdanovit! Dhe, le të shkruajnë ashtu, le të flasin ashtu dhe le të gjykojnë ashtu: nuk do të mbeten të pashpërblyer prej padronëve.
Reagime befasuese
Reagimet e shkrimtarëve Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka ishin për mua befasuese. Dhe, ishin befasuese për disa arsye. E para, unë kam mbajtur një ligjëratë dhe, siç thuhet në teoritë letrare dhe në retorikat klasike të letërsisë, ligjëratat u drejtohen atyre që i dëgjojnë, domethënë atyre që janë në sallë. E dyta, ajo ishte ligjëratë e folur, e pashkruar, prandaj të gjitha interpretimet e saj në gazeta, në radio, në televizion a në forume të ndryshme janë interpretime të gazetarëve. Ato nuk kanë autorizimin tim, të dëshmuar me nënshkrimin tim, prandaj nuk mund të merren si paraqitje e saktë e mendimeve të mia. Siç mund ta dinë reaguesit e përmendur ndaj ligjëratës sime, intervista që një vetje i jep një gazetari çmohet intervistë e tij, e pranuar prej tij, vetëm kur autorizohet, domethënë kur merr nënshkrimin e tij. E treta, Gazeta Shqiptare dhe gazeta Korrieri, prej informatave të pesë gazetave të Prishtinës për ligjëratën time morën vetëm informatën e gazetës Expres. Shkrimtarët Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka pranuan të reagojnë ndaj ligjëratës sime duke marrë për bazë shkrimin e një gazetari, që artikullin e tij e fillonte me fyerje dhe me urrejtje për ligjëruesin! Sikur reagimi i tyre të ishte i nxitur prej motivesh parimore letrare dhe kulturore, atëherë fyerjet dhe urrejtja e gazetarit do të duhej t'i bënin të dyshonin në saktësinë e pohimeve të tij.
Zhvillimi atipik i letërsisë kombëtare
Siç shihet prej reagimeve të tyre, katër shkrimtarët e përmendur nuk kanë ndonjë dije për dukurinë historiko-letrare, që kam trajtuar në ligjëratën time. Ka mbi 50 vjet që për zhvillimin atipik të disa letërsive kombëtare në Evropë flasin historianë evropianë të letërsisë, midis të cilëve edhe komparatisti i lavdishëm, Pol Van Tigem. Për këtë dukuri janë botuar edhe vepra të veçanta historiko-letrare. Ata përdorin nocionet: zhvillim atipik, zhvillim i shpejtuar, zhvillim i ngadalësuar, zhvillim i veçantë, zhvillim i letërsive të popujve të pushtuar (në Perandorinë Otomane dhe në Perandorinë Austro-Hungareze), e disa nocione të tjera.
Çka do të thotë zhvillim atipik, zhvillim i shpejtuar i një letërsie kombëtare? Do të thotë se ajo letërsi, për shkaqe historike, për shkaqe se populli që e ka krijuar nuk ishte i lirë, nuk kishte zhvillim të lirë shoqëror, politik, kulturor, ekonomik, nuk do të arrijë t'i shprehë veçantitë themelore të letërsive që janë zhvilluar në kushte normale historike. Për këtë arsye brenda një periudhe letrare, fjala vjen brenda romantizmit a brenda realizmit, ajo do të nxitojë të shprehë veçantitë ideore dhe stilistike të rrymave, shkollave e formacioneve stilistike të ndryshme. Kështu, për shembull, në letërsinë tonë të Romantizmit gjejmë veçanti të Renesansës, të Klasicizmit, të Iluminizmit, të Realizmit; në letërsinë pasromantike, domethënë në letërsinë midis dy luftërave botërore, gjejmë veçanti të Realizmit, të Romantizmit të Klasicizmit, të Parnasizmit, të Simbolizmit, madje, edhe të Ekspresionizmit (te Migjeni). Është e qartë: letërsia shqipe, si edhe letërsitë e popujve të pushtuar, nxiton t'u afrohet dhe t'u shëmbëllejë letërsive të mëdha evropiane-franceze, italiane, gjermane, angleze, duke shprehur brenda një periudhe veçantitë e disa rrymave, shkollave, formacioneve stilistike, që në ato letërsi janë shprehur normalisht, në, si ta themi, kronologji brenda një formacioni. Dhe kështu ka ngjarë në letërsinë shqipe deri sot. Duke u përpjekur të shprehë përvojën krijuese evropiane, letërsia shqipe bën përpjekje që të arrijë edhe nivelin artistik të letërsisë evropiane e kur thuhet të letërsisë evropiane mendohet në letërsitë e