Page 1 of 1

Donald Trump dhe Kosova

Posted: Thu Nov 10, 2016 2:22 pm
by Zeus10
Kohet e fundit, per interesa politike, eshte portretizuar presidenti i sapozgjedhur amerikan, si nje jombeshtetes i nderhyrjes ne Kosove dhe mbeshtetes i Serbise. Le ta sjellim te perkthyer deklaraten e vetme publike te tij per kete ceshtje:

Do të veproja ndryshe, edhe pse e di se do të tringëlloj çuditshëm te shumëkush. Shiko kaosin që kemi shkaktuar në Kosovë. Unë mendoj që ne mund të themi se kemi humbur vetëm disa njerëz. Padyshim se ne ishim 10 mijë metra larg me aeroplanë prej ku po hidhnim bomba. Por shiko çfarë i bëmë atij vendi, atyre njerëzve; sa shumë vdekje dhe vuajtje u kemi shkaktuar. Ne do të duhej të shkonim atje me trupa tokësore, do të kishte vrasje edhe në këtë opsion por më pak. Nuk do të ishte situata kaq kaotike sa është tash. Njerëzit u përzunë nga tokat e tyre, nga territoret e tyre, çdokush po ikën kah po mundet dhe askush nuk po e di se çfarë po ndodh. Janë me mijëra të vrarë”.



Per mendimin tim, deklarata e Trump ne ligjerate te drejte, jo vetem, qe nuk eshte kunder nderhyrjes ushtarake, por e tejkalon ate, duke theksuar, qe kjo nderhyrje, duhej te ishte intensifikuar me futjen e trupave ne terren, qe detyrimisht do te sillte, nje clirim te plote dhe jo te pjesshem, qe realisht ndodhi. Futja e trupave ushtarake, do te ishte opsioni me i mire i mundshem, per te larguar barbaret dhe kriminelet me force njehere e pergjithmone, per te mos pasur me te drejte te diskutojne per Kosoven, si humbes te plote . Kosova nuk do te kalonte peripecite e kompromiseve politike dhe diplomatike qe kalon sot, nese ajo sugjeronte Trump do te ishte bere realitet. Kosova nuk gezon dot sot nje pavaresi te plote, ajo eshte e detyruar te bej kompromise me xhelatet e saj, kompromise qe fillojne qe nga simbolet e shtetit te ri dhe mbarojne me ato qe ndikojne ne jeten e qytetareve te saj, duke i cuar ca prej tyre dhe te luftojne per djajte ne toka te huaja.

Re: Donald Trump dhe Kosova

Posted: Thu Nov 10, 2016 3:04 pm
by Zeus10
Perkthimi nuk eshte bere nga une. Per hir te se vertetes po ta degjosh me vemendje deklaraten, ai nuk duket se thote : 'Njerezit u perzune nga tokat e tyre' por kjo nuk ja heq thelbin komentit te tij, qe terrori dhe kaosi, qe sundoi atje do te ishte ndalur nese, do te ishin futur trupa tokesore.