"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#31

Post by Arbëri » Tue Sep 18, 2012 9:52 pm

CERMENIKASI wrote:Nji gja nuk e kam të qartë ,a flitet për ata që jetojnë në vend apo numërohen edhe ata që gjinden jasht vendit?
Vetem ne vend ! Ata qe jetojne ne Maqedoni per momentin .. me diaspore do ishim shume ,po kshu nuk duan sllavet .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#32

Post by Arbëri » Sat Jan 05, 2013 4:07 pm

34% te nxenesve qe kane kryer shkollen fillore ne Maqedoni jane me origjine shqiptare , thuhen ne zyren statistikore te Maqedonise : http://www.stat.gov.mk/Publikacii/2.4.12.06.pdf
Zyrtarisht eshte ashtu sipas tyre , dmth qe numri i nxenesve shqiptare mund te jete shume me i larte se aq , pasi keta jane te njohur per fallsifikime dhe genjeshtra .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

erix77
Star Member
Star Member
Posts: 543
Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Gender: Male
Location: Tirana

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#33

Post by erix77 » Sat Jan 05, 2013 10:02 pm

problemi kryesor i Shqiptareve ne maqedoni jane lideret e tyre totalisht te pa afte per te udhehequr,problemi tjeter eshte emigracioni shume i larte.

Po te zgjidheshin keto 2 probleme Maqedonia sot do te ishte shteti i trete Shqiptar ne Ballkan.

Sllavet e kane humbur prej kohesh shumicen e popullsise por fatkeqesisht shqiptaret atje jane teper te percare.

Ne te njejten situate gjenden dhe shqiptaret e Malit te zi qe zgjedhje pas zgjedhjesh humbasin peshe politike.
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#34

Post by Arbëri » Sat Jan 05, 2013 10:09 pm

Emigracioni eshte nje problem i madhe , shume e vertete .
Partite as qe i llogarise qe jane shqiptare , ndaj vetem 30% shqiptare i ke ne zgjedhje , qe edhe ata , kane lidhje pune me partite dhe u kane lidhur kembet , por emigracioni ngelet nje problem i madhe.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#35

Post by Arbëri » Sun Mar 17, 2013 7:37 pm

Zyrtarisht, në Shkup 36.5 % shqiptarë

Image

Në propozim-konkursin e Qytetit të Shkupit për vitin 2013/2014, është rikonfirmuar përqindja e lartë e nxënësve shqiptarë nëpër shkollat fillore, e cila vazhdon të mbahet sekret nga MASH-i. Në paralelet maqedonase, sikurse njofton Qyteti i Shkupit, ka 4.457 gjysmëmaturantë, kurse në paralelet shqipe - 2.613. Numri i nxënësve maqedonas do të ishte edhe më i vogël nëse hiqen nxënësit boshnjakë dhe romë që ndjekin mësimin te paralelet maqedonase

