"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Aleanca Kuqezi

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#16

Post by Arbëri »

Aleanca Kuq E Zi
Korce, vllehët e pakënaqur: U deklaruam grekë


“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Sally
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2062
Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Gender: Female

Re: Aleanca Kuqezi

#17

Post by Sally »

Arbëri wrote:Aleanca Kuq E Zi
Korce, vllehët e pakënaqur: U deklaruam grekë





-waiting- :arrow: po per cfare tjeter ti duan kopjot ata, ti thone grekut pra qe ja cfare regjistruam na jepni leket tani!

Vetem se grekut kesaj rradhe asnje nuk ja thyen dot ''cekun'', dhe ketyre puna do tu vete dem!

NUK VRITET ARMIKU I JASHTEM PA VRARE NE FILLIM ATA QE KEMI BRENDA!
Nuk jam vrasës, jam student shqipëtar, vrava një tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#18

Post by Arbëri »

Censusi në Maqedoni, AK: Rrezikohen shqiptarët

SHKUP- Aleanca Kuqezi në Maqedoni shpreh shqetësimin se procesi i regjistrimit të popullsisë në Ish- Republikën Jugosllave të Maqedonisë, rrezikon uljen e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve.

AK rendit një sërë cështjes të cilat faktojnë “rrezikun real që pas përfundimit të procesit, numri i shqiptarëve të dalë shumë më i ulët sesa numri real i shqiptarëve në Maqedoni. “Kjo do të ketë implikime të rrezikshme afatgjata për statusin politiko-juridik dhe gjendjen ekonomiko-sociale të shqiptarëve këtu.”- nënvizon AK në një njoftim për shtyp

Aleanca KuqeZI thotë se regjistrimi ka vështirësi të natyrës teknike dhe politike.

AK konstaton një reduktim të përdorimit të gjuhës shqipe, si gjuhë e dytë zyrtare në vend, gjatë procesit të regjistrimit.

“Edhe pse Ligji mbi regjistrimin e popullsisë e vendos shumë qartë këtë, praktika e deritanishme flet për një reduktim të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në vend.”.

Gjithashtu denoncon mungesën e madhe e materialeve të publikuara në gjuhën shqipe dhe të bashkësive tjera më të vogla etnike si nga Komisioni shtetëror për regjistrim ashtu dhe nga Enti Shtetëror i Statistikave.

AK raporton dhe për mungesën e regjistruesve shqiptarë në zona të caktuara në Maqedoninë lindore.

“Në dy qytete ku numrat e shqiptarëve janë në rënie konstante dekadat dhe vitet e fundit, Ohër dhe Manastir, regjistruesit shqiptarë mungojnë krejtësisht.”- nënvizon AK.

Një tjetër problem shqetësues është dhe çështja e regjistrimit të punëtorëve shqiptarë me punë të përkohshme në botën e jashtme.
“Dihet se shqiptarët si popullsi me një numër të madh të familjarëve në perëndim, do të dëmtohen më shumë nga formulimi aktual, sipas të cilit të drejtë regjistrimi nuk kanë personat që ndodhen më gjatë se 12 muaj jashtë vendit.”

“Personat pa shtetësi në shumicën e tyre janë shqiptarë etnikë.- denoncon më tej AK- Mënyra e regjistrimit të tyre është konfuze dhe gjithashtu kontribuon në uljen e numrit të përgjithshëm të shqiptarëve dhe tjerëve këtu.”

Me shqetësim AK ndjek dhe realizimin e procesit të dhe përpunimi i të dhënave nga organe ku përfaqësimi i shqiptarëve nuk është në proporcion të drejtë me shifrat zyrtare të popullsisë. Me këtë, sipas AK, “ekziston dyshim i bazuar dhe i arsyeshëm, se duke mos qenë të monitoruara nga organizma ndërkombëtare, përpunimi i të dhënave nga këto institucione rrezikon të jetë manipulativ.”

