"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

#1

Post by ALBPelasgian »

Shqiperia jone eshte teper e vogel qe t'i lejoje vetes eksperimente vdekjeprurese, qe rrezikojne pakthyeshem natyren dhe ekosistemet unike qe gezon vendi. Shqiperia eshte teper e vogel qe t'i lejoje vetes te behet shesh i eksperimenteve boterore. Fatekeqesisht, elitat politike ne vend (qofshin ato me bajrakun e se djathtes apo te majtes) po tregohen marrezisht inferiore ndaj amerikaneve. Me shpresen qe te zhvatin ndonje perfitim politik (kete e bejne per pushtetin e tyre feudal dhe jo per interesat shteterore dhe kombetare te shqiptareve ne Ballkan), qeveritaret ne Shqiperi lejojne te kryhen teste kaq te rrezikshme ne vendin tone. Sigurisht qe Shqiperise i mungojne kapacitetet por edhe ekspertiza e nevojshme per te bere shkaterrimin efikas te ketyre armeve - keshtu qe rreziku i ndonje katastrofe mbetet i madh. Ne vitet e 50'ta, USA testonte bombat e saj berthamore ne shkretetirat e pabanuara te Nevades e zonat e tjera ne perendim. Por, pasojat anesore vazhdojne te prekin edhe sot qytete qe mbase ndodhen me mijera milje larg vendit te testimit. Me kujtohet qe edhe John Wayne (aktori im i preferuar), si simboli i militarizmit amerikan nder vite u be vete viktime e sistemit militarist - teksa po xhironte nje film ne shkretetirat e Utah, ai do te kontrakonte nje lloj kanceri, i cili vite me vone i morri jeten.

E perseris edhe njehere - cfaredo eksperimenti i tille ka koston e nje katastrofe te mundshme me gjasme fatale. Une per vete e hedha nenshkrimin tim ne nje peticion kunder asgjesimit te armeve te Assadit ne Shqiperi. Le ta bejme zerin tone te degjushem duke i thene Jo ketyre armeve. Ja edhe vegeza e peticionit:

https://secure.avaaz.org/en/petition/Pe ... a/?dxIEbgb
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

#2

Post by CERMENIKASI »

Janë mbi 20 shtete arabësh dhe kanë vende shkretinë sa të duesh pra pse me i sjell ato në Shqipni????

Ndërsa politikanët tonë mbetën tu lëpij prapanicën herë të grekëve, herë të serbëve,herë të sllavomaqedonëve,e kështu me radhë deri dhe ke Amerikanët.U ka mbet si sëmundje me krus qafën para t'huejve !!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

#3

Post by Mallakastrioti »

"Eksperti amerikan i armëve: Shqipëria ka 3 alternativa, nuk shoh rreziqe për vendin"
---
Zoti "ekspert" ju duhet ta dini shume me mire se ne "jo-ekspertet" qe nuk ekzistojne eksperte kur behet fjale per arme te shkaterrimit masiv, pra nuk ka ekspert qe mund te parashikoje, apo thene me mire, te zoteroje absoluten ne kete aspekt, pikerisht sepse keto arme te shkaterrimit te masave quhen arme te pa parashikueshme (ne djallezine e mendjes njerezore qe i shpiku).
Pra zoti "ekspert", shqiptaret kane vetem nje alternative: TU THONE JO PISLLEQEVE TUAJA DHE ISH ALEATEVE TUAJ SI BASHAR, KU DERI DJE ISHIT PIKERISHT JU QE FURNIZONIT DHE LEJONIT KETO PRAPESIRA! NE SE JU DHIMBSEN SIRIANET, SHTETET E BASHKUARA LE TI MARRIN E TI ASGJESOJNE PERBRENDA TERRITORIT TE TYRE, NDRYSHE KY ESHTE NJE PROBLEM JUAJI DHE I SIRIANEVE. OSE I LINI NE DUART E ATYRE QE I KANE DHE ATA KANE ALTERNATIVA QE JANE DY: OSE TI ASGJESOJNE OSE LE TI PERDORIN, PASI ARMET E SHKATERRIMIT TE MASAVE NUK PRODHOHEN SE KOTI, PASI NJEREZIT NE SIRI NUK KANE GJE TJETER TE BEJNE GJATE JETES SE TYRE!
Image
User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

#4

Post by Mallakastrioti »

