“Të marrin pjesë në tubimin e ditës së shtunë për të diskutuar rrugët më të mundshme ligjore në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë për të mos lejuar regjistrimin me formularët asgjësues për kombin shqiptar, duke mundësuar një regjistrim normal të popullsisë, siç veprohet në të gjitha vendet e zhvilluara të Evropës, pa deklarim të etnisë dhe të fesë”, ka thënë Dragoi.
Dragoi i ka bërë komentet pas një takimi me nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili ka përshëndetur shtyrjen e procesit të regjistrimit, por ka kërkuar zbatimin e ligjit dhe të rekomandimeve të fundit të Brukselit për sa i përket vetëdeklarimit të fesë. Spahiu ka kërkuar që të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rishikimin e ligjit të gjendjes civile dhe kryerjen e regjistrimit të popullsisë duke hequr pyetjet mbi vetdeklarimin e fesë dhe kombësisë.
Spahiu ka kërkuar hetimin e plotë të të gjithë nëpunësve në gjendjet civile të cilët në këmbim të favoreve personale, apo ryshfeteve kanë kryer falsifikime.
“Në këto muaj shteti ka detyrim të bëj një hetim dhe verifikim të plotë të gjitha gabimeve apo falsifikimeve që mund të jenë realizuar në ndryshimin e kombësisë, sepse edhe nëse do të realizohet një regjistrim, mbi baza etnie, por jo vetëdeklarimi, të mundet shtetit të vërë në dispozicion regjistra dhe akte të cilat të provojnë përkatësinë etnike të çdo qytetari të këtij vendi”, theksoi Spahiu.
http://www.telegrafi.com/?id=78&a=1364



