Historianët shqiptarë kundër Portës ‘Maqedonia’
Posted: Sat Jan 07, 2012 7:34 pm
Historianët shqiptarë kundër Portës ‘Maqedonia’
Përmbajtjet e 32 relieveve të Portës "Maqedonia" e cila u promovua dje nga kryeministri Nikolla Gruevski janë anakronike, absurde dhe pjesë e një historie të sajuar ashtu edhe siç është vetë politika e Nikolla Gruevskit. Kështu shprehet kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Asani. Sipas tij, francezët dhe gjermanët i ndërtuan portat triumfale gjatë shekullit të 19-të për të treguar fuqinë e kombeve të tyre, ndërsa Nikolla Gruevski e ndërtoi Portën "Maqedonia" për të treguar fitoren ndaj shoqërisë civile dhe mediave që kundërshtuan vazhdimisht projektin ‘Shkupi 2014’.
“Ndërtimi i portës ‘Maqedonia’ bie ndesh me konceptet pasi shekulli 21 është shekull i integrimeve dhe i afrimit mes popujve për dallim nga ai i shekullit 19. Në fjalimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, ai tregoi një triumfalizëm ndaj shoqërisë civile që bie ndesh me konceptet e shekullit 21 pasi në shoqëritë e zhvilluara dhe perëndimore shoqëria civile stimulohet nga qeveria për të identifikuar problemet e ndryshme që ndodhin në shoqëri dhe për ti hapur rrugë një shteti apo shoqëri për t’u integruar. Ky presion i kryeministrit, gjegjësisht i stafit të tij drejtues kulminoi me fjalimin që u mbajt gjatë hapjes së portës ku tha se kjo portë bëhet ndaj fitores mbi shoqërinë civile, që është anakronike dhe absurde për botën e qytetëruar”, deklaroi Skënder Asani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, Maqedoni.
Ndërkohë kryetari i Shoqatës së Piktorëve Shqiptarë në Shkup, Imer Bajrami thotë se Porta "Maqedonia" nuk përfaqëson shtetin multi-etnik dhe i mungon prizmi multi-kulturor.
“Nuk dëgjova se ka të përfshirë ose që ka elemente shqiptare këtu në portën Maqedonia. Tjetër më brengosë se tërë verës kam vëzhguar punëtorët duke realizuar punimet, relievet dhe unë nuk pashë asnjë element multi-etnik sidomos për shqiptarët, dhe këtu asnjë element nuk ka që të prezantojë prizmin multi-funksional dhe multi-kulturor”, tha Imer Bajrami, kryetar i Shoqatës së Piktorëve Shqiptarë, Shkup.
Gjatë hapjes solemne të Portës "Maqedonia", kryeministri Nikolla Gruevski me ironi falënderoi opozitën, OJQ-të dhe mediat, të cilat ishin shprehur kundër projektit ‘Shkupi 2014’. Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë promovimit të Portës "Maqedonia" morën pjesë ministra, deputetë, kryetarë komunash nga radhët e VMRO DPMNE-së por jo edhe të partnerit të tyre të koalicionit, Bashkimit Demokratik për Integrim.
Përmbajtjet e 32 relieveve të Portës "Maqedonia" e cila u promovua dje nga kryeministri Nikolla Gruevski janë anakronike, absurde dhe pjesë e një historie të sajuar ashtu edhe siç është vetë politika e Nikolla Gruevskit. Kështu shprehet kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Asani. Sipas tij, francezët dhe gjermanët i ndërtuan portat triumfale gjatë shekullit të 19-të për të treguar fuqinë e kombeve të tyre, ndërsa Nikolla Gruevski e ndërtoi Portën "Maqedonia" për të treguar fitoren ndaj shoqërisë civile dhe mediave që kundërshtuan vazhdimisht projektin ‘Shkupi 2014’.“Ndërtimi i portës ‘Maqedonia’ bie ndesh me konceptet pasi shekulli 21 është shekull i integrimeve dhe i afrimit mes popujve për dallim nga ai i shekullit 19. Në fjalimin e kryeministrit Nikolla Gruevski, ai tregoi një triumfalizëm ndaj shoqërisë civile që bie ndesh me konceptet e shekullit 21 pasi në shoqëritë e zhvilluara dhe perëndimore shoqëria civile stimulohet nga qeveria për të identifikuar problemet e ndryshme që ndodhin në shoqëri dhe për ti hapur rrugë një shteti apo shoqëri për t’u integruar. Ky presion i kryeministrit, gjegjësisht i stafit të tij drejtues kulminoi me fjalimin që u mbajt gjatë hapjes së portës ku tha se kjo portë bëhet ndaj fitores mbi shoqërinë civile, që është anakronike dhe absurde për botën e qytetëruar”, deklaroi Skënder Asani, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, Maqedoni.