mëdha evropiane: franceze, italiane, angleze, gjermane, spanjolle, ruse. Të mohosh rëndësinë shkencore të një krahasimi të këtillë në studimet historiko-letrare, siç bën njëri prej reaguesve, domethënë të mohosh një shkencë shumë të rëndësishme: letërsinë krahasimtare. E gjithë kjo që them, besoj, tregon qartë se ligjërata ime mbi zhvillimin atipik, domethënë të shpejtuar, të letërsisë shqipe bazohet në një koncept, që unë nuk ia kam imponuar letërsisë, por që e kam nxjerrë prej vetë veçantive të zhvillimit të saj. Dhe, ky koncept flet në favor të vetëdijes krijuese të krijuesve të kësaj letërsie: ata do të donin ta bëjnë letërsinë shqipe si letërsitë e mëdha evropiane jo vetëm për nga rrymat, shkollat, formacionet stilistike, por edhe për nga nivelit artistik. Por, nuk do të arrijnë. E kuptueshme. Thuhet se shekulli XVIII ishte një shekull i mjerë politik e shoqëror në historinë gjermane, por në atë shekull populli gjerman krijoi letërsi të madhe dhe filozofi të madhe. Mjerimi politik, shoqëror, ekonomik i gjermanëve në atë shekull ishte mjerim që nuk e pengonte krijimtarinë; mjerimi ynë politik, shoqëror, ekonomik deri në ditët tona ishte, ndërkaq, i veçantë dhe ishte pengues për krijimtarinë. Po shohim se, në një mënyrë, pengues është ky mjerim edhe sot. Siç shihet, në ligjëratën time unë kam folur jo për vlerat evropiane - se togfjalëshi vlera evropiane ka kuptime të ndryshme, por për nivelin evropian të letërsisë shqipe. Dhe, kam thënë: këtë nivel artistik, estetik, të letërsisë evropiane letërsia shqipe ende nuk e ka arritur. Pikërisht, ky pohim i ka nxitur katër shkrimtarët e sipërpërmendur të reagojnë bashkërisht kundër meje.
Mustafaj dhe krahasimi mes Londrës e Librazhdit
Shkrimtarët Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj, Behar Gjoka pohojnë se letërsia shqipe ka arritur nivel artistik evropian. Besnik Mustafaj është aq zemërgjerë ndaj meje, saqë edhe romanin tim Vdekja më vjen prej syve të tillë e shpall roman të nivelit artistik evropian. Por, mua nuk më duhet ky kompliment i tij i pavërtetë. As romani Vdekja më vjen prej syve të tillë, as romanet e mi të tjerë, që vetë mendoj se janë më të mirë se ai, nuk kanë vlerë letrare artistike të nivelit evropian. Jo. Nivelet letrare artistike evropiane, nivelet shkencore dhe filozofike evropiane, besoj se i njoh pak a shumë. Gjithë jetën kam punuar që t'i njoh. Niveli letrar evropian, fjala vjen, është niveli, që kanë caktuar Eskili, Dante, Servantesi, Shekspiri, Monteskie, Volteri, Didroja, Rusoi, Rasini, Molieri, Gëteja, Shileri, Shatobriani, Manconi, Balzaku, Hygoja, Dikensi, Floberi, Bodleri, Tolstoji, Dostojevski, Prusti, Xhojsi, Kafka, Niçeja, Herman Brohu, Muzili. Niveli letrar evropian është njëkohësisht niveli që sot caktojnë Kamyja, Tomas Mani, Sartri, Margarit Jursenar, Gynter Grasi, Umberto Eko, Hoze Saramago, Salman Rushdi, Mishel Furnie, Zhan d'Ormeson... Kënaqësinë e jashtëzakonshme që më sjell leximi i veprave të tyre vazhdimisht ma përcjell një shqetësim i madh: sa modeste janë veprat e mia në krahasim me ato të tyre! Sa modeste është letërsia shqipe në krahasim me letërsinë që kanë krijuar dhe krijojnë ata! Njohësi i letërsive të mëdha evropiane dhe i letërsisë shqipe do të mund të thoshte: të krahasosh, për nga vëllimi dhe për nga cilësia letërsinë shqipe me letërsinë franceze, gjermane, angleze, italiane është si të krahasosh, për nga madhësia dhe për nga vlera arkitekturore, Librazhdin me Londrën, si të krahasosh Lipjanin me Parisin! Por, për Besnik Mustafajn, Diana Çulin, Ylljet Aliçkajn dhe Behar Gjokën nuk është ashtu. Prej reagimit të tyre del se për ta Librazhdi është si Londra, kurse Lipjani si Parisi. Dhe, le të kënaqen me të vërtetën e tyre: se Librazhdi dhe Lipjani janë si Londra dhe Parisi. Ajo është kënaqësia e tyre dhe ajo është shija e tyre.
Aliçkaj dhe diferenca me shkrimtarët e Ballkanit
Si dëshmi se letërsia shqipe paska arritur nivelin artistik evropian, që kanë përcaktuar krijuesit e mëdhenj të popujve të mëdhenj të Evropës, si Eskili, Dante, Shekspiri, Gëte reaguesit ndaj ligjëratës sime marrin shembull përkthimet e Ismail Kadaresë, Dritëro Agollit, Fatos Kongolit, Bashkim Shehut dhe të dy poetëve. Dhe, kështu karshi nivelit të Eskilit, Dantes, Shekspirit dhe Gëtes qëndron niveli i Ismail Kadaresë, i Dritëro Agollit, i Bashkim Shehut dhe i Fatos Kongolit! Bukur! Prozatori dhe diplomati Ylljet Aliçkaj thotë se "shkrimtarët shqiptarë janë më të përkthyer e të pëlqyer se shkrimtarët maqedonas, serbë e boshnjakë, domethënë se shkrimtarët e Ballkanit në Francë, gjë të cilën unë e di mirë". Megjithëse, siç shihet, Ylljet Aliçkaj e zbret një çikë më poshtë nivelin e letërsisë shqipe, prapë nuk mund të thuhet se thotë gjithë të vërtetën. Ballkanin e përbëjnë edhe grekët, turqit, bullgarët, rumunët, malazeztë dhe kroatët, të cilët hidhërohen pa masë kur u thuhet se i takojnë Ballkanit! Po të dinte, vërtet, se kush përkthehet e kush lexohet në Francë dhe në Evropë nga shkrimtarët e Ballkanit, Ylljet Aliçkaj do të na jepte disa të dhëna të tjera. Dhe, do të na thoshte, fjala vjen, se letërsia greke, letërsia rumune, letërsia bullgare, letërsia serbe, letërsia kroate janë shumë shumë, më të përkthyera se letërsia shqipe në Evropë, ndonjëra prej tyre tridhjetë, ndonjëra njëqind e ndonjëra, ndoshta, treqind për qind më të përkthyera se letërsia shqipe. Le të kërkojë informata në internet! Do t'i gjejë. Dhe, pse të mos jenë më të përkthyera? Janë më të pasura, kanë tradita më të gjata, në përgjithësi janë më të zhvilluara se letërsia jonë. Në Serbi e në Kroaci sot ka shumë shkrimtarë të cilëve çdo roman që botojnë në gjuhën kombëtare u përkthehet shpejt në disa gjuhë evropiane. Drama të autorëve serbë e kroatë shfaqen në teatrot e Francës, të Austrisë, të Gjermanisë. Regjisorë serbë e kroatë, madje, edhe regjisore kroate, përgatisin shfaqje në teatrot e disa vendeve evropiane. Prania e letërsive serbe e kroate dhe e krijuesve serbë e kroatë në Evropë iu detyrohet jo vetëm lidhjeve të trashëguara e të reja të vetë krijuesve serbë e kroatë, po edhe shteteve të tyre. Kështu, për shembull, ambasada e Serbisë në Paris boton revistë mujore në gjuhën franceze me shkrime letrare e shkencore të autorëve serbë. Ministria e Kulturës e Serbisë ka komisionin e përbërë prej shkrimtarëve, studiuesve të letërsisë dhe historianëve të cilët bëjnë përzgjedhjen e veprave letrare e shkencore të cilat do të përkthehen në gjuhë të huaja, natyrisht të financuara prej asaj Ministrie. Ç'bëjnë ministritë tona të kulturës? Ministria e Kulturës e Kosovës financon botimin e kiçit zbavitës muzikor dhe festivalet e kiç miseve, por jo përkthimin e veprave letrare e shkencore që meritojnë të përkthehen!
