ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Wed Jun 19, 2013 1:40 pm

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 6 posts ] 
Author Message
 Post subject: Njoftime,komunikata,deklarata, te ndryshme
Post Number:#1  PostPosted: Wed Apr 18, 2012 11:37 am 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1932
Gender: Female
ILLYRICUM LIBERTAS: Komunikatë

Shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar
Association for Defence and Affirmation of National Identity

Sh.m.a.i.k ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë, reagon fuqishëm ndaj sulmeve të tmershme dhe fushatës intimiduese së cilës i është nënshtruar popullata shqiptare ditëve të fundit në pjesë të Shkupit dhe në disa zona tjera të IRJ të Maqedonisë ku shqiptarët janë pakicë e popullsisë.

Kërkojmë nga organet e rendit të marin masa të menjëhershme dhe të garantojnë jetën, pronën, dinjitetin dhe kushtet normale të sigurisë për shtetasit pa dallime etnike në gjithë territorin e vendit.

Kërkojmë nga MPB të zbardhë sa më shpejtë që të jetë e mundur ngjarjen tragjike dhe të tmershme të vrasjes së pesë qytetarëve të pafajshëm maqedonas në afërsi të Shkupit.

Apelojmë tek faktori politik shqiptar në qeveri, që të dalë urgjentisht në mbrojtje të interesave të atyre votat e të cilëve i ka marrë në zgjedhjet e fundit si dhe të japë kontributin e vet të menjëhershëm në qetësimin dhe vënien nën kontroll të situatës së sigurisë në vend.

Apelojmë deri tek popullata shqiptare që të jetë e kujdesshme dhe vigjilente ndaj çdo lloj provokimi të mundshëm nga ata që nuk e duan paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Europës.

Kërkojmë nga prezenca ndërkombëtare në Shkup, që të ndërhyjë nëpërmjet kanaleve diplomatike dhe rrugëve tjera të komunikimit në tejkalimin e situatës së nderë ku është futur vendi ditëve të fundit.

ILLYRICUM LIBERTAS – Tetovë

http://www.illyricumlibertas.org
illyricumlibertas@live.com

Valon Kurtishi
Kryetar

Tetovë/Oaeneum

17. 04. 2012

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Njoftime,komunikata,deklarata,nga shoqata te ndryshme
Post Number:#2  PostPosted: Wed Apr 18, 2012 11:46 am 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1932
Gender: Female
AÇTOSH: KOMUNIKATË-1

ARMATA PËR ÇLIRIMIN E TROJEVE TË OKUPUARA SHQIPTARE - AÇTOSH
SHTABI I PËRGJITHSHËM
Nr. Prot. 003/14-04-2012

ARMATA PËR ÇLIRIMIN E TROJEVE TË OKUPUARA SHQIPTARE MERR PËRSIPËR SULMIN NDAJ PARAUSHTARKUT SERB NË ÇABËR


AÇTOSH merr përsiper sulmin e mbremshëm ndaj një serbi në fshatin Çabër të Zubin Potokut, i cili sipas informatave tona është pjesëtar i paramilitarëve serbë. Ne nuk do të ndalemi më kaq, por do t’i sulmojmë paramilitarët serbë sa herë që na jepet rasti. Ngjashëm me sulmin e natës se mbremshme ne Çabër të Zubin Potokut do të ketë edhe në veri të Mitrovicës e më tutje.Theksojmë se populli shqiptar në atë pjesë ka nevojë për mbrojtje dhe ne ketë do ta bejmë deri në pikën e fundit të gjakut, por na nevojtet edhe përkrahja e popullit. Ky sulm eshte veq paralajmërim dhe tregues se do të ndërmarrim konkretisht sulme në terren pas skadimit të ULTIMATUMIT tonë.

