"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Gjendja politike në Vend
Moderator: bardus
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Gjendja politike në Vend
[quote2="'"]Pse Partia Socialiste e Shqipërisë nuk e përdor simbolin e dy gishtave?
Për shkak se simboli i dy gishtave, që është simboli i fitores në Perëndim, ishte ai me të cilin u bënë revolucionet antikomuniste në Europën Lindore në vitin 1989, ai në atë kohë u perceptua në Shqipëri si një simbol politik konfliktual. Dy gishtat qenë simboli i protestave kundër diktaturës komuniste në Shqipëri, në vitet 1990-1991, që nisën së pari në Kavajë. Partia e Punës (partia komuniste) në pushtet në Shqipëri, si dhe mbështetësit e saj e panë që në fillim simbolin e dy gishtave si një simbol armiqësor të drejtuar kundër sundimit të saj gjysmëshekullor. Dhe kështu ishte në të vërtetë. Në të gjitha tubimet zgjedhore që PPSH mbajti me rastin e zgjedhjeve të para shumëpartiake në vend, ato të marsit 1991, simboli i kësaj partie ishte ai tradicional komunist, grushti i ngritur lart. Nga ana e saj, opozita, e cila në atë kohë ishte identifikuar me Partinë Demokratike, si e vetmja parti opozitare e cila arriti të fitonte vende në parlament, përdorte simbolin e dy gishtave.
Por, kur në qershor 1991, Partia e Punës ndryshoi emrin në Partia Socialiste, me ç’ rast tha se tashmë ishte shndërruar në një parti të re, të llojit të socialdemokracisë perëndimore, duhej pritur që kjo parti ta përdorte natyrshëm simbolin e dy gishtave, simbolin e fitores që përdorin të gjitha palët në Perëndim. Por nuk ndodhi kështu. Partia Socialiste vazhdoi ta shikonte simbolin e dy gishtave si armiqësor ndaj saj, si simbol që i përkiste ekskluzivisht kundërshtarit politik. Simboli i dy gishtave në Shqipëri u bë ekskluzivisht simbol i një partie, Partisë Demokratike dhe i liderit të saj, Sali Berisha, për shkak të refuzimit të Partisë Socialiste për ta përdorur këtë simbol. Dhe e vetmja arsye për mospërdorimin e këtij simboli nga ana e PS ishte se kjo parti e shihte veten në thelb të identifikuar me PPSH dhe humbjen e pushtetit absolut të kësaj të fundit, e shihte dhe e sheh ende si humbje të vetën.
Shqipëria është i vetmi vend në Europë, së bashku me Serbinë, ku simboli i dy gishtave konsiderohet si simbol politik armiqësor. Në Serbi nga krejt shoqëria, ndërsa në Shqipëri nga një pjesë e saj, të majtët. Të huajt që erdhën në Shqipëri në vitin 1999 me rastin e Luftës së Kosovës, u habitën shumë kur panë se simboli i dy gishtave shihej si simbol politik ekskluziv, që perceptohej me armiqësi nga një pjesë e shoqërisë. Policët shqiptarë në 1999 nuk ua kthenin përshëndetjen me dy gishta shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, që kalonin postoblloqet policore nëpër rrugët e Shqipërisë, hipur në traktorët e tyre. Shqiptarët e Kosovës e adoptuan simbolin e dy gishtave, në protestat e tyre, në fund të viteve tetëdhjetë, për shkak se ai ishte shndërruar atëherë në një simbol të pëlqyer gjerësisht në Perëndim, dhe që e përdornin protestuesit antikomunistë në Europën Lindore. Simbolin e dy gishtave, shqiptarët e Kosovës ia kundërvunë simbolit serb të tre gishtave. Në Shqipëri, Partia Socialiste e adoptoi simbolin e tre gishtave, në protestat dhe tubimet e saj zgjedhore në 1997, duke e lënë këtë dëshmi të regjistruar nga të gjitha televizionet e mëdha të botës që pasqyruan ngjarjet e asaj kohe në Shqipëri.
Pikërisht fakti që PS nuk e përdor simbolin e dy gishtave, bën që shembja e monumentit me simbolin e dy gishtave në Kavajë, të duket në një dritë krejt tjetër. Vetë mënyra se si u bë kjo gjë ishte provokuese në kulm. Monumenti nuk u hoq, ai u shemb në mënyrë demonstrative. Monumenti u hoq nga INUK, i cili është një ent shtetëror për prishjen e ndërtimeve pa leje, dhe që tashmë ka kaluar në vartësi të Policisë së Shtetit. Kjo do të thotë se monumenti u hoq sikur të ishte një ndërtim i çfardoshëm pa leje dhe për më tepër u hoq nga Policia. “Unë ua pres ato gy gishtat që ngrini lart”, iu tha në dhjetor 1990 studentëve Ministri i Punëve të Brendshme, i diktaturës komuniste, Hekuran Isai. Dhe dy gishtat i theu demonstrativisht pasardhësi i Hekuran Isait, Saimir Tahiri, në 2014. Nëse Kryeministri Rama nuk kishte qëllim që të provokonte, ai mund të kishte ngarkuar Ministrinë e Kulturës që ta hiqte monumentin duke pajtuar për këtë qëllim një kompani private, siç ndodh kudo në botë kur hiqen monumente. Por nuk duket i besueshëm as shpjegimi që jep Kryeministri Rama se monumenti u hoq për t’ u zëvendësuar me një tjetër, në… 2015. Monumenti ekzistues mund të ishte hequr kur të ishte gati për t’ u vendosur monumenti tjetër.
Këto shpjegime të Kryeministrit Rama nuk janë aspak bindëse dhe nuk janë gjë tjetër veçse “gjethe fiku” retorike që nuk mbulojnë dot lakuriqësinë e gjestit kryeministror të shembjes së monumentit të dy gishtave në Kavajë. Me shembjen e monumentit Kryeministri Rama donte t’ i tregonte partisë së tij dhe mbështetësve të saj, si dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, se me ardhjen e tij në pushtet në qershor 2013, ishte zhbërë dhjetori 1990, pra ishte zhbërë humbja e pushtetit absolut nga PPSH. Qershori 1990 është nëntori 1944, kërkon të thotë Edi Rama me këtë gjest. Kur Enver Hoxha erdhi në pushtet në 1944, këshilltarët e tij komunistë serbë i thanë se, për t’ ju treguar shqiptarëve që kishte ardhur një pushtet që do të qëndronte shumë gjatë, ai duhej të shembte në mënyrë spektakolare një monument të regjimit të vjetër. Dhe Enver Hoxha shkatërroi me dinamit mauzoleumin e Nënës Mbretëreshë, në kodrat në periferi të Tiranës. Së njëjtës logjikë i përket edhe shembja nga Edi Rama i monumentit të dy gishtave në Kavajë.
Për këtë arsye, me shembjen e këtij monumenti Edi Rama nuk ka sfiduar vetëm Partinë Demokratike dhe Sali Berishën e Lulzim Bashën, por të gjithë ata që nuk duan që Shqipëria të shndërrohet në një diktaturë të re, të përshtatur me kohën, të llojit të Putinit në Rusi, i cili e ka përshtatur diktaturën sovjetike të shekullit XX me realitetet e shekullit XXI, me një oligarki në vend të Politbyrosë. Shembja e monumentit të dy gishtave është një gjest në vazhdën e shumë gjesteve me të cilët Edi Rama kërkon të tregojë se ai është duke instaluar një regjim putinian në Shqipëri.
Edi Rama dhe rrethi i tij i ngushtë janë duke zbatuar një agjendë sundimi e cila në thelb ka një plan të quajtur “Grushti”. Qëllimi i këtij plani është që të arrihet në Shqipëri sundimi afatgjatë i një partie, Partisë Socialiste, duke u zhbërë ajo që ndodhi në Shqipëri duke nisur që nga viti 1991, kur arriti që të krijohet një parti e madhe, si PD, e cila, me simbolin e dy gishtave, arriti të marrë 40% të votave në zgjedhjet e para pluraliste në vend, në 1991, si dhe të marrë dy herë pushtetin duke qenë në opozitë, në 1992 dhe 2005. Atë që nuk arriti ta bënte Ramiz Alia në 1991 dhe 1992, si dhe Fatos Nano në 2005, pra t’ i thyenin politikisht dy gishtat, e bëri simbolikisht Edi Rama në 2014, duke paralajmëruar se do ta bëjë politikisht këtej e tutje sa kohë të jetë gjallë. Koha e dy gishtave mori fund një herë e përgjithmonë, tani u rikthye përsëri koha e dy grushtit. Ky ishte kumti i Edi Ramës.
Në takimin e Ramiz Alisë me studentët në dhjetor 1990 ka një moment interesant, kur përfaqësia e studentëve dhe pedagogëve që u takua me të, i jep fjalën diktatorit komunist se në tubimet studentore nuk do të përdorej simboli i dy gishtave, dhe se ata i kishin qortuar ata që e përdornin atë. Simboli i dy gishtave ishte përdorur në mënyrë spontane nga studentët demonstrues, të cilët e kishin parë atë në televizor të përdorej nga turmat në revolucionet antikomuniste në Europën Lindore. Ramiz Alia u shpreh veçanërisht me mllef për simbolin e dy gishtave duke u thënë se ata që e përdorin këtë simbol kanë qëllime të tjera, dhe se studentët duhet t’ i refuzojnë ata. Askush, as Azem Hajdari nuk e mbrojti simbolin e dy gishtave në takim, që ishte simboli i lëvizjeve antikomuniste në krejt Europën Lindore. Qëllimi i Ramiz Alisë ishte që ta pengonte PD-në që të bëhej parti e madhe. Kur Ramiz Alia shkoi në SHBA, në shtator 1990, ai u tha bashkëbiseduesve të vet amerikanë, se ai mund të bënte pluralizmin politik në Shqipëri, por nuk bënte dot një parti opozitare të madhe, se kjo gjë varej nga zgjedhësit. Në të vërtetë Ramiz Alia nuk e donte ekzistencën e një partie të madhe opozitare.
Pa simbolin e dy gishtave, PD nuk mund të bëhej një parti e madhe opozitare, duke nisur që nga dhjetori 1990, se shqiptarët nuk do t’ i besonin asaj. Shqiptarët që merrnin pjesë në tubimet e PD-së i ngrinin në mënyrë të natyrshme dy gishtat se ata e kishin parë atë simbol në televizor, në revolucionet antikomuniste të Europës Lindore dhe nëse ata do të shikonin se liderët e PD-së në tubimet e kësaj partie nuk e përdornin atë simbol dhe madje iu bënin thirrje pjesëmarrësve që të mos e përdornin, këta të fundit do t’ i largoheshin kësaj partie. Duke dashur që ta privojë PD-në nga simboli i dy gishtave, Ramiz Alia donte ta pengonte atë që të bëhej një parti e madhe.
Nëse ka ndonjë meritë politike Sali Berisha, kjo është që ai, që në fillim u bë një mbrojtës fanatik i simbolit të dy gishtave, u personifikua me të, dhe bëri më shumë se kushdo që ky simbol të bëhej simboli i kësaj partie. Kjo meritë nuk mund t’ i mohoet atij. Pastaj mund t’ i rreshtohen njëqind faje politike. Është e vërtetë se kur Sali Berisha shkoi në fillim te studentët ai mbajti një fjalim ku përshëndeti Ramiz Alinë. Logjikisht kjo duhet të kishte qenë katastrofale për të si politikan opozitar. Por megjithatë ai nuk e humbi simpatinë e turmave se ai që nga ai moment përdori parreshtur simbolin e dy gishtave që ishte sfidues ndaj Ramiz Alisë dhe regjimit të tij. Me këtë Sali Berisha, nga njëra anë përshëndeti Ramiz Alinë, nga ana tjetër theu premtimin që i kishte dhënë diktatorit përfaqësia e studentëve dhe pedagogëve se nuk do të përdorej simboli i dy gishtave. Por pikërisht te dy gishtat e demonstruar publikisht në tubimet në sheshe qëndron sekreti i rritjes elektorale pikërisht të PD dhe jo të partive të tjera politike të krijuara në Shqipëri me lejimin e pluralizmit politik. Nga të gjithë këto parti, vetëm PD iu duk e besueshme njerëzve që kërkonin ndryshim, se vetëm ajo përdorte simbolin e erës së ndryshimeve politike në Europën Lindore, atë të dy gishtave. Simbolet kanë rëndësinë e tyre. Kur drejtuesit e tjerë të PD-së panë se me sa entusiazëm e prisnin pjesëmarrësit në tubime simbolin e dy gishtave, ata u detyruan që ta përdornin atë. Nëse PPSH kur ndryshoi emrin në qershor 1991 do t’ ua kishte ndaluar mbështetësve të saj simbolin e grushtit të ngritur lart, kjo parti me siguri që do të ishte shkrirë dhe do të kishte humbur mbështetjen se atë do ta kishte braktisur edhe bërthama që e mbështeti në zgjedhjet e marsit 1992.
Edi Rama sot kërkon të arrijë sukses atje ku dështoi Ramiz Alia në 1990-1992, pra t’ ju thotë të huajve, se partia e tij fiton gjithmonë në zgjedhje se në Shqipëri, jo për faj të tij, nuk ka një parti të madhe opozitare me partinë në pushtet. Nga ana tjetër, Edi Rama do të bëjë gjithçka me anë të shtetit policor, që në Shqipëri të mos krijohet një parti e tillë në opozitë, madje as alternative ndaj PD-së.
Grupi përreth Edi Ramës që po zbaton Planin “Grushti” e sheh veten si aristokracinë e re të Shqipërisë. Nga kjo pikëpamje ky grup e teston shoqërinë shqiptare me veprime të tilla aristokratike, deri edhe mbretërore, si dasma e Erion Veliajt në kështjellën e Gjirokastrës. Vetë Kryeministri Rama është duke ndërtuar shtëpinë e tij në trajtën e një kështjellë të stilizuar në lartësitë përreth Tiranës. Sarajet personale, në stilin e diktatorëve ish-komunistë të ish-republikave sovjetike të Azisë Qendrore, që Edi Rama është duke ndërtuar në një kodër në periferi të kryeqytetit janë një simbol me të cilin Edi Rama kërkon të tregojë se ai do të rrijë shumë gjatë në pushtet. Për këtë qëllim ai është duke krijuar në vend një oligarki putiniane, e cila do të kontrollojë ekonominë, median, dhe për rrjedhim edhe politikën, duke pasur si kult atë, Edi Ramën.
Kjo do të thotë se Edi Rama është duke i bërë një sfidë të tillë shoqërisë shqiptare të cilën deri më sot nuk ia ka bërë askush që nga koha e Enver Hoxhës. Një nga aspektet më të këqija të kësaj sfide është se Policia e Shtetit është vënë me shumë zell në shërbim të kësaj aspirate të çmendur të Edi Ramës. Edi Rama e di se ai mund të sundojë shumë gjatë në Shqipëri vetëm duke ndërtuar një shtet policor, dhe pikërisht këtë gjë është duke bërë ai, me justifikimin e dhënies fund të kaosit të moszbatimit të ligjeve në vend. Por zbatimi selektiv i ligjeve nga shteti policor është po aq i keq sa kaosi. Zbatimi selektiv i ligjit është racizëm në llojin e vet, se e ndan shoqërinë në dy raca, të paprekshmit, dhe ata që mund të preken madje të shkelen me këmbë. Që ka një zbatim selektiv të ligjit nga shteti policor i sotëm, për këtë ka dhe një monument domethënës, që është fakti se këto ditë, kur thuhet zyrtarisht se INUK po prish në Tiranë 600 ndërtime pa leje, te ish-Blloku i Udhëheqjes Komuniste në Tiranë, ku vetëm atje ka me siguri 600 ndërtime të tilla, nuk është prekur asgjë.”Zero shembje te ish-Blloku nga INUK!
Sfida që Kryeministri Rama po i bën shoqërisë shqiptare çon në mënyrë të pashmangshme në luftë civile. Është vetëm çështje kohe se kur do të ndodhë kjo gjë. Është e pashmangshme që në një shoqëri si ajo shqiptare që sa vjen dhe polarizohet ekonomikisht, të shpërthejë herët a vonë, por më e sigurt herët se vonë, lufta civile. Edi Rama e di mirë këtë gjë prandaj po ndërton shtetin policor. Por shteti policor nuk është në gjendje që ta ndalojë luftën civile në Shqipëri. Kur Policia e Shtetit bëhet bashkëpunëtore në ndërtimin e shtetit policor, ajo bëhet armike e shoqërisë, së cilës duhet t’ i shërbejë si garante e rendit publik. Shoqëria e identifikon Policinë e Shtetit me Shtetin Policor dhe nga ana e saj, Policia e Shtetit e identifikon shoqërinë me armikun e shtetit, duke përjashtuar një minorancë të privilegjuar të shoqërisë së cilës regjimi në fuqi i ka lejuar qasje në benefite, si kastë e nëpunësve publikë me të ardhura të mira dhe si shtresë e biznismenëve të mëdhenj dhe të mesëm.
Policia e Shtetit ka për detyrë që të survejojë dhe të mbajë nën kontroll me dhunë gjithë pjesën tjetër të shoqërisë. Dhe meqënëse Policia e Shtetit nuk mund ta bëjë e vetme këtë gjë, ashtu siç ndodhte në të gjithë shtetet policore, hiqen kufijtë mes Policisë së Shtetit, Partisë në pushtet, dhe shërbimeve të fshehta. Polici, anëtari i partisë në pushtet dhe punonjësi i shërbimeve të fshehta janë funksionarë zyrtarë ose jozyrtarë të së njëjtit shetit policor, trupë e tij policore, zyrtare dhe jozyrtare. Policia e Shetit shndërrohet në pararojën e një Milicie politike jozyrtare. Kjo po ndodh edhe në Shqipëri, ku në funksion të shtetit policor, veç trupës së Policisë së Shtetit, është duke u krijuar dhe një Milici Politike sa trefishi i personelit të Policisë së Shtetit. Kjo Milici Politike do të përdoret për të mbështetur Policinë e Shtetit në funksionimin dhe ruajtjen e shtetit policor, dhe posaçërisht në zgjatjen e pushtetit të elitës politike që kontrollon shtetin policor. Milicia Politike përbëhet nga militantë politikë të punësuar në administratën publike, militantë të punësuar në kompanitë e biznismenëve pranë Edi Ramës, si dhe njerëz të grupeve kriminale.
Edhe unë jam dakord me Edi Ramën që Shqipëria të kthehet pas në dhjetor 1990, por ndryshe nga Edi Rama, unë nuk dua që të instalohet përsëri një diktaturë e përditësuar, por që diktatori të pësojë fatin e Çausheskut të cilit i shpëtoi Ramiz Alia në atë kohë. Dhe bashkë me diktatorin edhe oborrtarët e tij. Por për këtë luftë shqiptarët nuk duhet të bashkohen rreth PD, se ajo tashmë është një rudiment politik i pavlefshëm, që me ekzistencën e saj vetëm sa i shërben Edi Ramës i cili kërkon ta përdorë ekzistencën e saj si kamuflim për të penguar lindjen e lëvizjeve të reja politike në vend, vërtet të rrezikshme për sundimin e tij./Kastriot Myftaraj
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 4853134321[/quote2]
Të qenit jo-partiak është domosdoshmëri për të qenë i kthjellët në kërkim të së Mirës Kombëtare, dhe i lirë për të vepruar në drejtim të kësaj të Mire.
Anëtarësia apo mbështetja për partitë e deritanishme politike, është një dështim i vullnetit, një skllavërim i mendimit dhe një përkrahje për pushtimin e ardhshëm të Shqipnisë nga të huajt, pushtim që po përgatitet dita ditës, nga të gjitha palët.
Dhe mos u mashtroni: sot pushtimi fshihet pas "ndihmave për të kapërcyer reçesionin", jo doemos pas ndërhyrjes ushtarake (që është veçse hapi përfundimtar i një pushtimi që fillon ekonomikisht!).
Të qenit jo-partiak, por gjithpërfshirësisht kombëtarist, është një domosdoshmëri për Shqiptarët që për Shqipninë duan më të mirën e mundshme.
Nëse disave mund t'u duket e tepruar të flitet për luftë civile, atëherë nuk kanë kuptuar asgjë nga potenciali shtet-shaktërrues që partitë e sotshme kanë, sepse për interesat e veta, dhe me babëzinë që kanë për pushtet në funksion të parasë e për para në funksion të pushtetit, nuk e kanë për gjë t'i vënë flakën Vendit! [për të satën herë]
Shqiptarët duan Mirëqenie, Bashkim, Mirëshkruarje, Zhvillim, Bukurzâní/Harmoni, dhe që të gjitha këto janë emra të ndryshëm të Drejtësisë.
Ndërsa partitë politike, janë mishërimi i padrejdësisë dhe e kanë dëshmuar me kohë se nuk e duan as Shqipninë dhe as Shqiptarët; duan veç plaçkën.

-
- Supreme Member
- Posts: 476
- Joined: Thu Sep 24, 2009 3:12 am
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
Po ne paskemi qenë europianë të thekur e të kalitur mirë nga nëna parti,
që lindi me prerje çezariane të gjitha partitë integraliste europiane shqiptare!!!
Këto parti integraliste që kanë njëzet e kusur vjet që po na integrojnë në Europë
me çirrjet even thirrjet:" BE, BE, BE, BE, BE, BE".
Para se të shqiptojnë këto fjalë e hajnë edhe ndonjë dorë bar, si ajo thënia e qëmotit.
Me raste edhe e kanë pirë.
E ashtu, herë të ngrënë e herë të pirë, me ta kanë plehërosur këtë vend,
sa s'ka më mirë.
Bar me bollek ka për të mbirë!
Vetëm prisni!
që lindi me prerje çezariane të gjitha partitë integraliste europiane shqiptare!!!
Këto parti integraliste që kanë njëzet e kusur vjet që po na integrojnë në Europë
me çirrjet even thirrjet:" BE, BE, BE, BE, BE, BE".
Para se të shqiptojnë këto fjalë e hajnë edhe ndonjë dorë bar, si ajo thënia e qëmotit.
Me raste edhe e kanë pirë.
E ashtu, herë të ngrënë e herë të pirë, me ta kanë plehërosur këtë vend,
sa s'ka më mirë.
Bar me bollek ka për të mbirë!
Vetëm prisni!
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
https://www.facebook.com/8mvsk/photos/a ... 7295365996Dëgjojmë shpesh të debatohet në lidhje me Gjuhën shqipe; debatohet për standardin, drejtshkrimin, dialektet, ngjyrimet, etj. etj. etj. Le të kemi ndershmërinë që çështjet teknike t’ua lemë teknikëve dhe të vështrojmë çështjen nga një pikëpamje politike (që si krijesa politike jemi plotësisht të përligjur).
Ligji Themeltar i Shtetit shqiptar, që prej 1912 deri më 1945, parashikonte, përveç vetive të tjera, që të zgjedhurit në detyrat më të larta shtetërore të ishin prej “race dhe gjaku shqiptar dhe të dinin gjuhën shqipe”. Ky nen hapi dhe rrugën që në organet e larta shtetërore të zgjidheshin apo emëroheshin jo vetëm shqiptarët e tokave të pushtuara por dhe ata të kolonive jashtë truallit etnik.
Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë dhe me rikthimin në qeveri të ish Partisë komuniste, të tjera ndryshime kanë ndodhur.
Tashmë një prej organeve të larta të Shteti, që në thelb përbën edhe një nga veçoritë përcaktuese të tij, Doganat, janë nën kontrollin e një sipërmarrjeje të huaj, pra në drejtimin e shtetasve të huaj.
Të fundit nga Tirana zyrtare lënë të kuptosh se një tjetër organ i rëndësishëm pritet të kalojë nën drejtim të huaj; Banka e Shqipërisë. Parashikime për më tej janë të vështira dhe mjaftohemi duke cituar: “nuk keni parë ende asgjë...”.
Gjuha, përveç se përbërëse e pohimit etnik, është dhe një mjet. Mjet të cilin e majta shqiptare po e kthen në të panevojshëm për punësimin në organet shtetërore apo të varura prej tyre. Duke i hapur kështu rrugën atij procesi të gjatë që e solli latinishten të jetë një mjet ushtrimi intelektual pa asnjë funksion të mëtejshëm.
[Bardhyl]
https://www.facebook.com/8mvsk/posts/1482508238697235
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
(VIDEO) Pse Mario Blejer? Ja cili është ‘guvernatori i ri’ që propozon Kryeministri
http://www.pakufije.com/2014/10/06/vide ... eministri/
Siç shkruan një komentues i arsyeshëm (Dashamiri):
«Ne qoftë se është kështu; Pse të mos marrim deputetë të huaj, Kryeministër te huaj, President të huaj, shkurt ne çdo post te vëmë të huaj. Kjo teori e të huajve nuk shkon. Vjedhja nuk u be nga paditura.»
Madje kjo e të huajve zbulon e nxjerr në shesh kalbjen hipokrite në themel të politik-bërjes së #Ripjelljes:
meqenëse vet Kryeministri vazhdimisht është shprehur se «problemi është sistemi dhe jo individët», atëherë as me një të huaj nuk do të kishte dallim për mirë, nëse ngelet i njëjtë sistemi;
dhe në të njëjtën kohë, nëse përmirësohet sistemi, atëherë nuk është fare e domosodshme që të emërohet një i huaj në një post që - me Drejtësi - duhet të jetë përjashtimisht i shqiptarëve.
Nëse me një hap të këtillë Kryeministri do të na thotë se sistemi na u ndryshuaka duke zëvendësuar shqiptarët me të huaj, e duke ua falur Shqipninë të huajve, atëherë sistemi rrënimtar që paska ndërmend të ndërtuaka (e që tashmë ka filluar që me faljen e Doganave!), është një sistem kundra-shqiptar, madje më kundra-shqiptar e shkatërrimtar se sa ky sistem i kalbur që kemi patur deri më tash.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
https://www.facebook.com/8mvsk/posts/1497905807157478Punë lugësh
Fjalimin përmbyllës të fushatës së fundit elektorale të mbajtur në Vlorë, kandidati për kryeministër nga radhët e të majtës, e përfundoi me citimin: “Tradhti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës. Tradhti është edhe kur mbjell farëra, që janë kundër interesave të kombit dhe gjallërisë kolektive të popullit”.
Bukur!
Po të mos ishte për faktin që, tashmë kryeministri, nuk “i dha referencat” e citatit. Në një vend me ndjesi më të larta politike, kjo “harresë” do të kishte shkaktuar debate edhe më të zjarrta. Në një vend dylugësh, fakti që kryetari i një partie të majtë citon atin shpirtëror të së djathtës (madje asaj mjaftueshëm larg qendrës) nuk shkaktoi debate as të nxehta dhe as të vakëta. Të kuptohemi, artikulli i Ismet Totos nga u shkëput citati është “Propaganda komuniste”, dhe “mbjellja e farave” që përmend Toto është pikërisht ideologjia komuniste. Ideologji që qëndron në bazë të bindjeve politike jo vetëm të shumicës së pjesëmarrësve në atë miting, por dhe të vetë partisë që kishte organizuar mitingun.
Por kjo nuk i shkaktoi, kandidatit të majtë, asnjë problem “sinqeriteti” (për të vazhduar me citime të Ismet Totos); thjesht i pëlqeu dhe e hodhi në “kazanin” e tij.
Që shumë gjëra janë “hedhur në kazan” dhe vazhdojnë të hidhen u vërtetua dhe ditën e djeshme.
Në kolonat e Pallatit të Kulturës, në Tiranë, u varën një seri fotografish gjigande që duhet të përfaqësonin lëvizjen dhe vetë “çlirimin” e Kryeqytetit. Mes të tjerave shfaqet fotografia e një grupi malësoresh verior, me pjesë kostumesh popullore, që ecin të armatosur përgjatë kompleksit të ministrive.
Bukur, përsëri!
Po të mos ishte për faktin që ajo foto nuk lidhet aspak me “nëntorin e 1944”, por me “shtatorin 1943”, me Kuvendin në të cilin, pas kapitullimit italian, u rishpall mëvetësia e Shqipërisë dhe u forma një qeveri kombëtare. Të kuptohemi, Kuvend të cilin lëvizja komuniste, pra ata të fotografive përkrah, u përpoqën ta pengonin duke dhe dëmtuar pllakat e pallatit u zhvilluan punimet. Kuvend i cili ende, nga partia sot në pushtet dhe eksponent të së majtës, cilësohet si “akt tradhtie”, madje i lartë.
Por ajo fotografi duhej. Duhej për të zbutur karakterin e luftës civile që e komunistët i dhanë konfliktit botëror, në Shqipëri. Duhet për të zbehur idenë që lëvizja komuniste ishte e përqendruar në një zonë mjaft të kufizuar, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të vetë pjesës jugore të vendit. Zona të cilat për më shumë, që prej 1942, ishin identifikuar si zona ku potencialisht mund të zhvillohej lëvizja bolshevike, për shkak të vështirësive të panumërta shkaktuar nga lufta e quajtur italo-greke dhe nga mungesa e investimeve botore për riparimin e këtyre dëmeve. Duhej për t’i dhënë lëvizjes bolshevike një vello kombëtare.
Në të njëjtën logjik shkon dhe simboli i përzgjedhur për festimet e “70 vjetorit të çlirimit”. Dy shirita që pashmangshmërisht kujtojnë simbolin e 100 Vjetorit të Pavarësisë, me shtesën e përkrenares së Gjergj Kastriotit. Që Skënderbeu simbolizon ç’do gjë të kundërt me parimet komuniste kjo nuk shqetëson të majtët “tanë”. Për të bërë një batutë të thjeshtë; imagjinoni Kastriotin, diku nga java e dytë e marsit, të “denonconte” Lidhjen e Princave.
Gjithsesi u duhej dhe e hodhën në “kazanin” e tyre.
Në të vërtetë këto fenomene nuk janë të reja për të majtën shqiptare. Përqasja me Heroin Kombëtar është përpjekje e vjetër, mjaftojmë të kujtojmë monumentin e diktatorit vendosur në të njëjtin shesh dhe në madhësi mbizotëruese në raport me monumentin e Gjergj Kastriotit.
Nuk është e re as përpjekja për të bërë “interpretimin origjinal” të nacionalizmit.
Të gjitha këto për t’i dhënë të majtës atë të cilën gjenetikisht i mungon: kombëtarizmin.
Dhe diçka të fundit, në atë kazan do vazhdojnë të hidhen gjëra dhe të trazohet e njëjta çorbë 70 vjeçare, për sa kohë shqiptarët të mbajnë dy lugë në brez.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
Ç'të presësh tjetër nga njerëz që e urrejnë deri në palcë Familjen dhe Kombin përpos sulmeve të ulëta për të shkatërruar Familjen dhe Kombin
https://www.facebook.com/8mvsk/posts/1506146993000026Këto ditë, sigurisht, ka qenë të mbushura me kumte interesante.
Qeveria, ditën e të ashtuquajturit çlirim, ofroi një përzierje mes të “vjetrës” dhe të “resë” që, tashmë, është bërë tipar dallues i të gjithë të majtës neomarksiste në Kontinent.
Në pasdite u nxor nga naftalina retorika e para 70 viteve, me “Shqipërinë fituese të Luftës së Dytë Botërore” me “është 29 nëntori pa është 28 nëntori” (sic!) dhe me etiketimet e pamungueshme si “tradhtar” të atyre që kanë bindje të ndryshme nga “kllasa në pushtet”.
Ndërkaq në mbrëmje u ofrua një shfaqje pa një identitet të qartë. Një shfaqje ku më shumë valëviteshin flamuj të huaj dhe ku, me të hollat e taksapaguesit, u krye propagandë kundër familjes.
Me që jemi në këtë pikë, nuk mund të mos përmendim të rejat nga fronti parlamentar (të paktën të kemi mirësinë mos ta quajmë “Kuvend”). Më datë 2 dhjetor, në nënkomisionin e Ligjeve u diskutua ndryshimi i Nenit 163 të Kodit të Familjes, saktësisht heqja nga institucioni i bashkëjetesës i kushtit të gjinive të ndryshme. Thënë ndryshe, njohjen ligjore të bashkëjetesave homoseksuale. Duke parë qëndrimin e favorshëm të së majtës, ky duket të jetë hapi i parë drejt ligjërimit të martesave homoseksuale.
Në atë mbledhje dallon, përveç kërkesës së përfaqësuesit të homoseksualëve për një pjesëmarrje më të madhe të deputetëve në paradat e tyre, edhe pohimi i një drejtuesi të së majtës, Pandeli Majko, që Partia Socialiste në të vërtetë është Partia e Punës; citoj : “...Ne i përkasim një partie e cila historikisht shtresën tuaj [të homoseksualëve] e ka burgosur...”, dhe më tej vijon duke ju referuar përpara viteve ’90 të shekullit të kaluar.
Një tjetër vendim domethënës, për natyrën dhe qëllimet e të majtës, është ai i marrë Komisionin e Ekonomisë në Parlament. Ky Komision vendosi ndryshimin Nenit 4 të ligjit për Bankën e Shqipërisë. Nen i cili parashikonte shtetësinë shqiptare për anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës dhe për Guvernatorin e kësaj Banke. Vendim ky që i hap rrugën emërimit të të huajve në pozicionet më të larta të Shtetit duke përbërë kështu një tjetër pikë kulmore në cenimin e Sovranitetit.
Këto dy vendime, të datës 2 dhjetor, bëjnë që Koncerti i datës 29 të mos ketë më shumë tipare festive sesa programatike.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
Shkrim të cilit nuk mund t'i hiqet asnjë presje.
Mos humbisni rastin për të kuptuar si dhe pse gjendja jonë politiko-ekonomiko-kulturore përgjatë këtij "tranzicioni" është si është [dhe nëse vazhdon 'sëprapthicioni' dhe lufta tashmë 70 vjeçare kundra nacionalizmit autentik shqiptar, gjendja ka veçse për t'u përkeqësuar].
[quote2="'"]Pse erdhi Soros në Shqipëri
Ndonëse vizita e Soros në Shqipëri koincidoi me 20-vjetorin e fillimit zyrtarisht të punës në Shqipëri të fondacionit që mban emrin e tij (Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”), ky nuk ishte shkaku i vizitës. Se me këtë rast nuk u mbajt së paku as një konferencë për këtë jubilee. Për më tepër që përvjetori binte në shtator, jo në dhjetor. Në fakt, siç e ka pohuar në kujtimet e tij Fron Nazi (i cili më pas e ndryshoi mbiemrin në “Nahzi”), i dërguari i parë i Soros në Shqipëri, fondacioni ka nisur të veprojë në Shqipëri, informalisht që në vitin 1991. Fron Nazi (Nahzi) erdhi në Shqipëri në dhjetor 1991, dhe po në dhjetor, 23 vite më pas, erdhi edhe Soros, në atë që qartësisht është vizita e tij e fundit në Shqipëri.
A nuk ishte njëzetvjetori i veprimtarisë zyrtare në Shqipëri të Fondacionit “Soros” një ditë e bilancit, kur do të thuhej se sa para ka shpenzuar Soros në Shqipëri në këtë periudhë dhe me çfarë rezultati? Në të vërtetë, sot Soros nuk mund të mburret me financimin e së ashtuquajturës “shoqëri civile”, se ky ka qenë një projekt politik, për të sjellë në pushtet një elitë politike, çka u tentua në fillim në 1997, ndonëse atëherë nuk u arrit në atë masë që dëshirohej nga Soros dhe elita sorosiane në Shqipëri. Agjenda sorosiane për Shqipërinë u finalizuar në 2013 me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe Erion Veliajt, dy beniaminëve më të mëdhenj të Sorosit në Shqipëri. Investimi i Sorosit në Shqipëri ka qenë një investim politik, në dobi të një krahu të caktuar të politikës, e aspak një investim filantropik.
Nga takimet që pati Soros në Tiranë, ra në sy fakti se ai nuk u takua me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ndonëse u takua edhe me kryetarin e opozitës Basha. Soros gjeti kohë të drekojë për tre orë me Kryeministrin Rama, por nuk gjeti një gjysëm ore kohe për të takuar Metën. Nuk ka shenjë më të qartë se kjo që aleanca Rama-Meta ka qenë vetëm një lëvizje taktike jo strategjike në agjendën politike sorosiane, dhe se Meta duhet të eliminohet politikisht.
84 vjeçari Soros nuk erdhi në Shqipëri as thjesht për t’i ushqyer vetes iluzionin vanitoz se angazhimi i tij shumëvjeçar në botën ish-komuniste për të ashtuquajturën “shoqëri të hapur”, një model që shënjestronte kombin dhe shtetin-komb si të keqen e madhe, nuk ishte veçse një dështim i plotë dhe i kushtueshëm. Tashmë mund të thuhet me siguri se Soros pati gjithandej dështime. Të ashtuquajturët revolucione të ngjyrosur qenë dështime totale. Revolucioni portokalli në Ukrainë nuk është veçse një episod i harruar në historinë e këtij vendi. Në vend që ta lidhte Ukrainën me Perëndimin ky revolucion sorosian solli fuqizimin e nacionalistëve rusë në vend, për shkak të dobësimit nga diversioni sorosian të nacionalizmit ukrainas. Perëndimi arriti sukses në Ukrainë vetëm kur bëri aleancë me nacionalistët ukrainas, në 2013.
Një dështim total ishte edhe Revolucioni i Trëndafilave në Gjeorgji, që ngriti për një kohë të shkurtër yllin politik të sorosianit Mikheil Saakashvilli, por që në pikëpamje afatgjatë vetëm sa i hapi rrugën ardhjes në pushtet të njerëzve të lidhur me Kremlinin, të cilët e kontrollojnë sot Gjeorgjinë. I ashtuquajturi Revolucion i Trëndafilave vetëm sa tregoi se sorosianët, si Saakashvilli, nuk janë të aftë, e as të besueshëm kur shtiren se bëjnë nacionalistin. Soros dështoi totalisht në vendlindjen e tij në Hungari, ku dy herë rresht i kanë fituar zgjedhjet nacionalistët antiçifutë. Soros dështoi edhe në Maqedoni, ku socialdemokratët e beniaminit të tij Branko Crvenkovski kanë humbur katër zgjedhje parlamentare dhe dy zgjedhje presidenciale rresht.
Soros nuk mund të tregojë asnjë histori suksesi përveç Shqipërisë, ndonëse edhe kjo është e dyshimtë. Në fakt Shqipëria është i vetmi vend ish-komunist ku Fondacioni “Soros” vendor ka ardhur në pushtet, me zgjedhjet e vitit 2013, kur në pushtet erdhi ajo që unë e kam quajtur “çeta plakë” e Sorosit. Shqipëria është sot i vetmi vend ish-komunist ku Soros ka privilegjin të pritet nga beniamini i tij, Kryeministri i vendit, por të pritet që te dera e oborrit të selisë së partisë, edhe nga kryetari i opozitës, si bëri Lulzim Basha me Sorosin. Kjo do të thotë se në Shqipëri Soros ka nën kontroll qeverinë dhe opozitën. PD e epokës “Basha” do të jetë një parti sorosiane. Për fatin e keq të Bashës, vështirë se Soros, i cili është 84 vjeç, do të jetojë aq gjatë sat a ndihmojë Bashën të vijë në pushtet, kuptohet nëse Soros e dëshiron vërtet këto gjë.
Pavarësisht këtyre, as Shqipëria nuk mund të quhet një histori suksesi për Soros se lufta kundër nacionalizmit që ndërmori ai në Shqipëri, vetëm sa shkoi në dobi të nacionalizmave fqinje. Në të gjithë vendet fqinje me Shqipërinë, përveç Kosovës, dominojnë nacionalistët në politikë. Në Maqedoni nacionalistët tradicionalë të VMRO kanë fituar katër zgjedhje rresht, në Greqi qeveris një koalicion nacionalistësh, ku një parti e djathtë tradicionale është në aleancë me një parti të majtë ekstremiste, e cila nuk i lë asgjëmangut kauzës nacionaliste greke. Po kështu ndodh edhe më gjerë në regjion, nacionalistët janë në pushtet në Serbi, Bullgari, Turqi (këtu në pushtet janë nacional-islamistët). Lufta e Soros kundër nacionalizmit shqiptar, vetëm sa e dobësoi kombin shqiptar kundrejt nacionalizmave fqinjë që janë duke u fuqizuar.
Gjithë sa thashë më lart vështirë se do të kishin qenë një arsye e mjaftueshme që 84 vjeçari Soros të ndërmerrte këtë udhëtim në Shqipëri, në kohën kur ai tashmë prej shumë viteve i ka rralluar udhëtimet e tij nëpër botë. Diçka tjetër e shtyu Sorosin që të vizitonte Shqipërinë.
Sorosi erdhi në Shqipëri për shkak se ai do që të sigurohet se me ardhjen e guvernatorit të ri në Bankën e Shqipërisë, nuk do të bëhem zbulime të padëshirueshme për të (Sorosin), domethënë nuk do të arrihet deri te zbulimi i marrëdhënieve të Sorosit me këtë bankë. Vizita e Soros është një shenjë e pagabueshme që tregon se në Bankën e Shqipërisë është ndërtuar që prej shumë viteve një skemë e ndërlikuar abuzimi ku Soros ka një rol të rëndësishëm dhe nxjerr fitime të mëdha. Që prej vitit 1997 Soros ka pasur një kontroll absolut mbi Bankën e Shqipërisë. Për këtë mjafton të përmendet fakti se Bajram Muça, drejtori ekzekutiv i Fondacionit “Besa”, që u krijua në 1999, si një instrument financiar sorosian, dhe që ka marrë një status të privilegjuar, të kundërligjshëm, si bankë informale nga ana e Bankës së Shqipërisë, vetëm një vit më pas, në 2000 u bë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Fondacioni “Besa” në sajë të statusit të privilegjuar që iu dha nga Banka e Shqipërisë, ka siguruar fitime abuzime prej qindra milionë dollarë. Bajram Muça nuk ishte i vetmi mbrojtës i interesave të Soros në Bankën e Shqipërisë. Të tjerë sorosianë kanë qenë përveç tij në Këshillin Mbikqyrës që prej vitit 1997.
Por Fondacioni “Besa” është vetëm maja e ajsbergut të financave të pista sorosiane në Shqipëri. Nëse kanë ndonjë gjë të përbashkët kompania zvicerane e cila është kontraktuar nga Fullani për të prodhuar kartmonedhat shqiptare, kompanitë e huaja nga të cilat është blerë teknologji për Bankën e Shqipërisë, duke përfshirë teknologjinë për sigurinë e mjediseve ku mbaheshin paratë, teknologjinë për numërimin e tyre etj., do të shihet se këto kompani kanë lidhje, drejtpërdrejt apo tërthorazi, me një nga fondet e investimeve të Soros që gjenden në off-shores të ndryshme. Në Bankën e Shqipërisë ka ekzistuar një skemë abuzive që i ka sjellë Soros mbi dy miliard dollarë të ardhura që nga viti 1997. Por kjo kërkon një analizë të hollësishme, një herë tjetër.
Nuk është koincidencë që pikërisht në prag të vizitës së Soros në Shqipëri, bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, Koço Kokëdhima bëri deklaratën e bujshme për legalizmin e kanabis sativa në Shqipëri. Dihet se legalizmi i drogës ka qenë një nga kauzat më të mëdha të Soros që prej disa dekadave. Kuptohet për shkak të fitimeve që sjell tregtia e drogës.
Por, ashtu si në rastin e vizitave të tjera të Soros në Shqipëri, koha do t’ i zbulojë më qartë arsyet e vizitës së tij në Shqipëri./Kastriot Myftaraj[/quote2]
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 7796612693

Veç maskimit si 'filantropi' apo 'humanizëm', neo-bolshevizmi ka si strategji të vetën kryesore kundra-nacionaliste edhe atë të zaptimit të fjalëve identitare, të atyre fjalëve që përfaqësojnë Muret Mbrojtëse Kulturore të Kombit. Ky zaptim kryhet prej tyre me synimin e planifikuar akademikisht për t'u shtrembëruar, mohuar dhe fshirë kuptimin burimor fjalëve që pasqyrojnë vetëdijen dhe ndërgjegjen e një kombi, pra për të fshirë kujtesën e tij historiko-organiko-politike duke shkallmuar muret e tij mbrojtëse indentitar-kulturore për ta shpënë atë sa më thjesht drejt shpërbërjes dhe zhdukjes globalizuese (ose "integrimit" siç quhet eufemikisht).
Në mënyrën më të drejtpërdrejtë të mundshme këtë sulm të neo-bolshevizmit kundra Kombit Tonë e shohim tek zaptimi i gërditshëm që i është bërë fjalës 'Rilindje'.
Kjo fjalë, në vetëdijen e çdo Shqiptari, lidhet patjetrësueshmërisht me Rilindasit Tanë të cilët, me vullnetet dhe qëndrimet e tyre të qarta dhe të sakta (ultra-)nacionaliste, përbëjnë themelin organiko-politik e identitar-kulturor të Kombit Tonë.
Duke e zhvatur emrin Rilindje prej tyre, për t'ia veshur ultra-liberal-majtistëve shërbëtorë të globalizmit dhe përçues të politikave shtet-shkrumbosëse dhe komb-zhdukëse, synimi është pikërisht ai i mjegullimit të së kaluarës për ta shkëputur Kombin Tonë nga Vetvetja, për ta shpërfytyruar deri në atë pikë sa që çdo qëndrim i saktë në kundërshtim të shkatërrimit që po i bëhet, të mund të kriminalizohet si qëndrim 'ekstremist' dhe askush mos të guxojë ta quajë ashtu siç është në të vërtetë një veprim në mbrojtje të Kombit: një vazhdimësi e natyrshme e patjetërsueshme e qëndrimeve nacionaliste të Rilindasve Tanë dhe të shpallësve të Pavarësisë Sonë.
Taktika neo-bolshevike është në vetvete elementare: ata quajnë 'rilindje' atë çka në të vërtetë është kundra-RIlindje, kundra Veprës dhe Trashëgimisë së Rilindasve Tanë. Ngjashëm sikurse quajnë "integrim" atë proces që në të vërtetë është veçse dezintegrim (shpërbërje).
Shkrimi i mëposhtëm, me anë të një krahasimi gjerëpamës, zhvesh prej çdo tymnaje propagandistike thelbin e krupshëm kundra-rilindas të veprimtarisë shpërbërëse që po kryhet në dëm të Kombit nga rrengëtarët që neo-bolshevikët global kanë ngritur në pushtet.

https://www.facebook.com/8mvsk/posts/1507809219500470Më 2 dhjetor mori detyrën ekzekutivi i ri i Ukrainës. Ajo që bie në sy është emërimi, në ministri kyçe, i tre jo ukrainasve: Natalia Jaresko ministër i Financave, Alexander Kvitashvili ministër i Shëndetësisë dhe Aivaras Abramavicius ministër i Ekonomisë .
Të tre u pajisën, me procedura të përshpejtuara, nga Presidenti Poroshenko me pasaportën ukrainase. Poroshenko është dhe personi këmbënguli më fortë, dhe në kundërshtim me partitë nacionaliste, për emërimin e të huajve, me justifikimin e “raporteve ndërshtetërore”, “eksperiencës”, “luftës ndaj mitëmarrjes”, etj .
Ky duket të jetë vetëm hapi i parë, shtypi njofton se në ekzekutivin ukrainas priten të emërohen edhe 25 të huaj të tjerë. Të gjithë të rekrutuar nga “head hunters” ndërshtetëror. Procesi i rekrutimit është mbështetur, nga pikëpamja ekonomike, nga Fondacioni “Reinassance” (që në shqip do të ishte Fondacioni Rilindja) . Ky fondacion i “rilindjes” ukrainase është thjesht një nga pjellat e shumta të Fondacionit Soros.
Shqipëria, që me ardhjen në pushtet të së majtës, ka nisur një proces të ngjashëm me atë që u kurorëzua në Ukrainë. Tashmë sistemi doganor është në duar të të huajve, Kryeministri ka këshilltar të huaj dhe ligjërisht ju hap rruga emërimit të një Guvernatori të huaj.
Duke parë prirjet historike, afërsinë e të majtës më Fondacionin Soros dhe FMN-në por edhe pozicionin e “babaxhanit negociator” që fitoi ditën e djeshme Sorosi dora vetë, nuk është e tepruar të parashikohet një afrim i mëtejshëm drejt qëndrimeve të “rilindjes” ukrainase. Pra nuk është për t’u habitur me një tjetër peticion “braçe” se në fund të fundit, si mund të thotë vetë flamurtari i internacionalizmit, nuk është e shkruar gjëkundi që ministrat duhet të kenë lindur në Shqipëri.
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
[quote2="'"]E kemi përsëritur vazhdimisht se sa i pakuptimtë është togu "partnerët ndërkombëtarë" në dritë të faktit që sot zyrtarët e huaj nuk janë mbështetës të Kombit Tonë, por vetëm "partnerë" të partive më të nënshtruara dhe më servile ndaj tyre, të cilat veprojnë verbërisht për interesin e globalistëve komb-zhdukës në këmbim të "financimeve" dhe "fondeve", dhe kurrsesi për Interesin Kombëtar!
Sa herë që dordolecikanët "tanë" përsërisin fjalët "partnerë dhe miq ndërkombëtarë", nuk flasin për "partnerë" dhe "miq'" të Kombit Tonë, por për "partnerët" e tyre: për ata globalistë të huaj që u japin leje për të ushtruar pushtet deri në kufirin e totalitar-bolshevizmit, në këmbim të shërbimit të verbër dhe të përçimit të politikave shtetkomb-zhdukëse dhe kundra-shqiptare (siç është dialogu poshtërues me serbinë, i cili është i gjithi në sajë të rikrijimit të neo-jugsllavisë, siç u intereson globalistëve).
Sa herë që dordolecikanët flasin për "partnerë ndërkombëtarë" aq herë e turpërojnë Kombin Tonë sepse, porsiç dëshmon Fatmir Limaj në këtë video, "partnerë ndërkombëtarë" do të thotë në shumë raste "partnerë" krimesh kundra Kombit Tonë dhe në të gjitha rastet "partnerë" në ushtrimin e krimit politik të shndërrimit të Shqipnisë në vend multi-etnik; krim nga i cili rrjedhin të gjitha problematikat e tjera që "partnerët ndërkombëtarë" hiqen sikur duan të zgjidhin por veçse shkaktojnë dhe thellojnë [pasi një Komb i përçarë dhe i pushtuar politikisht dhe mediatikisht mund të sundohet shumë më lehtë për aq kohë sa dëshirohet prej pushtuesit i cili, duke patur nga ana e vetë gjithë politikanët kolaboracionistë, mjetet lajmëtore dhe madje universitetet private e jo-private, mund të paraqitet kurdoherë si "partner" dhe "mik", duke e vazhduar në qetësinë më të madhe veprimtarinë e vetë globalsite shtetkomb-zhdukëse e kundra-kombëtare, madje duke marrë edhe dekorime e falënderime!].
Prandaj është gjithnjë e më e rëndësishme të kuptojmë se zgjidhja e vetme e çdo problematike të Çështjes Kombëtare, ka si pikënisje ndjekjen e besnikërishme të thirrjes udhëndriçuese të Çajupit: «TË KEMI BESIM VETËM [DHE VETËM DHE VETËM!] NË SOLIDARITETIN TONË KOMBËTAR»![/quote2]
KTV - Akuzat e Fatmir Limajt për SHIK-un dhe "elementët ndërkombëtarë":

[quote2="M V S K"]Sipërmarrjet e mëdha të lajmeve, qofshin shtetërore apo ndërshtetërore, duket se jo vetëm i kanë gëlltitur plotësisht konsumatorët e tyre, por edhe i kanë jashtëqitur të rimodeluar sipas skemave funksionale të vetë sipërmarrjeve. Për këtë, në thelb, nuk ka asgjë të habitshme që rrjetet sociale janë të tejngopura me citime, komente, ide dhe kundër ide për “lajmin e madh të ditës” në “fshatin global”. “Fshat” që për dikë mund të përfaqësojë “oborrin e shtëpisë”, ndërsa për pjesën më të madhe të konsumatorit një cep të botës. Cep që përgjithësisht “ide dhënësi” i mesëm shqiptar nuk arrin as ta identifikojë në hartën e botës.
Gjatë këtij muaji shqiptarët “ishin” “Çarli”, “Ahmeti” apo dhe “peshkatorja e humbur nukedisekunëoqean” por nuk ishin, për asnjë çast, “Koman!”.
Kjo histori ka dhe një anë tjetër të medaljes, pikërisht anën që bën të domosdoshme që shqiptarët sot të jenë “Koman!”. Është ana e politikës institucionale.
Marrim gjërat me radhë; një sipërmarrje private, sepse e tillë është, planifikon zgjerimin e aftësive të veta, rruga më e volitshme kalon mes për mes një parku arkeologjik. Ministria e Kulturës në këtë pikë nuk shprehu asnjë kundërshti, madje me një maskë të përvuajtur u shpreh se “nuk kishte fonde”. Deklaratë kjo që prodhon dy absurditete. E para, Ministria këto javë ka treguar që fondet për restaurimin e afreskeve të realizmit socialist, për veprimtari të stilit neobolshevik apo dhe për ngritjen e një muzeu sipas modelit të filmave të preferuar nga “Ylli Polar” gjithmonë i ka gjetur. E dyta dhe më e rëndësishmja, Ministria e Kulturës nuk ka nevojë, në këtë rast, për fonde. Shtyllat e tensionit të lartë nuk ndërtohen nga Qeveria shqiptare dhe sigurisht as nga Ministria e Kulturës, por nga një sipërmarrje private dhe ndalimi i këtij ndërtimi i kushton Ministrisë në fjalë vetëm një letër në format A4. Ky veprim i kushton vetëm sipërmarrjes private, e cila që në krye të herës duhet të kishte planifikuar në mënyrë të ndryshme. Në rast se kjo sipërmarrje nuk është në gjendje të përballojë ndryshimet e domosdoshme, atëherë edhe Ministrat edhe “flamurtarët parashtetëror" duhet të kujtojnë që sistemi ekonomik në Republikën e Shqipërisë është ai i tregut.
Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë për asnjë çast që “Komani” nuk është një park arkeologjik çfarëdo (nëse ekzistojnë të tillë), por, për ta thjeshtësuar deri në kockë, përfaqëson hallkën lidhëse të vazhdimësisë iliro-shqiptare. Gjetjet e Komanit gjithmonë janë sulmuar, nënvlerësuar apo shpërfytyruar nga historiografia e popullatave të vendosura në Siujdhesën Ilire. Arsyeja është e kuptueshme; rrëzimi i autoktonisë shqiptare.
Këto janë faktet dhe arsyet (supozimet i lemë për herë tjetër) pse shqiptarët duhet, sot, të jenë të gjithë “Koman!”
M V S K[/quote2]
#UNË_JAM_KOMANI!
#NE_JEMI_KOMANI!

Kjo quhet analizë.
Ky duhet të jetë standardi i shtypit, medias dhe informacionit të lirë.
Ky duhet të jetë standardi i shtypit, medias dhe informacionit të lirë.
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 6016042204Tahirrorizmi ose Terrorizmi “humanitar” pa gjakderdhje
Shqipëria u godit rëndë ditët e fundit nga një valë terrorizmi humanitar. Ky është një lloj i ri terrorizmi, i cili do të hyjë në fjalorin e terrorizmit i lidhur me emrin e Ministrit të Punëve të Brendshme të Shqipërisë Saimir Tahiri. Pra, si Tahirrorizëm. Terrorizmi humanitar i përmban aspektet e terrorizmit autentik, që nga shpërthimi, ndonjë dëmtim material sa për të ushqyer kamerat televizive, performancën policore në vendngjarje, dramën e deklaratave qeveritare dhe melodramën e analistëve pro qeverisë në studiot televizive. Por terrorizmit humanitar i mungon vetëm një gjë, gjaku. Tahirrorizmi është terrorizëm pa gjakderdhje. Pra, Tahirrorizmi ka gjithë spektaklin e terrorizmit, dhe përfitimet politike që sjell ky për Qeverinë, por pa dëmet e tij.
Tahirrorizmi ndryshe Terrorizmi “humanitar”, pa gjakderdhje, ndahet në dy lloje, me shpërthime dhe pa shpërthime. Terrorizmi humanitar me shpërthime ndodh natën, në orët kur është e sigurt se në vendngjarje nuk ka njerëz. Kështu ndodhi me shpërthimin në farmacinë e babait të Ministrit të Punëve të Brendshme, në orën 02: 50 të natës, në 10 shkurt. Shpërthimi i dytë, në të njëjtën natë, ndodhi në shtëpinë që ka në Tiranë një oficer policie i cili punon në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Edhe ky akt i terrorizmit humanitar shënjestroi një shtëpi të pabanuar.
Lloji i dytë i akteve të Tahirrorizmit ndryshe terrorizmit humanitar, ata pa shpërthime, ndodhin ditën dhe veçoria e tyre është se janë pa shpërthime. Kështu ndodhi me aktin e tretë të terrorizmit humanitar të datës 10 shkurt, në orën 06 të mëngjesit, kur në Rrugën “Muhamet Gjollesha”, në stacionin e autobusit pranë kryqëzimit të unazës, u gjet një sasi lënde plasëse, që nuk shpërtheu, për të cilën nuk u tha zyrtarisht se çfarë kishte si shënjestër. Por ndonjë gazetë dhe televizion pro qeverisë aluduan se mund të ishte një kërcënim në adresë të familjes së Kryeministrit Rama, pasi në të njëjtën rrugë, pak më larg vendit ku u gjet lënda plasëse banon nëna e Kryeministrit dhe vëllai i tij, Olsi. Por sasia e eksplozivit ishte aq e vogël saqë nga shpërthimi nuk do të mund të thyheshin as xhamet e pallatit ku është shtëpia e vjetër e familjes së Edi Ramës, kështu që ky nuk e zhvilloi më tutje këtë ide të lakejve të tij medialë.
Nga të tre eksplozivët e vendosur në natën e 10 shkurtit ai që mund të kishte shkaktuar më shumë dëme njerëzore ishte pikërisht ky i fundit, eksplozivi i gjetur në stacionin e autobusit, pranë kryqëzimit të unazës, në Rrugën “Muhamet Gjollesha”. Sepse ai u gjet rreth orës 06 të mëngjesit, kur qarkullimi i njerëzve nis të rritet. Por duke qenë se bëhet fjalë për terrorizëm humanitar, kësaj bombe nuk i funksionoi detonatori elektrik. E njëjta gjë ndodhi me një bombë të improvizuar, që u gjet pranë shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, dy ditë më pas në 12 shkurt.
Në të njëjtën ditë, Policia e Shtetit ndërmori një aksion spektakolar për të shqyrtuar një çantë të madhe që u gjet në Rrugën e Kavajës, pranë kryqëzimit të kësaj rruge me unazën. Ky operacion spektakolar, në përfundim të të cilit rezultoi se çanta nuk përmbante eksploziv, në mos për gjë tjetër shërbeu për të na bindur se çfarë mendojnë qytetarët e Tiranës për Tahirrorizmin. Ndonëse përmasat e çantës qenë të tilla që ajo mund të përmbante edhe deri në 20 kilogram lëndë plasëse, pra që do të thoshte se në rast shpërthimi rrezja e dëmtimeve që do të shkaktonte ajo ishte shumë e madhe, me qindra qytetarët kureshtarë vrojtonin punën e njësiteve të specializuara të Policisë, duke qëndruar përreth, jo më tepër se njëzet metra larg çantës së dyshuar se përmbante lëndë plasëse. Ndryshe nga ç’ thotë qeveria, ky lloj terrorizmi nuk shkakton aspak panik te qytetarët. Merret vesh, që në 10 shkurt qytetarët e kanë kuptuar se Tahirrorizmi ka të bëjë me terrorizmin autentik, aq sa mustaqet e Saimir Tahirit kanë të bëjnë me mustaqet e vërteta të burrave. Ministri i guximshëm i Punëve të Brendshme i ka rritur mustaqet për të burrëruar sadopak fytyrën e tij prej adoleshenti, por pa sukses se mustaqet e tij janë më tepër push adoleshenti se qime burrërie. Me këto “mustaqe” Ministri i Punëve të Brendshme që është tepelenas, turpëroi traditën e mustaqeve të famshme tepelenase për të cilat populli ka kënduar edhe këngë.
“Tafil Buz mustaqeziu,
Në dorë palla ç’ u ngriu.”
Kështu thotë rapsodi popullor për turqit, të cilët kishin frikë edhe nga mustaqet e famshme të heroit tepelenas Tafil Buzi. Pastaj janë të njohura në histori mustaqet e famshme të Ali Pashë Tepelenës, të cilat mahnitën edhe udhëtarët e huaj të njohur, të cilët i kanë përshkruar ato. E për mustaqet e Saimir Tahirit ç’ mund të thuhet o vëllezër tepelenas? Mustaqe miu!
Tahirrorizmi ka shumë gjasa që të hyjë në fjalorin ndërkombëtar të terrorizmit me këtë definicion:
Tahirrorizëm: Simulim i terrorizmit nga shtetarë dhe politikanë në situata të caktuara, me qëllime të shumëfishta: Për të larguar nga vetja dyshimet serioze për bashkëpunim me krimin e organizuar, për të larguar vëmendjen e publikut nga një dështim i rëndë i qeverisë, si justifikim për të fuqizuar shtetin policor, si dhe për të fituar kapital politik.
Tahirrorizmi e zbaton atë që njihet si “Strategjia e Tensionit”, por pa gjakderdhje. Strategjia e Tensionit ka domethënien që shteti kryen akte terroriste për të justifikuar vendosjen e një regjimi policor të rreptë. Strategjia e Tensionit pra është strategji e fuqizimit të pushtetit, e zgjatjes së tij, e rritjes së kontrollit mbi shoqërinë, e goditjes së kundërshtarëve politikë të çdo lloji. Tahirrorizmi është terror i shtetit ndaj shoqërisë, ose për të përdorur një term të parapëlqyer prej të majtëve, ndaj popullit. Tahirrorizmi është pra terrorizëm shtetëror. Meqënëse Tahirrorizmi është terrorizëm shtetëror i simuluar, edhe lufta kundër Tahirrorizmit është simulim i luftës së shtetit kundër terorizmit.
Vala e Tahirrorizmit në Shqipëri ndodhi kur u krijuan dyshime të mëdha se a ishte i njëjti Ministër i Punëve të Brendshme dhe e njëjta Polici e Shtetit ajo që u mburr për ndërhyrjen në Lazarat dhe që nuk shikonte fabrikën e kokainës më të madhe në Ballkan të ngritur pranë kryeqytetit që prej një viti, nga një kartel ndërkombëtar droge që u godit në sajë të një operacioni të Policisë Gjermane. Që të zhdukeshin sadopak dyshimet e arsyeshme se karteli vepronte nën garancinë e Qeverisë, u sajuan atentatet e terrorizmit humanitar ndaj familjes së Ministrit të Punëve të Brendshme. Vala e Tahirrorizmit në Shqipëri ndodhi kur Qeveria tregoi papërgjegjshmëri të madhe duke mos shpallur as gjendjen e jashtëzakonshme në vend kur u përmbyt Shqipëria e Jugut. Kështu që përmbytja e vendit nga vala tahirroriste duhet të mbulonte përmbytjen ujore. Vala e Tahirrorizmit në vend erdhi kur Kryeministri ka treguar dëshirën e qartë për ta sunduar vendin me një regjim policor, të panjohur që në kohën e regjimit komunist. Vala e Tahirrorizmit në vend ndodhi kur po afrojnë zgjedhjet vendore në të cilat Qeveria po shkon pa mbajtur asnjë nga premtimet e bujshme të zgjedhjeve të vitit 2013.
Por Tahirrorizmi mund të bëhet gjakësor kur e shikon se nuk ka qenë bindës. Se Tahirrorizmi nuk e quan ndonjë gjë të madhe që të marrë jetën e disa dhjetëra qytetarëve në disa shpërthime, për të qenë bindës. Aktet terroriste të simuluara nga shteti janë gjithmonë me rrezik të madh për ata që i kryejnë ato. Kjo është strategjia e tensionit e zbatuar me gjak. Koha do ta tregojë se deri ku do të shkojë Tahirrorizmi, që në thelb është strategji e kontrollit të shoqërisë dhe e mbajtjes së pushtetit me anë të frikës.
Por mos mendoni se Tahirrorizmi është pa viktima. Farmacia e babait të Saimir Tahirit, pranë QSUT ka shkaktuar më tepër viktima mes klientëve të saj, dhe klientëve të farmacive të tjera që furnizohen te ajo, se çdo të kishin shkaktuar të gjithë bombat e datave 10-12 shkurt nëse do të kishin shpërthyer në orët kur në vendet ku qenë vendosur ato kishte qarkullim të madh të njerëzve. Nuk është ironi e vogël që mbyllja e detyruar e farmacisë për shkak të dëmeve të vogla që iu bënë nga shpërthimi, ka kursyer disa jetë njerëzish./Kastriot Myftaraj
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
Të dhënat para-politike, nëse mund të quajmë kështu të gjitha ato informacione që lidhen me oborrtarët dhe eprorët financues të politikanëve, janë pothuajse gjithmonë vendimtare për të kuptuar në thellësi gjendjen politike matanë skenografisë që ajo vet monton për publikun për të mbajtur të fshehur kalbjen e vetë.
https://www.facebook.com/kastriotmyftar ... 3972309075Cila është ambasadorja e re e Shqipërisë në SHBA Floreta Faber (Luli)
Nëse do të kërkoni një CV të ambasadores së porsaemëruar të Shqipërisë në SHBA, znj Floreta Faber (Luli) lodheni më kot. Një të tillë nuk do të gjeni as në faqen zyrtare online të Ambasadës së Shqipërisë në Washington, madje as në faqen zyrtare online të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ku supozohet të jetë, pasiqë emri i zonës Faber-Luli figuron ende si drejtore ekzekutive, se faqja nuk është përditësuar. I tillë është serioziteti i Dhomës Amerikane të Tregtisë san ë faqen zyrtare online të saj figuron ende si drejtoreshë ekzekutive emri i ambasadores së Shqipërisë në SHBA! As në faqen zyrtare online të Kuvendit të Shqipërisë, në ndarjen e komisioneve parlamentare, ku publikohen transkriptet e mbledhjeve të komisionit, mungon transkripti i mbledhjes në të cilën komisioni ka dëgjuar zonjën Floreta Faber-Luli. Kjo nuk duket të jetë një harresë, meqënse CV e saj mungon gjithandej ku supozohet që të jetë. Merret vesh, zonja ka turp nga CV e vet.
Karriera e Zonjës Faber (Luli) lidhet me emrin e ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri Joseph Limprecht, i cili erdhi në Tiranë në vjeshtën e vitit 1999. Limprecht mbahet mend për atë se vdiq në 2002, në Shqipëri, gjatë një feste në Lurë, në shoqërinë e disa mikeshave të tij shqiptare, të cilat bënin pjesë në një rreth femrash të bukura që ai mblodhi pranë vetes dhe që i shpërblente me privilegje të ndryshme. Qeveria amerikane nuk i pagoi as shpenzimet e funeralit të ambasadorit të saj, Ishte Qeveria e Shqipërisë e kryesuar në atë kohë nga Pandeli Majko që pagoi shpenzimet e arkivolit të Limprecht dhe të transportit të tij në SHBA.
Në vitin 2000 Limprecht pati idenë e çuditshme që në Shqipëri të krijohej Dhoma amerikane e Tregtisë, ndonëse në vend nuk kishte asnjë investim amerikan, dhe asnjë biznis të vetëm amerikan serioz. Qëllimi ambasadorit amerikan nuk ishte që të vinin investime ekonomike amerikane në Shqipëri, por që të krijohej një zyrë fiktive por fitimprurëse për mikeshën e tij, Floreta Faber (Luli). Dhe qëkurse u krijua Dhoma Amerikane e Tregtisë në vitin 2000 e deri në vitin 2015, drejtoreshë ekzekutive, ose më saktë pronare e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri ka qenë për 15 vite pa ndërprerje Floreta Faber (Luli). Nga pikëpamja juridike e ashtuquajtura Dhomë Amerikane e Tregtisë në Shqipëri është një OJF (Organizatë Jofitimprurëse) e regjistruar në Gjykatën e Tiranës. Ajo nuk ka asnjë funksion si Dhomë Tregtie për arsyen e thjeshtë se në Shqipëri nuk ka asnjë biznis serioz të mirëfilltë amerikan. Anëtarë të Dhomës së Tregtisë janë në një masë të madhe shqiptarë me shtetësi amerikane, që kanë ndonjë veprimtari biznisi qoftë edhe modeste, si një restorant, një servis automjetesh, një parukeri etj. Në Dhomën Amerikane të Tregtisë nuk mungon dhe ndonjë ndonjë aventurier amerikan, me emër anglosakson, që endet në Ballkan kinse si investitor, si Mark Crawford.
I vetmi biznis i vërtetë amerikan në Shqipëri, anëtar i Dhomës Amerikane të Tregtisë është AAEF (Albanian-American Enterprise Fund), ose Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve. Ky është një fondacion ekonomik i krijuar dhe i financuar nga Qeveria Amerikane që në vitin 1996 me një kapital fillestar prej 30 milion dollarë të dhënë nga USAID, pra nga shteti amerikan. Qëllimi i shpallur i fondacionit ishte që të investonte këtë shumë në biznise të ndryshme në Shqipëri ku do të hynte si aksioner, dhe pastaj fitimet që do të nxirrte do t’ i riinvestonte në Shqipëri kinse për të ndihmuar në zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë në vend. Kjo do të thoshte se AAEF ishte një subjekt i privilegjuar nga pikëpamja fiskale, që praktikisht ishte i çliruar nga detyrimi për t’ i paguar taksa shtetit shqiptar.
Ndonëse AAEF ishte në thelb një organizatë ekonomike shtetërore amerikane, ai kishte në bordin e vet biznismenë privatë, që emëroheshin nga Presidenti i SHBA. Fondi ishte në fakt një mënyrë për të shpërblyer Presidenti Clinton disa njerëz të cilët e kishin mbështetur atë në fushatën zgjedhore. Duke qenë se pas tij qëndronte shteti amerikan, Fondi pati një trajtim të privilegjuar në Shqipëri, që nga sigurimi i licencës për një bankë, te marrja e koncesioneve të leverdisshme, me fitim të sigurt, të lartë. Kështu fondi ishte partner në koncesionin e aeroportit të vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, në koncesionin që iu dha kompanisë “Aleat” për pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaporta dhe letërnjoftimi, shfrytëzimi i burimeve të mermerit, shërbimet doganore. Gjithashtu AAEF ka fituar të drejtën për biznise të privilegjuara siç është krijimi i një fondi pensionesh në Shqipëri, në ndërtimin e lagjeve rezidenciale dhe të qendrave tregtare etj.
Kur AAEF u mbyll në 2009, nga kapitali fillestar prej 30 milion dollarë qe nxjerrë një fitim prej 567 %, ose 170 milion dollarë. Përveç këtij, nga shitja e Bankës Amerikane të Shqiptare, për të cilën Fondit iu dha një licencë nga qeveria shqiptare, u përfituan 156.9 milion dollarë, kur kjo bankë kishte asete në vlerën 42 milion dollarë, edhe këto të siguruara nga veprimtaria e Fondit në Shqipëri. Pra, nga 30 milion dollarë që ishte investimi fillestar, Fondi fitoi mbi 326 milion dollarë, ose rreth njëmbëdhjetë herë më shumë se kapitali fillestar. Dhe këto janë vetëm shifrat që ka publikuar vetë Fondi. Gjithsesi, shifrat e vërteta duhet të jenë më të larta. Në 2009 AAEF u zëvendësua nga Albanian-American Development Fund, i cili është një evazor i madh fiskal legal në Shqipëri. AAEF nuk mund të konsiderohet një investim amerikan në Shqipëri por një expedient amerikan në Shqipëri i llojit neokolonialist, për të thithur para nga ekonomia shqiptare, në mënyrë abuzive.
Njëjtë edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë, e cila nuk supozohet që të jetë një biznis, është megjithatë një biznis i këtij lloji. Zonja Faber-Luli është treguar shumë e shkathët për të krijuar një anëtarësi fiktive në Dhomën Amerikane të Tregtisë të disa qindra bizniseve shqiptarë, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me SHBA, dhe që me Dhomën Amerikane të Tregtisë i lidh vetëm nevoja për të marrë viza amerikane për vete ose për të afërmit e tyre. Port ë gjithë këta njerëz paguajnë një kuotë anëtarësie, që arrin një shumë jot ë vogël përgjithshme vjetore. Një nga veprimtaritë kryesore fitimprurëse të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, qëkurse ajo është krijuar ka qenë trafiku i vizave amerikane. Në Dhomën Amerikane të Tregtisë ka funksionuar edhe një linjë e shitjes së shtetësisë amerikane, për ata që paguajnë për këtë gjë. Kuptohet zyrtarët e Dhomës Amerikane e Tregtisë të ardhurat e këtij lloji i ndajnë me zyrtarët e Ambasadës Amerikane të cilët ua sigurojnë vizat. Shumë kriminelë të cilët duan të shkojnë në SHBA krijojnë biznise fiktive me para të pista, pastaj anëtarësohen në Dhomën Amerikane të Tregtisë, paguajnë pa problem kuotën e anëtarësimit dhe madje paguajnë edhe për të blerë viza si dhe leje qëndrimi në SHBA.
Një nga bëmat më skandaloze të drejtoreshës së Dhomës Amerikane të Tregtisë është se u ka marrë shumë piktura dhe vepra të tjera arti piktorëve dhe koleksionistëve shqiptarë, të cilëve u ka thënë se do t’ ua shesë në SHBA, por më pas ata nuk kanë parë as paratë dhe as veprat e tyre. Nuk dihet nëse këto llogari zonja do t’ i shlyejë tani që u bë ambasadore.
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një emër fiktiv që peshon në opinionin publik dhe qeveritë e politikanët në Shqipëri janë të dëshiruar që ta përdorin këtë, për të krijuar përshtypjen e rreme se në Shqipëri kanë ardhur investime ekonomike amerikane çka kërkohet të paraqitet si meritë e qeveritarëve të rradhës. Pra Dhoma Amerikane e Tregtisë është një instrument i mirë për publicitet. Kjo bën që ata të cilët kontrollojnë Dhomën Amerikane të Tregtisë të kenë ndikim te qeveritë shqiptare, çka u mundëson këtyre personave që të sigurojnë të ardhura nëpërmjet projekteve fiktive për zhvillim ekonomik. Dhoma Amerikane e Tregtisë gjithashtu funksionon si një OJF e cila përfiton nga grantet financiare që jep qeveria amerikane në Shqipëri, për projekte të ndryshme të llojit kërkimor për ekonominë shqiptare, që në fakt nuk janë veçse mënyra për të kanalizuar këto para në xhepat e njerëzve që i ndajnë ato me zyrtarët e ambasadës amerikane.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka një bord, president i të cilit është Mark Crawford. Ky është një mashtrues ndërkombëtar, i cili endet prej 20 viteve në Ballkan, sidomos në Mal të Zi dhe në Shqipëri. Ai shfaqet edhe në intervista në televizion dhe në gazeta me hijen e rëndë të Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri dhe të biznismenti amerikan që ka investuar në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkan. Z. Crawford ka punuar për pesë vite në Fondin Shqiptaro-Amerikan të Ndërmarrjeve, në 1996-2001, si asistent i drejtorit e më pas si administrator. Në vitin 2001 ai mori paralelisht dy detyra në Serbi dhe në Malin e Zi, përkatësisht në Novi Sad dhe Podgoricë. Në 2001 ai u bë kryetar i Bordit të bankës Opportunity Stedonica me qendër të Novi Sad, Serbi, dhe drejtor financiar i bankës Opportunity, me qendër në Podgoricë. Këto sihin dy banka të krijuara me asistencën dhe financimin e një projekti të USAID, pra projekt qeveritar amerikan. Detyrën në Serbi e mbajti deri në 2007, atë në Malin e Zi deri në 2008. Në të njëjtën kohë, z. Crawford vazhdonte të ishte kryetari i bordit të Organizatës “Partneri Shqiptar në Mikrokredi” në Tiranë, ku ai kishte qenë bashkëthemelues në vitin 1998.
Në vitin 2007 z. Crawford u bë bashkëthemelues i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Malin e Zi, dhe shërbeu si president i parë i bordit të kësaj dhome, në vitet 2007-2009. Në të njëjtën kohë vazhdonte të ishte dhe drejtori i Oportunity Bank në kryeqytetin e Malit të Zi. Në vitin 2008 u shpall bankieri i vitit në Malin e Zi, një mirënjohje kjo e palakmueshme. Që nga viti 2011 është kryetar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Ky është reputacioni i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, që kryetar i bordit të saj është ish-kryetari i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Malin e Zi, një shteti që u bë i pavarur në 2006. Aktiviteti kryesor publik i z. Crawford në Malin e Zi, ku kishte si mik personal sundimtarin çerekshekullor të vendit z. Milo Gjukanovic, ishte se dilte në media për të krijuar përshtypjen se në vend po vinin investime amerikane. Aktiviteti kryesor jopublik ishte pastrimi i parave të Milo Gjukanoviçit, të fituara nga kontrabanda dhe burime të tjera të kundërligjshme.
Shkollimi i z. Crawford është pak të thuash që është i dyshimtë. Ai është lektor i jashtëm në Universitetin Publik të Tiranës, por nuk ka paraqitur kurrë atje diploma shkollore për të mbështetur CV e tij. Është marrë e mirëqenë që një njeri si ai ka grada shkencore. Z. Crawford pretendon se ka kryer studimet bachelor në Universitetin e Miamit në Ohio në 1993. Por sipas një CV-je të tij, në 1992 ai ka qenë lektor në Institutin e Hunanit në Kinë, sipas një projekti të përbashkët të sponsoruar nga Qeveria Amerikane. Gjithashtu pretendon se ka dhe një gradë shkencore të marrë në University College London (SSEES). Dhe që nga ai vit, pa asnjë përvojë pune, ai erdhi në Ballkan si ekspert i paguar nga qeveria amerikane. Ndonëse Mark Crawford shfaqet në mediumet shqiptare si një ekspert i madh ndërkombëtar, ai nuk ka veçse dy botime shkencore në CV-në e tij, një në gazetën e Albert Rakipit “Tirana Times” në Tiranë, dhe dy të tjera në dy gazeta në Malin e Zi, në gazetën e përditshme “Dan” dhe në atë “Crnagora Ekonomist”.
Z. Crawford ka bërë edhe një “investimi” personal në biznis në Shqipëri që është një zyrë fiktive konsulence financiare e quajtur International Securities Brokerage, të cilën ai e krijoi në 2011. Sot me këtë titull ai është kryetar i bordit të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. International Securities Brokerage në fakt është një zyrë që ka si veprimtari kryesore investimin e parave të pista në fondet e investimeve që gjenden në off-shores nëpër botë. Meqënse z. Crawford del jo rrallë në televizionet shqiptare, kur ta shikoni herën tjetër të flasë për investime amerikane në Shqipëri apo për performancën e ekonomisë shqiptare duhet të keni parasysh se ai është një mashtrues ndërkombëtar dhe mos i besoni asnjë fjalë.
Përveç z. Crawford në bord janë pothuajse të gjithë shqiptarë Genti Daçi, nëndrejtori i një kompanie interneti Genc Likoskendaj, pronari i një dyqani kompjuterash, Alketa Uruçi (thesartare), Adrian Shehu, Aleksandër Sarapuli (nëpëunës shqiptar i AAEF), Elton Çollaku, Avni Ponari, Loreta Peçi, dhe vetë Floreta. Një amerikane është Julia Janecko e cila përfaqëson Fondacionin “Abraham Lincoln” që nuk është një biznis. Është edhe z. Peter Clavelle i cili punon për kompaninë e njohur ndërkombëtarisht Tetra Tech ARD, por kjo kompani nuk ka bërë asnjë investim në Shqipëri. Thjesht Marku dhe floreta e kanë blerë emrin z. Clavelle për të rritur reputacionin e bordit të tyre të mjerueshëm.
Kur njerëzit e shohin në televizor zonjën Faber-Luli, të prezantohet dhe flasë si drejtoreshë të Dhomës Amerikane të Tregtisë, mendojnë se ajo është përfaqësuese e ndonjë biznisi të rëndësishëm amerikan në Shqipëri. Në të vërtetë nuk është kështu. I vetmi biznis i mirëfilltë i zonjës është vetë Dhoma Amerikane e Tregtisë, si OJF fitimprurëse. Kur zonja Faber-Luli u bë drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë, e vetmja gjë që e kualifikonte për këtë detyrë, veç miqësisë me ambasadorin amerikan të kohës, ishte se zonja kishte një pasaportë amerikane, të cilën e kishte fituar nga martesa e saj me një shtetas amerikan. Burri i saj Edmond Faber kishte marrë shtetësinë amerikane se gjyshi i tij kishte qenë emigrant në SHBA.
Në kohën e diktaturës komuniste familja Faber ishte zotëruese e një testamenti për një pasuri të madhe në SHBA. Shteti komunist ishte i interesuar që ta merrte këtë pasuri, prandaj bëri një marrëveshje me familjen “Faber”, që jetonte në Shqipëri. Sipas marrëveshjes, familja “Faber” veç parave që do të merrte me kursin në të cilin shkëmbehej dollari në Shqipëri, fitoi dhe të drejtën që të ndërtonte një shtëpi në qytetin e Tiranës, çka ishte një privilegj unik në atë kohë, kur ndërtimi i banesave private në qytete nuk lejohej më. Në këtë shtëpi familja Faber banon edhe sot e kësaj dite. Një tjetër kërkesë, më modeste e familjes Faber ishte që djali i saj Edmondi, i cili më pas u bë burri i Floretës, të merrte një të drejtë studimi për mjek, që iu dha atij në 1980. Por nuk duhet menduar se pasuria e dikurshme e familjes së burrit ka ndikuar në karrierën e Floretës. Nga pasuria familja mori një shumë të madhe në lekë, të depozituar në bankë, që për Shqipërinë komuniste të kohës ishte mjaft e madhe, por ajo që kishte mbetur në 1991 pas shpenzimeve të familjes, kishte vlerë të vogël. Prandaj burri i Floretës u detyrua që të emigronte në vitet nëntëdhjetë dhe shkoi të punojë si mjek në disa vende arabe të Afrikës Veriore, kryesisht në Libi, nga ku u kthye në 1996. Sot ai është kardiolog në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Floreta është gruaja e dytë e tij.
Mbiemri “Faber” u ka bërë përshtypje shumë njerëzve kur u emërua ambasadorja. Origjina e këtij mbiemri shkon deri te një familje hugenote (protestante), e cila u arratis nga Franca në kohën e persekutimeve ndaj hugenotëve në fund të shekullit XVII. Familja Faber para se të merrte fenë protestante ishte hebreje. Njerëzit e kësaj familjeje u shpërndanë nëpër Europë, dhe disa prej tyre më pas erdhën në Voskopojë, ku morën fenë e krishterë ortodokse. Pas shkatërrimit të këtij qyteti u vendosën në Korçë. Faberët e Tiranës i përkasin kësaj dege. Qëkurse Floreta mori mbiemrin Faber ajo ka marrëdhënie të shkëlqyera me Fondacionin “Soros” në Tiranë.
Por mbiemri “Faber”, duket se e ka ndihmuar shumë Floretën në karrierën e saj, në marrëdhëniet me të huajt, pasi i dha shkathtësisë së saj personale, një përparësi që nuk e kishte aspak me mbiemrin “Luli”. Zonja Faber-Luli nuk ka të bëjë me Ded Gjon Lulin, se ajo është nga një familje muslimane e babai i saj quhet Asim. Para se të bëhej drejtoreshë e Dhomës Amerikane të Tregtisë Floreta punoi për disa vite në degën që krijoi në Shqipëri kompania e njohur ndërkombëtare e auditimit Deloite & Touche, e cila erdhi në Shqipëri e kontratuar nga qeveria socialiste në 1997 për të bërë transparencën e kompanive piramidale financiare. Në fakt ajo që bëri Deloite & Touche ishte se thjesht i shiti emrin qeverisë shqiptare, duke marrë në punë “ekspertë” shqiptarë, të cilët nuk bënë auditim të pavarur, por e bënë punën ashtu si donte qeveria shqiptare e kohës. Një nga “ekspertet” e punësuar nga Deloite & Touche në Shqipëri në 1997 ishte dhe Floreta e cila në atë kohë ishte 29 vjeç dhe pa asnjë përvojë pune në auditin financiar.
Zonja Faber-Luli nuk duhet të jetë ambasadore e Shqipërisë në SHBA, pikësëpari se ajo është shtetase amerikane dhe si e tillë ka bërë një betim zyrtar, se nuk do t’ u bindet ligjeve të asnjë shteti tjetër të botës, veç atyre të SHBA. Një betim i tillë është detyrim për çdo njeri që bëhet qytetar i SHBA. Zonja Faber-Luli pra është betuar që të mos u bindet ligjeve të shtetit shqiptar të cilin supozohet ta përfaqësojë si ambasadore në SHBA. Deri më tash nuk është thënë se z. Faber-Luli ka hequr dorë nga shtetësia amerikane, gjë që ka detyrim ta bëjë para se të marrë detyrën e përfaqësueses diplomatike të Shqipërisë në SHBA.
Por zonja Faber-Luli nuk duhet të jetë ambasadore e Shqipërisë në SHBA edhe për faktin se e gjithë karriera e saj përmban disa nga gjërat më të këqija që kanë ndodhur në marrëdhëniet amerikano-shqiptare, nga ana amerikane., dhe që i kam përshkruar më lart. Zonja Faber-Luli nuk po shkon si ambasadore e Shqipërisë në SHBA thjesht si kushërirë e Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati (Floreta ka lindur në qytetin e Shkodrës nga ku e ka origjinën ministri), por kryesisht për shkak të mbiemrit të saj nga burri që i ka shërbyer në kombinim me hijeshinë e saj të dikurshme për të bërë një karrierë bizarre.
Në 15 vite që zonja Faber-Luli drejtoi Dhomën Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, ajo mbrojti me pasion vetëm një “investim” amerikan në Shqipëri që ishte sjellja e armëve kimike siriane në Shqipëri. Në 15 nëntor 2013, kur Kryeministri Rama u detyrua të tërhiqej nga vendimi i tij për sjelljen e armëve kimike siriane në Shqipëri, zonja Faber-Luli vendosi këtë status në profilin e saj në Facebook: “A thua kështu i humbet Shqipëria shanset historike…” Në përgjigjen e saj për një komentues, ajo thoshte: “Vendimi i marrë duket se na le jashtë historisë.”
Nuk është ironi e vogël që drejtoresha e parë dhe e vetme deri më sot e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, shpallte si shans historik për të përfituar ekonomikisht Shqipëria nga marrëdhëniet me SHBA, kërkesën amerikane që armët kimike siriane të silleshin për t’ u demontuar në Shqipëri.
Emërimi i zonjës “Faber-Luli” si ambasadore në SHBA “koincidon” me vendimin që ka marrë Qeveria “Rama” për të shpenzuar një shumë të madhe parash për të bërë riparime në ndërtesën e ambasadës. Pra, për zonjën Faber-Luli po çelet një fond i madh financiar me të shkuar ajo në Washington.
Me vajtjen e zonjës Faber-Luli si ambasadore në Washington përmbushet edhe një lloj cikli. Në vitin 1999 në Shqipëri erdhi një ambasador amerikan, z. Limprecht, i cili në vitin 2000 e bëri Floretën drejtoreshë-pronare të Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Pasi e mbajti për 15 vite këtë detyrë, Floreta shkoi tani ambasadore në SHBA, vendin nga erdhi Limprecht. Nuk duhet të çuditemi nëse varri i Limprecht do të jetë vendqëndrimi i saj i parë në SHBA si ambasadore. Nuk duket e besueshme që Edi Rama ta ketë emëruar zonjën Faber-Luli si ambasadore në SHBA në kujtim të mikut të tij të ndjerë Limprecht, të cilin e quante Babë Lymi (si Babë Myslim Peza), se e mbështeti aq shumë Edi Ramën sa shkoi me të dhe e kaloi natën pranë zjarrit partizan në festën e Pezës në vitin 2000, gjatë fushatës për zgjedhjet vendore, ku Edi Rama ishte kandidat për Bashkinë e Tiranës. Ndonëse Floreta ka qenë që atëherë në stafin e Edi Ramës, të tjera lidhje u krijuan më pas. Floreta po shkon në SHBA si njeriu i besuar i Edi Ramës, për të investuar atje për llogari të tij paratë që ai fiton në Shqipëri si Kryeministër.
Emërimi i Floreta Faber-Luli si ambasadore nga Edi Rama është në linjë me praktikën e Edi Ramës që të emërojë në detyra të larta femra veriore, të cilat kanë një lidhje jugore-ortodokse nga nëna ose burri. Ministrja e Mbrojtje Mimi Kodheli e ka nënën nga Skrapari, Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Eglantina Gjermeni, nga Kruja, e ka burrin ortodoks. Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla nga Mirdita, e ka burrin ortodoks. Sigurisht që nuk ka asgjë të keqe se përse këto zonja kanë një origjinë të tillë, por kur ka një praktikë që përzgjedhja për poste bëhet mbi bazën e një kriteri të tillë, këtu ka diçka shumë të keqe./Kastriot Myftaraj
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
http://zojsi.albanianforum.net/t366-pro ... shqiptaretBiopolitika e Isa Mustafës*
Në kabinetin e Qeverisë së Isa Mustafës nuk janë veç ministrat e Listës ‘Srpska’ ata që bëjnë riprodhimin e fjalëpërfjalshëm të fjalorit të Beogradit. Nuk mbesin prapa as ministra si Blerand Stavileci, fodullëku i të cilit shkon aq larg sa fyen krejt shoqërinë. Që të jemi më të saktë, para disa dite në një emision të transmetuar në KTV, Blerand Stavileci që mban postin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, ndër të tjerash, do t’i jap liri vetës sa t’i akuzojë familjet shqiptare se nuk dinë të bëjnë planifikim familjar (?). Në vijim të deklaratës së tij, ministri i Zhvillimit Ekonomik këshillon që dikush që ka 300 euro të ardhura nuk duhet të krijojë familje shtatë-anëtarëshe! Kjo deklaratë, përveç që e pështirë moralisht, sipërfaq edhe një anë tjetër papërgjegjësie.
Ndihmat edhe ashtu të vakëta sociale me të cilat mbahen me mijëra familje të vobekta, ministri Stavileci i ndjeson sikur të jepeshin nga xhepi i tij. Po të kishte minimumin e njerëzillëkut, ministri Stavileci do të duhej të ngriste pikëpyetje mbi tërë ngrehinën e politikave të padrejta qeveritare që nuk i sigurojnë vendit as për së afërmi mirëqenie. Në rrethana normale, përkushtimi i fismë i Qeverisë për planifikim familjar nuk do të duhej të ishte në deklarime të tilla që kullojnë arrogancë e snobizëm. Përkushtimi i Qeverisë në këtë çështje kardinale të shoqërisë, duhet të jetë me përkrahje të fortë në formë shtesash e alimentacionesh për të porsalindurit dhe nënat.
Nuk duhet t’i ik mbamendjes tonë fakti që është partia, pjesë e të cilës është edhe Blerandi, ajo e cila në legjislacionin e vitit 2007-2010, ka avokuar me zell pervers shkurtimin e pushimit të lehonisë. Krejt kjo sikur të jep përshtypjen se Qeveria e Isa Mustafës ka një qasje biopolitike karshi shoqërisë, të cilën e ndjeson thjesht si tepricë humane. Përderisa, vende të tjera në zhvillim i kushtojnë kujdes skrupoloz nxitjes së lindshmërisë, Kosova vazhdon të qëndroj ligsht e më ligsht në këtë drejtim. Ministri, Blerand Stavileci e të gjithë ata që rezonojnë me dashakeqësi ndaj shtimit të lindjeve, duket se burim frymëzimi e kanë Thomas Malthus-in, klerikun ekscentrik anglez i cili nga lartësitë e arrogancës, shprehej kundër rritjes së popullsisë angleze. Kuintesenca e traktatit biopolitik ‘Ese mbi parimet e popullsisë’ është ideja absurde e Malthusit se shtimi i klasës punëtore rrit problemet ekonomike si varfërinë dhe papunësinë, në kushtet kur rritja tejkalon kapacitetet prodhimtare të tokës.
A nuk është veprimi i Qeverisë disi malthusian? Përderisa, kapacitetet prodhimtare të tokës, përfshirë edhe damarët mineralogjik të vendit, përpjesëtohen për t’u privatizuar, ajo çka mbetet është arroganca e privatizuesëve ndaj qytetarëve të zhveshur që cilësohen si tepricë njerëzore. Shkrimtari natyralist amerikan, Jack London dikur kishte shkruar novelën distopike The Unparalleled invasion. Kjo novelë tejçon frikën ireale të një pjese të amerikanëve të fillim shekullit XX, të cilët i druheshin shpërthimit demografiktë Kinës dhe pushtimit kinez të Perëndimit. Të shastisur nga fuqia e pandalshme e Kinës, në novelën e Londonit, shtetet perëndimore sendërgjojnë një luftë biologjike të shkatërrimit të popullsisë kineze. Në fakt, ideja që shpalos shkrimtari amerikan është e qartë.
Operimi me koncepte biologjike përligj luftën biologjike, ashtu sikundër shtetet armiqësore me të cilat shqiptarëve u ra shorti të fqinjërojnë, flasin qe një shekull për “bombën demografike shqiptare”. Edhe mileu intelektual serb në shekullin XIX, duke filluar nga Jovan Cvijiqi, Spiridon Gopçeviqi, Vladan Gjorgjeviqi, nxisnin sentimentet kundërshqiptare të bashkohësve, duke i kërcënuar me fantazmën e shpërthimit demografik të shqiptarëve. Kjo, me kalimin e kohës, do të bëhej gur miliar ihistoriografisë serbe. Të gjitha skenaret që përftohen nga rravgime të tilla, parafytyrojnë skena të tilla ku shqiptarët falë rritjes demografike i mbivendosen elementit sllav. Kosova, Sanxhaku i Novi Pazarit, rajonet e Moravës së Epërme e deri poshtë në Vardar e Pollog, sipas kësaj paradigme, u kolonizua nnga një shkulm emigrimi i shqiptarëve malësor. Pak rëndësi për historianët serbë kishte nëse ky skenar disonant kishte farë sensi – qëllimi i tyre quhej irealizuar përderisa kjo paradigmë do të përbrendësohej shpejt nga opinioni serb. Objektifikimi biologjist i një populli e dehumanizon dhe e desubjektivizon atë, duke e legjitimuar çfarëdo dhune ndaj tij. Në këtë dritë nuk duhet të shihet i çuditshëm as propozimi i Vojsllav Sheshelit në vitet e 90-ta, i cili publikisht bënte thirrje për shpërhapjen e virusit SIDA në mesine kosovarëve. Kjo ide çnjerëzore do të natyralizohej aq shpejt nga opinioni serb i cili qysh nga fundi i viteve 80-ta kishte përbrendësuar frikën nga gjoja shpërthimi demografik i shqiptarëve. Këtyre kambanave qysh prej viteve të 90-ta e deri me sot vazhdojnë t’i bijnë si politika ashtu edhe mediumet serbe. Po t’i lexosh parashikimet futuristike që bëheshin në shtypin serb në vitet e 90-ta, sot do të duhej që Nishi të frymonte shqip.
Sidoqoftë, realiteti është krejt i kundërt meqë elementi shqiptar në Kosovë është rralluar ndjeshëm prej migrimeve gjatë viteve 90-ta. Aktet e fundit të kësaj drame eksodi edhe sot e kësaj dite vazhdojnë. Mediumet në Kosovë shpesh përkthejnë nga serbishtja artikuj të futurologëve serbë se gjoja shqiptarët në një të ardhme të afërt do t’i tejkalojnë serbët e plakur, aq sa kjo krijon një galdim shpërthyes tek shqiptarët, duke e galvanizuar ndjenjën e pasivitetit në pritje të një të ardhmeje mesianike. Sidoqoftë, pak e dinë se politikat me cilësorin ‘bio’ zanafillojnë qysh nëkohën e UNMIK-ut, i cili në bazë të përllogaritjeve vetjake e vlerësonte numrin e popullsisë në Kosovë si 1.9 milionë. Shumë vite me vonë, regjistrimi i quajtur ‘i pavarur’ do të manifakturonte shifra edhe më të ulëta të numrit të popullsisë në Kosovë. Emërues i përbashkët i këtyre rropatjeve është që shqiptarëve t’u ngulitet një përmasë e zvogëluar e vetës së tyre, duke e përligjur papërfillshëmërinë e tyre politike në rrafshin rajonal e ndërkombëtar me gjoja numrin e vogël. I njëjti tregim me pak ndryshime ndodh edhe në Maqedoni. Derisa shtypi senzacionalist sllavo-maqedonas tund kambanat e alarmit për bomba demografike të shqiptarëve, pjesë të tëra të Shkupit po pikëzohen me ndërtime të rrokaqiejve e ndërtesave shumëkatëshe në të cilat vendoset popullata sllavo-maqedonase. Teksa gogoli i “bombës demografike shqiptare” gjezdis nëpër titujt e medieve, hapësira jetike e shqiptarëve në Maqedoni është copëzuar, shkërmoqur e brydhur si mos më keq. Kompaktësia etno-gjeografike e shqiptarëve në Maqedoni është katandisur në një shumësi tëpafundmë komunash të vogla e të mëdha. Në emër të decentralizimit, biopolitika e VMRO-DPMNE qysh nga viti 2001 ka dizajnuar komuna rurale me shumicë maqedonase, duke u siguruar atyre lidhje me njëra tjetrën, përderisa rajone shqiptare si Kumanova, Dibra e Shkupi janë pjesëzuar në komuna rurale, duke dobësuar peshën politike të elementit shqiptar.
Nëse bëjmë një shpalim retrospektiv të historisë shqiptare del që vitaliteti ynë gjithnjë ka ngadhënjyer karshi skemave armike, të cilat e kishin institucionalizuar asgjësimin e shqiptarëve në strategema shtetërore. Por, deklarimet e tilla si të Blerandit e të shefit të tij, kryeministrit, Isa Mustafa sjellin një sprovë të re në historinë e re shqiptare. Për të parë është një Qeveri me shumicën e ministrave shqiptarë, por që e ndjeson popullin si kategori “numër” dhe “turmë”. Mbase kjo nuk është aq rastësore përderisa kredoja ideologjike me të cilën frymëzohen politikanët aktual është ajo, sipas të cilës, qytetarët e Kosovës janë subjekte për aq sa janë numra të konvertueshëm në vota. Ky funksion u njihet vetëm një herë në katër vite e pastaj fillon qasja biopolitike e Qeverisë, e cila në vend të qytetarëve të cilëve duhet t’u shërbejë, sheh vetëm numra e qenie biologjike.
Salih Mehmeti
1 mars 2015
*Koment i emetuar në Radio Kosova e Lirë (1 mars)
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
http://www.oranews.tv/vendi/greqishtja- ... hteterore/
https://www.youtube.com/watch?v=6ngJZyFToRc
Shqipëria ka premtuar# se greqishtja do të futet në provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore për minoritet greke në vendin tonë. Deklarata është bërë nga Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla e cila gjithashtu theksoi faktin se për këto minoritete do të ketë tekste cilësore të cilat shpesh kanë rezultuar me probleme.
#[Yha! Ndër gjërat më të krupshme në botë është pafytyrësia me të cilën etnomazokistët flasin në emër të gjithë Shqipnisë njëkohësisht edhe kur janë duke e dëmtuar Atë!]
Lindita Nikolla: Librat dhe tekstet ku mësojnë fëmijët e minoritetit grek janë nga më cilësoret. Kemi avancuar me futjen e gjuhës greke si provim me zgjedhje në maturën shtetërore, me investime të posacme në infrastrukturë në shkollat ku studiojnë fëmijë nga minoriteti grek. Duke vijuar me intensifikimin e marrëdhënieve mes institucioneve arsimore greke dhe shqiptare.
I pranishëm në konferencën ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke ambasadori grek në vendin tonë shkoi edhe më tej duke folur për fenomenin Alvanitas, një fenomen që sipas tij nuk tregon vetëm që të dy popujt tanë mund të bashkekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një, të pandashëm nga njeri-tjetri.
“Në historinë tonë të përbashkët kemi një fenomen që njihet si ai i arvanitasve Të gjithë në Greqi njohim arvanitët dhe gjuhën e tyre, që është gjuha e folur prej fiseve shqiptare në Greqi, një dialekt gjuhës shqipe. Një gjuhë që flitet shumë në vendin tim, madje shumë i flasin të dy gjuhët. Disa prej tyre përdorin edhe sot këtë gjuhë. Fenomeni arvanitas nuk tregon vetëm që të dy popujt tanë mund të bashkë ekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një, të pandashëm nga njeri-tjetri.”##
##[Yha! Paramendoni tërbimin, tërhuzjen dhe tërmekjen që do u kishte shkaktuar globalistëve kjo fjali nëse do të bënte fjalë për Përbashkimin e Kombit Tonë! Ambasadori grek po flet pothuajse haptazi për spastrimin tonë nëpërmjet greqizímit dhe kjo natyrisht që nuk paraqet asnjë problem për kundrashqiptarët që duan të na shohin të zhdukur sa më parë!]
Deklarata e ministres Nikolla dhe ambasadorit grek në vendin tonë Rokanas, u bë në konferencën Ndërkombëtare të Studimeve Shqiptaro-Greke me temë: “Përmasa diakronike dhe sinkronike të ndërveprimit gjuhësor dhe kulturor mes shqiptarëve dhe grekëve” është e dyta pas asaj të mbajtur tre vite më parë në Tiranë.

Bashkëpunimi greko-serbo-globalist për shpërbërjen dhe zhdukjen e Kombit Tonë po bëhet gjithnjë e më i fuqishëm dhe po korr gjithnjë e më shumë fryte falë nënshtrimit të pakusht të ultra-etnomazokistëve dhe falë veprimtarisë minuese të pakicave në pushtet.
Lexoni me kujdes fjalinë e mëposhtme të deklaratës së ambasadorit grek ku ai shfaq fare haptazi synimin për greqizímin e Kombit Tonë, që sipas tij duhet kryer në të njëjtën mënyrë që është bërë me Arvanitasit, duke kaluar nëpërmjet fazës së dygjuhësisë, që do të arrihet duke e futur greqishten fillimisht si gjuhë të provimeve të maturës e mandej në gjithnjë e më shumë hapësira politiko-publike të ruajtura mënjanë për "minoritarët", të cilët janë shpikur dhe shtuar në mënyrë artificiale, me anë të ndihmave financiare që Greqia ka marrë nga globalistët e BE-së enkas për greqizímin dhe zhdukjen e shqiptarëve:
«Fenomeni arvanitas nuk tregon vetëm që të dy popujt tanë mund të bashkë ekzistojnë, por edhe që mund të bëhen një, të pandashëm nga njeri-tjetri».
Të bëhemi një me grekët?! Të bëhemi të pandashëm nga grekët?! Ambasadori grek nuk ka përmendur as armë dhe as luftë mirëpo, fjalët e tij e tregojnë qartë se ai po flet për një pushtim dhe një gjenocid që, sado i "sofistikuar" ngase i kryer me mjete politiko-kulturore, do të thotë pastrim he zhdukje për Kombin Tonë.
Me këtë fjali të vetme del në shesh i gjithë bashkëpunimi greko-globalist për pompimin e "pakicës greke" në Vendin Tonë si një armë kulturor-politike për të kryer kombvrasje, për të na greqizuar dhe zhdukur tërësisht.
Pra, me ndihmën e globalistëve, ultra-etnomazokistëve në pushtet dhe taktikave të tyre kombvrasëse neobolshevike, Greqia dhe Serbia po ecin drejt përmbushjes së atij plani që deri më sot nuk kanë mundur të realizojnë as me anë të luftës:
të gllabërojnë dhe ndajnë mes veti gjithë Shqipërinë duke u bërë kufitare me njëra tjetrën në Durrës. Dhe globalistët janë plotësisht në pajtim me synimet serbo-greke pasi edhe për ta zhdukja e shqiptarëve, do të thotë "një problem më pak" në një rajon që nuk po mundin të homogjenizojnë dhe të gllabërojnë dot ashtu siç ua kërkon plani që kanë për krijimin e një shteti të vetëm për të gjithë kontinentin (e pastaj për të gjithë botën).
Ashtu siç spastrimi i shqiptarëve në jug po kryhet nëpërmjet vetëdeklarimit si "minoritar grek" në këmbim të pensioneve nga Greqia [nga BE-ja], në veri, spastrimi i shqiptarëve po kërkohet të arrihet nëpërmjet "martesave" të përziera midis serbëve apo bullgarëve të IRJM-së dhe shqiptareve. Këto veprimtari për hollimin dhe zvetënimin e Gjakut Tonë, janë të organizuara nga shoqata kundrakombëtare që gjithashtu marrin fonde nga serbo-globalistët. [Pa harruar edhe shpifjen e "pakicës serbe" të Libofshës së Fierit, gjithashtu në funksion të minimit të solidaritetit kombëtar shqiptar nëpërmjet shoqërisheyerjes neobolshevike multietnike, multikulturore e multiracore].
Sllavizími dhe greqizími janë në funksion të "integrimit", pra të zhdukjes të Kombit Tonë i cili, aq sa është halë në sy për grekët dhe serbët, po aq shumë është halë në sy edhe për globalistët e BE-së të cilët na shohin si 'anomali' që duhet asgjësuar medoemos për të vendosur "paqen dhe stabilitetin" në rajon [që do të thotë homogjenizimi i rajonit për të thjeshtësuar gllabërimin në strukturat e supershtetit në të cilin po shndërrohet entiteti kundraevropian i quajtur mashtrimisht "Bashkim Evropian"].
Sipas globalistëve "Ballkani është rajon sllavo-grek" i cili pa shqiptarët do të ishte shumë herë më i kontrollueshëm dhe i nënshtrueshëm, meqenëse me këto popullata ku identiteti kombëtar është pothuajse tërësisht religjioz, mund të përdoret neo-bizantinizmi abrahamik ortodoks si levë trushpëlarëse homogjenizuese, si parapërgatitje për gllabërimin e rajonit në shtetin kontinental e mandej në atë global.
Nuk u duket një shpjegim mjaft bindës?
Atëherë shtoni -faktorin Janullatos- dhe, nëse nuk keni mangësi arsyetimore, nuk mund të mos e kuptoni të gjithë lojën shkombëtarizuese e gjenociduese serbo-greko-globaliste për zhdukjen e Kombit Tonë.
Mjaft pritëm e mjaft u mashtruam nga parti, organizata e shoqata që janë veçse maska dhe alibi për veprimtaritë neobolshevike globaliste etnomazokiste gjenociduese kundrashqiptare!
Kombi Ynë është më i rrezikuar se kurrë! Ka ardhur koha për organizata që veprojnë haptazi vetëm për Shqiptarë, për shpëtimin dhe zhvillimin e Shqiptarisë!
- rrëqebull
- Grand Star Member
- Posts: 1158
- Joined: Sat Oct 06, 2012 12:29 pm
- Gender: Male
Re: Gjendja politike në Vend
Dhe diçka të ngjashme me këtë (pa dashur që t'i faturoj mendime të njëjta me të mijat) e thotë edhe ai që ndoshta është politikani më i mirë dhe i vetmi i djathtë që ka mbetur në kuvendin e Shqipërisë Perëndimore. Nuk pajtohem tërësisht me të, sepse mendoj që qëndrimet e tij për sa i përket BE-së dhe "ndihmës" që mund të na japin "ndërkombëtarët" janë krejtësisht jashtë kohe dhe pa asnjë lidhje me realitetin, por për sa i përket gjithë të tjerave, zgjuarsisë dhe ndershmërisë së tij si politikan, e them pa ngurrim se ai është i vetmi në Sh.P. që do ia vlente të mbështetej dhe i vetmi që, me më shumë fuqi vendimmarrëse në këtë lloj sistemi, do të ndërmerrte veprime të duhura në drejtim të Zhvillimit dhe të së Mirës Kombëtare.rrëqebull wrote: ne nuk kemi asnjë të Djathtë të kulluar të përfaqësuar në spektrin politik. PD-ja nuk është e tillë, madje është shumë edhe ta quash "të djathtë" në thonjëza.
Ja analiza e tij mbi ""zgjedhjet"" e fundit dhe gjendjes së përgjithshme politike në Sh.P.: