Page 1 of 1

Cili ka të drejtë Rama apo Berisha?

Posted: Fri Dec 20, 2013 10:54 pm
by Aida Taullaj
Rritja e çmimit të karburanteve, cili ka të drejtë Rama apo Berisha?
Image


Rama:

“Eshtë tërësisht e pavërtetë që rritja prej 12 lekësh, që ne i bëjmë taksës së qarkullimit do të sjellë rritje të cmimeve të ushqimeve e do të sjellë rritje të përgjithshme. Për 10 lekë që shtohen, jo vetëm që nuk ka asnjë impakt të drejtpëdrejt mbi cmimet, por përkundrazi, shtohen për të financuar shërbimin ndaj qytetarëve për të përmirësuar shërbimet shëndetësore në vendin tonë. E kemi thënë edhe më parë, ne jemi duke shkuar drejt shërbimit shëndetësor falas”.

Berisha:

“Rama ka lëvizur çmimin e naftës. Ka bërë lëvizjes të qënisishme të naftës. Në një muaj ai që shpenzon 100 litra naftë do të paguajë 1200 lekë të reja më shumë, por në një vit ai do paguajë rreth 400 më shumë. Por nafta nuk është problem vetëm tek vetura. Ai është më i parëndësishmi. Nafta është çmimi i kafshatës, çmimi i bukës, çmimi i grurit, zarzavateve dhe i të gjitha ushqimeve. Nafta është e vetmja që lëviz të gjitha çmimet e tjera dhe ky me papërgjeshmëri absolute çon vendin drejt rrënimit ekonomik dhe recesionit”

Re: Cili ka të drejtë Rama apo Berisha?

Posted: Sat Dec 21, 2013 6:59 pm
by erix77
per mendimin tim nafta eshte produkti baze i ekonomise se nje vendi,cdo produkt ,cdo sherbim leviz prej naftes,shtrenjtimi i naftes eshte nje lak ne fyt per ekonomine e nje vendi,nje nafte e lire nxit rritjen ekonomike,nje nafte e shtrenjte e mbyt ekonomine.
me duhet ta pranoj se per here te pare jam dakort me Salen.