Shkup, 15 mars - Kryeqytetit të Maqedonisë i ka përfunduar koha kur shkollat ishin të maqedonasve në kuptimin e dominimit të tyre si numër nxënësish dhe numër paralelesh. Tanimë matematikat kanë ndryshuar dhe nxënësit shqiptarët janë shumë më tepër se gjysma e nxënësve maqedonas apo më saktë - se gjysma e atyre që mësojnë në gjuhën maqedonase. Këtë vit për shembull, arsimin fillor në shkollat e Shkupit pritet ta mbarojnë 4 457 nxënës të cilët mësojnë në paralelet maqedonase, kurse 2.613 që mësojnë në gjuhën shqipe. Pra, raporti i nxënësve shqiptarë vizavijë nxënësve maqedonas, në shkollat e kryeqytetit është 1 me 1.7, sipas të dhënave zyrtare të siguruara në Qytetin e Shkupit. Epërsia e maqedonasve ndaj shqiptarëve nuk është më shumë se 0.7 sa u takon gjysmëmatuartëve të këtij viti. Ky raport madje, ka tendencën e ngushtimit në të ardhmen nëse kemi parasysh natalitetin gjithnjë e më të ulët të maqedonasve. Përllogaritjet për numrin e nxënësve bëhen sipas gjuhës me të cilën zhvillohet mësimi dhe jo në bazë të përkatësisë etnike të nxënësve. Në rajone të caktuara të Shkupit, ka ende raste kur nxënësit shqiptarë mësojnë në paralelet maqedonase, pasi për mungesë shkollash, prindërit detyrohen ti regjistrojnë fëmijët në paralelet maqedonase sidomos në ciklin e lartë të arsimit fillor. Idizova, Karposhi dhe Aerodromi janë vetëm disa prej rasteve të cilat kanë pasur jehonë mediale, mirëpo ka edhe shumë të tjera që flasin për prezencën e shqiptarëve në paralelet maqedonase. Të mos flasim pastaj për romë dhe boshnjakë, apo edhe disa të tjerë, të cilët sipas kryetarit të Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Shkup, përbëjnë me siguri rreth 10 për qind të paraleleve maqedonase. Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta sjellë në vëmendje rastin e shkollave fillore të Sarajit. “Atje nuk ka thuajse asnjë nxënës maqedonas. Të gjithë janë boshnjakë, por që mësojnë në gjuhën maqedonase”. Edhe në Çair, plotëson më tej ai, nëpër paralelet maqedonase ka më shumë romë dhe boshnjakë se sa maqedonas. “Pavarësisht asaj se rreth 10 për qind e nxënësve janë jomaqedonas, parë se prapë llogariten si ‘maqedonas’, pasi mësojnë në atë gjuhë”, sqaron Dardhishta.

Rikonfirmimi
Kryetari i LASH-it, thotë se nga Ministria e Arsimit (MASH) nuk i përgjigjen asnjëherë kërkesës për numrin e nxënësve të regjistruar viteve të fundit në shkollat fillore të Shkupit dhe as për numrin në përgjithësi të nxënësve sipas përkatësisë etnike.
Ndërkaq për mediat, ka disa vite që MASH-i ka vendosur ndalesën e dhënies së këtyre informacioneve, të cilat KOHA është e detyruar ti sigurojë çdo herë përmes rrugëve alternative. Kështu, një vit më parë, sipas të dhënave të cilat u përdorën për përpilimin e Konkursit për regjistrimin e nxënësve nëpër shkollat e mesme (për vitin shkollor 2012/2013), rezultonte se numri i gjysmë maturantëve shqiptarë në nivel shteti është 35 për qind, kurse 36.5 për qind në kryeqytet. Konkretisht, sipas atyre të dhënave (për përdorim zyrtar nga vetë MASH-i), vitin e kaluar kishte 23.922 gjysmëmaturantë, prej të cilëve 8.323 shqiptarë. Ndërkaq, në Shkup, kishte 7.324 gjysmëmaturantë, prej të cilëve 2.677 shqiptarë. Tanimë kjo përqindje jo vetëm që nuk mund të vihet në dyshim, por po rikonfirmohet rishtas nga një burim tjetër alternativ, por sërish zyrtar.
Në propozimin-konkursin e Qytetit të Shkupit për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme të Shkupit për vitin 2013/2014, MASH-it i janë dërguar edhe të dhënat mbi numrin e gjysmëmaturantëve të këtij viti (2012/2013). Momentalisht, në Shkup kemi këtë situatë: 4.457 gjysmëmatuantë në paralele maqedonase, 2.613 në paralelet shqipe, 156 në paralelet turke dhe 7 gjysmëmaturantë në paralelet serbe. E thënë në përqindje, prej numrit të përgjithshëm të gjysmëmaturantëve kryeqytetas të këtij viti, shqiptarër përbëjnë sërish 36.5 për qind, kurse maqedonasit kanë ngelur në kuotën e 61.6 përqindëshit. Kjo situatë është sa i takon përllogaritjes së përgjithshme ku bëjnë pjesë edhe turqit dhe serbët, sepse e llogaritur vetëm në totalin e nxënësve të paraleleve shqipe dhe maqedonase, pjesëmarrja e shqiptarëve është 37 për qind. Kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta pohon se nuk i posedon këta të dhëna, mirëpo thotë se vërtetësia e tyre nuk duhet vënë në dyshim. “Meqë janë nxjerrë nga Qyteti i Shkupit dhe për nevoja të konkursit, s’ka vend për dyshime. Këto numra tregojnë realitetin dhe në fund të fundit, konfirmojnë të gjitha analizat se shkollat e Shkupit kanë mbi 35 për qind shqiptarë”, shprehet Dardhishta.

