"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460
Gafa me eshtrat e babait të kombit, reagimet në Vlorë dhe pa
Moderator: bardus
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Gafa me eshtrat e babait të kombit, reagimet në Vlorë dhe pa
Nuk kam c'fare te them, vetem vertet nje tragjedi kush e dretjon ate vend!
Gafa me eshtrat e babait të kombit, reagimet në Vlorë dhe pak histori
Situata jo vetëm komike e Ministrit të Kulturës me eshtrat e Ismail Qemalit, nuk ka kaluar aspak pa habi në vendin ku prehet babai i kombit. Albanologu Bardhosh Gaçe, pedagog në universitetin Ismail Qemali të Vlorës, sqaron pozicionin që vetë vlonjatët patën asokohe në mbartjen e eshtrave, të cilat prehen pranë monumentit të njohur me emrin "Varri i Ismail Qemalit", monument ky i ndërtuar nga Odise Paskali dhe Petro Korçari.
Z.Gaçe shpjegon se shqetësimi për një varr dinjitoz erdhi kur u emërua Ali Asllani në vitin 1931 si kryetar bashkie në Vlorë. Një grup vlonjatësh propozuan që varri i Ismail Qemalit (që deri në atë kohë varri ndodhej në Kaninë) të ishte në Vlorë, pikërisht në oborrin e shtëpisë ku u ngrit flamuri, shtëpi ku ai dhe kishte lindur.
Me rastin e 20 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, atdhetarë vlonjatë propozuan që "Meka dhe Jeruzalemi i çështjes kombëtare (duke nënkuptuar me këtë rëndësinë e Ismail Qemalit për shqiptarët), të ketë varrin në Vlorë. Nga kjo mori fill emërtimi i lulishtes "Ismail Qemali", si dhe u shpall edhe "Sheshi i Flamurit".
Vetë shtëpia ku ishte ngritur flamuri, ishte tronditur nga tërmeti i vitit 1927 dhe u prish në vitin 1931. Monumenti është gdhendur më pas nga Paskali dhe Korçari, me gurë të marrë nga mali i Shashicës.
Fillimisht eshtrat janë prurë nga Peruxhia, (ku vdiq) në Kaninë në vitin 1919, prej fëmijëve të tij, djemve Et'hemit, Qazimit, Qamilit dhe vajzës Myrvete. (e kishte lënë amanet). Në 8 shkurt eshtrat e tij u sollën në Vlorë dhe në 9 shkurt u varros në Kaninë. Ndër vlonjatët që kanë mbajtur fjalim asokohe kanë qenë Jani Minga, Ibrahim Avdullahu dhe Qazim Kokoshi. Nuk ka patur asnjëherë tratativa me Italinë për këtë, pasi nuk ka patur motiv. Eshtrat prehen në qytetin e vet.
Familja e Ismail Qemalit
Eshte shkruar rralle per familjen e Ismail Qemalit. Ne nje deshmi te nje mbese te familjes, Darling Ismail Vlora, gjejmë këto të dhëna:
"Më 1867, siç shkruan edhe vetë në «Kujtime», ndërsa ndodhej me punë në Rusçuk (Bullgari), atëhere pjesë e Perandorisë Osmane, Ismail Qemali u martua me Kleoniqi Surmeli, me të cilën, siç do shprehej edhe vetë, pati lumturinë të kishte 10 fëmijë, gjashtë djem: Mahmud bej (1871-1920), Tahir bej (1875-1932), Et''hem bej (1884-1937), Xhevdet bej (1888-1910), Qazim bej (1893-1953), Qamil bej (1895-1950) dhe katë vajza: Mevedet (1873-1954), Alije (xx-1955), Ylvije (xx-1934), një vajzë vdiq pak pas lindjes.
Gjatë përpjekjeve të tij në dobi të çështjes shqiptare, Ismaili gjeti një mbështetje të madhe tek familja e tij, veçanërisht tek djemtë, dy prej të cilëve nuk ju ndanë, që nga viti 1900, kur ai u arratis nga Turqia dhe deri ditën që vdiq, më 24 janar 1919. Jo pak, por 19 vjet, ata e shoqëruan kudo.
Më 1900 Ismail Qemali u arratis nga Turqia, duke marrë me vete vetëm tre nga djemtë e tij: Et'hem bej, Xhevdet bej dhe Qazim bej. Pjesa tjetër e familjes (dy djemtë e mëdhenj Mahmud bej dhe Tahir bej, punonin në administratën shtetërore turke dhe, më pas, Sulltani do t'i internonte; vajzat ishin të martuara; djali i vogël ishte 5-vjeçar dhe gruaja) do qëndronin në Stamboll.
Të tre djemtë e tij, në atë kohë, ishin akoma të vegjël. Siç shkruan Anslemo Lorecchio, në gazetën e tij «La Nazione Albanese», kur Ismail Qemali arriti në Napoli, më 18 maj 1900, «shoqërohej nga tre djem të tij, Ibrahim Edhem beg, gjashtëmbëdhjet vjeç; Ahmed Djevdet beg, dymbëdhjet vjeç dhe Kiazim beg, shtatë vjeç» (Catanzaro, Itali, 30 qershor 1900, f.1).