Për Shtabin e Përgjithshëm të Armatës për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare (AÇTOSH),

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
Kushtrim Mitrovica

Sekretarja e Shtabit të Përgjithshëm,
Hena Kadriu

Mitrovicë, 15 Prill 2012

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Njoftime,komunikata,deklarata,nga shoqata te ndryshme
Post Number:#3  PostPosted: Wed Apr 18, 2012 12:00 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1932
Gender: Female
GAFURR ADILI (*): E KENI MBUSHUR KUPËN, DHE KA FILLUAR TË DERDHET..!

Drejtuar: Sllavo-Grekëve të Beogradit, të Shkupit, të Athinës dhe miqeve të tyre.

Shqiptarët nuk janë ata të Shekullit të kaluar, nuk janë ata, siç ju dikur, në arenën ndërkombëtare i keni paraqitur (shpifur) si „njerëz me bishta” dhe..., siç ju gjithashtu u përpoqet që t’i paraqisni edhe përmes Enciklopedisë sllavo-maqedonase të Shkupit. Bota Demokratike, me në krye SHBA-të, tanimë ka arritur t’i njohë shqiptarët, dhe ajo (Bota Demokratike) përfundimisht është bindur se shqiptarët, jo vetëm që, nga lashtësia e krijimit të njerëzimit në Tokë, kanë qenë dhe janë banorët më të hershëm dhe më të vjetër, edhe para heleneve, të kësaj pjesë të Botës, që sot quhet Ballkani i Evropës. Por se ajo (Bota Demokratike) ka arritur të kuptojë se, raca shqiptare ka qenë dhe është raca më e bukur e njerëzimit të kësaj Bote Demokratike.

Prandej, zotërinj sllavo-grekë të Beogradit, të Shkupit, të Athinës dhe…, një herë e përgjithmonë, dhe sa nuk është bërë tepër vonë për ju dhe miqtë tuaj, përfundimisht ndërprisni luftën tuaj diversioniste kundër Kombit Shqiptar ; sepse, në të kundërtën, do të na detyroni t’iu ndëshkojmë shumë rëndë, jo vetëm në Beograd dhe Athinë, por edhe në Moskë. Lufta jonë, tani e në të ardhmën, nuk do të zhvillohet në trojet etnike të Shqipërisë Historike, por ajo do të zhvillohet aty tek ju…

(*) President i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) dhe ish Komandant Suprem i AKSH

Tiranë, më 17 prill 2012

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Njoftime,komunikata,deklarata,nga shoqata te ndryshme
Post Number:#4  PostPosted: Wed Apr 18, 2012 12:11 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1932
Gender: Female
AÇTOSH: ULTIMATUM ( me afat 2 (dy) javor )

ARMATA PËR ÇLIRIMIN E TROJEVE TË OKUPUARA SHQIPTARE - AÇTOSH
SHTABI I PËRGJITHSHËM
Nr. Prot. 002/14-04-2012


1. Kur në disa pjesë të uzurpuara të Shqipërisë Etnike po ndodhin padrejtësi të ndryshme ndaj popullatës autoktone shqiptare, kur shqiptarët po vriten me akte terroriste, politikanët shqiptarë po zgjedhin heshtjen dhe injorimin përbalë këtzre ngjarjeve.
U vra një SHQIPTAR në Veri të Mitrovicës dhe nuk pati ndonjë reagim të mirëfilltë të institucioneve të Kosovës.
Ata matrapazë po i kërkojnë popullit shqiptar të heshtë derisa vëllezërit tanë vriten e sulmohen pandërprerë.
Durimit i ka ardhur fundi, kupa është e mbushur!

2. Në IRJM çdo ditë shkelen të drejtat e shqiptarëve.
Qeveria serbofile e Gruevskit shpërndan ideologjinë antishqiptare dhe inskenon sulme ndaj shqiptarëve të pafajshëm.
Po bllokohen shumë fshatra shqiptare nga sllavo-maqedonasit dhe askush nga politikanët e korruptuar në Shqipërinë Etnike nuk reagon, sepse të gjithë janë të shitur dhe tradhtarë të Mëmëdheut.