Paradoksi
Nëse MASH-i do të vinte në dispozicion të dhënat sipas përkatësisë etnike të nxënësve, përqindjet me siguri se do të rriteshin për shqiptarët dhe do të zvogëloheshin për maqedonasit. Mirëpo, kjo jo vetëm që do të dëshpëronte maqedonasit, por do të hapte edhe debatin për numrin e mësimdhënësve dhe drejtorëve. Konkretisht, nga 23 shkolla të mesme të Qytetin e Shkupit, vetëm në dy prej tyre kanë drejtorë shqiptarë. Kjo i bie që shqiptarët të drejtojnë vetëm 6 për qind të shkollave në një kohë kur pjesëmarrja e tyre me nxënës kalon 36 përqindëshin. Paradokse të këtilla, jo që nuk i ka të njohura opinioni, mirëpo nuk merren në konsideratë nga personat kompetente për krijimin e politikave arsimore. Indikacionet se shqiptarët po bëhen faktor çdo herë e më dominues i shkollave në Maqedoni nuk janë të këtyre dy tre viteve të fundit. Kjo është e njohur prej shumë kohë më parë dhe sigurisht që nuk ka të bëjë vetëm me natalitetin e shqiptarëve, por edhe me zgjerimin e të drejtës së tyre për shkollim në gjuhën amtare. Nëse në vitin 2013 në Maqedoni ka ende qindra fëmijë shqiptarë që shkollohen në gjuhën maqedonase, para 10 apo 20 viteve situata ishte ende më alarmante. Në shtator të vitit të kaluar, në sistemin e arsimit të mesëm u përfshinë thuajse 97 për qind e atyre që kishin kryer shkollën fillore. Mirëpo, jo më larg se viti 2000/2001, sipas Konkursit për regjistrim në shkollat të mesme, MASH nuk lejonte të hapen më shumë se 29 paralele.
E përpjesëtuar me 2.178 sa ishte numri i gjysmëmaturantëve të atij viti, i bie që të sigurohej vend vetëm për 47 për qind të atyre nxënësve. Në po këtë vit, me po të njëjtin Konkurs, në paralelet maqedonase hapeshin më shumë vende se sa ishte realisht numri i nxënësve që kishin mbaruar filloren në gjuhën maqedonase. Në vitin shkollor 1990/1991, gjendja ishte ende më e mjerë. Për 1.800 nxënës që kishin kryer arsimin fillor në gjuhën shqipe, në qytetin e Shkupit atë vit u lejuan vetëm 5 paralele. Pra kishte vend vetëm për 10 për qind të atyre që kryenin shkollën e tetë.
Sidoqoftë, duke analizuar këto të dhëna, ajo që bie në sy është rritja e numrit të nxënësve shqiptarë. Pra, nëse para 22 viteve kishin 1.800 gjysmëmatuarëntë, vetëm pas një viti kishte 100 më tepër. Duke u rritur nga viti në vit, ai numër shkoi në 2.677 vitin e kaluar. Sivjet, ka rënie prej 64 nxënës më pak, mirëpo nuk ka munguar as rënia në numrin e përgjithshëm të paraleleve.http://www.koha.mk/aktuale/20555.html[/img]
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#36

Post by Arbëri » Thu Apr 04, 2013 9:38 pm

Shkollat fillore në fund të 2011/12

Gjuha në të cilën zhvillohet mësimi

-Sllavo maqedonisht: 127 336 (64,35%) - (Ketu hyne : s.maqedonasit, romët, serbët, vllehët, boshnjakët, turqit, dhe të gjitha minoritetet tjera )

-Shqip: 64 213 (32,45%)
Last edited by Arbëri on Thu Apr 04, 2013 9:42 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#37

Post by Arbëri » Thu Apr 04, 2013 9:39 pm

Kumanovë + Likovë

Regjistrimi i 2002:

Harta per Kumanove dhe Likove : http://upload.wikimedia.org/wikipedia/c ... ovo%29.png
dhe : http://upload.wikimedia.org/wikipedia/c ... ovo%29.png

