"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Greqi, vuri në klasë flamurin shqiptar, ndëshkohet mësuesja

Sillni artikullin më të fundit që ju ka bërë më shumë përshtypje diskutoni rreth tij, argumentoni qëndrimin tuaj.

Moderator: bardus

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Greqi, vuri në klasë flamurin shqiptar, ndëshkohet mësuesja

#1

Post by Arbëri »

Greqi, vuri në klasë flamurin shqiptar, ndëshkohet mësuesja

Image

Ngjarja ka ndodhur në një klasë parashkollorësh në Nidri, të ishullit të Lefkadhës, ku mësuesja për festën kombëtare greke të 28 Tetorit, kishte vendosur në klasë, përkrah flamurit grek, flamurin shqiptar dhe atë italian dhe iu kishte kërkuar fëmijëve që t’i vizatonin ata.

Mësuesja tha se e kishte bërë këtë veprim në kontekstin e edukimit ndërkulturor të nxënësve, pasi në klasë ka edhe fëmijë me kombësi jogreke.

Kaq ka mjaftuar që disa prindër të depozitojnë një ankesë me shkrim në Drejtorinë Arsimore, e cila urdhëroi një hetim administrativ për mësuesen. Prindërit gjithashtu njoftuan edhe anëtarë të Agimit të Artë, të cilët akuzuan atë për edukim antikombëtar të fëmijëve.

Mësuesja u transferua në një shkollë tjetër të ishullit në pritje të rezultatit të hetimit administrativ, por ndërhyrja e Agimit të Artë në këtë çështje, ka provokuar reagime në komunitetin arsimor të Greqisë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së mësuesve, Stavros Petrakos tha se Federata e cilëson “të papranueshme dhe jo institucionale një ndërhyrje të tillë”. Ai theksoi se në një shkollë me 20 nxënës, 8 nga të cilët janë të huaj, nuk mund të reagohet ndryshe. “Ne nuk mund të injorojmë 40% të nxënësve që vijnë nga një vend tjetër. Mësuesi nuk mund t’i margjinalizojë ata. Nuk është ky roli i tij”, tha sekretari i përgjithshëm i Federatës së mësuesve

Sot, presidenti, nënkryetari dhe anëtarë të tjerë të Federatës së Mësuesve shkuan në Lefkada, në përpjekje për të ndaluar "procesin e papranueshëm të largimit të mësueses".
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Post Reply

Return to “Artikulli i ditës”