Arta wrote:Arta wrote:
oh zote oh zote perse na ke denuar kaq shume!
po nuk u bem te gjithe "sharlataner" sala do na shesin edhe shtepit ndonje dite.Po tani??Ore si nuk ka pak cipe ky i tralalalaja?

Arta wrote:Arta wrote:

Athina zyrtare ka reaguar pasditen e sotme ndaj vendimit te Gjykates Kushtetuese te Shqiperise, qe anulon marreveshjen kufitare me Greqine, duke deklaruar se eshte shume e shqetesuar.
Numri dy i diplomacise greke, Dimitris Drucas ka deklaruar se do te kerkoje sqarime nga qeveria shqiptare per kete vendim.
“Ky eshte nje zhvillim qe nuk na ben te lidhur. Jemi te shqetesuar per kete situate dhe ne pritje te sqarimeve te ketij vendimi. Ne nuk mund te komentojme vendimet e gjykatave, por presim nga pala shqiptare qe te vendose nje zgjidhje te ceshtjes”, ka pohuar Drucas.
Ai ka shtuar me tej se do te takohem qe sot ne Londer me homologun shqiptar Ilir Meta per daljen nga kjo situate.
Kufiri detar, PS: Berisha tu kerkoje falje shqiptareve
TIRANE- Partia Socialiste reagon ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi mbrëmë me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë.
PS i kërkon kryeministrit tu kërkojë falje shqiptarëve për marrëveshjen e cila, sipas saj “nuk ka respektuar as kushtetutën, po as parimet e fqinjësisë së mirë.”
“ Vendimi i djeshëm i kushtetueses flet për një pushtet të verbër, që për të shtatëmbëdhjetën herë kapet nga drejtësia në shkelje të Kushtetutës dhe për një kryeministër të marrë që shtatëmbëdhjetë herë rresht është zënë me presh në duar kundër interesave të vendit e kundër çdo parimi demokratik.”- reagoi në një prononcim për shtyp nga selia rozë deputetja Shegushe Ligori.
Sipas PS vendimi i Kushtetueses është një arsye më shumë për të larguar me protesta Berishën nga qeveria, kredencialet e të cilit në raport me Kushtetutën e Republikës kanë rënë.
“Shtatëmbëdhjetë shkeljet e provuara nga gjykata nuk janë për fat të keq të gjitha shkeljet që Sali Berisha i ka bërë kushtetutës dhe sot ka një arsye më shumë për ta larguar me protesta këtë pengmarrës të Shqipërisë nga detyra që nuk e kryen dot përveçse duke shkelur interesat e vendit e të popullit të tij.”- tha Ligori.
“Gazeta Shqiptare” së bashku me TVNEWS24 e BalkanWeb denoncuan shkeljen qe i behet territorit shqiptar nga marreveshja mes dy qeverive që në momentin e firmosje së kësaj marrëveshjeje.
(s.g/BalkanWeb)
Pëllumb Xhufi: U denoncuan trafikantët e kufijve në pushtet
TIRANE-Lajmi padyshim më gëzon shumë dhe ajo ç’ka më vjen më së pari në mend në këtë moment, është një mirënjohje për të gjithë ata që u angazhuan për të denoncuar këtë marrëveshje, duke u vënë shpesh edhe në zjarrin e presioneve e të sharjeve rrugaçërore nga trafikantët e kufijve në pushtet. Kam parasysh në radhë të parë gazetarët e rinj e kurajozë Tedi Blushi, Artan Hoxha e Denis Minga të “Gazetës Shqiptare” e ‘News 24’. Kam parasysh specialistë kompetentë e atdhetarë, të hedhur në udhë të madhe nga qeveria e antishqiptarëve, kam parasysh kolonel Besnik Bakiun, komandant Vladimir Bejën, kolonel Myslim Pashaj, Prof. Arben Puton, Prof. Sabit Brokaj, kolegun Preç Zogaj e ndonjë tjetër. I duhet njohur merita e madhe PS, kryetarit Edi Rama dhe gjithë atyre djemve e vajzave të reja të kësaj partie, që i dhanë luftës për denoncimin e kësaj marrëveshje tradhtare një dimension e një perspektivë të re, duke e çuar atë në Gjykatën Kushtetuese. Vetë Gjykata Kushtetuese, me trajtimin e ftohtë e të përgjegjshëm të kësaj çështje aq të koklavitur e plot implikime sa juridike aq edhe politike, na tregoi se në këtë vend ku drejtësia është i akuzuari i ditës, ekziston megjithatë një qelizë bazike e gjithë sistemit juridik e shtetëror, që funksionon me profesionalizëm e integritet, dhe kjo është pikërisht Gjykata Kushtetuese dhe anëtarët e saj të nderuar. Por, nga ana tjetër, kjo histori na ndihmoi të gjithëve të shohim në gjithë errësirën e mjerimin e vet gjithë shpurën e atyre që tentuan të dëmtojnë edhe njëherë interesat e vendit, duke i nxjerrë ato në pazarin e sendeve të pista. Në gjykimin tim, ditën kur Gjykata Kushtetuese do të shpallë vendimin e saj, Prokuroria e Përgjithshme duhet të hapë padi penale ndaj të gjithë atyre që tentuan të cenojnë rëndë integritetin territorial të vendit, duke kaluar kontrabandë këtë marrëveshje antishqiptare, duke filluar nga Kryeministri e duke përfunduar tek Kryenegociatori enigmatik, gjeneral Gërveni.