Diana Çuli dhe harta e përkthimit
Nuk mund ta përfundoj këtë përgjigje në reagimet e Besnik Mustafajt, Diana Çulit, Ylljet Aliçkajt dhe të Behar Gjokës pa e cituar një mendim të Diana Çulit për kriteret "që diçka me vlerë letrare të quhet vlerë evropiane". Ja ç'thotë ajo: "Kriteri më i përhapur, më popullor dhe më i pranuar është ai i çmimeve prestigjioze që jepen nga juritë e ndryshme në Evropë, si dhe kriteri i përkthimeve në sa më shumë gjuhë që fliten në kontinentin evropian". Mos do të thotë kjo se përkthimet në gjuhët e popujve të Azisë dhe të Afrikës nuk mund ta përcaktojnë vlerën e veprave letrare! Nuk dua ta supozoj përgjigjen e Diana Çulit! Ç'thotë Diana Çuli më tej? Thotë: "Një vlerë tjetër e pranuar gjerësisht është kontributi që një letërsi e një vendi të caktuar i jep në përgjithësi zhvillimit kulturor të Evropës (si letërsia franceze, angleze etj.), që ngre ura komunikimi midis popujve, që shpie përpara procesin e integrimit kulturor, që shpalos ide të reja përparuese për njerëzimin". Po, t'i lëmë anash formulat socrealiste, që vazhdojnë të jetojnë edhe njëzet vjet pas rënies së komunizmit në kokën letrare dhe politike të koleges sime, Diana Çulit, dhe jo vetëm të Diana Çulit e të shohim ç'flasin për ne kriteret e saj.
Mjerimi i provincializmit
Prej këtyre kritere të Diana Çuli dhe të bashkëreaguesve të saj duhet të nxjerrim përfundimin se një vepër letrare, një vepër shkencore a një vepër filozofike, e shkruar në gjuhën shqipe, ka vlerë letrare, shkencore a filozofike kombëtare dhe evropiane vetëm në qoftë se të tjerët e çmojnë si vlerë, e përkthejnë dhe e shpërblejnë me çmime, medalje, dekorata, tituj të ndryshëm autorin e saj! Sipas kësaj logjike nuk është e rëndësishme çka mendon ti vetë për ato vepra dhe për krijuesit e tyre; e rëndësishme është çka mendojnë dhe çka thonë ata, të tjerët, ata prej të cilëve varet edhe shumëçka në shtetin tënd! Provincializmi nuk ka brirë! Mjerimi i provincializmit më së qarti tregohet e përcaktohet kur ti për veten mendon vetëm si mendojnë ata, të tjerët, për ty! Ti do të çmosh veten vetëm nëse do të çmojnë ata! Mjerimin e provincializmit e tregojnë po aq qartë edhe: lutjet për të marrë çmime; edhe këngët që shoqërojnë marrjen e këtyre çmimeve; edhe vajtimet kur nuk të jepen çmimet me gjithë lutjet. Dhe, kjo komedi po ndodh shpesh në jetën tonë! A ka nevojë të thuhet se ky provincializëm është tepër fyes për kulturën në të cilën ngjet kjo.
Historia i përgënjeshtron keq kriteret që kanë frymëzuar Diana Çulin, Besnik Mustafaj, Ylljet Aliçkajn dhe Behar Gjokën të reagojnë ndaj mendimit tim se letërsia shqipe nuk e ka arritur ende nivelin artistik të letërsisë evropiane. Historia e përgënjeshtron fort edhe pohimin e tyre se vlerat artistike janë përcaktuese të përkthimit të një letërsie në gjuhë të tjera. Autorët më të përkthyer e më të lexuar sot në botë janë autorët e romaneve pornografike, erotike, kriminalistike, politike, dhe të asaj që quhet letërsi triviale. Kush nuk e di tashmë se shkrimtarët e letërsive të vogla, kryesisht, nuk përkthehen në letërsitë e mëdha për shkak të vlerës së tyre artistike, por për arsye të tjera. Ato duan prej nesh vlera të tjera: "vlera" politike, "vlera" ideologjike; "vlera" fetare. Dhe, do "vlera" të tjera.
Pse përkthehet Ismail Kadare
Reaguesit ndaj ligjëratës sime, Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka si shembull me të cilin do të donin të mohonin pohimin tim në ligjëratën e mbajtur përmendin Ismail Kadarenë. Unë nuk mund ta di a mendojnë ata, vërtet, ashtu siç flasin për arsyet e përkthimit të veprave të Ismail Kadaresë në disa gjuhë. Unë mund të them vetëm çka mua më obligojnë të them kriteret e mia letrare artistike dhe përgjegjësia ime shkencore dhe morale historiko-letrare. Dhe, e para që mund të them për këtë çështje është kjo: nuk është vlera artistike e veprave të Ismail Kadaresë arsyeja kryesore që përkthehen ato. Shumica e veprave të tij janë vepra me frymëzime politike dhe ideologjike, prandaj edhe me vlerë artistike shumë më modeste se ç'na është dukur dikur. Më tej: veprat e tij janë vepra të shkruara në mënyrë anakronike dhe i takojnë, si botëkuptim dhe teknikë krijuese, realizmit socialist - disa dhe realizmit tradicional - disa të tjera. Ato janë rrëfime për njerëz a ngjarje historike e jo vizion i botës dhe analizë e jetës - çka thuhet se është letërsia moderne. Domethënë: arsyeja fillestare dhe e vazhduar e përkthimit të veprave të tij ishte politike dhe ideologjike. Dhe, kjo arsye ishte e atyre që i botonin të përkthyera dhe i atyre që donin që të përktheheshin. Pse them kështu?
Ashtu siç e kanë nxitur dhe, në disa raste, frymëzuar Stalini e Krushçovi përkthimin e veprave të Shollohovit, të Fadjejevit, të Fedinit, të Katajevit, të Leonovit, e të disa shërbëtorëve të tjerë letrarë për nevojat e tyre politike ndërkombëtare, ashtu edhe Enver Hoxha e ka nxitur dhe, disa bashkëkohës thonë, financuar përkthimin e veprave të Kadaresë në frëngjisht. Ai donte t'i tregonte Evropës dhe botës, edhe me gjuhën letrare të një shkrimtari, se Shqipëria ishte ajo kështjella e pamposhtur e stalinizmit, që do t'i qëndrojë trysnisë së revizionistëve sovjetikë dhe të imperialistëve amerikanë. E Ismail Kadare atë qëllim ia përmbushte me veprat e tij dhe me publicistikën e tij.
Para rënies së komunizmit, Franca ia përkthente veprat atij, por nuk e shpërblente me çmime autorin e tyre. Stalinizmi i Ismail Kadaresë ishte tepër komprometues për çdo institucion që do ta shpërblente me çmime. Sot, Ismail Kadare është i vetmi shkrimtar i një vendi ish- komunist, që jetën e vet politike dhe veprën e vet letrare dhe publicistike e kishte vënë në shërbim të diktaturës, i cili po shpërblehet me çmime e me tituj nga disa institucione e qarqe të huaja. Pse e përkthejnë dhe pse e shpërblejnë sot? Për rolin e tij prej demokrati në kohën e diktaturës? Si e thanë shpërblyesit spanjollë. Jo. Arsyeja është më e sofistikuar. Nuk e dinë shpërblyesit kush ishte Ismail Kadare? Megjithëse ai po gënjen sa po mundet dhe ku po arrin për të kaluarën e vet politike dhe për frymëzimet e qëllimet e disa veprave të veta, është naivitet të besohet se ata, shpërblyesit, nuk e dinë kush ishte ai.
Është naivitet të mendohet se ata nuk e dinë se ai ishte pjesëtar i nomenklaturës komuniste; se ishte deputet në Kuvendin e Republikës Popullore të Shqipërisë; se ishte nënkryetar i Frontit Popullor të Shqipërisë, kryetare e të cilit ishte Nexhmije Hoxha; se romani Dimri i vetmisë së madhe është jetëshkrim politik i Enver Hoxhës dhe himnizim i figurës së tij politike e shtetare në historinë shqiptare; se romani Dasma është jehonë politike dhe ideologjike e revolucionit kulturor kinez dhe ftesë letrare për zbatimin e tij në Shqipëri; se me poema dhe me vjersha glorifikonte Partinë e Punës dhe diktaturën komuniste, luftën e klasave dhe revolucionet socialiste në historinë botërore; se mbi tridhjetë vjet ishte ideologu i realizmit socialist, të cilin për herë të fundit do ta mbrojë në vitin 1989, duke luajtur kështu rolin e komisarit në kulturë; se në vazhdimësi shkruante kundër kapitalizmit dhe, si thoshte, imperializmit amerikan; se mbante ligjërata në Universitetin e Tiranës mbi realizmin socialist si doktrinë letrare e amshueshme dhe mbi dekadentizmin e artit perëndimor; se me mosdurim dhe përbuzje shkruante për fenë dhe, në mënyrë të veçantë, për klerin katolik.
