Page 1 of 1
Rikthehen armët e heroit Kombëtar Gj. K. Skënderbe në atdhe
Posted: Tue Sep 18, 2012 8:04 am
by Adriana
Gati baza ligjore për rikthimin e armëve të Skëndërbeut
Kryetarja e Parlamentit të Austrisë Barbara Prammer gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeparlamentaren shqiptare Jozefina Topalli, konfirmoi se brenda tetorit do të jetë gati baza ligjore për rikthimin e armëve të heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe në atdhe.
“Zonja parlamentare përmendi që ne prej shumë vitesh kemi marrëdhënie të shumë të mira. Shpresoj që parlamenti të punojë, pasi baza ligjore është gati, për të sjellë vitin tjetër shpatën dhe përkrenaren e Skënderbeut”, tha Prammer.
Në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve Prammer njoftoi edhe ceremoninë e nisjes së HEC-it të ri në Shqipëri nga një kompani austriake.
“Zonja kryetare përmendi që ka shumë investime austriake, gjithashtu do jetë edhe ceremonia e nisjes së punimit të një HEC të ri”, deklaroi Prammer, duke uruar një përgjigje pozitive nga raporti i Komisionit Europian për integrimin.
Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli duke vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe që Austria dhe Shqipëria kanë pasur ndër vite shprehu entuziazmin e saj për mbajtjen e konferencës së kryetareve të kuvendit në Tiranë në vitin e ardhëm.
“Jam e kënaqur që marrëdhëniet mes dy vendet tona janë të shkëlqyera dhe që janë avancuar në marrëdhënie dypalëshe në fushat e ndryshme, reciproke. Austria ka qenë një ndër vendet mbështetëse për çështjet shqiptare, një ndër projektet më të rëndësishme që kompanitë austriake kanë bërë në Shqipëri ka qenë digjitalizim i regjistrave civil. Proces shumë i vështirë. Që më vonë çoi në lëvizjen e lirë të shqiptarëve”, tha Topalli.
lajmi buron nga: http://zhurnal.mk/content/?id=129171461145
Re: Rikthhen e armët e heroit Kombëtar Gj. K. Skënderbe në a
Posted: Tue Sep 18, 2012 8:12 am
by Adriana
Ky lajme ishte dhene edhe me pare nga kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga mbledhja e qeverise ku kishte deklaruar:
Skënderbeu rikthehet
Tiranë, 30 gusht - Në këtë 100 vjetor të Pavarësisë, kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga mbledhja e qeverisë tha se do të bëhet e mundur kthimi i armëve të heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu nga Austria për një periudhë të caktuar.
Skënderbeu, sipas kreut të mazhorancës, ishte ikona e shqiptarëve. “Shqiptarët mund t’i vizitojnë dhe t’i shohin nga afër armët e prijësit të tyre të përjetshëm.
Do të lobojmë për kthimin e armëve të Skënderbeut në muzeun historik kombëtar. Skënderbeu është ikona e identitetit shqiptar, i krenarisë së shqiptarëve, i qëndresës së tyre. Këto vendime janë miratuar nga qeveria dhe do te merren masat e nevojshme për administrimin e tyre në muzeun tonë kombëtar”, u shpreh Kryeministri Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë.
Re: Rikthehen armët e heroit Kombëtar Gj. K. Skënderbe në a
Posted: Thu Oct 04, 2012 11:07 am
by Sally
“Meshari” dhe armët e Skënderbeut në Shqipëri për 100-vjetor
03-10-2012 Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e rradhës të qeverisë se në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, do vijnë në Shqipëri, jo vetëm armët e Skënderbeut, por edhe kopja origjinale e librit “Meshari” i Gjon Buzukut.
Sipas Berishës, po në kudër të festimeve për 100- vjetorin, në Romë të Italisë më 20 nëntor do hapet një ekspozitë e thesareve kulturore të Shqipërisë, ndërsa në Moskë do hapet ekspozitë e 18 ikonave, kryevepra të muzeut të artit mesjetar të qytetit të Korçës.
“Meshari”, libri i parë shqiptar (1555) ruhet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.