S.maqedonasit + Serbët (bashke) : 72,808 = 55.2%
Shqiptarët : 53 650 = 40.6%


Te lindur / te vdekur gjate vitit 2008-2011

Sllavo-maqedonasit + Serbët (bashke)
683/788
752/770
726/825
677/843
-458

shqiptarët
777/287
783/250
813/262
774/344
+2004
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#38

Post by Arbëri » Fri Apr 05, 2013 9:48 pm

ALBPelasgian wrote:
Arbëri wrote:

1. Dolneni
Image



Le të shikojmë shpejt demografinë e këtyre komunave:
Dolneni:
Ethnic groups in the municipality include:
Macedonians = 4,008
Albanians = 3,845
Turks = 2,597
Bosniaks = 2,380
others.

Në Dolnen, shqiptarët janë gati për t'u bërë shumicë. Mirëpo, sipas ligjit (në tentim :shock: ) të Gruevskit për t'u ndarë subvencione nënave maqedonase për të lindur me zor fëmijë, përfshinte edhe Dolnenin, sepse e kanë parë që aty kanë rrezik të bëhen pakicë.

Nëse, shqiptarët i marrin këto komuna në duart e tyre, atëherë Brodi mbetet si enklavë bullgare dhe kësisoj shkëputet prej pjesës tjetër.


Dollneni


Sllavo maqedonasit = 4,871 (35.9%)
Shqiptarët = 3,616 (26,07%)
Turq = 2597 (19.1%)
Boshnjak = 2,380 (17.5%)

Nxënes që kanë mbaruar shkollën fillore në 2010/11
S.maqedonas: 52 (21.6%)
Shqiptarë: 74 (30.7%)
Turqit-57 (23.6%)
Boshnjako-58 (24%)

Numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollat ​​fillore 2010/11
S.maqedonasit: 445 (24.3%)
Shqiptarët: 648 (35.5%)
-Turqit: 311 (17%)
Boshnjakët ishin: 417 (22.8%)

lindjet 2011
S.maqedonas: 57 (23.5%)
Shqiptarët: 95 (39.2%)
-Turqit: 38 (15.7%)
Boshnjakët ishin: 30 (12.4%)
-Të tjera: 19 (7.85%)

vdiqen ne vitin 2011
S.maqedonas: 91 (59.5%)
Shqiptarë: 12 (7.8%)
Turqit-23 (15%)
Boshnjak-15 (9.8%)
Kater vitet e kaluara komunen e Dollnenit e fituan shqiptaret , dhe kjo me ben te dyshoj rreth kesaj statistike !
Me 26% shqiptare fitohet me shumice votash nje komune e tere !!!
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
ALBPelasgian
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2113
Joined: Sun Jun 28, 2009 7:57 pm
Gender: Male
Location: Prishtinë (Prima Justiniana)
Contact:

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#39

Post by ALBPelasgian » Fri Apr 05, 2013 10:25 pm

Arbëri wrote:
Kater vitet e kaluara komunen e Dollnenit e fituan shqiptaret , dhe kjo me ben te dyshoj rreth kesaj statistike !
Me 26% shqiptare fitohet me shumice votash nje komune e tere !!!
T'falemnderit Arber per keto te dhena. Duke gjykuar mbi to ne menyre krejt te paanshme kemi te drejte te mbetemi optimist se brenda (15 viteve, qe ne gjuhen demografike llogaritet si ndryshim gjeneratash), shqiptaret do te jene shumice absolute (per dallim nga tani qe jane vetem shumice relative). Me aq sa kam shfletuar rezulatet nga zgjedhjet e kaluara, partia shqiptare karshi asaj sllavo-maqedonase ka pasur nje diference te thekshme prej me shume se 1000 vetash, gje qe na shtyne te besojme se shqiptaret jane shumice aty.

Arber tani kam nje pyetje tjeter, meqe besoj qe keni me teper informacion sesa une ne lidhje me komunen e Makedonski Brodit. Nga biseda qe kam pasur me shume te njohur te mi nga Kercova kam kuptuar se ne te kaluaren ka pasur gjithandej fshatra shqiptare, por te cilet jane debuar. Ne nje liber me siglen e Akademise se Shkencave te Shqiperise ku flitej per kolonizimin e tokave shqiptare te mbetura ne Jugosllavi, flitej nder te tjerash per programin kolonizator te Beogradit per vendosjen e familjeve cetnike serbe ne Brod. Statistikes zyrtare, te ciles hic s'i besoj thote qe sllavo-maqedonasit perbejne shumicen aty, duke mos zene fare n'goje shqiptaret:
http://en.wikipedia.org/wiki/Makedonski ... nicipality

Nderkohe nje lajm qe nguci kurreshtin time eshte edhe ky:
Portali maqedonas MAKBORBA informon se në BDI bëhen përllogaritjet për atë se sa dhe cilat komuna të reja mund të fiton BDI-ja në rast se opozita maqedonase i bojkoton zgjedhjet lokale. Informacioni më interesant nga ky lajm është fakti se përmendet si opsion kandidatura e Musa Xhaferi për kryetar komune në Makedonski Brod. Në atë komunë ka shumë pak votues shqiptarë por llogaritet edhe në vota të bashkësive tjera etnike kurse kandidatura e z.Xhaferit përmendet si opsion i fortë shkaku i prejardhjes së tij familjare nga një sekt fetar që ende ka një objekt aktiv fetar në qytetin Makedonski Brod.

Kjo kandidaturë sipas këtij portali dukshëm do ta rehaton liderin e BDI-së Ali Ahmeti i cili nuk ka mundur të kandidon Musa Xhaferin për asnjë komunë, as në Krçovë e as në Çair. Kurse vet zëvendëskryeministrin aktual për MO ka qenë edhe personalisht i shqetësuar nga ky fakt, raporton Makborba./Almakos

http://almakos.com/lajme/maqedoni/17467 ... -brod.html
Artikulli, pra sic shihet le te pasqaruara plot gjera:

1) permend 'votat e pakta shqiptare' po s'permend sa shqiptare jetojne aty
2) permend pakica te tjera, po s'i ze ne goje as ato
3) permend nje "objekt aktiv fetar" qe ma ha mendja se duhet te jete i bektashinjeve, e qe parasupozon se ka shqiptare aty.

Nderkohe ne Gjimnazin e Brodit ka paralele me nxenes shqiptare (besoj nga komuna e Plasnices jane ata):
Një incident i rëndë ndëretnik ka ndodhur dje midis nxënësve të shkollës së mesme në Makedonski Brod në rajonin e Pellagonisë.

Sipas njoftimeve të para nga korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA, jozyrtarisht mësohet se incidenti ka shpërthyer midis nxënësve maqedonas dhe atyre shqiptarë e turq në shkollën e mesme “Shën Naum Ohridski” në Makedonski Brod.

Në versionin e mediave lokale maqedonase nënvizohet se dy nxënës të komuniteti shqiptar nga fshati Pllasnicë kanë nxitur përleshjen fizike, ku më pas kanë reaguar nxënësit maqedonas nga Makedonski Brodi. Drejtoria e Shkollës menjëherë ka alarmuar organet e rendit, të cilët po ndriçojnë rastin. Në këtë shkollë të mesme mësojnë nxënës shqiptarë dhe turq, nga Pllasnica, e cila gjendet në mes Kërçovës dhe Makedonski Brodit dhe është një rajon i banuar me shumicë turke dhe shqiptare.

http://ina-online.net/maqedoni/11659.html
Nderkohe menjehere pas incidentit, drejtoria e Gjimnazit reagon ne menyre te cuditshme paksa ku perpiqet te sqaroje se nxenesit s'ishin shqiptare por turq:
Shkolla e mesme “Shën Naum Ohridski” nga Makedonski Brod ka përgënjeshtruar pohimet se incidenti në shkollën e tyre ka qenë midis nxënësve maqedonas dhe shqiptarë.Në reagimin e shkollës thuhet se incidenti ka ndodhur midis nxënësve maqedonas që ishin provokuar për një cështje banale që kishte ndopdhur nga ana e bashkëmoshatarëve të tyre turq nga fshati Pllasnicë. “Ky incident nuk ka asnjë prapavijë etnike. Drejtoria e shkollës shprehë keqardhje për këtë ngjarje dhe do të vazhdojë përkushtimin e saj për të ngritur vetëdijen tek nxënësit, për të mos ardhur deri tek incidentet e tilla. Nga ana e organeve të MPB-së kërkojnë ndricimin e plotë të këtij rasti, ndërsa fajtorët dhe provokatorët të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e shkollës

