Page 1 of 1

Thjesht nje 'pajkudesi', apo dicka me shume?

Posted: Sun Nov 30, 2014 11:33 am
by Adriana
Çfarë po ndodh me Shkodrën?
Një gafë e tillë ndodhi pas një tjetër gafe kur vendosi flamurin kuq e zi në sheshin qëndror me kokë anash. Kjo mund të quhesh edhe ''thjesht një pakujdesi'' por...
Absurdi arrin kulmin kur në krye të listës janë emra të tillë si Pashko Vasa, Migjeni,dhe Luigj Gurakuqi, të cilët vërtet janë figura historike për Shqipërinë por nuk kanë lidhje me LANÇ.


1-Shkodër (28-11-2014) Flamuri i Shqipërisë i vendosur në të djathtë të bustit ishte vendosur me kokën e shqiponjës dykrenare anash dhe jo me kokën lart siç vendoset gjithmonë.





2-Shkodër (29-11-2014) Shkoder- Festat e Nentorit të këtij viti për bashkinë e Shkodrës mjaft mirë mund të quhen Nëntori i Gafave.Migjeni, Pashko Vasa, dhe Luigj Gurakuqi kryesojnë listën e emrave të dëshmorëve të LANÇ. Bashkia e Shkodrës bëri rikonstruksionin e Varrezave të Dëshmorëve, dhe pjesë e tyre ishte dhe një tabelë ku renditeshin emrat e dëshmorëve të Shkodrës që kanë rënë në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Veteranët kërkuan korigjimin e kësaj gafe, ndërsa prefekti Paulin Radovani tregoi ngatërresen që ishte bërë por dhe nënvizoi se nuk duhej që figura e Enver Hoxhës të errësonte rolin e dëshmorëve të vërtetë të LANÇ.