Si e mendoni Ju, a duhet rishkruar historia shqiptare?!
Ky debat u ngrit nga kundershtimet e nxenesve te shkolles se mesme Cajupi, te cilet refuzuan te hynin ne mesim dhe kerkuan: "ndryshimin e librit te historis, qe sipas tyre eshte i politizuar dhe ka drejtim te njeaneshem"
S.Berisha: "ftoj dhe njeher historianet dhe studjuesit tu thone shqipetarve te vertetat per historin e tyre"
Re: A duhet te rishkruhet historia shqiptare?!
Posted: Wed Dec 21, 2011 3:07 pm
by Adriana
EDHE PSE KA KALUAR NJE VITE, perseritet i njejti ''titull''
''Rishkruani historinë, të dalin në shesh të vërtetat e kombit''
Berisha: Rishkruani historinë, të dalin në shesh të vërtetat e kombit
20/12/2011 Historianët të rishkruajnë historinë, jashtë ideologjisë që të dalin në shesh të vërtetat e mëdha të kombit. Ky ishte mesazhi që kryeministri i vendit Sali Berisha dha sot gjatë fjalës së tij në ditën e Albanologjisë.
Kryeministri shqiptar vlerësoi se vendi ynë ndër vite ka pasur problem raportin me të vërtetën, i ndikuar nga dikatura, por sipas Berishës tashmë që vendi ynë është i lirë nga Kosova në Shqipëri lind nevoja që të dalin në shesh të vërtetat e mëdha.
“Viktima e parë e një filozofie të tillë është historia. Më fatkeq se ne nuk ka pasur popull. Unë kam qenë aposionant i i historisë, por mund të them se nuk e njoha kurrë historinë e vendit tim se ajo ishte e deformuar. Në Kosovë armiku përball dhe historia shkruhej, sic kur ke përballë pushtuesin. Ju keni shansin e jashtëzakonshëm ta shkruani mbi bazën e të vërtetave, ta interpretoni jashtë ideologjive pushtuese edhe komunizmi ashtu ishte”,- u shpreh Berisha.
Shefi i qeverisë duke falenderuar albanologët për punën e tyre, nënvizoi se se gjuha shqipe duhet të ngrihet në piedestalin më të lartë duke e cliruar atë nga ndikimet ideologjike.
“Alfabeti ynë është nga të fundit, por u themelua me gërma latine. Gjuha nuk mund të injorojë për arsye të ndryshme njeh vështirësitë e saj. Kombi tonë u përpoqën ta zhvillojnë dhe konsilidojnë në hulli natyrale. Përjekja për ta mbrojtur gjuhën ishte përpjekje e bazuar në përjekjen staliniste.
Droktina Marksiste ndaj gjuhës ishte vepra e Stalinit që e pretendon vehten gjeni në gjuhë. Ju e dini që ajo vepër citohej në cdo kohë, gjuha duhet të clirohet nga këto ndikime, nuk mund të mohohet, kam besim të madh që ju studiues të lirë, dashurues të gjuhës do i bëni asaj të gjitha shërbimet që meriton, që cdo shqiptar të ndjehet krenar”,- theksoi kryeministri Berisha.
Kryeministri apeloi për një kujdes më të madh të gjuhës shqipe të sistemit arsimor, ndërkohë dhe kërkoi nga Ministria e Arsimit që ti gjejë vend kryesor në programet e shkollave.
“Asgjë nuk ka më të çmuar një komb se gjuhën, le të shkurtohen programet e doktrinave të tjera dhe t’i hapet hapësira e gjuhës, një shqiptar i qytetëruar është ai që flet gjuhën e tij”- u shpreh Berisha, duke shtuar se edhe në fakultetin e Gazetarisë shqipja të zërë vendin që i takon.
Mire u degjofshim vitin e ardheshem ( do postoj serish te njetin ''titull'' )
Re: A duhet te rishkruhet historia shqiptare?!
Posted: Wed Jan 18, 2012 9:23 am
by Adriana
"Në këtë përvjetor të pavarësisë jemi më të motivuar për të bere gjithcka për të realizuar ëndrrën europiane të shqiptarëve". Kështu deklaroi Kryeministri Berisha në fjalën e tij në celjen e aktiviteteve për 100 vjetorin e pavarësisë.
Re: A duhet te rishkruhet historia shqiptare?!
Posted: Sat Sep 20, 2014 12:19 pm
by Adriana
Le të shpresojmë të mos jet ndonjë komision ....
Ja përbërja e plotë të komisionit të posaçëm të ngarkuar nga qeveria shqiptare për të rishkruar historinë.
Jepni mundimin Tuaj...
Tirane- Shtatë historianë, dy prej të cilëve të huaj, do të rishkruajnë historinë e shqiptarëve. Ja përbërja e plotë të komisionit të posaçëm të ngarkuar nga qeveria shqiptare për të rishkruar historinë.
-Kreu i Komisionit, Paskal Milo, do të rishohë historinë nga vitet 1912 deri në vitin 1939.
-Veç Pavarësisë të vendit, historiani i njohur, do të ketë një detyrë jo pak të lehtë, që është trajtimi i figurës së mbretit Zog, për të cilën ka pasur jo pak kundërshti, gjatë këtyre viteve.
-Periudhën e Perandorisë së Bizantit, do ta trajtojë Pëllumb Xhufi, ndërsa Lorenc Bejko, periudhën ilire.
-Sundimin osman, do ta kalojë në lupë, Dritan Egro, ndërsa Afrim Krasniqi, do të shkruajë historinë e pas viteve ’89, që duket se do të jetë më shumë një shkrim në rrjedhë kronologjike e ngjarjeve.
-Dy periudhat që gjithmonë kanë krijuar debate mes historianëve dhe politikës shqiptare, i janë lënë në dorë dy personaliteteve të huaja.
-Bernd Ficher një emër jo i panjohur edhe për shqiptarët, do të shkruajë për periudhën e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa gjermani Michael Scheneke do të ketë detyrën më të vështirë prej të gjithëve, ndoshta edhe më të kontestuarën, pasi do tu japë shqiptareve tekstin e ri të historisë së komunizmit.
Pikërisht për këtë të fundit, pas prononcimit në Ora News të kreut të komsionit Paskal Milo, kanë ardhur një seri reagimesh, që shprehen kundër rehabilitimit të figurës së Enver Hoxhës. /oranews/