Si është e mundshme që një shkrimtari me jetëshkrim të tillë politik, me jetëshkrim aq të padenjë, aq të dënueshëm për një krijues, me jetëshkrim të vënë në shërbim të një ideologjie - të ideologjisë leniniste - staliniste dhe të një diktature - të diktaturës totalitare komuniste, të dënuar nga të gjitha vendet demokratike në botë, t'i jepen sot çmime në emrin e demokracisë? Si është e mundshme që një shkrimtar i tillë politik, numri më i madh i prozave të të cilit janë traktate politike dhe ideologjike me vlera të pakta artistike, të rehabilitohet aq lehtë prej atyre që kanë shpenzuar aq shumë energji intelektuale dhe kanë bërë aq shumë shpenzime materiale për të përmbysur atë ideologji dhe atë politikë në Evropë?
Është e mundshme! Gjeniu i servilizmit, i puthakëmbëve, i dinjitetit të përulur intelektual para çdo regjimi, Ismail Kadare, e ka gjetur edhe tani mjetin siç e kishte gjetur në kohën e diktaturës, me të cilin e bën të mundshëm këtë rehabilitim, në të vërtetë këtë shpërblim. Dhe, ky mjet është ideologjia. Në kohën e diktaturës, siç u theksua, kjo ishte ideologjia marksiste-leniniste e versionit stalinist, që e sundonte Shqipërinë dhe Evropën Lindore. Ismail Kadare i shërbente përtokas asaj ideologjie dhe ajo e shpërblente: me pozita, me tituj, me dekorata, me pasaportë diplomatike, me të gjitha privilegjet e mundshme. Në kohën e demokracisë kjo është ideologjia fetare. Ismail Kadare tani po i shërben kësaj ideologjie, duke përbuzur islamin dhe duke frymëzuar islamofobinë, në njërën anë, kurse duke propaganduar kthimin në "fenë e të parëve" të pesë milion shqiptarëve të besimit islam në Ballkan, në anën tjetër. Dhe, kjo ideologji fetare po e shpërblen. Qarqeve konservative evropiane që Evropën e imagjinojnë si kështjellë të krishterimit, zëdhënës i të cilave është kryeministri i sotëm italian (delikuenti, si e quajti Hoze Saramago), Silvio Berluskoni, nuk u intereson kush ishte dhe kujt e çkaje i shërbente Ismail Kadare: kryesore për ta është se Ismail Kadare sot shërben mirë, përulshëm dhe mund të përdoret si Kalë Troje për atë që këto qarqe dëshirojnë të arrijnë ndër shqiptarët! Dhe, kjo ideologji e ka bërë të mundshëm rehabilitimin e Ismail Kadaresë edhe në Shqipëri, madje, edhe te kleri katolik shqiptar! Dhe, pse të mos e bëjë.
Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist i cili prej përmbysjes së komunizmit sundohet prej komunistëve, në të vërtetë prej stalinistëve të konvertuar me gojë, po jo me mentalitet politik. Edhe sot, njëzet vjet pas rënies së komunizmit, Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist, që e sundon ish-sekretari i Partisë e kjo domethënë ish-bashkëpunëtori i Sigurimit të Shtetit. Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist në të cilin shpërblehet, festohet, privilegjohet në radhë të parë shkrimtari, të cilin e shpërblente, e festonte dhe e privilegjonte si zëdhënës të vetin diktatura komuniste! Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist, në të cilin asnjë viktimë e diktaturës nuk ka arritur të krijojë karrierë politike. Shqipëria është sot i vetmi vend ish-komunist në të cilin ish-sekretari i organizatës themelore të Partisë së Punës së Shqipërisë luan me të përndjekurit dhe me ish-të burgosurit politikë si me lecka. Dhe, le të luajë kur e lejojnë! Dhe, e votojnë! Dhe, Kosova është i vetmi vend ish-komunist në të cilin ish-zëdhënësi i Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë në Kosovë dhe ish-drejtori i Radio-Televizionit të Prishtinës, pas vitit 1981, kur rinia dhe inteligjencia shqiptare përndiqej e masakrohej prej regjimit të paraardhësve të Millosheviçit e, pastaj, të Millosheviçit, mbahet qe tetë vjet drejtor i institucionit më të rëndësishëm politik dhe informativ në Kosovë; i vetmi vend ish-komunist ku zyrtarë të ndryshëm të kohës së Millosheviçit bëhen zyrtarë, diplomatë, gjykatës të Republikës së Kosovës!
Po, nuk janë këto patologjitë e vetme, as më të mëdhatë të demokracisë sonë primitive, të ndotur dhe të korruptuar. Sikur shoqëria shqiptare të mos ishte e prapambetur siç është, sikur shoqëria shqiptare të mos ishte shoqëri në krizë të rëndë shpirtërore dhe morale ajo, jo që nuk do të rehabilitonte Ismail Kadarenë dhe të tjerë me jetëshkrim politik të ngjashëm me të tijin (megjithëse me jetëshkrimin e tij nuk krahasohet jetëshkrimi i asnjë tjetri), por do të kërkonte llogari politike dhe morale prej tij. Sikur shoqëria shqiptare të mos ishte e prapambetur siç është, sikur shoqëria shqiptare të mos ishte në krizë të rëndë shpirtërore dhe morale siç është, inteligjencia shqiptare jo vetëm se nuk do të rehabilitonte Ismail Kadarenë dhe ismailkadarenjtë e tjerë, por do të mënjanonte njëherë e përgjithmonë modelin e mendimit dhe të sjelljes së tij të pamoralshme intelektuale, në të cilin model janë të përmbajtura: gatishmëria e shërbimit ndaj çdo regjimi, servilizmi, hipokrizia bizantine, përdorimi i çdo mjeti për të arritur qëllimin, trysnia staliniste ndaj mendimit ndryshe, rrena, mashtrimi, intriga e të këqija të tjera.
Sikur shoqëria shqiptare të mos ishte e prapambetur siç është, sikur shoqëria shqiptare të mos ishte në krizë të rëndë shpirtërore dhe morale siç është, sikur prej jetës intelektuale të kësaj shoqërie të ishte mënjanuar modeli i mendimit dhe i sjelljes alla Ismail Kadare, atëherë nuk do të ndodhnin as reagime në të vërtetë trysni kooperativiste ndaj mendimit ndryshe, siç është reagimi i Besnik Mustafajt, Diana Çulit, Ylljet Aliçkajt dhe Behar Gjokës ndaj një fjalie të Rexhep Qosjes, së cilës ata nuk janë aq të padijshëm që të mos i besojnë, që është reagim tipik për stalinizmin dhe për fashizmin. Dhe, ta përfundoj këtë përgjigje. Sikur shoqëria shqiptare të mos ishte e prapambetur siç është, sikur shoqëria shqiptare të mos ishte në krizë të rëndë shpirtërore dhe morale siç është, sikur demokracia shqiptare të mos ishte primitive, e ndotur dhe e korruptuar siç është, sikur kjo demokraci të mos ishte e sunduar prej ish-sekretarit të partisë, domethënë prej ish-stalinistit, atëherë inteligjencia jonë, e me ta edhe Besnik Mustafaj, Diana Çuli, Ylljet Aliçkaj dhe Behar Gjoka do ta shihnin gjendjen tonë shoqërore, politike, kulturore, letrare, shkencore, urbane siç është në të vërtetë dhe nuk do të mashtronin veten e popullin me iluzione mbi nivelet tona të paqena letrare artistike, shkencore, demokratike e të tjera gjoja evropiane. Se, siç dihet, vetëm ata që e shohin gjendjen siç është, realisht, objektivisht, dinë çka të bëjnë dhe si të bëjnë që këtë gjendje ta ndryshojnë, ta përmirësojnë e ta çojnë përpara: që këtë gjendje ta bëjë gjendje vërtet evropiane.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Vdekja kulturës shqiptare nuk vjen prej syve të Rexhep Qoses
Ismail Kadare-"shqiptaret ishin te priviligjuare e otomanve".
Aq te priviligjuar sa qe otomanet nuk ju linin shkrimin e kendimin e shqipes
Ismail Kadare- shqiptaret u bene mysliman per tu armatosur,ndersa te krishteret e lashtet nuk kishin arem edhe luftonin me kryqin
Ate tjetren me Nastradinin e di ky mjerani?Turpe per Rexhep Qosen qe merret me nje te shitur te rrjedhur nga trute e kokes.