Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri dhe kjo është një nga të metat e qytetarëve ,që nuk mendojnë të ardhmen po merren me thashetheme dhe konsumojnë pije alkoolike,që i drejtojnë tek dhuna ndaj familjes.
Dy raste të shëmtuara janë shënur në qytetin e Durrësit,ku një 32-vjeçar ka dhunuar nënëne tij,ndërsa një burrë ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Sipas policisë së qytetit,në mbojtje është marrë shtetësja B.U., 67 vjece, banuese në Durrës, e cila deklaron se ndaj saj është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike nga i biri, shtetasi V.U., 32 vjeç.
Gjithasht në mbrojtje nga policia është marrë edhe shtetësja M.L., 35 vjeçe, banuese në rrethin Durrës. Kjo shtetase në kallezimin e saj shpjegon se ndaj saj është ushtruar dhune fizike dhe psikologjike në mënyre të përsëritur nga bashkëshorti i saj, shtetasi B.S., 41 vjec.
Materialet bazuar në ligjin Nr.9669 date 18.12.2006 iu kaluan për ndjekje Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Burri padit bashkëshorten ,”më dhunoi psikologjisht”
http://www.albnow.com/djali-rreh-nenen- ... gruan.html
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Sot në mëngjes u mësua se një person kishte vrarë të vëllanë, por e kishte deklaruar si vetëvrasje. Shaban Zhuri ka vrarë të vëllanë Gentian Zhuri, 24 vjeç, në Fier. Po ashtu sot në mëngjes u shua një i ri vetëm pse kishte gërvishtur makinën e dikujt. Sot u mësua edhe se një gardist paska qëlluar me grushta nëndrejtorin e policisë në ambientet e kryeministrisë. Dje një person u ekzekutua në Shkodër. Një 23 vjeçar në Korçë ka terrorizuar me armë personat në një kazino, ku hyri për të vjedhë para dhe nuk gjeti asgjë…
E kështu gdhihemi dhe ngrysemi me lajme të tilla që të prishin gjakun. E dimë që ka shumë njerëz që mendojnë se krime ndodhin kudo, por kjo nuk është llogaria. Policia nuk merr guximin të tregojë statistikat, e le më t’i krahasojë ato me vendet e rajonit apo të Europës.
Por nga buron tensioni kaq i lartë që përkthehet në krime?
Një nga psikiatrit e shkollës së vjetër tha para pak ditësh se në Shqipëri 25 përqind vuajnë nga sëmundje mendore. E meqë ai është një i shkollës së vjetër, ndoshta nuk llogarit kushedi sa simptoma të sëmundjeve moderne mendore, që bëjnë që shumë më tepër shqiptarë të kenë një shqetësim. Ndoshta në thelb të kësaj është pamundësia për të garantuar burimet e të ardhurave. Dmth pamundësia për të garantuar në radhë të parë një vend pune, një karrierë. Roberto Saviano deklaronte para pak kohësh se në themel të një shteti mafioz është mosgarantimi i punës. Nuk ka shtet në Europë që e ilustron më mirë këtë thënien e tij se Shqipëria.
Së dyti, Shqipëria vuan nga disa njolla të zeza në zbatimin e ligjit, aq të rënda sa do e bënin atë të dukej një vend mesjetar në krahasim me Europën ku integrohemi. Për shembull, është e pabesueshme se në Shqipëri ka një territor jashtë kontrollit të shtetit si Lazarati. Miliona harxhohen tani nga policia në aksione për të kapur drogën që mund ta kishin neutralizuar që në burim. Po ashtu, nuk mund të konceptohet që në vend ka rrethe të tëra që nuk paguajnë fatura, sidomos të dritave dhe të ujit si në Verilindje. Nga ana tjetër, fenomeni i gjakmarrjes, që po izolon dhjetëra familje në qarkun e Shkodrës, është krejt i paimagjinueshëm në një vend në shekullin XXI. Kësaj mund t’i shtojmë faktin se aksi ku abuzohet më shumë me territorin dhe hapësirën është ai Kamëz-Fushë Krujë- Lezhë.