Kufijtë me Greqinë, ja pasuria e negociatorëve
Tedi Blushi
Anëtarët e ekipit negociator të palës shqiptare që nënshkruan marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë, rezultojnë ndër zyrtarët më të pasur të shtetit shqiptar. Në formularin e tij të pasurisë, kryenegociatori Ferit Hoxha, aktualisht ambasador i Shqipërisë në OKB, deklaron se është pronar i dy apartamenteve banimi, njëri me sipërfaqe 70 m2, që i ka kostuar 0.8 milionë lekë dhe tjetri me sipërfaqe 171 m2, për blerjen e të cilit ka paguar një shumë prej 135 mijë eurosh. Hoxha sqaron se të ardhurat e tij familjare janë paga në vlerën 1.529.850 lekë, të ardhura nga aktiviteti personal prej 2850 eurosh, si edhe paga e bashkëshortes me vlerë 900.000 lekë. Ai sqaron gjithashtu se pjesëtarëve të familjes së tij u janë bërë dhurata që në vlerë totale kapin shumën 3500 euro, por nuk specifikon nëse këto dhurata janë para të dhëna cash apo sende të kushtueshme.
Turdiu
Drejtori i Çështjeve Juridike Ndërkombëtare dhe Konsullore në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiu është padyshim zyrtari më i pasur në listën e ekipit negociator që bisedoi me palën greke ndarjen e kufirit detar mes dy shteteve. Konkretisht, ai sqaron se zotëron 1/72 të një trualli ndërtimi në Tiranë me sipërfaqe 2100 m2, të njëjtën pjesë në një tjetër truall me sipërfaqe 28.500 m2 dhe gjithashtu 1/72 të një kullote në Sauk me sipërfaqe 210.000 m2. Ai deklaron se është pronar i dy apartamenteve në Tiranë; njëri me sipërfaqe 124 m2, vlera e të cilit është 100 mijë euro dhe tjetri me sipërfaqe 154 m2, për blerjen e të cilit ka paguar 11.600.000 lekë. Turdiu sqaron se tek "Tirana Bank", rreth 1 vit e gjysmë më parë është hapur një llogari bankare në emrin e tij, ku janë depozituar 177.500 euro, por që sikundër pretendon, nuk i përkasin atij. "Meqenëse kam prokurorë nga familja për ndjekjen e interesave private, paratë e shitjes së dy trojeve pas Pallatit të Kulturës, z.Besnik Sula, "Taivan" sh.p.k me nga 34 m2 dhe 64 m2, gjithsej 177.500 euro, janë derdhur në një llogari të hapur në emrin tim, prej nga çdo bashkëpronar ka marrë pjesën që i takon. Pjesa që më takon mua është 7.100 euro", - pretendon ai.
Muço
Drejtori i Shërbimeve Operacionale në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin, kryekomisari Krenar Muço, i cili ka qenë përfaqësues i Ministrisë së Brendshme në ekipin negociator, figuron pronar i dy apartamenteve banimi, njëri me sipërfaqe 60 m2, që ndodhet në Sarandë dhe që sikundër pretendon, e ka blerë me shumën qesharake prej 15.000 lekësh. Ndërsa apartamentin e dytë me sipërfaqe banimi 97 m2, ai e ka blerë në Tiranë me një vlerë prej 3 milionë lekësh.

Ehh po kot nuk thone alfeko, "i shari te shan", edhe te hedh ato te tijat!alfeko sukaraku wrote:
![]()
![]()
oh zote oh zote perse na ke denuar kaq shume!
po nuk u bem te gjithe "sharlataner" sala do na shesin edhe shtepit ndonje dite.Po tani??Ore si nuk ka pak cipe ky i tralalalaja?
