Ne nje manifestim Mars 2019, ne Boston USA, kortezhit festues i prin nje dyshe qe mban nje flamur te Vorio-Epirit:

ne qender te te cilit, ndodhet fotografia e te ndjerit Konstandin, qe sipas te gjitha gjasave, i ishte nenshtruar nje trushplarjeje kriminale, per te urryer token qe e lindi. Ky individ nuk eshte nje hero dhe kauza per te cilen ai ""luftoi"", eshte nje kauze e stisur. Shqiperia dhe Greqia nuk jane vende armike, por politika greke shfrytezon cdo gje per te krijuar nje imazh konflikti midis dy kombeve, atij shqiptar me nje tradite etno-kulturore te spikatur dhe atij grek, qe ne pamundesi per te demonstruar nje identitet etnik te vecante, vjedh ate te shqiptareve. Nga e njejta ceremoni:

kostumet e burrit dhe gruas me siper, jane thelbesisht shqiptare dhe perdorimi i imazhit te tyre, neper festat greke, eshte nje paturpesi e madhe propagandistike, qe nuk duhet te ndodhe.
Nderkohe, ne po te njejtin festim "pavaresie", kjo propagande nuk harron ti vendos nje emer tashme bajat, ate te Vorio-Epirit, nje krahine qe i perket nje shteti tjeter, asaj qe qartazi eshte nje pretendim territorial dhe ne asnje menyre nuk i eshte hequr, asaj qe sot quhet Greqi ne asnje moment te kohes:
