Masakra në Bruksel Policia për News24: Autori s'është shqiptar
BRUKSEL-Autori që kreu masakrën dje në gjykatën e Brukselit ku mbetën të vrarë një gjykatëse dhe një kancelar nuk është shqiptar. Lajmi konfirmohet sot për TVNews24 nga Policia e Shtetit Shqiptar që pohon se autori ka qënë një shtetas i Iranit.
Dje një gjykatëse 65 vjecare dhe një kancelar u qëlluan për vdekje brenda godinës së gjykatës, në qënder të kryeqytetit belg, ndërsa u dyshua fillimisht se autori është një shtetas shqiptar. Sipas gazetës franceze “Le Monde”, një shqiptar i zhgënjyer nga vendimi i gjykatës ka vrarë me armë zjarri një gjykatëse femër dhe një kancelar, sot rreth orës 11:15 zjarri gjatë një seance gjyqësore.
Ministri i Drejtësisë Stefan Deklerk tha se gjykatësja femër 61 vjec dhe një kancelar u qëlluan me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore. Ministri i cili e cilësoi aksidentin si “të tmerrshëm”, tha se është hera e parë në historinë gjyqësore të Belgjikës që një gjykatës vritet në mes të një seance gjyqësore.
Mediat thanë gjtihashtu se përgjegjësi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes duke i mëshuar faktit se kjo është hera e parë në historinë gjyqësore të Belgjikës që një gjykatës vritet në mes të një seance gjyqësore.
Por sot pas interesimit disa orësh me autoritetet e Brukselit, Policia e Shtetit bëri të ditur se autori i masakrës së djeshme nuk ishte shqiptar por një Iranian.
por shija e keqe qe la ai nuk mund te kaperdihet. Sikur te mos mjaftonte tendenca e mediave belge, qe nxituan per shkaqe mese te dyshimta, ta cilesonin ate shqiptar, mediat tona i shtohen megafoneve antishqiptare, dhe duket sikur punojne dhe ato per te njejtin qellim.