Marëveshja detare u bë në mungesë të plotë të transparencës larg mediave vizive dhe të shkruar. Nuk bëri asgjë publike por e mbajti të fshehtë.Fshehja me qëllim e fakteve i shërben drejtësisë apo krimit? Qeveria Berisha propozoi më 2007 për ndryshimin e kufive detarë dhe më 24 janar 2008 me anë 86 deputetëve shfuqizoi ligjin për kufirin detar? Zotërinjë qveritaë nga ju erdhi urdhri për të shfuqizuar ligjin që përcaktonte kufirin detar e kërkonin interesat e Shqipërisë apo Greqisë? A i shte i përshtatshëm numuri i deputetëve 86 për të shfuqizuar më 24 janar 2008 kufirin detar? Edhe kafsha që është kafshë e ruan teritorin e sajë dhe nuk lejon kafshë të tjera të futen në teritorin e sajë jo më njeriu Atdheun e tijë. Po ky kryeministër jonë Sali Berisha që shet atdheun e tijë çfarë mund ti themi ky se meriton të jetë as kfshë.Po të pranojmë se greqia do ti kishte të sajat 354.4km2 hapsirë detare a do ti shkonte ndërmënd të bënte marrëveshje me shqipërinë?Qeveria Shqiptare i shet qeverisë greke 354.4km2 hapsirë detare cënon me qëllim interesat e kombit Shqiptar. Cili është prioriteti i qeverisë shqiptare të mbrojë teritorin Shqiptar apo të shesi 354.4km2 hapsirë detare pjesë të teritorit shqiptar ?Kushi bën këto veprime ata që duan Shqipërinë apo ata që nuk e duan shipërinë ?Çarë mund të bëjë armik i popullit më tepër se kaq? A duhet të besojmë fjalët e bukura në TV të Sali Berishës apo veprimtarinë armiqsore të Sali Berishës?Çarë mund të bëjë ARMIK I POPULLIT më tepër se kaq?


Vetem nje dite pas rrezimit prej Gjykates Kushtetuese te marreveshjes per percaktimin e vijes detare midis Greqise dhe Shqiperise, ish-ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis akuzon haptas liderin e opozites shqiptare Edi Rama, per prishjen e kesaj marreveshjeje.
Ne nje deklarate per shtyp, e shperndare mbasditen e se enjtes nga zyra e ish-ministres Bakojani, hidhen akuza te forta lidhur me perdorimin qe i eshte bere kesaj marreveshjeje prej klaneve politike ne dy vendet.
“Se pari shpreh keqardhjen per anulimin prej gjykates shqiptare te kesaj marreveshjeje. Une akuzoj qeverine e re greke te Pasok, qe nuk e dergoi marreveshjen per ratifikim ne Parlament, pasi ajo ishte shume e rendesishme per Greqine. Madje, gjate kohes qe une drejtoja Ministrine e Jashtme, u mundova ta perfundoja ate sa me shpejt te ishte e mundur. Kjo marreveshje duhej te dergohej ne Parlamentin grek qe javen e pare qe ai u hap, me qellim krijimin e nje atmosfere pozitive, e cila do te pengonte kete fund aspak te kendshem”, eshte shprehur Bakojanis.
Sipas saj, vendimi i Gjykates Kushtetuese te Shqiperise eshte nxitur nga ekstremistet shqiptare, me te cilet eshte bashkuar kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise, Edi Rama.
“Se dyti, anulimin e marreveshjes e kerkuan grupime ekstremiste ne Shqiperi, ndaj pergjegjesia e Partise Socialiste te Shqiperise eshte se lideri i saj Edi Rama u bashkua me keto forca. Madje, ai e deklaroi kontestin e tij qe prej dates 15 tetor te vitit te kaluar. Me vjen keq qe partia simoter e Pasok nuk mundi te kaloje stereotipet dhe te bjere dakord me kete marreveshje”, ka nenvizuar Bakojanis.
Ish-shefja e diplomacise greke shton me tej se pergjegjesi per anulimin e marreveshjes ka edhe Pasok, e cila nuk i paraqiti pales shqiptare perfitimet nga ky pakt.
“Pasok duhej t’i kishte treguar aleateve te tij ne Partine Socialiste te Shqiperise, lidhur me perfitimet e pales shqiptare nga kjo marreveshje. Ne i ngritem marredheniet dypaleshe ne nje pike e cila konsiderohet si me te mirat ne historine e tyre. Insistoj qe ajo u perpilua dhe u firmos, duke pasur parasysh te drejten nderkombetare te vendosur nga OKB”, perfundon Bakojanis.