Është e patolerueshme që të shkojmë drejt 100 vjetorit me këto njolla kaq të errëta, që i shtohen plagëve të tjera.
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e emigrantit 34-vjeçar, trupi i të cilit u gjet në një barakë në prag të Krishtlindjes.
Afati per kthimin e nje shume prej 3 mije eurosh te vjedhura ne menyre sistematike ne shtepine e xhaxhait Fatbardh Hysa, ndersa ky ishte emigrant ne Greqi ka nxitur nipin 16-vjeccar te kryeje kete vrasje. Grupi hetimor permes zbardhjes se tabulateve telefonike te viktimes dhe provave te tjera shkencore te siguruara ne vendin e ngjarjes ka mundur te zbardhe vrasjen dhe te coje ne pranga nipin 16-vjecar per vrasjen e 34 vjecarit.
I dyshuari duke perfituar nga te qenurit ne emigrim te viktimes, ne menyre sistematike i ka vjedhur ketij te fundit ne shtepi rreth 3000 euro. Viktima, i vene ne dijeni per kete vjedhje nga e shoqja, me t’u kthyer nga Greqia ku punonte, ne daten 22 dhjetor, ka kontaktuar me te dyshuarin per kthimin e shumes brenda muajit dhjetor.
Nepermjet mashtrimit nipi i ka telefonuar dhe i ka thene se e kishte siguruar shumen qe i detyrohej dhe e ka terhequr prane barakes ku ndodhi ngjarja. Ne konflikt e siper me viktimen adoleshenti e ka qelluar disa here me thike duke i shkaktuar vdekjen. Policia deklaroi se ne castin e arrestimit te miturit i eshte sekuestruar shuma prej 140 euro qe i ka marre viktimes, nderkohe qe po punohet per gjetjen e thikes dhe bashkepunetoreve te mundshem te autorit, qe dyshohet te jene moshatare te tij.
(Avni Rustemi)
- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Ngjarja ka ndodhur 30 minuta pas mesnate në familjen Allkushi. Tre të rinj, të maskuar e të armatosur, kanë thyer xhamat e një prej dritareve të banesës private dhe kanë hyrë brenda. Në banesë ndodhej Haki Allkushi, 89-vjeç me bashkëshorten, të cilët kishin pak orë që ishin shtrirë për të fjetur. Një nga grabitësit, ka nisur të dhunojë çiftin e të moshuarve, ndërsa dy të tjerët kanë filluar të kontrollojnë banesën.
Pasi kanë marrë 3 milionë lekë të vjetra dhe një armë gjahu, çifte, ata janë larguar nga porta kryesore e banesës duke lënë të gjakosur çiftin e të moshuarve. Familjarë të tyre, të njoftuar nga vetë ata, kanë transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” të Sarandës, Haki Allkushin me bashkëshorten. 89-vjeçari është shtruar në repartin e reanimacionit në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet.
Dyshohet se autorët janë banorë të fshatit Gjashtë dhe ndoshta kishin kohë që e studionin banesën për ta grabitur. Për shkak se kanë qenë të maskuar, të moshuarit nuk kanë arritur t`i identifikojnë grabitësit. Policia vazhdon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që ka shoqëruar në Komisariat disa persona të skeduar penalisht.
Viti i Ri ka nisur me një serial ngjarjesh të rënda në rrethin e Sarandës. Në ditët e para të 2012-ës janë shënuar disa grabitje e një shpërthim eksplozivi. Një butik u shkatërrua me tritol në qendër të Sarandës, ndërkohë që dy ditë më parë, disa grabitës çanë kufirin shqiptaro-grek e pasi grabitën 88 krerë bagëti në Sajadhë të Greqisë, i sollën ato deri në afërsi të Butrintit.
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Një sherr mes tre vëllezërve në fshatin Gjorm të Kurbinit ka degjeneruar në përdorimin e armëve, duke i marrë jetën vogëlushes 8-vjeçare të njërit prej tyre.
Burimet bëjnë të ditur se vëllezërit Aleksandër, Llesh dhe Mark Cara janë përfshirë në një konflikt me armë në oborrin e banesës së njërit prej tyre, ku ka gjetur vdekjen aksidentalisht vajza 8-vjeçare e Mark Carës, ndërsa ky i fundit është plagosur.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ndërsa vogëlushja ka vdekur në vend, si pasojë e plagës vdekjeprurëse.
Shkaqet e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet që konflikti ka nisur për motive pronësie. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Një krim i rëndë brenda familjes ka tronditur kryeqytetin orët e vona të mbrëmjes së sotme, teksa një burrë ka qëlluar me sëpatë bashkëshorten e tij. Sipas Burimeve të policisë, Ramiz Qershori ka qëlluar bashkëshorten Shqiponja Qershori, e cila është në gjëndje kritike për jetën.
Policia bëri me dije se ngjarja ka ndodhur pas një sherri në familje, ndërkohë që ata prej kohësh kishin probleme. Megjithatë, pavarësisht se policia ishte në dijeni të grindjeve të tyre, nuk kishte marrë asnjë masë. Autori i këtij krimi tashmë është ndaluar, ndërkohë që pritet të mësohet se si do të bëhet gjendja e bashkëshortes së tij
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Tiranë, vritet me thikë 17-vjecari në autobus...
Një sherr banal mes dy personave në një autobus linje në kryeqytet pati një fund fatal, teksa një 17-vjecar mbeti i vrarë me thikë.
Viktima është 17-vjecari, Napolon Mustafa, teksa vetëm pak minuta më pas policia ka mundur të arrestojë të dyshuarin kryesor për krimin. Ai është Mirush Ajazi. 36-vjec banues në Bathore.
Ngjarja ndodhi në autobusin e linjës së Kamzës.
Policia konfirmoi se bëri arrestimin e të dyshuarit pas vrasjes për motive banale sipas organeve të rendit, ndërsa si Ajazi dhe viktima ishin banues në Bathore.
Teper tronditese, te imagjinosh kete skene ne autobuz
Shijet muzikore i kanë kushtuar jetën një adoleshenti nga Bathorja. Mësohet se Napolon Mustafa është qëlluar katër herë më thikë nga shoferi i autobusit, Mirush Ajazi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autobusin e linjës Tiranë- Kamëz.
Sipas dëshmitarëve okularë, Mustafa bashkë me dy të rinj të tjerë, i kanë kërkuar shoferit të autobusit që të ndërrojë muzikën popullore në sfond, ose ta ulte zërin. Shoferi nuk e ka pranuar kërkesën e të rinjve dhe ata kanë nisur që të ofendojnë njëri- tjetrin. Në stacionin që ndodhet pranë Universitetit Bujqësor, ata kanë nisur të përleshen. Në përleshje e sipër Ajazi ka nxjerrë një thikë nga kroskoti dhe e ka qëlluar Mustafën katër herë, duke e lënë të vdekur.
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Po mundohesha per te gjetur ndonje lajme nga mediat shqiptare po akoma nuk kane publikuar asnjegje...
(Avni Rustemi)
- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Tetë viktima dhe dy te plagosur brenda tre ditësh. Ky është bilanci i vrasjeve, vetëvrasjeve dhe plagosjeve nga krimi ne familje ne 72 ore. Të tronditur nga ngjarjet e njëpasnjëshme ne Fier, Shkodër e me pas ne Korçë, sociologet thonë se shoqëria shqiptare po përjeton një krize te thelle shpirtërore dhe ekonomike.
