Përse feja e shqiptarit sot asht interesi vetjak
Posted: Sat Oct 24, 2009 11:33 pm
Me la nje ndjenje tejet te keqe mendimet e Kico Blushit mbi rolin e fese ne pergjithesi dhe gjate Rilindjes kombetare si dhe per mungesen e tolerances ndaj te pafeve.
Citim: "Nuk lipset të kesh shumë mend e kulturë për të kuptuar se vetëm të pafetë, udhëheqësit pa din e pa iman, pa besë e pa turp, mund të bëjnë allishverish politik me të ashtuquajturin kod të vdekjes, duke bërë propagandë edhe me kokallat e të shquarve për të fituar ca më tepër nam, përjetësi e lavdi për vete!
...
Nuk ka shqiptar, sadopak të kulturuar, që nuk e di dhe herë pas here, nuk e përmend me mburrje, si një vlerë të çmuar e të veçantë mbarëkombëtare thënien e famshme të Vaso Pashës: “Feja e shqiptarit asht shqiptaria”. Por, a është bërë ndërkohë shqiptarizmi për ne një mbi-fe? A mos vallë përvoja e hidhur, zhgënjimet e njëpasnjëshme, dështimet historike, po edhe ato aktuale e kanë bërë interesin vetjak një fe sunduese, ndonëse të pashpallur?
Nuk ka dyshim që kjo frazë lapidare ka ndikuar rrezëllitshëm në Rilindje, e sidomos në pas Rilindje, në dobi të ringjalljes së ndenjës kombëtare, pasi si komb ne kemi pas qenë nëpër shekuj të shkërbërë, nën trysninë e asimilimit e synimit shfarosës prej fqinjëve, të cilët më parë se ne kishin formuar shtetin e tyre kombëtar, e për më tepër, ishin edhe më të privilegjuar, për shkak se ishin një komb-një fe, krejt ndryshe nga ne, që jo vetëm nuk kishim një shtet amë, që të na mbronte e të na njëjtësonte, po qemë edhe të hapërdarë sa andej këndej nëpër territore të huaja, e ca më keq akoma, edhe me/nëpër disa fe...Ndaj, nuk është mëkat të pranohet se fjalia programatike:”feja e shqiptarit asht shqiptaria” ka përjashtuar qëllimisht rolin e pazëvendësueshëm të tri feve si një mekanizëm rregullator i domosdoshëm që do të shërbente për mbrothësim e njëjtësim të shoqërisë, të unitet-bashkimit, të moralit e të vetëdijes, d.m.th, të raporteve të ndërsjella, sa solidare aq edhe humane mes bashkëkombësve, si dhe të nacionalizimit të njëmendtë të shpirtit të shoqërisë...
Fatkeqësisht, ky proces nuk ka ndodhur tek ne normalisht e vijimësisht për shkak se nuk ishim një komb-një fe… Ndaj, në pamundësi që këtë rol kombëtar ta merrnin e ta kryenin përsëmbari të tri fetë së bashku, nga rilindasit u gjet mençurisht kjo zgjidhje, që është më shumë pragmatike, se ideologjike: përjashtimi i të tri feve nga ky funksion për të ngjallur sa më shpejt, dhe natyrisht, edhe me sa më shumë efektivitet frymën kombëtare të mohuar ndër shekuj nëpërmjet emfazës poetike, e pse jo, edhe folklorike. U tentua kësisoj të realizohej e të zëvendësohej ajo që në dy mijëvjeçarë, në disa qytetërime dhe për më tepër edhe pavarësisht nga sistemet politike, nuk ka qenë e mundur të kryhet veçmas as nga heronjtë kombëtarë, e më vonë, as nga partitë dhe liderët e tyre, që pa mbështetjen e feve kombëtare të mundësonin ngjizjen dhe mbajtjen gjallë të kombeve…
Janë të pafundmë shembujt, deri edhe te kamikaxet e kohëve tona, që provojnë se vetëm fetë, përgjatë dy mijë vjeçarëve kanë bërë të mundur të bindin qeniet njerëzore se mbi gjithçka ja vlen të sakrifikohet edhe jeta, d.m.th, ja vlen të vesh interesin e përgjithshëm dhe interesin kombëtar mbi interesin vetjak, nëse këtë sakrificë e bën për një bindje e për një besim, në rastin konkret, fetar...Por, shqiptarët, duke u distancuar nga roli kombëtar i fesë, në të vërtetë u bënë më shumë laikë se fetarë, të pafe, se besimtarë… Kur interesi fetar është në mënyrë të natyrshme i njëjtësuar me interesin kombëtar, kjo e bën kombin, shoqërinë, njeriun dhe më pas edhe shtetin të jenë të pathyeshëm! Kurse tek ne marrëdhënia e individit me shtetin ka qenë e dobët, edhe pse marrëdhënia e shqiptarit me besimin fetar ka qenë e brishtë.
...
Nëse qytetari fetar, veç ligjeve respekton edhe dogmën fetare, laiku respekton ligjin dhe shtetin, njeriu i pafe respekton vetëm mbijetesën, përfitimin e atypëratyshëm vetjak, makutërinë dhe amoralitetin. Për këtë arsye, njeriu i pafe, njeriu që quhej nga të parët pa din e pa iman, në çdo kohë e në çdo sistem, veçanërisht në demokraci, i ngjan një kafshe të rrezikshme, dëmsjellëse, antishoqërore, pak ose aspak humane e përherë e paparashikueshme.
Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve pushtetet dhe shtetin tonë e kanë drejtuar të pafetë, ata që me kodin e vdekjes vijnë dhe qëndrojnë gjatë në pushtet, ata që duke mbajtur gjallë kodin e vdekjes krijojnë bindjen te qytetarët se në këtë dynja asgjë tjetër nuk ka vlerë veç makutërisë; interesi vetjak nuk do t’ia dijë për krizën morale të shoqërisë, as për interesin kombëtar, aq më pak për hallet e komunitetit…Një i pa fe me pushtet është dyfish diktator, sepse sundon jo vetëm nëpërmjet dhunës, por edhe nëpërmjet demagogjisë dhe mashtrimit. Për këtë arsye punët na kanë shkuar historikisht keqemosmëkeq!
...
Vetëm klerikët, pra dogma fetare, pas një vakuumi fetar, pas këtij shkatërrimi moral që kanë bërë ideologjitë, partitë dhe liderët në shoqërinë tonë, mund të ndikojnë, mundësojnë e ndihmojnë rimëkëmbjen morale….
...
Feja sunduese nuk duhet të jetë më interesi vetjak, dhe ne nuk duhet të pranojmë të drejtohemi pafundësisht nga të pafetë! Tjetër rrugë nuk ka!"