Gjatë periudhës së gjatë të viteve të emigrimit (8 vjet), ata do të rriteshin vetëm me të atin, duke krijuar kështu një lidhje të fortë, që do të vazhdonte përgjatë gjithë periudhës së Lëvizjes Kombëtare, ku Ismail Qemali luajti një rol kryesor.
Xhevdet bej Vlora vdiq i ri, nga turbekulozi, aty nga viti 1910, ndërsa Et'hem beu dhe Qazim beu do t'i qëndronin përkrah deri më 24 janar 1919, kur ai do të mbyllte sytë në Peruxhia të Italisë, ndërsa përgatitej, me tërë energjitë e tij, për të marrë pjesë në Konferecën e Paqes, në Paris".
************************************************************************************************************
TIRANE- Jo vetëm të pafalshme për mungesën e njohurive elementare, por edhe të pafalshme për gënjeshtrën e hapur për negociatat me Italinë për një marrëveshje që nuk mund të ekzistojë.
Kështu është shprehur sot PS-ja përmes zëdhënëses, për gafën e ministrit të Kulturës, Ferdinand Xhaferri i cili ka deklaruar se është duke negociuar personalisht për kthimin e eshtrave të Ismail Qemait në atdhe, kur ato kanë vite e vite që prehen në Vlorë.
"Është e pafalshme për një Ministër Kulture, të mos ketë njohuritë më elementare mbi vendndodhjen e eshtrave të njeriut që shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Është edhe më e pafalshme, që një Ministër i kësaj Qeverie të gënjejë hapur opinionin publik duke thënë se po negocion personalisht me palën Italiane një marrëveshje që nuk mund të negociohet, pasi nuk mund të ekzistojë"- tha zëdhënësja Imeraj përmes një komunikimi me mediat.
Sipas PS-së, deklarata e Ferdinand Xhaferrit është një tregues i qartë se drejtimi i Shqipërisë është në dorën e njerëzve plotësisht të paaftë për të drejtuar, por ekspertë për të mashtruar.
"Ky ministër, nuk mund të jetë kurrsesi Ministri i Kulturës i Republikës së Shqipërisë. Niveli kulturor i Z. Xhaferri tregon se ai nuk mund të drejtojë këtë institucion dhe nuk mund të përfaqësojë vlerat kulturore dhe historike të Shqipërisë", - përfundon deklarata.
Gafa e Xhaferrit
Ministri i ri i Kulturës Ferdinand Xhaferri, ka bërë një gafë që ndoshta mund ti falej, dikujt tjeter, por jo nje ministri kulture. Duke folur për deklarimet e kohëve të fundit mbi kthimin e eshtrave të Ahmet Zogut e Nënë Terezës në Shqipëri, në një emission televiziv në Ora News, ai u shpreh se ishte angazhuar personalisht që të rikthente në atdhe "eshtrat e shumë personaliteteve dhe shqiptarëve të mëdhenj, mes të cilëve edhe eshtrat e Ismail Qemalit" (!!)
Replikës së moderatorit të emisionit që thoshte "me sa di unë, eshtrat e Ismail Qemalit në Shqipëri janë...", ministri i Kulturës i Republikës iu përgjigj më shumë se njëherë, duke këmbëngulur në të vetën, madje duke shtuar se ai ishte duke negociuar vetë për këtë problem me Italinë (!!).
Eshtrat e Ismail Qemalit prehen në Vlorë. Jane levizur ne vitin 1932 nga qeveria e Ahmet Zogut. Ismail Qemali lindur ne 1844 vdiq ne Itali ne 1919, dhe trupi i tij u sol ne Kanine te Vlores, ku u varros fillimisht.
Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- Aulona
- Star Member
- Posts: 607
- Joined: Thu Jun 04, 2009 1:06 am
- Gender: Female
- Location: Albania
Re: Gafa me eshtrat e babait të kombit, reagimet në Vlorë dhe pa
Te hengert qe je edhe me orgjine nga Vlora....

Growing up I was taught to "Treat people as I wanted to be treated", but as time passed and I met more people, I made my own version which is fair: "Treat people, like they treat you".
- alfeko sukaraku
- Sun Member
- Posts: 1827
- Joined: Wed Jun 03, 2009 8:02 pm
- Gender: Male
Re: Gafa me eshtrat e babait të kombit, reagimet në Vlorë dhe pa
eh moj lona eh,ka zgjedhur yje ylli i botes sal berisha.
si te eci perpara kultura shqiptare kur drejtohet nga kurvaret e injorantet
si te eci perpara kultura shqiptare kur drejtohet nga kurvaret e injorantet

KOHA ESHTE E MASKARENJVE/POR ATDHEU I SHQIPETRAVE