"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Historianët shqiptarë kundër Portës ‘Maqedonia’

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Historianët shqiptarë kundër Portës ‘Maqedonia’

#1

Post by Adriana »

Historianët shqiptarë kundër Portës ‘Maqedonia’

Përmbajtjet e 32 relieveve të Portës "Maqedonia" e cila u promovua dje nga kryeministri Nikolla Gruevski janë anakronike, absurde dhe pjesë e një historie të sajuar ashtu edhe siç është vetë politika e Nikolla Gruevskit. Kështu shprehet kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Asani. Sipas tij, francezët dhe gjermanët i ndërtuan portat triumfale gjatë shekullit të 19-të për të treguar fuqinë e kombeve të tyre, ndërsa Nikolla Gruevski e ndërtoi Portën "Maqedonia" për të treguar fitoren ndaj shoqërisë civile dhe mediave që kundërshtuan vazhdimisht projektin ‘Shkupi 2014’.
“Ndërtimi i portës ‘Maqedonia’ bie ndesh me konceptet pasi shekulli 21 është shekull i integrimeve dhe i afrimit mes popujve për dallim nga ai i shekullit 19. Në fjalimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, ai tregoi një triumfalizëm ndaj shoqërisë civile që bie ndesh me konceptet e shekullit 21 pasi në shoqëritë e zhvilluara dhe perëndimore shoqëria civile stimulohet nga qeveria për të identifikuar problemet e ndryshme që ndodhin në shoqëri dhe për ti hapur rrugë një shteti apo shoqëri për t’u integruar. Ky presion i kryeministrit, gjegjësisht i stafit të tij drejtues kulminoi me fjalimin që u mbajt gjatë hapjes së portës ku tha se kjo portë bëhet ndaj fitores mbi shoqërinë civile, që është anakronike dhe absurde për botën e qytetëruar”, deklaroi Skënder Asani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, Maqedoni.
Ndërkohë kryetari i Shoqatës së Piktorëve Shqiptarë në Shkup, Imer Bajrami thotë se Porta "Maqedonia" nuk përfaqëson shtetin multi-etnik dhe i mungon prizmi multi-kulturor.
“Nuk dëgjova se ka të përfshirë ose që ka elemente shqiptare këtu në portën Maqedonia. Tjetër më brengosë se tërë verës kam vëzhguar punëtorët duke realizuar punimet, relievet dhe unë nuk pashë asnjë element multi-etnik sidomos për shqiptarët, dhe këtu asnjë element nuk ka që të prezantojë prizmin multi-funksional dhe multi-kulturor”, tha Imer Bajrami, kryetar i Shoqatës së Piktorëve Shqiptarë, Shkup.
Gjatë hapjes solemne të Portës "Maqedonia", kryeministri Nikolla Gruevski me ironi falënderoi opozitën, OJQ-të dhe mediat, të cilat ishin shprehur kundër projektit ‘Shkupi 2014’. Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë promovimit të Portës "Maqedonia" morën pjesë ministra, deputetë, kryetarë komunash nga radhët e VMRO DPMNE-së por jo edhe të partnerit të tyre të koalicionit, Bashkimit Demokratik për Integrim.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

Re: Historianët shqiptarë kundër Portës ‘Maqedonia’

#2

Post by Adriana »

Keta mbeten duke inaguruar, po dalin te paret e botes, ndersa ne akoma ne vend numero !!!!!!!!
Edhe pse jemi ''kunder'' shume shpjete do ta harrojme kete teme, do ti hedhim dosjet nga mbrapa sic kemi bere gjithmon :(
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”