qiellikaltër wrote:Gjykata Kushtetuese kundershtuar marreveshjen mbi keto pika:
-Mungon plotfuqia nga ana e Presidentit të Republikës për negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes objekt shqyrtimi, gjë që vjen në kundërshtim me nenin 4 të ligjit.
-Titulli dhe përmbajtja e marrëveshjes janë të pazakonta.
-Nuk duhej të ishte zbatuar parimi i barazlargësisë strikte për përcaktimin e kufirit detar, i cili ka sjellë pasoja të disfavorshme për shtetin shqiptar duke humbur padrejtësisht sipërfaqe të konsiderueshme hapësirash detare, për shkak se dy brigjet kanë kushte gjeografike të ndryshme
- Nuk është përcaktuar paraprakisht vija bazë nga shteti shqiptar, e cila ka rëndësi në përcaktimin e shelfit kontinental dhe zonave të tjera
- Delegacioni shqiptar nuk ka treguar kujdesin e duhur për përcaktimin e statusit dhe shtrirjes së gjirit të Sarandës dhe nuk ka bërë përpjekje që të njëjtin status të fitonte edhe gjiri i Sarandës, ndërkohë që ka pranuar kërkesën e palës greke që gjiri i Korfuzit të trajtohet si gji me statusin e ujrave të brendshme
- Shkëmbi Barketa nuk duhet të shërbente si pikë skajore bazë prej të cilës ka filluar matja e vijës së barazlarguar nga pikat më të afërta të bregdetit shqiptar, por si vijë ndarëse e kufirit detar greko-shqiptar, sepse nuk është shkëmb por cekinë shkëmbore.
- Nuk ishte i nevojshëm përcaktimi i kufirit të hapësirave detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi ky kufi ka qenë i përcaktuar më pare
- Marrëveshja e nënshkruar nuk është shoqëruar me hartat përkatëse por vetëm me koordinatat e kufirit ndarës, gjë që e bën të paqartë pohimin se “vija e mesme që përcaktohet nga vija gjeodezike që bashkon pikat në tabelë (neni 1/2 i marrëveshjes) është vija e mesme, çdo pikë e së cilës është e barazlarguar nga pikat më të afërta të vijës bazë” (pika 1/1 e marrëveshjes)
- Negocimi dhe hartimi i marrëveshjes është kryer në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës. Qeveria ka detyrimin të bëjë publike të gjitha çështjet, të cilat kanë interes, sidomos ato lidhur me kufijtë e vendit dhe territorit të shtetit.
Burimi: BalkanWeb










Mallakastrioti wrote:Mendimi im personal rreth kesaj çeshtje.Asgje nuk kerkon greku aty...as minerale e as nafte(nuk ka aq fuqi te ngreje plataforma nafte ne det),por edhe po te kishte nuk do investonte per disa litra nafte.E gjithe kjo eshte per ti hedhur hi syve opinionit publik e sidomos ne Ballkan,pasi dihet qe ne det eshte shpenzim i madh ekonomik nje hap i tille.
Ajo qe eshte ne mend ,ose thene me sakte,perse Greqia kembengul me kaq pa durim te kete nje fete te majme ne dalje ne detin Jon,eshte vetem pike strategjike per diçka tjeter teper me te madhe dhe me shume pak harxhime.
"South Stream "dhe "Nabucco"---çfare keni degjuar per keto projekte te kolosit rus te gazit qe kerkon te jene miratuar keto projekte sa me pare(hartat po i paraqes me poshte) ne Ballkan,punimet nga ato qe di kane filluar tashme,ngelet vetem ku do kalojne keto "pipeline"?
Projekti i pare fillestar dhe ku i intereson Greqise ishte ky:
...wow...pa shihni me vemendje ku kalojne keto tuba-apo "pipeline" quajtur ndryshe?...."çuditerisht" ne kanalin e Korfuzit e me tej drejt Italise.
....
Vazhdojme me tej me interesat Italiane dhe pikerisht te "ENI" italian (Pashai i Italise dhe ministrat e tij bejne shume vizita ne Tirane,si dhe perfaqesues te larte te ENI---(deklaratat e Berishes-Shqiperia do behet fuqi energjitike...nukleare e pallavra te tjera)....asgje e tille,por ENI-t Italian intereson kjo rruge,me e shkurter dhe me me pak harxhime dhe mund te trajtoje gati drejt per drejt me kolosin rus(ndoshta me Greqine do kishte hasur ne disa mosmarrveshje)---kjo harta e ENI(Kompani e energjise Italiane):