Duke analizuar ngjarjet e fundit te krimit ne familje, profesori i sociologjisë Zydi Dervishi argumenton ato nuk ndikohen nga stina e nxehte, por nga faktorë te tjerë, qe sot po shkelin çdo norme te shoqërisë madje dhe kanunin. Duke i krahasuar shifrat e vrasjeve ne Shqipëri me ato të një bilanci lufte, sociologet iu kërkojnë institucioneve përgjegjëse nisjen e një fushate çarmatosëse te popullsisë dhe masa për parandalimin e krimit. Megjithatë një fushate e tille ka pak gjasa të ketë ndikim në kushtet kur Shqipëria sapo miratoi ligjin që lejon pajisjen me armë për këdo që regjistrohet ligjërisht, dhe nuk ka probleme me rendin apo psikologjike. Duke e cilësuar alarmante nivelin e krimit dhe ne menyre te veçante vrasjet brenda familjes, sociologu Zydi Dervishi thekson se sistemi i drejtësisë detyrimisht duhet te aplikoje burgimin e përjetshëm për dënimin e vrasësve. Sot ne burgje kemi vetëm 106 te dënuar me burgim te përjetshëm, ndërsa numri i vrasjeve është gati trefish me i larte. Zyrtarisht policia e shtetit konfirmon se një vit më parë u regjistruan 111 vrasje për 10 muajt e parë të vitit ndërsa këtë vit janë regjistruar 86 të tilla.
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Durrësit. Mësohet se dy të moshuara, kanë humbur jetën, pas një grabitje dhe dhune që është ushtruar ndaj tyre.
Mësohet se viktimat janë përkatësisht, Gjinovefa dhe Elsa Vava, 70 dhe 75 vjeçe, kunata me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve që përcjell policia, 2 viktimat ishin tezja dhe kunata e Arqile Goreas, ish-kreu i Bashkisë dhe Postës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e të moshuarve, në lagjen nr.11, pranë Postës të qytetit bregdetar të Durrësit. Kjo ngjarje duket si skenar horror, pasi viktimat dyshohet të jenë mbytur me qese plastmasi, ndërsa burime policore kanë pohuar se të moshuarat i kishin të lidhura duart me qese dhe se janë mbytur nga asfiksia.
Të moshuarat janë u gjetën të pajeta në katin e dytë të një banese private nga djali i njërës prej tyre.
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!

- Adriana
- Universe Member

- Posts: 3201
- Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
- Gender: Female
- Location: Giethoorn (Nederland)
Re: Dhunë ,dhunë dhe vetëm dhunë në Shqipëri
Një buqete me lule dhe një urim! Kjo është panorama që jemi mësuar të shohim çdo 8 Mars, në ditën kushtuar qënies më të dashur në botë. Por në Shkoder ky 8 Mars trokiti i zi, me lule dhe lot vajtimi për 2 familje, që ne vend të festes, kanë hapur dyert e mortit. 1 plumb në vend të lules, këtë i dhuroi ky 8 Mars, Elsa Tushës vetëm 19 vjeçe dhe Dorina Isufit 30 vjeçe.Në vende të ndryshme, kjo datë festohet me protesta, për më shumë të drejta ndaj grave, si në pune, ashtu edhe në shoqeri, në jeten e tyre të përditshme.
1 plumb në vend të lules, këtë i dhuroi ky 8 Mars, Elsa Tushës vetëm 19 vjeçe dhe Dorina Isufit 30 vjeçe.
Në 24 orë, dy gra u vranë në mënyrë tragjike në lulen e tyre të rinisë. Komentet dhe fjalët bien poshtë, madje janë të tepërta për të kërkuar arsye, apo motive që justifikojnë krime të tilla makabre, ku gratë vriten në ditën e tyre dhe jeta e qënies njerëzore barazohet me asgjënë.
Rruga e tyre paska qënë e shkruar të jetë e shkurter, por mesazhi i rëndë që vjen në këtë 8 Mars duhet të jetë një këmbanë e fortë alarmi, një tronditje që shoqëria të zgjodhet dhe t’i japë fund të tilla krimeve, të ndërgjegjësohet se jetën nuk ka të drejtë ta marrë asnjë dorë njeriu, sado që “faji” yt mund të rendojë.
Reagimi i shoqërise në tërësi sa vjen dhe bëhet më i vakët, kjo për fatin e keq. Mjaftohemi me pak fjalë në rrjetet sociale, ndërsa mungon një zë, një aksion lokal apo kombëtar, për t’i thënë ndal dhunës, ndal vrasjes së grave (motrave, nënave, bijave), ndal marrjes së jetës.
Edhe ky 8 Mars na prezantoi dy tablo, në njërën anë gra që festojnë, marrin buqeta me lule dhe urime të shumta nga njerëzit e tyre të dashur dhe në krahun tjetër 2 jetë të marra, që të nesërmen do të harrohen lehtë nga shoqeria, do të vajtohen në heshtje, ndonëse krijojnë një plagë që sa vjen dhe zgjerohet, kapërcen kufijtë e pragut të shtëpisë.
Kujtimi mbahet në familje, ndërsa media do të rënkojë për të gjetur edhe ndonje gjurmë të fundit të mbetur nga vrasja e tyre, “e lajmëruar” nga mentaliteti i sëmurë, i një shoqerie që po e ka të vështirë të gjejë vetveten.
2 jetë shkuan, nuk morën lule, por plumba të rëndë që lëshuan rrëkej gjaku.
Ky 8 Mars, që për fat të keq nuk ndodhi, duhej të shënonte fillimin e një aksioni që në vend të festës, duhet t’i jepte mesazhin “Jetës”!
*
Malësi e Madhe-Udhëtimin e morën për të festuar, por i shkruar për të qënë i fundit pasi u kthye në ceremoni mortore. Kjo është ngjarja që përgjaku mëngjesin e 8 Marsit, festën e gruas në fshatin Aliaj të komunës Kastrat në rrethin e Malësisë së Madhe.
Ka gjetur pikërisht festën e gruas të kryej aktin më të rëndë Pal Isufi 35 vjec nga Bratoshi i Komunës Kastrat të Malësisë së Madhe dhe me banim në Bajzë, pasi ka vrarë gruan e tij Dorina Isufin 30 vjece, nënë e tre fëmijëve dhe më pas edhe vetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 në fushën e Bajzës, fshati Aliaj. Sipas informacioneve mes çiftit ka pasur konflikte xhelozie prej disa muajsh, ndërsa mësohet se vetëm dy ditë më parë tashmë e ndjera Dorina Isufi është larguar nga shtëpia për shkak të grindjeve me bashkëshortin.
Sipas informacioneve Pal Isufi pasi ka marrë bashkëshorten e tij në automjet me qëllim për të festuar 8 marsin, i është drejtuar rrugës për në fushën e Bajzës. Pasi ka ndalur makinën e tij tip Audi me targë AA 405 DH, fillimisht ai ka nisur t’i bëjë presion bashkëshortes me një thikë, siç duket për të mësuar nëse kjo e fundit ka ndonjë lidhje jashtëmartesore. Duket se 35 vjeçari pas këtij momenti nuk ka arritur të kontrollojë më veten dhe ka lëshuar thikën duke nxjerrë pistoletën tip TT dhe ka qëlluar bashkëshorten në kokë duke e lënë të vdekur në vend, e më pas ka qëlluar edhe vetën.
Pal Isufi dhe Dorina Isufi nga martesa kanë tre fëmijë dy vajza 11 dhe 9 vjece dhe një djalë tre vjec.
Kjo është vrasja e dytë në Shkodër brenda 24 orëve ku mes 3 viktima dy prej tyre janë femra.
Buron: http://www.pakufije.com/2015/03/08/plum ... te-luleve/
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
