Peticioni, Bollanos i ka mbaruar mandati si kreu i Omonias
Posted: Fri Aug 07, 2009 6:50 pm
Rreth 23 anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm kërkojnë mbledhjen e forumeve. Kryetari dhe Këshilli kanë mandat provizor dhe duhet të bëhen zgjedhje të reja
Vasil Bollanos i ka mbaruar mandati dhe OMONIA duhet të zgjedhë kreun e ri. Kjo është kërkesa e artikuluar në një peticion të nënshkruar nga 23 anëtarët e shoqatës që mbron interesat e minoritetit grek në Shqipëri. “Konferenca e fundit e OMONIA-s, e zhvilluar në mars të vitit 2008, ka zgjedhur kryetarin e saj dhe Këshillin e Përgjithshëm me mandat provizor dhe me një destinim të qartë; hapjen e organizatës dhe ndryshimet statusore që do të aprovoheshin në konferencën e rregullt, e cila, për arsye të mungesës së vullnetit politik, po zvarritet”, - thuhet në deklaratën e firmosur nga shumica e anëtarëve të organizatës që përfaqëson interesat e minoritetit grek. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, është shtruar për diskutim edhe analiza e situatës pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe marrëdhëniet e organizatës me Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Për herë të parë shfaqen publikisht divergjencat në radhët e OMONIA-s, e cila duket se ka një qëndrim jo të njëjtë me partinë e udhëhequr nga Vangjel Dule, e cila mori vetëm një mandat në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ndërkaq, PD-ja dhe PS-ja preferuan të zgjedhin kandidatë nga radhët e organizatës dhe t’i përfshijnë në listat e tyre. Demokratët luajtën me kandidatura të tilla si ish-ministri Kosta Barka apo prefekti Spiro Ksera.
Peticioni
“23 anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s i kërkojnë kryetarit, zotit Vasil Bollano, të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të kësaj organizate brenda datës 15 gusht”, - thuhet në peticionin që kanë firmosur 23 prej 45 anëtarëve të Këshillit. Sipas statusit, një forum të tillë e thërret kreu i saj, ose 1/3 e anëtarëve. Pjesëtarët e tij pohojnë se “janë të shqetësuar nga zhvillimet paraelektorale dhe paselektorale. “Në ditët në vazhdim do të përvijohet edhe reagimi i kryetarit të OMONIA-s, z. Bollano, i cili ishte ndër nismëtarët e daljes së pavarur në zgjedhje, por që në vazhdim i doli përkrah kryetarit të PBDNJ-së, zotit Vangjel Dule”, - thuhet në peticionin e shumicës së anëtarëve të Këshillit të Përhershëm, të cilët kërkojnë përfshirje të merituar në zhvillimet politike, qeverisëse dhe sociale në vend. Ata kërkojnë zbatimin e statutit të organizatës, pasi ka përfunduar mandati i kryetarit dhe Këshillit provizor të krijuar një vit më parë, dhe shtrojnë kërkesën për zgjedhjen e strukturave të reja. Ata akuzojnë krerët e saj për mungesë vullneti politik. “Kjo gjendje ka krijuar shqetësim në radhët e minoritetit grek dhe ka lënë shteg për veprime që po e çojnë në një rrugë të gabuar”, - thotë dokumenti.
Përçarjet
“Qëllimi i firmëtarëve është analiza serioze e rezultatit zgjedhor dhe hapat e mëtejshëm për ta çuar OMONIA-n në konferencën e rregullt zgjedhore që do të përcaktojë drejtimet e filozofisë së re politike integruese dhe gjithëpërfshirëse të minoritetit grek, ku çdonjëri të jetë kontribuues dhe të zhvillojë aktivitetin e tij politik me rregulla të qarta loje”, - thuhet në peticion. Sipas tij, do të rishiten edhe marrëdhëniet me PBDNJ-në, të cilat kohët e fundit nuk kanë jetuar edhe ditët e tyre më të mira”. Shumica dërmuese e anëtarëve të kësaj organizate, e cila përfaqëson interesat e minoritetit, kanë dalë kundër qëndrimit të PBDNJ-së për situatën parazgjedhore, duke kërkuar që partia e tyre të dalë e vetme në zgjedhje.
