Sot, po ky personazh, u shfaq i perlotur, per gjendjen ne te cilen me shpejtesi po bie Greqia, e cila sipas tij do te behet e njejte me Shqiperine ne kohen e fundit te diktatures dhe kjo natyrisht per faj te grekeve vete.Në tre muajt e fundit, unë e kam ndjekur me interes të madh debatin që është mbajtur me rastin e ndarjes së re administrative në Shqipëri dhe veçanërisht për vendlindjen time Himarën. Arsyeja pse nuk kam reaguar më parë publikisht për këtë temë, ka qenë besimi im se këto çështje duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe mirëkuptimit të ndërsjellë. Por duke parë draftin përfundimtar që shkoi për votim në parlamentin shqiptar, kam kuptuar se qëndrimi i palës greke nuk është vlerësuar, dhe se propozimet tona nuk janë marrë parasysh. Ky draft është i papranueshëm, në kundërshtim me legjislacionin europian dhe çdo koncepti të së drejtës ndërkombëtare.
Qëllimi i tij i vetëm i shërben ndryshimit të përbërjes demografike të rajonit. Gjithë kohës si deputet i PASOK-ut kam pasur kontakte të rregullta me Ministrin e Jashtëm dhe kryetarin e PASOK-ut, Venizelos, të cilit i kam përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e bashkatdhetarëve të mi. Së fundmi, uroj që do të gjendet një zgjidhje që do të kënaqë të dyja palët.
Pyetja eshte: A do ta therrase Pirro Dhima me Himaren greke, tani qe greket nuk menaxhuan dot shtetin ame, por e cuan deri ne falimentim?
Natyrisht kjo eshte nje pyetje retorike, qe nuk kerkon pergjigje dhe pak rendesi do te kishte opinioni i Pirro Dhimes per kete ceshtje.