3. Kërcënimet e shovinistëve grekë ndaj Republikës së Shqipërisë po shtohen. Ata e harrojnë se janë kolonizatorë të trojeve shqiptare nën Greqi.
Kemi konstatuar që nga publikimi i materialit tonë të fundit në janar 2011 se ata kanë nxitur shtypin grek të ulërijë kundër strukturës sonë ushtarake se kinse janë nisur „hetime” të Interpolit.
Ne deklarojmë se nuk kemi frikë nga hetimet e askujt dhe se do të vazhdojmë të punojmë për çlirimin dhe ribashkimin e Shqipërisë! Përkundrazi, e dimë se me komunikatën tonë të mëparshme ua kemi futur frikën në palcë dhe jemi të vendosur që ditën t’ua bëjmë terr dhe natën ferr.

Ne nuk do të qendrojmë duarkryq, por do ta kthejmë zjarrin me zjarr, do ta nxjerrim hakun e vellëzërve tanë, një sy për një sy, një dorë për një dorë.
Mjaft kemi heshtur, tani kjo heshtje ka marrë fund, nga një dekadë që në shqiptarët kemi mbajtur paqen në Ballkan, duke sakrifikuar lirinë tonë. Por kjo së shpejti do të ndryshohet.

SHTABI I PËRGJITHSHËM I ARMATËS PËR ÇLIRIMIN E TROJEVE TË OKUPUARA SHQIPTARE, I SHQETËSUAR PËR ZHVILLIMET NEGATIVE NË TË GJITHË TROJET SHQIPTARE TË SHQIPËRISË ETNIKE, PËR KËRCËNIMET E SULMET E SHOVENISTËVE SLLAVO-GREKË SHPALL GADISHMËRIE USHTARAKE PËR TË GJITHA STRUKTURAT LUFTARAKE TË SAJ.

Qeveria e Kosovës ka kohë 2 (dy) javë që të marrë kontrollin në veri të Mitrovicës ose përndryshe do të ketë sulme ndaj strukturave paralele serbe në të gjithë Kosovën.

Paralajmërojmë qeverinë serbofile të Nikolla Gruevskit se po ashtu ka afat 2 javë të tërhiqet prej trojeve të pushtuara dhe te kolonizuara shqiptare, përndryshe do të ketë sulme ndaj strukturave policore dhe ushtarake sllavo-maqedonase.

Po ashtu paralajmerojmë qeverine greke që të mos luaj me fatin e Çamerisë dhe të çamëve përndryshe do të përballet me sulme nga ana jonë.

Për Shtabin e Përgjithshëm të Armatës për Çlirimin e Trojeve të Okupuara Shqiptare (AÇTOSH),

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm,
Kushtrim Mitrovica

Sekretarja e Shtabit të Përgjithshëm,
Hena Kadriu

Mitrovicë, 15 Prill 2012

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Njoftime,komunikata,deklarata,nga shoqata te ndryshme
Post Number:#5  PostPosted: Sun May 20, 2012 6:43 pm 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2622
Location: Tirana
Gender: Female
Udhëheqësit luftëtarë shqiptarë lëshojnë paralajmërime
20-05-2012

Ish paraushtarakët shqiptarë lëshuan paralajmërime se do të rigrupohen në qoftë se vazhdon arrestimi i shqiptarëve në rajon, duke shkaktuar hamendësime se ata mund të ndërmarrin veprimtari në përgjigje të arrestimeve.

Tetë shqiptarë u arrestuan në Serbi më 4 maj me akuza për krime lufte si dhe zotërim të paligjshëm armësh, përveç 20 të tjerëve në Maqedoni në lidhje me vrasjen e pesë civilëve maqedonas pranë Shkupit në prill.

"Dy duar për një kokë, themi ne. Nuk ka asnjë alternativë tjetër,"

tha për SETimes Jonuz Musliu ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjes e Bujanovcit (UÇPMB). Musliu tha se një zgjidhje paqësore është e preferueshme, por nuk ka vullnet në Beograd për një të tillë. "Beogradi mbetet i njëjti dhe kërkon të zgjidhë problemet me përdorimin e forcës". Udhëheqësit shqiptarë në Luginën e Preshevës thanë se shqetësimi më i madh i tyre është paralajmërimi nga Ministri i Brendshëm Ivica Daçiç se veprimet e policisë do të vazhdojnë.

"Arrestimi i fundit ishte një mesazh nga qeveria serbe se çdo shqiptar në Luginën e Preshevës është një terrorist i mundshëm dhe subjekt arrestimi," tha Kryebashkiaku i Bujanocit Shaip Kamberi. Kamberi tha se qëllimi i Serbisë është të destabilizojë rajonin, të përhapë frikë për të bërë shqiptarët që të emigrojnë e të shkaktojë kështu ndryshime demografike në atë mënyrë.

Por Vladimir Vulçeviç, kreu i prokurorisë së Serbisë për krimet e luftës, shpjegoi se autoritetet kanë hetuar krimet e luftës kundër civilëve në Luginën e Preshevës të kryera më 2001. "Arrestimet ishin pjesë e një hetimi në vazhdim," tha Vukçeviçi.

Në Maqedoni, Xhezair "Komandant Hoxha" Shaqiri i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtar (UÇK) - një degë e Ushtrisë Çlirimtare ë Kosovës - tha se ish-komandantët e organizatës u takuan për të konsideruar rimobilizimin e trupave "në rast se provokimet vazhdojnë". Analistë maqedonas thanë se dy seritë e arrestimeve nuk duhen vendosur në të njëjtën shportë dhe duke bërë kështu tradhëtohet një rend i ditës për të përfshirë Maqedoninë në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, nga të dyja vendet.

"Problemi që ushqen gjendjen është statusi i pazgjidhur i Kosovës së veriut. Duket se ka përpjekje për të mbajtur kontrollin mbi Kosovën duke destabilizuar rajonin. Dëgjojmë thirrje me zë më të lartë për Shqipërinë e Madhe apoKosovën e Madhe nga grupe ekstremiste," tha Pavle Trajanov, ish-ministër i punëve të jashtme. Trajanovi shtoi se Maqedonia po tregon se ka aftësinë politike e të sigurisë për të ruajtur stabilitetin, por duhet të vazhdojë të investojë në marrëdhënie të mira me fqinjët e saj.

Nuk ka arsye të mendosh se ish-luftëtarët shqiptare do të rigrupohen në të dyja vende vetëm për llogari të ngjarjeve më të fundit, sipas Valbona Zenelit, profesore e sigurisë kombëtare në Qendrën Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh C. Marshall në Garmish-Partenkirçen. "E vërtetë, këto lloj ngjarjesh rrezikojnë të ndezin gjendjen.

Çdo përshkallëzim përfundimtar i tensioneve kërcënon sigurinë e paqen në rajon; dëmton nevojën për një marrëdhënie normale mes Serbisë e Kosovës; ndikon negativisht mbi vazhdimësinë e bisedimeve teknike dhe më e rëndësishmja, zbatimin e marrëveshjeve të arritura së fundmi," tha Zeneli.

Ai shtoi se shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë një faktor stabiliteti e strukturat politike të tyre vepruan mençurisht në dënimin e vrasjeve të pesë civilëve e në angazhimin për të nxjerrë autorët e krimit përpara drejtësisë, pavarësisht nga etnia. "Ata kanë kontribuar e duhet të vazhdojnë të veprojnë si shtetas të përgjegjshëm të Maqedonisë, për begatinë e vendit dhe integrimin e tij në institucionet euro-atllantike," tha Zeneli.

Gjendja ekonomike e keqe dhe niveli i krimit të organizuar përkeqëson paqëndrueshmërinë me bazë etnike, argumenton Marko Millosheviç, një studjues në Qendrën për Politikën e Sigurisë në Beograd. "Grupe të ndryshme kriminale po përdorin këtë mungesë [të sigurisë] për interesat e tyre dhe Kosova përbën një strehë të sigurtë për shumicën e këtyre grupeve -- shqiptarë nga Maqedonia e Serbia, bashkë me kriminelët serbë në Kosovën e veriut," tha Millosheviçi.

Masat parandaluese nga komuniteti ndërkombëtar -- SHBA, BE, OSBE -- dhe bashkëpunimi rajonal janë të nevojshme, si për të zgjidhur çështjet e vjetra, ashtu edhe për të vështruar përpara tek e ardhmja, janë të nevojshme për stabilitetin e sigurinë në rajon, tha Zeneli.


buron nga: gazeta55.al

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Njoftime,komunikata,deklarata,nga shoqata te ndryshme
Post Number:#6  PostPosted: Fri Sep 28, 2012 11:22 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2622
Location: Tirana
Gender: Female
Ringjallet UÇK-ja e Kosovës!

Prishtinë, 28 shtator - Paralajmërimet e fundit nga faktori ndërkombëtar se para Prishtinës dhe Beogradit qëndrojnë vendime të vështira, mund të ngjallin refleksione dhune në Kosovë, madje mund të prishë “ekuilibrin” e sigurisë të krijuar gjatë gjithë kësaj dekade.

Ish-guerilët e pensionuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë deklaruar se nuk do të “bëjnë sehir” nëse tentohet t’i jepet ndonjë status special apo autonomi veriut të Kosovës. Në këtë drejtim ata parashohin trandje të mëdha dhe se nuk do të rrinë duarkryq nëse “paria” e shtetit merr guximin të bëjë kompromise të dhimbshme në “kurriz” të shtetit.

Madje, shoqatat e luftës kanë theksuar se nëse ndodh ndarja e veriut, atëherë Lugina e Preshevës do t’i bashkëngjitet Kosovës. Sipas tyre, lëkundja e kufijve do të jetë problem për gjithë rajonin, jo vetëm për Kosovën.

Megjithatë, gatishmëria e krerëve të shtetit të Kosovës që të ulen e të dialogojnë me Beogradin në nivelin më të lartë politik, ka filluar të ngallë shqetësim, sikurse te partitë politike opozitare ashtu edhe shoqëria civile.

Deklarata e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton, se para Prishtinës dhe Beogradit qëndrojnë vendime të vështira, dhe që dialogu duhet të vazhdohet sa më parë që të jetë e mundur, shihet si një parapërgatitje për kompromise të dhimbshme që mund të bëhen për pjesën veriore të Kosovës, shkruan “Zëri”.

Kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, ka thënë se “qëndrimet e organizatave të luftës janë më se të qarta se s’ka ndarje të territorit të Kosovës, por nëse ka tentativa të tilla, atëherë pakënaqësitë do të jenë shumë më të mëdha sesa që i parashikon dikush.

Nëse tentohet që të ndodhë ndarja e veriut, atëherë ne do të kërkojmë që Lugina e Preshevës t’i bashkëngjitet Kosovës”. “Por dua të theksoj se lëkundja e kufijve do të jetë problem për gjithë rajonin dhe jo vetëm për Kosovë, sepse ne s’do të rrimë duarkryq kur bëhet fjalë për interesa të shtetit dhe çështje kombëtare. Ne po i përcjellim zhvillimet në Kosovë, por në asnjë formë s’do të jemi spektatorë kur vihet në pikëpyetje tërësia territoriale e Kosovës”, ka thënë Muharrem Xhemajli.

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 6 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
cron
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL