Dhunohen varret e Boboshticës
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Dhunohen varret e Boboshticës
Pas publikimit të lajmit se në fshatin Boboshticë, gjatë ndërtimit të një piedestali në nder të ushtarëve grekë të vrarë gjatë luftës italo-greke, banorët e zonës kanë denoncuar një fakt të rëndë.
Ata kanë zbuluar se gjatë ndërtimit të ri, përvec betonimit disa vare janë gërmuar dhe eshtrat e të varrosurve janë nxjerrë dhe hedhur në sipërfaqen e tokës.
Më herët ishin shkatërruar edhe kryqet e vjetra mbi vare të vjetra të fshatit shqiptar.
“Kur bënë ndërtimin i hoqën dhe i vunë këtej. Këtu kanë qenë varrezat e gjysmës së fshatit. Unë kam stërgjyshin këtu, me të shoqen, të vëllanë dhe gjyshin tim”, deklaron Ilo Kuneshka, banor i Boboshticës.
Shumë vite më parë, në këtë vend ishin varrosur edhe dy ushtarë grekë, që u gjetën të vrarë në një pyll. Ata më pas u zhvendosën për në Greqi nga vetë familjarët e tyre
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
Ju pelqyen parate, po dardha e ka bishtin mbrapa (ka thene dikush). Po te paktemen mire qe kan mbetur akoma disa njerez qe kerkojne te mbrojn te shkuaren
QELLIMET E KISHES greke NUK KAN NDRYSHUAR!
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
03-05-2006 B. Franklin
Varret duhen ruajtur prej prishjeve te pa-autorizuara, prej njerezve dhe prej natyres; ato duhen mbrojtur, ruajtur prej shkraterrimit si cdo gje tjeter qe eshte e pa pranueshme prej nje shoqerie te civilizuar. Ketu persona, apo edhe subjekte publike, pervec te tjerave, tregojne se cfare perfaqsojne dhe sa te pa civilizuar jane.
Varrezat, thuajse kudo ne Shqiperi jane lene pas dore - nuk ka fonde te mjaftueshme, nuk ka nje linje shteterore publike te duhur e te ndjeshme ne kete drejtim. Kete pike e shfrytezuan me mjeshteri greket e implikuar - futen edhe klerin fetar ne loje - shfryetzuan edhe vendet ku besimtaret shkojne per tu falur e te adhurojne Perendine, dhe jo greket apo idhujt.
Varrezat perbejne nje kujtim te arritjeve te njerezve te thjeshte qe kane jetuar e punuar atje, duke dhene ndihmese te madhe ne kulture e zhvillim, per ta shkuar drejt nje vendi me te mire per ata qe vijne prapa.
Le te sherbeje ky rast i shemtuar i nderhyrjes greke per te rritur ndjeshmerine e ndergjegjesimin per ruajtjen e varrezave si nje burim i krenarise lokale e kombetare, duke nxitur nje qendrim respekti, dhe per te inkurajuar ruajtjen e metejshme te ketyre burimeve unike historike, me qellim qe brezat qe vijne te mesojne e te vleresojne para-ardhesit.
Ne se shoqeria Shqiptare nuk arrin te merret si duhet me kete ceshtje,nepermjet veprimeve ligjore, ligjevenese, e tjeter cfare eshte e nevojshme, do te kete jo vetem demtim te pariparueshem te burimeve historike e gjenealogjike, pro edhe humbje te mundshme te burimeve te cmuara per te bere udhen e pafund ne analet e historise njerezore.
Po e mbyll me nje thenie si kjo: "Me deftoni varrezat, e une do t'u rrefej se cfare lloj njerezish keni."
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
Vendosja e kurorave me lule në memorialin kushtuar ushtarit grek, i ndërtuar mbi varrezat e shqiptarëve në Boboshticë, ka shkaktuar tension në këtë fshat.
Banorët e fshatit janë të ndarë përsa i përket memorialit, ku disa përkrahin nismën e grekëve ndërsa shumë të tjerë shprehen kundër kësaj.
Ceremonia e vendosjes së kurorave me lule u zhvillua nën praninë e përfaqësuesve të “Omonias” të cilët u kundërshtuan nga banorët e Boboshticës pasi po shkelnin mbi varret e shqiptarëve për të vendosur kurora me lule në memorial.
Por përfaqësues të “Omonias” i quajtën varrezat, ku ditë më parë pas ndërtimit të memorialit dolën eshtra në sipërfaqe, si varreza greke.
Mësohet se pak kohë pas përfundimit të ceremonisë dhe largimit të pjesëmarrësve në të, kurorave të vendosura në memorial u është vënë flaka nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa organizata minoritare “Omonia” ka dorëzuar në Policinë e Korçës një kallëzim penal për djegien e tyre.
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
Shtypi i Tiranës bën të ditur se kurorat e vendosura sot nga OMONIA, Konsullata greke dhe dhjetëra vizitorë që mbërritëm me autobusë nga Greqia, janë djegur nga persona ende të panjohur.
Mësohet se policia ka nisur hetimet rreth rastit ndërkohë ende nuk ka një hetim në lidhje me dhunimin e varreve shqiptare.
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
I ndodhur në Korçë, në manifestimin e 70 vjetorit prej krijimit të organizatës terroriste OMONIA, konsulli grek Teodoris Ikonomus bëri disa deklarata shoviniste, ndaj të cilave konsideroj se duhet të reagoj.
"Korça është Greqi, qytetarët e saj janë çliruar nga ushtarët grekë 70 vjet më parë”, tha ai duke shtuar se “Dua të përshëndes gjithë popullin helen në qytetin e Korçës me rastin e 70- vjetorit të çlirimit nga fashizmi dhe me rastin e përvjetorit të krijimit të organizatës OMONIA.” (Gazeta Shekulli, 30 tetor 2010).
Konsulli grek: Korca eshte Greqi
"Korça është Greqi, qytetarët e saj janë çliruar nga ushtarët grekë 70 vjet më parë". Kjo është deklarata e bërë dje nga konsulli grek në qytetin e Korçës, në prani të zyrtarëve të shtetit shqiptar, të cilët nuk kanë marrë asnjë masë ndaj tij. Ata kanë qëndruar të ulur në vendet e tyre duke miratuar në heshtje këto deklarata provokuese nga ana e zyrtarit grek.
Në fjalën e tij, konsulli, e ka cilësuar çlirimin e qytetit juglindor të Shqipërisë nga fashizmi si të kryer në vitin 1940 në të njëjtin vit, të cilin Greqia e mban si vitin e çlirimit nga fashistët italianë. Deklarimet u bënë gjatë një takimi në qytetin e Korçës ku përkujtohet 70- vjetori i krijimit të organizatës greke OMONIA dhe çlirimi i Greqisë nga fashizmi.
Në takimin e zhvilluar me këtë rast ishin pjesëmarrës edhe pushtetarë dhe drejtues të administratës lokale, si prefekti i Qarkut të Korçës, Andrea Mano, kreu i Këshillit të Qarkut, kryetari i bashkisë së Korçës, si dhe funksionarë të tjerë të administratës lokale. Këta të fundit ishin të pranishëm në sallë me ftesë të organizatës lokale OMONIA, e cila kishte organizuar edhe një takim dhe kokteil me rastin e 70- vjetorit të krijimit të saj. Një deklaratë e tillë duket se është në përmasat e një incidenti diplomatik, por ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje nga funksionarët lokalë dhe prefekti i qarkut si i dërguari i qeverisë shqiptare në Korçë. Madje ky i fundit ndodhej në podiumin e takimit, në momentin e deklarimit të konsullit grek. Thuajse asnjë nga pushtetarët e pranishëm nuk foli gjatë deklaratës së guximshme të konsullit grek, ndërsa shumë persona me shtetësi shqiptare që ndodheshin në sallë braktisën takimin.
Të pranishëm në takim pohuan për Shekullin se konsulli grek Teodoris Ikonomus tha mes të tjerash: Dua të përshëndes gjithë popullin helen në qytetin e Korçës me rastin e 70- vjetorit të çlirimit nga fashizmi dhe me rastin e përvjetorit të krijimit të organizatës OMONIA. Deklarimi shkaktoi jo pak reagim tek pjesëmarrësit. Më tej përfaqësuesi i shtetit grek në qytetin e Korçës, vijoi fjalimin e tij: Dua të uroj veç festës së krijimit të OMONIAS dhe çlirimit të Greqisë edhe çlirimin e Korçës në vitin 1940 nga pushtuesit fashistë.
Në këtë mënyrë konsulli grek Ikonomus, ka tentuar ta quajë çlirimin e qytetit të Korçës në të njëjtën kohë me Greqinë. Deklarimet e mësipërme, Ikonomus i dha ende pa përshëndetur as funksionarët e pushtetit lokal si përfaqësues të shtetit shqiptar, si dhe as përfaqësuesin e qeverisë në këtë qark.
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
Kjo pjesë duhet t’iu kthehet Shqipërisë.
Popull shqiptar gjendet lirshëm edhe në brendësinë e Greqisë, janë arvanitasit të lashtë që duhet të kenë të drejta të flasin lirshëm gjuhën shqipe dhe të ushtrojnë traditat e tyre etnike.
Problemi më i madh në lidhje me këtë ngjarje është të mosreagimi i autoriteteve shqiptare.
Në rastin më i zbehtë reagimi, do të duhej menjëherë të shpallej ky konsull persona non grata dhe të dëbohet nga territori i Shqipërisë, si qen i padëshiruar nga komuniteti shqiptar, jo si përfaqësues të një shteti fqinjë.
Por zyrtarët shqipfolës kanë fjetur në këmbë gjatë manifestimit. Jo vetëm se nuk kanë reaguar ndaj fjalëve fyese të konsullit gjoja nuk dinë se flitej greqisht, por pse morën pjesë atje në atë manifestim përvjetori prej krijimit të organizatës terroriste OMONIA?
Detyra e tyre ka qenë të sigurohen se një manifestim të tillë të mos ndodhet, sepse kjo organizatë është e jashtëligjshme në territorin e Shqipërisë dhe ka synime antishqiptare të shkëputjes së jugut të Shqipërisë nga trungu amë sipas planit të zgjerimit territorial “Megali Idheja”.
Kjo detyrë nuk e kanë përmbushur dhe nga Tirana do të duhej intervenuar për ta shkarkuar së paku prefektin e Korçës. Por klasa politike edhe në qendër është e korruptuar dhe ka bashkëpunim me qarqet grekomëdha.
Si rrjedhojë, populli shqiptar duhet të ngritet dhe të këtë kujdes të reagojë siç duhet ndaj provokimeve antishqiptare të grekomëdhenjve dhe gjithë sojit të tyre.
Vera DUSHI
Gjakovë (Shqipëri Etnike), 31 tetor 2010
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
KORÇË- Pasaportat greke i kanë mbyllur gojën banorëve të Boboshticës, edhe pse po u dhunohen varret e të parëve. Mbi varrezën e vjetër po ndërtohet memoriali i një ushtari grek, i cili është vrarë në luftë me italianët 70 vjet më parë. Gjatë ndërtimit të memorialit kanë dalë në sipërfaqe eshtrat e 50 banorëve të Boboshticës të varrosur në këtë zonë por ato janë shortuar për t'i hapur vend përkujtimit të ushtarit grek.
Ky memorial ka ndarë përgjysmë fshatin me afro 200 banorë. Një pjesë e banorëve kanë frikë të flasin për shkak se posedojnë pasaporta greke dhe trajtohen me pensione nga shteti fqinj, ndërkohë që të tjerët janë kundër këtij horrori që po ndodh me të parët e tyre. Madje në memorial nuk flitet për një ushtar të vetëm por për dhjetëra të tillë duke krijuar idenë se këta ushtarë kanë vdekur për të çliruar zonën e Korçës. Ata që duhet të flasin për këtë çështje, pasardhësit e të zhvarrosurve, e kanë gojën e mbyllur nga pensionet dhe pasaportat greke. Për këto përfitime personale ata kanë harruar edhe eshtrat e të parëve të tyre që ndodhen aty prej 200 vjetësh.
(Avni Rustemi)
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
Prefekti i Korçës, Andrea Mano është një nga zyrtarët shtetërorë të pranishëm në mbledhjen e OMONIA-s ku konsulli grek e ka quajtur Korçën: Greqi. i kontaktuar dje nga "Shekulli", Mano pohoi se bëhej fjalë për një takim për 70-vjetorin e çlirimit të Greqisë nga fashizmi. Ai pranoi që ka qenë në takim, i ulur në podium, por tha se nuk e ka dëgjuar këtë pjesë pasi është folur greqisht. "Unë dëgjova përfaqësuesin e OMONIA-s por nuk dëgjova fjalën e konsullit grek. Ai foli greqisht dhe unë nuk e dëgjova",- deklaroi Mano. i pyetur nga "Shekulli" për prezencën apo jo të një përkthyesi në sallë, Mano tha se ndodhej një vajzë por që ai nuk e ka dëgjuar. "Ishte një vajzë që përkthente por mu duk sikur nuk përkthente mirë. Dëgjoja njerëz që qeshnin në sallë . Nuk di t'ju them më shumë në lidhje me këtë fakt që ju po më thoni", shpjegoi dje prefekti Andrea Mano.
(Avni Rustemi)
-
erix77
- Star Member

- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
-
elikranon
- Honored Member

- Posts: 373
- Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
- Gender: Male
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
I mirrni si te mireqena te shkruarat e nje personi, pastaj ngarkoni batarite dhe ia filloni.
Megjithate une do ju jipja te drejte nqs do flisnit me fakte te mireqena.
P.sh. a mund te na sillni ndonje rregjistrim te fjalimit te konsullit grek ne Korce? Se pastaj i kuptojme vete te tjerat.
Per sa kohe nuk paraqiten fakte konkrete, keto mua me duken sajesa te ca gazetareve. Dhe nuk eshte rastesi qe gjithmone keto historira fillojne nga "Top Channel" dhe "Shekulli". Po andej filluan dhe ato kakarisjet e tjera, "shqiptari i kaluar ne hell", "te thenat e mitropolitit te Beratit ne Peje" dhe tani e ka rradhen Boboshtica dhe konsulli Grek i Korces.
-
erix77
- Star Member

- Posts: 543
- Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
- Gender: Male
- Location: Tirana
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
Nuk eshte hera e pare qe greket perdhosin varret e shqiptareve,prandaj mos u merr me fjalet zotrote se e dime te gjithe qe Korca ju ka ngelur peng i madh.
Pastaj mos na u hiq si engjell se ne e dime mire cfare jeni ju greket ,soji yt te vret naten e te qan diten.
Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!
- Mallakastrioti
- Galactic Member

- Posts: 2936
- Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
- Gender: Male
- Location: Italy
- Contact:
- Sally
- Galactic Member

- Posts: 2062
- Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
- Gender: Female
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
elikranon wrote:Fjale, fjale dhe vetem fjale.
I mirrni si te mireqena te shkruarat e nje personi, pastaj ngarkoni batarite dhe ia filloni.
Megjithate une do ju jipja te drejte nqs do flisnit me fakte te mireqena.
P.sh. a mund te na sillni ndonje rregjistrim te fjalimit te konsullit grek ne Korce? Se pastaj i kuptojme vete te tjerat.
Per sa kohe nuk paraqiten fakte konkrete, keto mua me duken sajesa te ca gazetareve. Dhe nuk eshte rastesi qe gjithmone keto historira fillojne nga "Top Channel" dhe "Shekulli". Po andej filluan dhe ato kakarisjet e tjera, "shqiptari i kaluar ne hell", "te thenat e mitropolitit te Beratit ne Peje" dhe tani e ka rradhen Boboshtica dhe konsulli Grek i Korces.
Çfarë ndodhi në Boboshticë dhe të implikuarit direkt
(Avni Rustemi)
-
elikranon
- Honored Member

- Posts: 373
- Joined: Sat Dec 26, 2009 6:05 pm
- Gender: Male
Re: Dhunohen varret e Boboshticës
Nuk u intervistua asnje deshmitar, apo dhe ndonje vendas qe mund ti ishin cenuar varrezat e te afermve. Bile, bile, edhe autoresia e reportazhit ishte anonime.
Pastaj ndoqa dhe intervisten qe iu morr Prefektit te Korces, i cili dha pergjigje te prera qe nuk mund te kene interpretime te dyfishta. Dhe esenca e atyre qe tha Prefekti ishte qe i vetmi akt i denueshem qe ndodhi ne Boboshtice ishte djegia e kurrorrave dhe gjithcka tjeter ishte nje sajese e shtypit nacionalist shqiptar.
Me pas ndoqa dhe intervisten e zoti Godo qe fliste nga Tirana. Nuk u lodh shume zoti Godo se vuri ne pune kaseten e zakonshme.
Tani ke te besoj une, Prefektin e Korces qe ka qene dhe ne vendngjarrje dhe eshte rajon i administrimit te tij, apo zotin Godo qe flet nga Tirana?
P.S: Ja qe plasi dhe kjo fllucka e rradhes, Boboshtica. Bera mire qe kisha rezervat e mia qe ne fillim.