Prej disa kohësh janë përvijuar qartë divergjenca në radhët e subjekteve që përfaqësojnë minoritetin grek. Kjo u duk në divergjencat mes kreut të PBDNJ-së, zotit Dule dhe ish-ministrit Barka disa kohë më parë. Zoti Barka është një nga drejtuesit e OMONIA-s dhe u përfshi në listën e PD-së për deputet në qarkun e Vlorës, por mandatin e pestë maxhoranca ia kaloi subjektit aleat në garë, PDI-së. Në ndryshim nga Dule, që ka dalë hapur kundër zotit Berisha dhe ka deklaruar aleancë me PS-në, Barka është shprehur vazhdimisht për një afrim mes OMONIA-s apo PBDNJ-së dhe maxhorancës, të cilën e ka justifikuar edhe me përfitimet e vazhdueshme që ka pasur komuniteti grek, ndërsa kryetari Bollano ka qenë vazhdimisht i përmbajtur mes PBDNJ-së dhe qeverisë. Ai ka ofruar mbështetje për Dulen, i cili arriti të zgjidhej deputet i PBDNJ-së në koalicionin opozitar, por ka deklaruar hapur mbështetjen edhe për Berishën. Një qëndrim i tillë ka ardhur edhe pas shpalljes fajtor nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë për shpërdorim detyre.
Bollano, i dënuar me gjashtë muaj burg nga Gjykata e Vlorës
Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano, rezulton fajtor dhe i dënuar me 6 muaj burg, 5 milionë lekë gjobë dhe privim të drejte me afat trevjeçcar për ushtrimin e funksioneve publike, pas një vendimi që dha dy muaj më parë Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit të Vlorës. Shkak për hetimin dhe më pas gjykimin në Gjykatën e rrethit të Vlorës është bërë një urdhër që është lëshuar prej kryetarit të Bashkisë, Vasil Bollano, në muajin tetor të vitit 2007 për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe në aksin rrugor Qeparo-Llogora, gjë që, sipas Prokurorisë, ka sjellë një dëm prej rreth 2.1 milionë lekësh. Këto tabela ishin vendosur në kuadrin e një projekti për zhvillimin e turizmit, i shtrirë përgjatë gjithë bregdetit, nga Vlora në Sarandë, i financuar nga Ministria e Transportit, Punëve Publike dhe Telekomunikacionit dhe nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë e Sporteve. Përmes këtyre tabelave evidentoheshin objektet me vlerë historike, arkeologjike e turistike të zonës, mes të cilave plazhi i Dhërmiut, kalaja e Himarës, kalaja e Porto Palermos etj. Gjatë fazës së hetimit Bollano ka pranuar se ka dhënë një urdhër për heqjen e tabelave në gjuhën shqipe, por ai ka pretenduar se për vendosjen e tyre nuk ishte marrë leje nga Bashkia. Sipas këtij vendimi, Bollano jo vetëm që duhet të vuajë 6 muaj heqje lirie, por ai nuk mund të ushtrojë asnjë funksion administrativ që deri tani ia ka lejuar funksioni i tij si kryebashkiak i Himarës. Këtë vendim të Gjykatës së Vlorës Bollano e ka apeluar në Gjykatën e Apelit.
Bollano, protesta kundër tij
Veprimet e Bollanos dhe të prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera (i zgjedhur së fundi deputet i PD-së), u kthyen në objekt të disa protestave kundër tyre. Protestat u zhvilluan në fshatin Kuç të Tepelenës, ku madje dy prej protestuesve u ndaluan nga policia, kaluan për gjykim dhe rrezikuan një dënim deri në dy vjet burg. Më pas protestat nga shumë banorë u zhvilluan edhe si solidarizim ndaj dy të rinjve të ndaluar dhe ndaj Bollanos dhe Kserës. Protesta të shumta u zhvilluan në qytetin e Tepelenës.
Protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë ndaj deklaratave të Bollanos për Vorio Epirin dhe në shenjë proteste kanë djegur në mes të sheshit “Ali Pashë Tepelena” një flamur grek me emrin e Vasil Bollanos të shkruar në të. Kryetari i Bashkisë së Himarës Vasil Bollano dhe prefekti i Gjirokastrës kanë bërë deklarata publike për Vorio Epirin duke e konsideruar Jugun e Shqipërisë pjesë të Greqisë. Ndaj deklaratave të tyre ka reaguar shtypi dhe shoqatat e ndryshme atdhetare, ndërsa nuk ka pasur reagime nga shteti. Edhe politikanë apo përfaqësues të disa partive i kanë kërkuar publikisht presidentit dhe kryeministrit shkarkimin e kryebashkiakut të Himarës, Bollano.
Deputetët kërkuan në Kuvend shkarkimin e Bollanos
Veprimtaria e Bollanos u kthye në epiqendër të debateve dhe pakënaqësive edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët e Kuvendit kërkuan që qeveria dhe presidenti të shkarkojnë kryebashkiakun e Himarës, Vasil Bollano. Thirrja e Bollanos në adresë të Greqisë për mosratifikimin e MSA-së për Shqipërinë ngjalli reagime të ashpra nga parlamentarët shqiptarë, të cilët u organizuan në një lob parlamentar për të kërkuar shkarkimin e tij. Të djathtë dhe të majtë u bashkuan për të kundërshtuar me forcë deklaratën e Bollanos për t’i kërkuar Greqisë mosratifikimin e MSA-së me Shqipërinë. Deputeti i LSI-së, Nikollaq Neranxi, e akuzoi Bollanon për abuzime të shumta me pronat në zonat që janë në territorin e bashkisë së Himarës. Ai i propozoi këtij Kuvendi të ngrihet një komision hetimor parlamentar për verifikimin e korrupsionit dhe aferave të mëdha me tokat e Bregdetit të Jugut dhe sidomos në zonën e bashkisë së Himarës, ku përfshihen shtatë fshatra. Ndërsa deputeti i PDK-së, Frrok Gjini, kërkoi që të reagojnë në mënyrë të menjëhershme presidenti e kryeministri. Ai kërkoi që Kuvendi të miratojë një rezolutë kundër qëndrimit antishqiptar të kryebashkiakut Bollano. Ndërsa deputeti i djathtë, Ngjela, u shpreh se, “Bollano do ta ketë pisk me qytetarët shqiptarë, pasi shteti ligjor nuk vepron në Shqipëri”. Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, tha se, “shprehja klasike ‘nacionalizimi është streha e fundit e maskarenjve’, mendoj se në rastin më të mirë i takon Bollanos dhe pasuesve të tij”.
Berisha mbrojti kryebashkiakun e Himarës
Qëndrimi i kryeministrit Sali Berisha për çështjen “Bollano” i shtoi edhe më shumë polemikat. Berisha doli në mbrojtje të Bollanos dhe pavarësisht kërkesave të shumta për shkarkimin e tij, kryeministri deklaroi se ndihej i pafuqishëm për ta bërë një gjë të tillë. Berisha deklaroi hapur se nuk mund t’i imponojë dot Vasil Bollanos të ndjehet shqiptar, por as ta shkarkojë atë pa ia kërkuar autoriteti lokal. Në një intervistë televizive, kreu i qeverisë, i pyetur rreth një shkarkimi të mundshëm të kreut të Bashkisë së Himarës, tha: “Nuk më është kërkuar nga askush për ta bërë, nga asnjë autoritet lokal. Konceptet e mia për atë incident janë të tilla, unë nuk kam ç'të të bëj asgjë ty, nëse më thua se je kanadez. Edhe Bollano del e thotë se jam grek. Çfarë t'i bëj unë atij?”, Po kështu, kryeministri nuk e ka quajtur ndonjë dëm kombëtar greqizmin e emrave në zonën e Jugut të bëra nga Bollano. “Emrat i ndryshojnë për të pasur më shumë lehtësi në punë e tyre në Greqi”, - u shpreh ai.
http://www.gazeta-albania.net/news.php?id=19363