Aleanca Kuqezi është e shqetësuar pasi numri i popullsisë shqiptare rrezikon të dalë më i ulët se çështë realisht edhe në regjistrimet përkatëse në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo, bashkë me manipulimet dhe mungesat e vërtetuara tashmë në Maqedoni do të çojë në zbehjen dhe dobësimin e paevitueshëm të faktorit shqiptar në Ballkan.
(s.g/BalkanWeb)

LIDHJE TE TJERA
Shkup, LSDM: Regjistrimi i popullsisë, skandaloz
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#19

Post by Arbëri »

Paradë në mbështetje të Çamërisë

Image

Aleanca Kuq e Zi dhe organizata “Rrënjët shqiptare” do të organizojnë të hënën në Nju Jork një paradë me qëllim të sensibilizimit të vlerave kombëtare dhe çështjes çame, në të cilën pritet të marrë pjesë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh që jetojnë në SHBA, por edhe nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, përmes një deklarate për Kosovapress, iu bën thirrje gjithë shqiptarëve që jetojnë në Nju Jork dhe shtetet përreth që të marrin pjesë, pasi pjesëmarrja masive do të ketë efekt shumë më të madh për t'u sensibilizuar çështja çame.

“Së bashku me disa miq tjerë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia jemi këtu për të realizuar një sërë takimesh, të cilat do të kulmojnë të hënën, më 10 tetor, në ora 10.00, në Menheten, në Avenynë e Pestë, rruga 47, me qëllim të promovimit të vlerave kombëtare. Kjo, gjithashtu, është organizuar nga organizata “Rrënjët shqiptare” dhe Aleanca Kuq e Zi për të mbledhur gjithë shqiptarët, të cilët më shumë se partitë politike, besojnë te simbolet kombëtare dhe vlerat e shoqërisë shqiptare”, ka thënë ai.

Spahiu ka thënë se shqiptarët në Ballkan ndodhen në një udhëkryq të perspektivës së tyre politike dhe të ardhmes, andaj fton gjithë shqiptarët që të jenë unik lidhur me çështjen kombëtare, duke qenë më të fortë se kurrë...
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#20

Post by Arbëri »

AK në Nju Jork: Territoret shqiptare nuk falen

Image

Territoret shqiptare nuk falen. Kështu ka bërë thirrje aleanca Kuq e Zi nga Nju Jorku në një tubim masiv me pjesëmarrjen e qindra emigrantëve. Përfaqësuesi i AK, njëherësh nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu, gjatë fjalës së tij para emigranteve përsëriti faktin se shqiptarët pavarësisht se ku ndodhen nuk duhet të harrojnë trojet e tyre, Kosovën e Çamërinë.

“Mesazhin, të cilin duan ta injektojnë në mendjen e shqiptarëve, në mendjen e popullit se Shqipëria nuk bëhet, ne duhet ta kthejmë se Shqipëria bëhet, Shqipëria duhet të bëhet, por duhet të bëhet me ata që mendojnë kuqezi. Një pjesë, Atdheun tonë e skuqi, pjesa tjetër e politikës e nxiu. Ka ardhur koha që Shqipëria, as të mos skuqet, as të mos nxihet, por të jetë kuqezi”, tha Spahiu. /albeu.com/
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#21

Post by Arbëri »

Një paradë kuqezi është organizuar në qytetin e New York-ut në Shtetet e Bashkuara, e organizuar nga Aleanca Kuqezi dhe disa te rinj shqiptaro-amerikane, anëtarë të organizatës Rrënjet Shqiptare.