"CHARLES DUELFER: Në fakt janë bërë diskutime me shumë vende dhe me sa di, janë duke u shqyrtuar edhe alternativa të tjera. Por Shqipëria ka një histori përsa i përket asgjësimit të armëve kimike dhe gjeografikisht ajo është afër Sirisë, vendit ku ndodhen këto lëndë kimike. "
---
Z. DUELFER, ne se do shihnim kete harte satelitore, eshte teje interesante, pasi vendet me prane Sirise (sipas radhes se numrave) jane pikerisht anetare me te drejta te plota te "Aleances se Atlantikut Verior". Shqiperia ndoshta vjen e fundit fare gati ne gjithe aspektet. Na lini te qete ne problemet tona i nderuar Z. Dulfer, pikerisht sepse ne mbijetesen tone nuk kemi nevoje te mbarojme ditet tona ne menyre tragjike!
Sigurisht qe Sh.B.A eshte nje mik i mire i shqiptareve, por nje fjale e urte shqiptare thote pikerisht qe :"Miku i mire, ne vend te vet!"

Image
Image
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

#5

Post by CERMENIKASI »

Para pak ditëve Norvegjia i tha JO kërkesës të Shtetëve të Bashkueme për të shkatrrue armet kimike siriane për arsye se I MUNGONTE PERSONELI SI DHE PAJISJET E NEVOJSHME për asgjasimin e armëve kimike.
Nëse Norvegjia nuk ka as personelin dhe as pajisjet për ti shkatrrue ato armë si ka mundësi që Shqipnia ti ketë ato??????
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

#6

Post by bardus »

Paketa prej pesë përfitimesh që Shqipëria të thotë "Po" shkatërrimit të armëve kimike siriane

Burime konfidenciale brenda qeverisë kanë konfirmuar për Portalin Albeu se SHBA-të i kanë ofruar një paketë me pesë prëfitime të rëndësishme Shqipërisë nëse Shqipëria pranon të marrë armët kimike siriane.


Ja çfarë përmban paketa amerikane:
1. Ndihmë për sigurimin e Statusit të Vendit Kandidat brenda dhjetorit
2. Ndihmë për aderimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda mandatit të parë të qeverisë Rama
3. Mbulim financiar sa 3-fishi i Buxhetit të Shqipërisë (Buxheti i Shqipërisë ishte 4 miliardë USD për vitin 2012)
4. Garantimi dhe dhënia e një statusi të veçantë për Shqipërinë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku në proces përfshihet dhe heqja e vizave
5. Propozimin e Shqipërisë për çmimin “Nobel” për paqen
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

#7

Post by CERMENIKASI »

Sa ma të mëdhenj që të jenë përfitimet e ofrueme duhet me ditë që aq ma të mëdhenj janë dhe rreziqet
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
bardus
Star Member
Star Member
Posts: 882
Joined: Mon Jan 30, 2012 3:44 pm
Gender: Male

Re: Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

#8

Post by bardus »

Situata u pershkallezua ne menyre te padrejte per dicka qe as kishte marre forme.Nga ato qe tha Edi doli qe ishte krejt tjeter, por antiamerikanizmi i Sales mori revansh.Ky popull nuk u ngrit kur Sala shkaterroi gjithe lumenjte,perrenjte dhe cdo rreke te ketij vendi per te ngritur hidrocentrale,kur shkaterroi krejt urbanistiken e Shqiperise,krejt bregdetin,kur tokat e shqiptareve ua dha grekeve,kur perzuri nga Shqiperia gjysmen e banoreve,kur firmosi te germohej ne 760 vende per eshtra grekesh,kur lejoi te ndertohen perkujtimore ushtrish te huaja ne vendin tone.
Nuk ishte qellimi i SHBA qe te na e punoje, e te na fuse,ajo kerkoi ndihme tek neve si miq ,si aleate te saj,qe i detyrohemi aq shume sa qe nuk do te mund tua shlyejme kurre te mirat,vetem po ju kujtoj se pa SHBA sdo te kishte as Shqiperi ,e as Kosove dhe rreziku nga armet kimike ishte zero.
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Peticion kunder armeve te Assadit ne Shqiperi

#9

Post by Adriana »

bardus wrote:Situata u pershkallezua ne menyre te padrejte per dicka qe as kishte marre forme.Nga ato qe tha Edi doli qe ishte krejt tjeter


Ate e kishte vet ne dore Edi, ta shpjegonte qe ne diten e pare qe situata filloj te tjetersohesh, dhe jo ta zvarriste deri aty ku vetem aji mund te di persen.
bardus wrote:kur firmosi te germohej ne 760 vende per eshtra grekesh,kur lejoi te ndertohen perkujtimore ushtrish te huaja ne vendin tone


Nuk besoj qe Edi do ket drejtim tjeter ne kete problem, perkundrazi ky do ti vej kapakun per mendimin tim ( qofsha une gabim ).
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”