Page 1 of 1

Berisha:Kokën e Ali Pashës do e krhejmë në Shqipëri

Posted: Mon Dec 24, 2012 10:10 pm
by CERMENIKASI
Berisha: Kokën e Ali Pashës do e kthejmë në Shqipëri

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar zgjatjen edhe për 3 muaj të komitetit ndërministror të 100 vjetorit me arsyetimin për t’u dhënë përgjigje disa problemeve të tjera të papërfunduara, kthimit në atdhe të eshtreve të Sami e Mit’hat Frashërit, dhe kokës së Ali Pashë Tepelenës.
“Duhet bërë përpjekje shumë e madh per rikthimin e eshtrave të Sami Frashërit në Shqipëri. Ai është gjeni i doktrinës së shqiptarizmit si doktrinë perëndimore. Libri i tij është dokumenti themelor i të sotmes dhe së ardhmes shqiptare”- u shpreh kryeministri.
Ai ka kërkuar kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës nga Stambolli dhe shprehu vendosmërinë e tij për të bërë gjithçka që koka e tij të kthehet në atdhe në mënyrë që ai të ketë një vend të merituar në histori. Në këtë kontekst Berisha tha se do mendohet se ku do vendoset në Tepelenë apo në Muzeun Kombëtar.
“Ali Pasha pati një nga oborret më brilante që frymëzuan dijetarë, artistë shkrimtarë të kohës si Lord Bajroni, në poemën më të bukur të asaj kohe të Çajd Haroldit kushtuar shqiptarëve”- theksoi kryeministri.

Re: Berisha:Kokën e Ali Pashës do e krhejmë në Shqipëri

Posted: Sun Feb 10, 2013 10:28 pm
by CERMENIKASI
Tashmë është zyrtare. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar nga Turqia kthimin e kokës së Ali Pashë Tepelenës dhe eshtrave të Sami Frashërit. Kanë qenë mediat turke ato të cilat e kanë publikuar këtë lajm, duke zbardhur detaje të vizitës së ministrit të Mbrojtes së Turqisë Ismet Yilmaz në Tiranë.

Me titullin “Kërkesa interesante nga Shqipëria”, mediat turke kanë bërë të ditur se kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka zyrtarizuar premtimin e tij, dhënë pak muaj më parë në një mbledhje të qeverisë, për kthimin e kokës së Ali Pashës dhe eshtrave të Sami Frashërit në atdhe, raporton “AS”.

Ndërkaq, bëhet e ditur se ministri i Mbrojtjes i Turqisë e ka marr në konsideratë kërkesën e kryeministrit Berisha dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për ta kthyer kokën e Ali Pashë Tepelenës. Por, tashmë do t’i takoj Qeverisë turke për të vendosur përfundimisht lidhur me pranimin ose jo të këtyre kërkesave.
Bota Sot 10/02/2013

Re: Berisha:Kokën e Ali Pashës do e krhejmë në Shqipëri

Posted: Tue Feb 12, 2013 4:04 pm
by erix77
po te jete i zoti le ta marre e ta coje ne Janine ta bashkoje me trupin.