Image

Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#22

Post by Socio »

One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
Socio
Star Member
Star Member
Posts: 693
Joined: Thu Sep 03, 2009 12:44 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#23

Post by Socio »

One cannot and must not try to erase the past merely because it does not fit the present
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#24

Post by Arbëri »

Mediat greke për Shqipërinë: Naftë dhe gaz pa fund në vendin fqinj

Image

Shumë optimiste kanë rezultuar kërkimet e fundit të kryera në zona të ndryshme të Shqipërisë, për zbulimin e burimeve të reja të hidrokarbureve.
Kompania e famshme, Sky Petroleum, e cila kooperon në Shqipëri, ka kryer një sërë kërkimesh në shumë zona të ndryshme të Shqipërisë, në përgjithësi në pjesën jugore të vendit, për të zbuluar burime të reja gazi dhe nafte.
Kompania Sky Petroleum, para pak ditësh në një deklaratë të sajën për shtyp, bëri të ditur se në bashkëpunim me këshilltarët dhe specialistët e saj, në fushën e hidrokarbureve, analizuan të dhënat e mbledhura nga 10 zona të ndryshme të vendit, ku ishin kryer më parë kërkime për hidrokarbure, se në tre nga këto zona rezultoi të jenë të pasura me gaz dhe naftë. Kompania i ka propozuar qeverisë shqiptare, që në të tria këto zona të nisë punimet për shfrytëzimin e pasurive të hidrokarbureve.
Sipas analizave të bëra, rezultoi se në Palokastër ka burime nafte dhe se duhen filluar shpimet me sistemin up-dip.
Gjithashtu, në zonën e Kaninës, kompania propozon që kërkimet të vazhdojnë edhe në aty ku burimet e hidrokarbureve mund të ndodhen në zona të ndara, ndaj dhe insiston që kërkimet të kryhen në mënyrë më të specializuar.
Mediat greke kohët e fundit po i rezervojnë një rëndësi të madhe Shqipërisë, duke ndjekur nga afër çdo ngjarje.
Le të kujtojmë këtu, se pak ditë më parë, ato i ishin referuar marrëveshjes së Shqipërisë me Kosovën, që kjo e fundit të përfaqësohej në ato vende të botës, që nuk ka marrëdhënie diplomatike, nëpërmjet ambasadës shqiptare të instaluar në ato vende.
Si dhe më pikantja; gjithmonë sipas mediave greke, ishte unifikimi i historisë së Shqipërisë me atë të Kosovës dhe mësimi i saj në të dy vende.

Marre nga ALEANCA KUQ E ZI .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
CERMENIKASI
Star Member
Star Member
Posts: 721
Joined: Fri Dec 31, 2010 9:51 pm
Gender: Male

Re: Aleanca Kuqezi

#25

Post by CERMENIKASI »

Po të shikohet mir harta e mësipërme ,atëhere kuptohet çfar ishte dhe asht qëllimi i Grekëve për atë far marrëveshje për kufijt në detë!!!
Jam Gegë por mos ma shajë kush Toskërinë!
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#26

Post by Adriana »

Image
Ne kete konference do te themelohet Aleanca e Gruas Kuq e Zi dhe do te percaktohen objektivat e saj. Jane te ftuara te gjitha grate dhe vajzat nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe diaspora!

18 November · 10:00 - 12:00

Hotel Tirana International

Tirane.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#27

Post by Adriana »



Aleanca Kuq e Zi kundër nismës së propozuar nga kryeministri Berisha në lidhje me një monument të ri të pavarësisë, i cili sipas Berishës duhet të jetë gati më 28 Nëntor. AK nëpërmjet një deklarate e quan marrëzi këtë nismë, ndërsa i kërkon qeverisë të tërhiqet me pretendimin se monumenti i pavarësisë ndodhet në sheshin e Flamurit, në Vlorë. Sipas AK, kjo është historia dhe nuk mund të zhbëhet
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#28

Post by Adriana »



Në Aleancë janë anëtarësuar qindra gra e vajza nga të gjitha trevat shqiptare. Aleanca bëri të ditur se do të vijojë përpjekjet për depolitizimin e familjeve dhe shoqërisë.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3821
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Aleanca Kuqezi

#29

Post by Arbëri »

Maqedoni , Aleanca Kuq e Zi, promovon idenë për bashkimin e shqiptarëve

Image

Pas vizitës në Gostivar e Strugë, kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahia, është takuar sot me studentët e Universitetit të Evropës Juglindore, me qëllim të shkëmbimit të ideve lidhur me moton e vetme të kësaj aleancë , bashkimin e shqiptarëve. Kjo do të jetë shumë e vështirë është shprehur Spahiu, ngase partitë politike shqiptare gjithandej mbjellin ndarje dhe përçarje por jo edhe e pamundur. Shqiptarët tha ai, edhe sot e kësaj dite nuk e dinë sa janë në numër në të gjithë trojet e tyre, apo në sa kilometër katror jetojnë. Spahiu më tej ka shtuar se, nuk ka ligj në botë që të ndalon bashkimin, dhe sidomos kur ai bëhet me mjete ligjore e demokratike dhe jo me luftë siç ka ndodhur deri tashti.
“Në vizionin tonë shqiptarët që janë më të vonuarit e Evropës janë të fundit në Evropë dhe nuk mundë të shikojnë të ardhmen e tyre ndryshe por vetëm të shkojnë si një shtet në Bruksel dhe në Bashkimin Evropian dhe jo pasi ata të shkojnë në Bruksel por para se ti bashkëngjiten BE-së, ata duhet së pari të kenë një të ardhme dhe t`krijojnë shtetin e tyre.
Besoj që në këtë rrugëtim do ketë shumë pengesa dhe vështirësi se ju e shihni qartë se si në Maqedoni Kosovë e Shqipëri janë të ndarë të polarizuar politikisht thellësisht të indoktrinuar nga partitë politike të të gjitha ngjyrave dhe duke harruar simbolet kombëtare që në vete kanë harruar interesat shqiptare”, deklaroi Kreshnik Spahiu, kryetar I Aleancës Kuq e Zi. Alsat-M
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Aleanca Kuqezi

#30

Post by Adriana »

Aleanca Kuq e Zi: Shqipëria të hapë konsullatë në Manastir



Aleanca Kuq e Zi ka kërkuar hapjen e konsullatës shqiptare në Manastir, qytetin e njohur të konsujve.

Kreu i kësaj lëvizje, Kreshnik Spahiu pas turit të tij nëpër Maqedoni deklaroi për agjencinë e lajmeve INA idenë për hapjen e konsullatës, një ide e ngritur më parë nga agjencia e lajmeve INA dhe shoqata “Kongresi i Bashkimit”.

“Kam dy mesazhe apo kërkesa që do ti drejtor zyrtarëve në Tiranë: E para është që Qeveria Shqiptare të hapë Konsulatë në Manastir sa më parë; dhe e dyta është që të interesohet edhe për respektimin e reciprocitetit, e këtu e kam fjalën për respektimin e gjuhës shqipe me interes të bashkëjetesës, sepse për të bashkëjetuar duhet njohur edhe gjuha e bashkëvendasve, që në rastin konkret nënkupton njohjen e gjuhës shqipe nga bashkëvendasit maqedonas”, theksoi për INA, Kreshnik Spahiu.

Sipas tij, kjo nuk është kurrfarë kërkese maksimaliste, por është kërkesë e kohës bashkëkohore për bashkëjetesë.

Duke folur për integrimet globale dhe ato europiane, Kreshnik Spahiu ripërsëriti edhe një herë dhe riafirmoi idenë se shqiptarët në integrimet europiane duhet të shkojnë të bashkuar, gjë që nuk rrezikon asnjë postulat apo koncept tjetër evropian.

“Tani, koha e luftërave ka përfunduar, ajo kohë ka mbaruar. Tani është kohë tjetër, është kohë që ka vetëm luftë ideshë dhe ne afirmojmë këto ide bashkëkohore të integrimeve”, theksoi Spahiu.

Lidhur me kërkesën e publikuar kohë më parë, vetëm presidenti Bamir Topi përmes një përgjigjeje lëshuar nga presidenca ka mbështetur idenë e hapjes së konsullatës shqiptare në Manastir. Përgjigje rreth kësaj ka munguar nga ministria e jashtme dhe qeveria në Tiranë.


http://www.gazetatema.net/web/2011/11/2 ... -manastir/
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”