Burimi INA
Arber a ke ndonje njohuri me konkrete rreth kesaj ceshtjeje? Ka shqiptare ne kete komune apo jo? Nese ka a jane me shume ne qytet apo ne fshatra? Nese ke ndonje statistike ose te pakten ndonje njohuri, te lutem beje publike ketu per shkak se deri me tani fare pak gjera di per kete komune...

Sipas te gjithe skenareve te mundshem, vetem Brodi mbetet nje 'enklave' me sllave e rrethuar nga te gjitha anet me shqiptare (ne veriperendim Gostivari, ne perendim Kercova e ne lindje Dollneni e Cashka, poashtu shqiptare)
Ne sot po hedhim faren me emrin Bashkim,
Qe neser te korrim frutin me emrin Bashkim!

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#40

Post by Arbëri » Fri Apr 05, 2013 10:35 pm

@ALBPelasgian
Une do te vazhdoj te postoj nga ato zona ku jane jashte territoreve shqiptare ne Maqedoni , qe dua te them , do ti vie radha edhe per Makedonski Brod-in ne vijim .
Keto te dhena statistikore jane zyrtare , pra ta keni parasysh qe shpesh here jane ankuar shqiptaret ne lidhje me % shqiptare ,dhe kishte edhe bojkotime ne te kaluaren .
Pas pak do te postoj per qytetin e Krusheves .
Last edited by Arbëri on Fri Apr 05, 2013 10:51 pm, edited 1 time in total.
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#41

Post by Arbëri » Fri Apr 05, 2013 10:48 pm

Krushevë

Image

Pamje nga Krusheva
Image
Image


S.maqedonas = 6,081 (62.8%)
Shqiptarë = 2,089 (21.5%)
Vlleh = 1.020 (10.5%)

Nxenes që kanë mbaruar shkollën fillore në 2010/11
sllavo maqedonas: 49 (51.5%)
Shqiptarë: 31 (32.6%)
Vlleh: 15 (15.8%)

Numri i përgjithshëm i nxënësve në shkollat ​​fillore 2010/11
S.maqedonasit: 408 (49.4%)
Shqiptarët: 315 (38.2%)
Vlleh : 79 (9.6%)

lindjet ne vitin 2011
S.maqedonas: 40 (41.2%)
Shqiptarët-42 (43.3%)
Vlleh : 2 (2%)

vdiqen ne vitin 2011
S.maqedonas: 78 (71%)
Shqiptarët: 10 (9.1%)
Vlleh : 18 (16.4%)

Po asimilohen vllehët ne Krusheve !
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#42

Post by Arbëri » Sat Apr 06, 2013 8:12 pm

Komuna Zelenikovë

Image

S.maqedonasit në vitin 2002:

Sllave : 2,522

Lindjet 2011: 23

Shkalla e lindjes: 9.11 promile




Shqiptarët

Numri i shqiptarëve nga regjistrimi ne vitin 2002:

Shqiptare 1,206

Lindjet 2011: 48

Shkalla e lindjes: 39,80 promile

Pamje nga Zelenikova

Image


Shqiptarët mbahen shumë mirë në ato rajone të cilat tani janë shumë të rëndësishme për te ardhmen e kombit tone edhe pse migrimi e ben te veten prap shqiptaret jane ne rritje ne ato zona qe rrall kush e din qe ekzistojne shqiptare andej nga ajo zone e Maqedonise .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#43

Post by Arbëri » Sat Apr 06, 2013 9:32 pm

Petrovec

Image




Sllavo maqedonasit në regjistrimin të vitit 2002:

Sllave : 4,246

Lindjet 2011: 50

Shkalla e lindjes: 11,77 promile



Shqiptarët

Numri i shqiptarëve nga regjistrimi deri në vitin 2002:

Shqiptare : 1,887

Lindjet 2011: 52

Shkalla e lindjes: 27,55 promile



Boshnjakë

Numri i boshnjakëve nga regjistrimi vitit 2002:

Boshnjak : 1,442

Lindjet 2011: 24

Shkalla e lindjes: 16.64 promile

Image

Përndryshe pas komunes CASHKA qe ka territor me te madh se Shkupi (ne link) : viewtopic.php?p=37105#p37105 , Petrovec është komuna e ardhshme, ku sllavo-maqedonasit mund te behen pakice ne te ardhem e shkurter .
Flitet per regjistrimin e para 11 vitesh ne keto tabela , pra nga 2002 edhe sot eshte difernce e madhe .
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3818
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#44

Post by Arbëri » Sat Apr 06, 2013 11:47 pm

Resnja (Resen)
(Posht ne harte me ngjyre te kuqe )
Image




Regjistrimi nga viti 2002

Gjithsejt banore : 16825

Sllavo maqedonas: 12 798 (76.1%)

Turq: 1,797 (10.7%)

Shqiptarë: 1,536 (9.1%)
Ne vitin 1971 kishte 3.678 shqiptare ne numer zyrtar ,kurse Turq : 3.066 (edhe keta shqiptare qe ne ate kohe ishte problem te thuash Shqiptare , dhe kshu u ben shume Turq ne vendbanime shqiptare )
=

Shqiptarët kishin migrime shumë të mdha nga Resnja .. nga ky vend eshte kolegu yne @PRESPARI ne forumin tone qe edhe ai jeton ne USA sot ,dhe ky vend i bukur u la ne duar te sllaveve qe nga atehere :(
Por nuk i dihet fatit , pasi qe edhe Zoti ,edhe natyra keta po i denon :
141 fshatra nuk jetonte asnjë banorë, derisa 445 fshatra kishin më pak se 50 banorë dhe në to gjithësej jetonin 9.290 banorë. Kurse në 180 fshatra jetojnë më pak se 100 banorë, dhe në to gjithësej jetojn 12.906 banorë. Në të vërtet, këto janë fshatra në të cilat me vite nuk lindin fëmijë. Nataliteti në këto vendbanime thuajse është zero, për dallim nga mortaliteti që çdo ditë e më shumë është më i madh.

Kjo nuk është dukuri vetëm në komuna të vogla, por është dukuri thuajse në të gjithaa komunat ku dominojnë banorët maqedonas.

Për dallim prej këtyre vendbanimeve, fshatrat në Maqedoninë veriperëndimore janë dukë e bërë gjithnjë e më të mëdhenj dhe është normale që këto fshatra të kenë disa mijëra banorë.

Ndoshta tingëllon e habitshme, por edhe në komunat e Shkupit të banuara me shumicë maqedone, numri i të vdekurve dhe të lindurve ose është i barabartë ose më shumë ka të vdekur se të lindur. Për shembull, komuna e Kisela Vodës ku në dhjetë muajt e parë të 2011 kishte 108 banorë më shumë, të vdekur se të lindur.

2. Rajoni i Shkupit

* Maqedon të lindur 3634

* Maqedon të vdekur 3820 (-186)

*Shqipëtar të lindur 2960

*Shqipëtar të vdekur 796 (+2164)


Pamje nga Resnja
Image
Image
Image
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Prespar
Senior Member
Senior Member
Posts: 101
Joined: Thu Sep 09, 2010 6:35 pm
Gender: Male
Location: Chicago

Re: Sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni?

#45

Post by Prespar » Sun Apr 07, 2013 2:40 pm

nuka ka Turq ne Prespe ,vetem Turkofil

NUk munt te jet njeri Turk kur Ster-Gjushi edhe ster-Gjushja kan qen Shqiptar .......po edhe ajo mod turkofil do mbaroj si shpeti

e shumta e Prespes jemi ndar per diasporat edhe esht gjuna/shameful


po te pakten jetojm me nje kemb ne Diaspor edhe titren kemb ne Prespe .....

edhe ne Diasport se jemi neve (jo te levdojemi) po jemi shum Aktive per qeshjen Shqitar me XHDO mynur ne gjith Balkan

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”