ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Wed Jun 19, 2013 6:23 pm

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 35 posts ]  Go to page 1, 2, 3  Next
Author Message
 Post subject: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#1  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 9:00 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2624
Location: Tirana
Gender: Female
Po flitet, po shkruhet po bisedohet: kur ka tym, ka dhe zjarr....
A duhet te lejojme nje gje te tille?! (JO)
Me poshte po sjell nje artikull...

Mos e ngucni Hymnin e Flamurit!



“Jam lindur me Hymnin e Flamurit të Asdrenit, e dua te vdes me te. I përulem, me nderim të thellë Rilindësve te mëdhenj që na e lanë si trashëgim. Jam grua dhe e ndjej edhe frymën time ne çdo fjalë të Hymnit të Flamurit tonë.”



…Bota e qytetëruar nuk duhet t’i lejojë këtë pasardhës të Ilirëve e të Pellazgëve të lashtë që të zhduken. Raca e tyre ka lindur Pirron, Aleksandrin e madh, Shën Jeronimin, Konstandinin, pesë perandor të tjerë Romak, Papa Kelmentin XI, Skënderbeun, Krispin dhe shumë heronj të tjerë. (Joseph F.Gould,The Independent ,1916).

Këto shkruheshin për ne, këto thirrje të civilizuara e dinin se së shpejti do të ndodhë diçka me popullin tonë të “humbur”. Ne ishim në trojet tona, por ishim memecë, të pa zë; ishim të shurdhër, na e kishin shqyer timpanin e lashtësisë; diçka përgatitej e ne ishim larg vorbullës së gatimit. Të rrallë ishin ata që e dinin këtë, por edhe nëse e dinin nuk guxonin të flisnin… Koha ecën dhe Historia pa ne shkruante atë që e donin të tjerët.

“Shqipëria mban një pozicion të tillë strategjik, sa që ajo është e lakmuar nga të gjitha racat fqinje, por asnjë prej tyre nuk do të ishte e gatshme për ta parë atë të zotëruar nga ndonjë rival. Prandaj dhënia e Shqipërisë ndaj çdonjërës racë, ose çdo ndarje e mundshme e saj mes racave të ndryshme, do të shkaktonte një xhelozi të tillë kombëtare e racore ballkanike sa që ndezja e një lufte tjetër në Ballkan – e cila mund të përfshijë përsëri gjithë Evropën – do të ishte e pashmangshme.” (po aty). Po mirë, po e shohim se ku ishim, e përse na lakmonin. Po tani?
Kombin e mbanë historia e saj. Kombin në mesin e kombeve tjera e lartëson e kaluara e saj, gjurmët e saja, gërvishtjet e saja.

Mos na e prekni Historinë!

“Në vitet 1907-1908, themelohet në Bukuresht Kori Kishtar Shqiptar, në përbërje të cilit janë tridhjetë të rinj shqiptarë. Mitropolia rumune jep leje të meshohej shqip në një kishë të vjetër të Bukureshtit, të quajtur “Shën Gjergji i Vjetër”. Për këtë kor dhe nga ky kor do të këndohet për herë të parë Himni Kombëtar Shqiptar. Vitet 1908 -1909, janë koha kur himni dërgohet në atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908, përmes Tashko Ilos dhe Hil Mosit. Kur ndodhej përkohësisht në gjirin e shoqërisë “Bashkimi”, atdhetari Hil Mosi e dëgjoi këtë himn, e pëlqeu dhe e solli së andejmi në Korçë, ku e përhapi nëpërmjet anëtarëve të shoqërisë “Vëllazënia”. Mësimi dhe përhapja e himnit filloi nga Korça në të gjithë Shqipërinë përmes mësimit të këngës. Për të parën herë tekstin origjinal të Himnit të Flamurit, të shkruar nga Asdreni me titullin “Betimi mi Flamur”, e ndeshim në gazetën “Liri e Shqipërisë”, në Sofje, në datën 21 prill 1912. Ai botohet në “Ëndrra dhe Lot”, f. 26-27, në të njëjtin vit. Himni këndohet në ditën e shpalljes, më 28 nëntor 1912 të pavarësisë, si marsh patriotik. 28 nëntori i 1913-ës shënon interpretimin e tij në Vlorë me rastin e përvjetorit të pavarësisë nga orkestra frymore e qytetit të Shkodrës ‘Daulla’, e drejtuar nga Frano Ndoja. Në vitin 1918, Thoma Nasi botoi në Amerikë një version për zë dhe piano (me nota dhe me fjalë të himnit), të cilin e riboton në prill të 1947-ës. Në të njëjtin vit, 1918, bëhet edhe regjistrimi i parë muzikor në disk i Himnit Kombëtar në Amerikë, pranë shoqërisë diskografike “Columbia”, seksioni i publikimeve patriotike (interpretues tenori me origjinë arbëreshe, Giusepe Mauro dhe shqiptari Spiridon Tasi Ilo).”( “Himni kombëtar i shqiptarëve”, Valbona Karakaçi)

Na duhet edhe ndonjë fakt më tepër për të mos prekur Historinë tonë?

Ky u zgjodh si himni i Shqipërisë sepse:“…kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shenjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetë therorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë…”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mbi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.( Lazgush Poradeci) .

Pra, mos na ngucni Hymnin e Flamurit!

Po flitet, po shkruhet po bisedohet; kur ka tym, ka dhe zjarr. Jo, nuk guxon asgjë të preket nga Historia jonë, nga Hymni jonë. E pamë më lartë se edhe Hymni ynë e ka historinë e tij, plot krenari., gëzim, rrëqethje dhe vendosje të mirë fillet: Mos më prek!
Përfundimisht, një përfundim jo fort logjik, në ketë vend të gjithë kemi luajtur pak… asgjë s’na pëlqen nga ky vend, asnjëherë nuk po e konsiderojmë si shtëpinë tonë këtë vend, me çka jemi ku ushqehemi që të veprojmë ashtu si nuk e meriton ky vend, ta trajtojmë kështu! Po kaq shumë helm paska patur ky vend? Ku duam të jetojmë? Po fëmijët tanë si do t`i rrisim?


A kemi mundësi të merremi vesh ndërveti?

Kombin e mbanë historia e tij. Kombin në mesin e kombeve tjera e lartëson e kaluara e tij, gjurmët e tij, gërvishtjet e tij. Mos na e prekni Historinë!
“Ngrihuni ju o te munduar, Ju të uritur e skllevër anë e mbanë…”
Kjo është Marsejeza, Hymni kombëtar i Francës. A ka sot të uritur dhe skllevër në France? Jo. Atëherë pse nuk e ndryshojnë ata? Mos janë më budallenj se ne? Nuk besoj në këtë. Besoj se Hymni e ka historinë dhe kohën e tij të krijimit. Ai transmetohet në breza, iu kujton atyre kush janë, përse kanë luftuar dhe derdhur gjak dhe çfarë duhet të ruajnë të shenjtë në Atdheun dhe Kombin e tyre. Hymni, nuk merret me vogëlsira fjalësh. Hymni është historia e një populli. Kush ve dore në të, prek historinë, prek përpjekjet dhe luftën e Kombit për mbijetesë dhe identitet Kombëtar. Në kushtet e sotme, Hymni ynë, është më i domosdoshëm se asnjëherë. Mos luani me ndjenja! Boll më! Na mbytet! ( Një qytetare shqiptare)
Jeta ka gjera më të lumtura për të menduar; kemi nevojë edhe për burra që mbrojnë pavarësinë, por kemi nevojë edhe për shkrimtar, filozof, shkencëtar, intelektual,njerëz largpamës e atdhedashës, industrialistë dhe të mençur; Mos na e prekni Historinë!
Simbolet kombëtare e kanë historinë e lindjes së tyre dhe shumë vështirë është të falsifikohen e të ndryshohen sipas dëshirës së politikës ditore.

Çka fshihet pa kësaj kërkese?

Thuhet se Austria e ndryshoi Hymnin. Punë e madhe, punë e saj! Po Italia nuk hamendet me hymnin e saj: “Fratelli d’Italia”?
Çdo gjë në natyrë është fryt i saj. Çdo gjë e gjallë duhet patjetër t`u përshtatet ligjeve të natyrës, përndryshe rrezikohet nga zhdukja. Një prej ligjeve më universale të forcave të natyrës është ligji i rëndimit (i gravitetit).
Është një forcë tërheqëse në mes të gjitha gjërave. Çdo objekt në gjithësi është i rrethuar nga fusha e rëndimit e cila rritet në pakufi në të gjitha drejtimet, fuqia e së cilës është drejtpërdrejt proporcionale me masën e objektit. Çdo copëz në gjithësi tërhiqet me gravitet nga çdo copëz tjetër.
Qysh moti, popujt e civilizuar e kanë kuptuar këtë ligj të natyrës dhe e kanë krijuar qendrën e tyre të rëndimit, i kanë krijuar të gjithë parametrat për të qëndruar, evoluuar, përparuar në udhëheqjen e tyre kombëtare, fetare, intelektuale, ushtarake.
Popujt dhe kombet që nuk i janë përshtatur organizimit sipas këtij ligji, janë dobësuar, kanë mbetur të rendit të dytë apo të tretë ose edhe janë zhdukur nga faqja e dheut.

Nga Fahri Xharra

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#2  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 12:01 pm 
Offline
Honored Member
Honored Member

Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Posts: 359
Gender: Female
Qenka shume nostalgjik ky Fahri Xharra. Per mendimin tim kur te bashkohen trojet shqiptare, kush do ta meritonte me shume se vargjet e Fishtes te ishin Himni i Kombit MbareShqiptare?! Askush per mendimin tim! me gjithe respektin per himnin e shkruar nga rumunet, qe ka sot shteti shqiptar.

Une e para do te votoja te vendosej himni i Fishtes, pa nostalgjine me te vogel.



Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#3  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 12:07 pm 
Offline
Honored Member
Honored Member

Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Posts: 359
Gender: Female
Vargjet e kujt mund te maten apo reflektojne aq shume shqiptarizem sa te Fishtes. Te asnjerit dhe populli mbare shqiptar duhet tia jep nderin qe e meriton, heret apo vone.


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#4  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 12:44 pm 
Offline
Star Member
Star Member

Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Posts: 519
Location: Tirana
Gender: Male
Fishta eshte nder koloset e Shqiptarise dhe ka vendin e vet ne Altarin e Kombit por jane ca gjera qe behen vetem njehere edhe nuk ndryshohen me kurre.

Shqiperia e ka Hymnin e vet dhe ska nevoje per tjeter.

Ata qe duan hymne te rinj ,ata qe kerkojne komb kosovar,ata qe duan gjuhe gege dhe gjuhe toske ata qe duan Shqiperine te ndare jane vetem tradhetare.

Kush eshte Shqiptar Hymnin dhe Flamurin i ka te shenjta dhe nuk lejon kend tja preke.

_________________
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#5  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 12:49 pm 
Offline
Honored Member
Honored Member

Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Posts: 359
Gender: Female
Flamuri sigurisht i shenjte, por himni i shkruar nga rumunet per mendimin tim nuk eshte edhe aq i shenjte. Nuk e di pse kjo kultura vlleho-rumune duhet te kete gjurme ne simbolet e shenjta kombetare. Tashti tradhetar jane edhe ata qe deri dje e quanin flamurin lecke, dhe dihet se prej nga vinin, dhe nuk kam lexuar qe te jete shprehur ndonje indinjate kolektive per kete njollosje.

Personalisht, nga momenti qe e kam degjuar, me teper si Himnin tim Shpirteror dhe Kombetar e njoh kete te Fishtes. Kete tjetrin personalisht nuk e pelqej (as te Kosoves dhe as te Shqiperise nuk i pelqej, pavaresisht se ndoshta nje dite edhe ky i Kosoves, mund te quhet i shenjte dhe te kene nostalgji per te disa individe te caktuar) edhe pse mund ta kete vulen e shenjte te zotit (te rumuneve besoj)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#6  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 1:10 pm 
Offline
Star Member
Star Member

Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Posts: 519
Location: Tirana
Gender: Male
A e ka shkruar ndonje rumun apo grek apo kushedi se kush nuk ka rendesi fare,Himnin nuk e ka bere te shenjte autori por populli dhe patriotet qe dhane gjakun per Shqiperi.
Ai himn eshte shkruar me boje ne leter ne rumani por eshte vulosur me gjak ne Shqiperi.

_________________
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#7  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 1:14 pm 
Offline
Honored Member
Honored Member

Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Posts: 359
Gender: Female
Askush nuk ka derdhur me shume gjak per flamur se ne ne Kosove dhe askush nuk ka me shume te drejte te flase per te se ne te Kosoves, perfshi ketu edhe himnin, se disave ju ka ardhur me teper si i gatshem i servirur ne pjate. Madje disa kane edhe brezin e stergjysherave qe nuk e din cka do te thote te behet sakrifice per flamur, apo qe ja dine rendesine.

Nejse mos te hyjme ne detaje. Une nje himn te ri kur te bashkohen trojet shqiptare sigurisht se do ta votoje dhe ai do te jete ky i Fishtes, perkunder ketyre patetizmave dhe nostalgjive te rreme qe i lexojme nga disa, qe perdite betohen dhe i perkulen flamujve dhe himnave te huaj.


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#8  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 2:16 pm 
Offline
Star Member
Star Member

Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Posts: 519
Location: Tirana
Gender: Male
Ata Heronj Shqiptare (Jo "kosovare" por SHQIPTARE) e dhane gjakun per flamurin Kuq e Zi duke kenduar Himnin e Shqiptarise.

Tani ca kosovare qe i falen flamurit te bosnjes e kendojne me fal belbezojne nje himn pa tekst qe duan te shpikin nje komb kosovar mbasi e ulen Flamurin e Shqiptarise duan te na hedhin poshte edhe Himnin.

Kaq poshte kane rene ca Kosovare!

Rina ajo kenge e Fishtes eshte nje kenge Patriotike dhe fare mire mund te behej edhe himn nqs ne nuk do ta kishim nje te tille por fatmiresisht ne e kemi dhe nuk kemi ndermend ta lejojme te na e neperkembin pseudo-patriotet.

pastaj edhe flamurin prej te huajve e kemi marr ,valle mos doni te na e nderroni dhe ate?

_________________
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#9  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 2:24 pm 
Offline
Honored Member
Honored Member

Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Posts: 359
Gender: Female
Flamuri nuk eshte edhe aq i huaj, madje ben nje lidhje te fuqishme historike, me periudha te rendesishme per shqiptaret. Bizantin disa historiane e quajne edhe si Bizanti Ilir, Perandori Konstandin ilir ishte (edhe pse flamuri yne eshte shume me i hershem), mandej ben lidhje me periudhen e lavdishme te shqiptareve dhe me heroin kombetar Gjergj Kastriotin.

Prandaj ka gjurme te lidhjes se shenjte ndershqiptare gjate historise dhe referenca te fuqishme etnike, ndaj me plot te drejte Flamuri yne mund te quhet Simbol i Shenjte Shqiptar. Ndaj nuk mund te vesh paralele midis shenjterise historike te Flamurit tone dhe himnit.

Himni eshte tjeter gje, e aq me pak nuk eshte se ka origjine shqiptare. Madje ekzistenca e tij fillon mu kur ndahen shqiptaret 10 ciperisht.

P.S. Une po flas per periudhen e bashkimit te trojeve shqiptare, qe do te ndodh me heret apo me vone.


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#10  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 3:44 pm 
Offline
Honored Member
Honored Member

Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Posts: 359
Gender: Female
Quote:
Rina ajo kenge e Fishtes eshte nje kenge Patriotike dhe fare mire mund te behej edhe himn nqs ne nuk do ta kishim nje te tille por fatmiresisht ne e kemi dhe nuk kemi ndermend ta lejojme te na e neperkembin pseudo-patriotet.


Nuk eshte kenge por eshte himn poezi, shkruar nga Gjergj Fishta

Hymni Flamurit Kombetar

Porsi fleta e Ejllit t'Zotit
Po rrehe Flamurii Shqipnis,
E thret t'bijt e Kastrijotit
Me u mbledh tok nder cete t'ushtris.

Bini, Toske, ju bini Gege!
Si dy rrfe, qi shkojn tue djege!
A ngadhnyese a t'gjith deshmore!
Trima, mbrende!me dore!me dore!

Per mbas Flamrit t'vet Shqyptari,
Kur rroke per t'drejta t'veta,
Atje lufta ndezet zhari,
Atje anmiku vehet m't leta.
Bini, Toske! etj.

Mbi njate Flamur Perendija
Me dore t'vet Ai e ka shkrue:
"Per Shqyptare do t'jet Shqypnija:
Kush u a preke, ai kjofte mallkue!"
Bini, Toske! etj.

Shka? a thue 'i mend se ate toke t'bekume,
Qi vete Zoti na ka dhanun,
Sod me e shkele kamba e poshtnume
E nji t'huej't na kem m'i lanun?
Bini, Toske! etj.

Ah; jo kurr. Njiqind here para
Kem' me u shkri me gra, me fmi!
Kem' me mbete kortare nder ara,
Se me shkele lame t'huej'n n'Shqipni.
Bini, Toske! etj.

M'kambe, Sokola te Shqypnis
Flamuri i yne, qe, n'ajr po shtiellet
Si pol veshet t'Perendis,
Kah na ban hije prej qiellet.
Bini, Toske! etj.

Ma mir deke me u shue nen hije
T'Flamurit t'one ne fushe t'mejdanit,
Se me rrnue nji jete robnije
Per nen sukuj t'hueje t'Ballkanit.
Bini, Toske! etj.

Armet e besen na i njeh bota;
Trima n'za kem 'pasun t'Paret,
Ke, thue, frige do t'ken Shqyptaret?!
Bini, Toske! etj.

Urra!djelm, eh 'u u dhashte e mbara!
Sod a kurr, me deke p'r Atdhe!
Flamuri i yne, qe, u nis perpara:
Ndihmo, Zot, per Atme e Fe!
Bini, Toske!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#11  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 5:00 pm 
Offline
Star Member
Star Member

Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Posts: 519
Location: Tirana
Gender: Male
Ja dhe nje tjeter prej Nolit

Fan S. Noli: HYMNI I FLAMURIT

O Flamur gjak, o Flamur shkabë,
O vënt e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, Flamur i zi.
Fortesë shkëmbi tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Veneciani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.
Flamur që lint Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.
Me Skënderben' u lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.
Sa shpesh pastaj për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u ndeze, u nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.
Përpjetë prije Shqipërinë,
Përlintja shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
Për botën ëndr' e qjell i ri!

Do te kete edhe te tjera kenge hymn per flamur e Atdhe por Hymn Kombetar ne kemi vetem 1 dhe ai nuk eshte ne shitje.

Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.


Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor.


Në dorë armët do ti mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.


Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.

_________________
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#12  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 5:12 pm 
Offline
Honored Member
Honored Member

Joined: Thu Feb 23, 2012 10:03 pm
Posts: 359
Gender: Female
erix77 wrote:

Do te kete edhe te tjera kenge hymn per flamur e Atdhe por Hymn Kombetar ne kemi vetem 1 dhe ai nuk eshte ne shitje.


.



Po edhe sta blen askush edhe me hedh ne ankand se ska shume vlere dhe as ndonje simbolike te rande.

Te pakten ta kishin bere te Nolit! se te pakten nuk del gjithfare zhylli me thene qe himnin na e paskan shkru rumunet.!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#13  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 6:44 pm 
Offline
Star Member
Star Member

Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Posts: 519
Location: Tirana
Gender: Male
Quote:
Po edhe sta blen askush edhe me hedh ne ankand se ska shume vlere dhe as ndonje simbolike te rande.
Vertet per bukeshkalet nuk ka asnje vlere!

_________________
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#14  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 6:45 pm 
Offline
Sun Member
Sun Member
User avatar

Joined: Tue Jun 09, 2009 2:36 pm
Posts: 1932
Gender: Female
erix77 wrote:


Do te kete edhe te tjera kenge hymn per flamur e Atdhe por Hymn Kombetar ne kemi vetem 1 dhe ai nuk eshte ne shitje.

Himni i Flamurit

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.


Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor.


Në dorë armët do ti mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.


Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.


Jam plotesishte dakord, kam lindur me kete hymn dhe dua te vdes me te, diten qe ky hymn do nderrohet ( nese nderrohet ) do nderrohem dhe une.


Po punoj dite e nate per Shqiperine Etnike, e dua dhe e deshiroj si buka qe ha, por nuk dua te me nderrojne Hymn !!

( gjithmon kam pasur frike, qe nese behemi nje shqiperi etnike me pas do filloj lufta mes nesh ( shqiptarve ) pse nga kosova pse nga jugu pse nga shqiperia e mesme, se keshtu jemi ne shqiptaret kemi dallim te madh kur vjen fjala per te zgjedhur dicka, prandaj kan mundur shtetet fqinje te na copetojne ne kete menyre ).

_________________
Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim.
(Avni Rustemi)


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Mos më prek Hymnin e Flamurit!
Post Number:#15  PostPosted: Fri Apr 20, 2012 6:58 pm 
Offline
Star Member
Star Member

Joined: Sat Aug 14, 2010 8:23 am
Posts: 519
Location: Tirana
Gender: Male
Quote:
Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.


Ca "kombe" do te shuhen por Shqiperia do te rroje me Hymn e me Flamur kjo mund te jete pak por eshte e sigurt se e ka garantuar gjaku i Deshmoreve te Atdheut.

_________________
Dhe e bëmë me besa besën ja të rrojmë ja të vdesëm!

Ishte thënë prej Zotit që të nderohen armët e Shqipërisë!


Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 35 posts ]  Go to page 1, 2, 3  Next

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL