O zot dua ta adoptoj kete nenen sikur te isha afer, sa bukur e pi duhanin me cibuk....

Një 113 vjecare e quajtur Tane Koleci jeton në zonën informale të ish kënetës në Durrës. Nëna e mocme me moshën më të madhe, ndoshta dhe në Ballkan ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe për dikë që të kujdeset për të pasi jeton e vetme. Version multimedial i ketij lajmi
DURRËS- Tane Koleci e datëlindjes korrik 1896, mund të jetë personi me jetën më të gjatë ndoshta edhe në Ballkan. Ajo ka lindur në Derjan të Matit, ndërsa prej disa muajsh jeton në zonën informale të ish kënetës në Durrës. Ajo jeton me ndihmën sociale prej 26 mijë lekësh , ku një cift 73 vjecarësh, bashkëfshatatë të saj, kujdesen për të duke e strehuar në shtëpinë e tyre. Ata kërkojnë ndihmë nga strukturat shtetërore, pasi edhe vetë janë pleq, e nuk mund të kujdesen më për nënë Tanen, gjyshen e të gjithë shqiptarëve. Bashkëshorti ka 40 vjet që i ka vdekur, ndërsa nuk ka pasur fatin të ketë fëmijë. E ka të vështirë të kuptojë se cfarë i thua dhe rri e mbyllur në kujtimet e fshatit të saj. Ne e gjetëm ndërsa konsumonte kafenë e mëngjesit, së bashku me çibukun që e përdor për të tymosur duhanin. Sipas certifikatës së lëshuar nga Bashkia Manëz, datëlindja e nënë Tanes është marrë nga regjistri themeltar me numër 23/59 i vitit 1974. Gjyshe Tane Koleci ka nevojë për ndihmë ekonomike dhe për dikë që të kujdeset për të, pasi cifti 73 vjecar që është kujdesur deri më sot nuk është më në gjendje ta bëjë një gjë të tillë.