"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Lapidari në Preshevë
Moderator: bardus
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Lapidari në Preshevë
Skadoi ultimatumi për lapidarin në Preshevë, serbët bëjnë planet!
Preshevë, 16 janar - Ministria serbe e Drejtësisë, tha se të martën në mesnatë ka skaduar afati për largimin e pllakës përkujtimore kushtuar pjesëtarëve të rënë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit.
Në një komunikatë të kësaj ministrie thuhet se pas skadimit të këtij afati, inspektorati i saj do të nisë procedurë kundërvajtëse ndaj shefit të administratës komunale të Preshevës. Po ashtu do të përcaktohen edhe procedurat dhe afatet për largimin e pllakës përkujtimore.
"Me skadimin e afati ligjor, do të ndërmerren veprimet për largimin e pllakës së vendosur në mënyrë të paligjshme me ndihmën e organeve të punëve të brendshme nëse është e nevojshme”, thuhet në komunikatë, transmeton QIK-u.
Përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, kanë refuzuar largimin e pllakës përkujtimore, me gjithë paralajmërimet e autoriteteve serbe se largimi i saj do të bëhet edhe me forcë.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, tha të martën se shteti serb “nuk do të nxisë konflikte të reja, por as nuk do të lejojë provokime të hapura”.
Ai tha se ka më shumë se 20 përmendore të ngjashme në komunat jugore të Serbisë mirëpo ato gjendet përskaj rrugës apo edhe vende të tjera, dhe vetëm në Preshevë është vendosur në hapësirë publike dhe në qendër të qytetit. Ai u bëri thirrje përfaqësuesve të shqiptarëve që të largojnë pllakën përkujtimore në vend se këtë ta bëjnë forcat e rendit.

Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Lapidari në Preshevë
Studentët në mbështetje të shqiptarëve të Preshevës
Prishtinë, 16 janar - Studentët e Universitetit të Prishtinës të mërkurën do të organizojnë një marsh simbolik për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ata pritet të kërkojnë më shumë të drejta për shqiptarëve në atë pjesë.
Marashi organizohet nga një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë bërë thirrje të gjithë studentëve të tjerë që t’i bashkohen këtij marshi protestues.
Po ashtu, siç njofton KP, ata do të shprehin gatishmërinë se në rrethana të tjera, studentët do të përkrahin shqiptarët e Preshevës edhe në forma të tjera të cilat do t’i bëjnë të ditura gjatë marshit.
Marshi do të fillojë në orën 12.00 para Bibliotekës Kombëtare dhe do të përshkojë sheshin “Nëna Terezë” për të përfunduar para Teatrit Kombëtar me leximin e disa fjalimeve nga studentët, organizatorë të marshit.

Marashi organizohet nga një grup i studentëve të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë bërë thirrje të gjithë studentëve të tjerë që t’i bashkohen këtij marshi protestues.
Po ashtu, siç njofton KP, ata do të shprehin gatishmërinë se në rrethana të tjera, studentët do të përkrahin shqiptarët e Preshevës edhe në forma të tjera të cilat do t’i bëjnë të ditura gjatë marshit.
Marshi do të fillojë në orën 12.00 para Bibliotekës Kombëtare dhe do të përshkojë sheshin “Nëna Terezë” për të përfunduar para Teatrit Kombëtar me leximin e disa fjalimeve nga studentët, organizatorë të marshit.
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member
- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Lapidari në Preshevë
[youtube]player_embedded&v=8xrXjVP-ez8[/youtube]
youtube sa vjen dhe po shkallon me duket se nuk dime ke kode te perdorim, po e vendos keshtu vetem linkun atehere;
Nuk frigohemi nga serbia.....
http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... xrXjVP-ez8
youtube sa vjen dhe po shkallon me duket se nuk dime ke kode te perdorim, po e vendos keshtu vetem linkun atehere;
Nuk frigohemi nga serbia.....
http://www.youtube.com/watch?feature=pl ... xrXjVP-ez8
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
(Avni Rustemi)
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lapidari në Preshevë
Ne video mund te ndiqni gjendjen qe ishte sot ne qender te Presheves.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lapidari në Preshevë
Studentët e UP-së Protestuan në mbështetje të Luginës

Forcat të shumta policore jane derguar në jug të Serbisë (Presheve Bujanovc ) !
Shkruan gazeta serbe :

http://srbin.info/2013/01/jake-snage-po ... gu-srbije/
Shkruan gazeta serbe :

http://srbin.info/2013/01/jake-snage-po ... gu-srbije/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lapidari në Preshevë
Serbia blindon kufirin me Kosovën
Skadimi i ultimatumit të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë ndaj autoriteteve shqiptare të Komunës së Preshevës për heqjen e lapidarit me emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së, ka vënë në lëvizje forca të shtuara të policisë së Serbisë në kufi me Republikën e Kosovës.
Burime të Kosovapressit nga fshati Dobrosin, fshat ky që gjendet rreth 600 metra larg nga kufiri me Kosovën, kanë thënë se gjatë ditës së sotme janë parë përforcime të forcave policore të Serbisë përgjatë kësaj pjese të kufirit.
“Po flas për fshatin tim. Në postbllokun e fshatit Dobrosin sot kanë sjellë dyfishin e policisë. Ata sot janë të pajisur edhe me automatik”, ka thënë burimi nga ky fshat.
Sipas burimit, gjendja në fshatrat përreth kufirit me Serbinë është mjaft e tensionuar dhe nën ethe.

Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Arbëri
- Universe Member
- Posts: 3821
- Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
- Gender: Male
- Location: Maqedoni
Re: Lapidari në Preshevë
Gjilani në përkrahje të Luginës
U organizua marshi protestues në Gjilan "Lugina është Kosovë, Kosova është Shqipëri!"
Në praninë e qindra nxënësve, studentëve, tifozëve dhe qytetarëve të Gjilanit, sot u organizua marshi protestues në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Presheves, me moton "Lugina është Kosovë, Kosova është Shqipëri!".
Në emër të organizates studentore nismëtare "Klubi Politik i Studentëve" foli koordinatori i saj i përgjithshëm, Fitim Salihu, i cili ndër të tjera tha:

"Tërë Gjilani, duke qenë në fqinjësi me vëllezërit tonë shqiptarë në Luginë, sot nëpërmjet rinisë dhe gjithë qytetarëve të tij, ndërmerr këtë marsh protestues paqësor, për të treguar se sikur gjatë gjithë historisë, vëllezërit tonë në Luginë, e kanë krahun e fortë, sepse ne jemi me ata" tha Salihu.
Kurse, në emër të shoqatës së shqiptarëve të Luginës "Vatra", Kushtrim Kadriu përshendeti pjesëmarrësit dhe falenderoi për respektin që tregoi qyteti i Gjilanit, Anamorava dhe studentet e Universitetit të Prishtines, për Kosoven Lindore dhe për luften e UÇPMB-së.
Marshi protestues shkoi siç ishte planifikuar prej Këshillit Organizativ, kurse Policia e Kosoves u perkujdes për secilin detaj, gjatë gjithë marshimit protestues, prej shkollave të mesme dhe fakulteteve, ku filloi marshimi në ora 11:00, e gjer tek Teatri i Qytetit, ku u mbajtën fjalimet dhe u përrmbyll në ora 12:00.
U organizua marshi protestues në Gjilan "Lugina është Kosovë, Kosova është Shqipëri!"
Në praninë e qindra nxënësve, studentëve, tifozëve dhe qytetarëve të Gjilanit, sot u organizua marshi protestues në përkrahje të shqiptarëve të Luginës së Presheves, me moton "Lugina është Kosovë, Kosova është Shqipëri!".
Në emër të organizates studentore nismëtare "Klubi Politik i Studentëve" foli koordinatori i saj i përgjithshëm, Fitim Salihu, i cili ndër të tjera tha:

"Tërë Gjilani, duke qenë në fqinjësi me vëllezërit tonë shqiptarë në Luginë, sot nëpërmjet rinisë dhe gjithë qytetarëve të tij, ndërmerr këtë marsh protestues paqësor, për të treguar se sikur gjatë gjithë historisë, vëllezërit tonë në Luginë, e kanë krahun e fortë, sepse ne jemi me ata" tha Salihu.
Kurse, në emër të shoqatës së shqiptarëve të Luginës "Vatra", Kushtrim Kadriu përshendeti pjesëmarrësit dhe falenderoi për respektin që tregoi qyteti i Gjilanit, Anamorava dhe studentet e Universitetit të Prishtines, për Kosoven Lindore dhe për luften e UÇPMB-së.
Marshi protestues shkoi siç ishte planifikuar prej Këshillit Organizativ, kurse Policia e Kosoves u perkujdes për secilin detaj, gjatë gjithë marshimit protestues, prej shkollave të mesme dhe fakulteteve, ku filloi marshimi në ora 11:00, e gjer tek Teatri i Qytetit, ku u mbajtën fjalimet dhe u përrmbyll në ora 12:00.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lapidari në Preshevë
Lapidari “bie” sot ose nesër!?
Preshevë, 19 janar - Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic dhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vucic, gjatë këtij vikendi do të sjellin vendim përfundimtar për heqjen e monumentit kushtuar anëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Është e mundur që monumenti të hiqet sot ose nesër, raportojnë mediat e Beogradit.
"Vucici ka pritur kthimin e Dacicit nga Brukseli, nga takimet me zyrtarët evropianë, për të arritur marrëveshjen për heqjen e monumentit kushtuar terroristëve në jug të Serbisë. Gjithçka do të dihet këtë fundjavë”, thotë burimi i ditores serbe Blic.
Ky burim shtoi se të Vucici dhe Dacici disa herë “kanë cekur se është e palejueshme vendosja e memorialit, por se nuk do të ndërmarrin ndonjë vendim i nxituar”.
Telegraf.rs ka raportuar se forcat e xhandarmërisë kanë hyrë në Preshevën dhe se janë stacionuar në afërsi të monumentit të UÇPMB-së. "Gjithçka është gati për të vendimin e shtetit”, kanë thënë burimet e këtij mediumi serb.
Preshevë, 19 janar - Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic dhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vucic, gjatë këtij vikendi do të sjellin vendim përfundimtar për heqjen e monumentit kushtuar anëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB). Është e mundur që monumenti të hiqet sot ose nesër, raportojnë mediat e Beogradit.
"Vucici ka pritur kthimin e Dacicit nga Brukseli, nga takimet me zyrtarët evropianë, për të arritur marrëveshjen për heqjen e monumentit kushtuar terroristëve në jug të Serbisë. Gjithçka do të dihet këtë fundjavë”, thotë burimi i ditores serbe Blic.
Ky burim shtoi se të Vucici dhe Dacici disa herë “kanë cekur se është e palejueshme vendosja e memorialit, por se nuk do të ndërmarrin ndonjë vendim i nxituar”.
Telegraf.rs ka raportuar se forcat e xhandarmërisë kanë hyrë në Preshevën dhe se janë stacionuar në afërsi të monumentit të UÇPMB-së. "Gjithçka është gati për të vendimin e shtetit”, kanë thënë burimet e këtij mediumi serb.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member
- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Lapidari në Preshevë
Xhandarmëria serbe e hoqi lapidarin e UÇPMB-së (Video)
Preshevë, 20 janar - Forca të mëdha speciale të xhandarmerisë serbe sot në orën 7,15 minuta të mëngjesit kanë larguar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së të vendosur në qendër të Preshevës, transmetojnë mediat serbe. Sipas B92, nuk ka pasur incidente me rastin e heqjes së përmendores.
Për realizimin e këtij operacioni ishin angazhuar forca të mëdha policore serbe.
Mediat serbe raportojnë për 200 pjesëtarë të xhandarmërisë serbe të kenë qenë roje të ‘bagerëve” të cilët e shkulën lapidarin nga vendin para komunës për ta ngarkuar në një kamionë. Hë për hë nuk dihet se ku është dërguar lapidari. Siç dihet mbrëmë raportohej nga mediat serbe se veteranët e UÇPMB-së ishin pajtuar që lapidari të zhvendosej në oborrin e xhamisë, ose të Shtëpisë së Kulturës.
Sipas medieve serbe, në sheshin ku ishte i vendosur lapidari, pos ekipeve të shumta të medieve dhe pjesëtarëve të xhandarmërisë dhe automjeteve të tyre të blinduara, gjatë aksionit të heqjes së lapidarit, ishte edhe komandanti i xhandarmërisë serbe, Bratislav Dikiq me bashkëpunëtorë, Slagjan Velinoviq, shef i policisë së Vranjës dhe Avdi Bajrami, komandant i policisë në Preshevë me zëvendësit e tij.
Nga ndërtesat përreth një numër qytetarësh kanë përcjellë aksionin. Transmeton agjencia serbe Tanjug.
Shesh, sipas medieve serbe, tashmë tërësisht është pastruar dhe nuk ka shenja se këtu ka ekzistuar ndonjë përmendore.
Kryeministri serb dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiq ka deklaruar se pas skadimit të të gjitha afateve ligjore, me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë, pjesëtarët e xhandarmërisë e kanë hequr lapidarin e vendosur në mënyrë jolegale në Preshevë.
"Sërbia ka treguar durim të mjaftueshëm, por edhe ka dërguar mesazh të fuqishëm se ligji duhet të respektohet dhe se askush nuk është më i fortë se shteti”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Majko: Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë
Tiranë, 20 janar - Pas publikimit të lajmit për heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë ka reaguar deputeti socialist Pandeli Majko.
Ai shprehet se Serbia ka hequr me xhandarë, mëngjesin e sotëm përmendoren e dëshmorëve të lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, nga qendra e Preshevës, shkruan "Oranews".
“Ky akt kërkon ti rivrasë ata që u vranë nga regjimi i Millosheviçit. Vërteton se në Beograd qeverisin po ata që zhytën Ballkanin në gjakderdhjen e ndarjes së ish-Jugosllavisë. Hoqën një “copë gur” por ringritën historinë që shkruajtën ata djem që dhanë jetën për popullin e tyre. Kush mund të vendosë një tufë me lule tek vendi i lapidarit të hequr do ti isha mirënjohës. Lavdi dëshmorëve të kombit! Ata ishin edhe dëshmorët e mi!”, shkruan Majko në Facebook.
nje video tjeter...

Qeveria shqiptare: Heqja e UÇPMB-së dëshmi e Albanofobisë së Beogradit
Tiranë, 20 janar - Qeveria Shqiptare dënon largimin nga autoritetet e Beogradit, i përmendores së heronjëve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës.
Në një deklaratë për shtyp, qeveria shqiptare e konsideron këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti shqiptare e Slobodan Millosheviçit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit, njofton "Oranews".
“Qeveria Shqiptare dënon aktin e largimit me autoblinda, mitroloza dhe terror, nga autoritetet e Beogradit, i përmendores së heronjëve të kombit shqiptar në Luginën e Preshevës që ranë për tu bërë të pavdekshëm në luftë për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar kundër rregjimit barabar të Millosheviçit. Me këtë akt të rëndë autoritetet e Beogradit kanë shkelur haptas ligjet dhe konventat ndërkombetare, si Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Minoriteteve të Këshillit të Europës si dhe Kartën Europiane të Autonomise Rajonale dhe Lokale të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Europës, të cilat Serbia i ka firmosur dhe është e detyruar t’i zbatojë” thuhet në deklaratën e qeverisë.
Gjithashtu qeveria shqiptare vlerëson dhe mbështet plotësisht qëndrimin e matur të autoriteteve vendore dhe qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës ndaj terrorit serb dhe i siguron ata se Shqipëria ka mbështetur dhe do mbështesë pa asnjë lëkundje liritë dhe të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, të cilat nuk mund të kenë në asnjë rast standarte të tjera nga ato që kërkohen nga Beogradi për serbët në Mitrovicën e veriut.
Qeveria shqiptare gjithashtu iu bënë thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndalin stuhinë e albanofobisë që po shfaqet rëndom në rajon si një faktor që kërcënon paqen dhe stabilitetin e tij.

- CERMENIKASI
- Star Member
- Posts: 721
- Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
- Gender: Male
Re: Lapidari në Preshevë
Këto fjalë të sipërshënueme janë qesharake sepse albanofobia nuk asht vetëm ke qeveria serbe por ke i gjithë populli serb me shumë pak përjashtime.Poashtu albanofobia e shtetit serb nuk ka fillue me millosheviçin por asht rranjosun në mendjen e tyne shekuj mëpara.Në një deklaratë për shtyp, qeveria shqiptare e konsideron këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë së autoriteteve zyrtare të Beogradit që dëshmon qartë se trashëgimia raciste anti shqiptare e Slobodan Millosheviçit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit, njofton "Oranews".
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
-
- Senior Member
- Posts: 101
- Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
- Gender: Male
- Location: Chicago
Re: Lapidari në Preshevë
I was reading yesterday they were discussing relocating it to the grounds near a Mosque or at a cultural building ....
......but today gone
Riza Halimi, a Serbian MP from the Albanian ethnic minority, said that Belgrade had failed to find a comprise solution.
“We were surprised by the Serbian police’s actions, because we were still negotiating for a joint solution until yesterday,” Halimi said
http://www.balkaninsight.com/en/article ... a-monument

- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Lapidari në Preshevë
Denoncim!
Sot heret ne mengjes eshte grabitur nga qendra e Presheves nje monument perkujtimor per deshmoret e UCPMB.
Sipas deshmive qe kemi marre mbi 200 grabites me fytyre te mbuluar me kapuc te armatosur deri ne dhembe si dhe te pajisur me mjete motorrike si autoblinda kamione apo buldozer kane rrembyer monumentin perkujtimor.
Pasi e kane shkulur monumentin dhe e kane ngarkuar mbi nje kamion jane larguar bashke me te ne drejtim te paditur..... (drejt Beogradit)
Akoma nuk dihet kush ishin keta hajdute por nga shenjat mbi rrobat e tyre mendohet se kane perdorur mjete dhe uniforma te xhandarmerise dhe policise serbe.
Nuk dihet mire se perse e grabiten monumentin por supozohet se kryeministri serb nje fare Thacic apo Dacic nje shqiptar i sllavizuar nga kosova i cili njihet edhe si koleksionues arti ju ka ofruar grabitesve nje shume te majme per ta patur monumentin si kryevepren e koleksionit te tij privat.

Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!