ARBERIAONLINE

ARBERIAONLINE

kuvend që bashkon arbërorët
 
It is currently Wed Jun 19, 2013 2:33 am

All times are UTC




Post new topic Reply to topic  [ 4 posts ] 

Monumenti i 100-vjetorit të pavarësisë?
Poll ended at Thu May 03, 2012 9:31 am
PO 0%  0%  [ 0 ]
JO 100%  100%  [ 5 ]
Nuk e di 0%  0%  [ 0 ]
Total votes : 5
Author Message
 Post subject: Monumenti i 100-vjetorit të pavarësisë?
Post Number:#1  PostPosted: Thu Apr 26, 2012 9:31 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2622
Location: Tirana
Gender: Female
Image


Mëse dy ditë po qarkullon ky artikull ( problematik ) në mediat Shqiptare. Nga të gjitha komentet që kam lexuar asnjë Shqiptarë nuk e ka pëlqyer këtë vepër si një monument për 100-vjetorin e pavarësisë.

Unë personalisht dje postova këtë link në facebook http://arberiaonline.com/viewtopic.php?p=32467#p32467 ku shtrova pyetjen: Cfarë mendoni për këtë vepër, e cila është zgjedhur për monumentin e 100-vjetroit te pavaresisë? Asnjë nga 62 komentet (e deritanishme) nuk është dakord.

Po shokët ketu në forum si e mendojnë?!


"Monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë!" wrote:
Megjithëse vendimi përfundimtar do merret javën tjetër, Komiteti për 100 vjetorin e Pavarësisë ka rënë dakord në parim që monumenti fitues për këtë përvjetor të jetë ai për të cilin ka vendosur juria dhe vetë qytetarët që kanë votuar online. Ai është një monument me një konceptim modern dhe është përgatitur nga kosovari Visar Obrija dhe gjermani Kai Roman Kiklas.
“Projekti i propozuar nga bashkëpunimi mes dy arkitektëve nga Mynihu frymëzohet nga banesa tradicionale shqiptare. Ajo është e lartë, e gjatë dhe e gjerë prej tetë metrash dhe njerëzit mund të kalojnë lirisht përmes hapjes së saj. Në faqet e brendshme anësore të monumentit do të ketë elementë të vizatuar me lazër si Deklarata e Pavarësisë, simboli kombëtar i shqiponjës dhe figura njerëzore. Hapja e banesës simbolizon çlirimin e kombit shqiptar dhe kapërcimin nga izolimi drejt lirisë dhe pamjen nga e ardhmja,”- citohet në përshkrimin e punimit.
Sipas munistrit të Kulturës Aldo Bumci ky do të jetë monumenti i 100 vjetorit të Pavarësisë, jo monumenti i Pavarësisë. Tashmë ngelet për tu zgjidhur gjentja e vendit në të cilin do ndërtohet ky monument. Ai është prjektuar për tu vendosur në një ambient urban jo shumë të madh.

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Monumenti i 100-vjetorit të pavarësisë?
Post Number:#2  PostPosted: Thu Apr 26, 2012 10:05 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2622
Location: Tirana
Gender: Female
Sot në media qarkullon gjithashtu një mendim që vepra e zgjedhur për monumentin e 100-vjetorit te pavarësisë mund të jet e vjedhur, lexoni artikullin e mëposhtëm:


"Vepra e Pavarësisë është e vjedhur?" wrote:
Vepra e pavarësisë, e cila u prezantua dy ditë më parë nga kryeministri Berisha dhe ministry Aldo Bumçi, duket se është vjedhur. Sipas shqiptarja.com, projekti i Visar Obrisë dhe gjermanit Kai Roman Kiklas, i shpallur të martën, fituese nga kryeministri Berisha, ngjan si dy pika uji me veprën e skulptorit me famë botërore Riçhard Serra. Ndërkohë që vepra “Lead” e Serrës mban përsipër një shkop, vepra e pavarësisë mban një gjysmë çatie. Koncepti është i njëjtë për të dyja veprat: njerëzit të kalojnë përmes skulpturës, e cila vendoset direkt në tokë. Të dyja veprat ofrojnë mesazhe si një libër i hapur. Vepra e kopjuar është me materiale të rënda, po ashtu është menduar të bëhet edhe fituesja. Tashmë pritet të shihet nëse Ministria e Kulturës do të reagojë për të sqaruar këtë situatë.
Image
Image





C'fare mendimi keni per kete?

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Monumenti i 100-vjetorit të pavarësisë?
Post Number:#3  PostPosted: Thu Apr 26, 2012 5:55 pm 
Offline
Moderator
Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 2:12 pm
Posts: 1351
Location: With my loved ones, where I belong!
Gender: Male
Permendorja per nga stili i ndertimit nuk me pelqen aspak, se si mund te rreflektoje kjo perqudni pamvaresine e Shqiperise vetem arkitektet e huaj e dine kete!

Nga ana e tjeter ajo qe mi qon nervat a kultura despotiane e politikaneve Shqiptare ku gjdo gja duhet te kaloje nga Kryeministri (udheheqesit ne pergjithesi) dhe gjdo gja duhet te komentohet nga ai dhe aprovohet nga ai!

_________________
Liri-A-Vdekje
Qui tacet consentit
Heshtja eshte Hjeksi!


Top
 Profile  
 
 Post subject: Re: Monumenti i 100-vjetorit të pavarësisë?
Post Number:#4  PostPosted: Tue May 01, 2012 11:58 am 
Offline
Global Moderator
Global Moderator
User avatar

Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Posts: 2622
Location: Tirana
Gender: Female
Monumenti i 100-Vjetorit

Vepra jonë nuk është plagjiaturë. Kështu janë shprehur Visar Obrija dhe Kai R. Kiklas, autorët e bocetit fitues për monumentin e 100-Vjetorit të Pavarësisë.

Autorë dhe kritikë kanë pohuar në media se boceti fitues mund të jetë huazuar, apo autorët kanë marrë idenë nga dy krijime, njëri i autorit të njohur minimalist Richard Serra dhe tjetri, vepra “Dyert e Evropës”, e ekspozuar në Pogradec në 2009-ën, e shqiptarit Fate Velaj.

“Ne kemi dëgjuar, jemi informuar nga media që ka pasur një artist shqiptar, i cili ka krijuar diçka të ngjashme, por nuk kemi pasur paraprakisht asnjë kontakt me të dhe Përvjetori i PavarësisëPrishtinë, takime për 100-vjetorin“100 artistë, për 100 vjetorin”Homazhe për Ibrahim Rugovën as nuk e njihnim më parë punën e tij”, ka deklaruar arkitekti Obrija.

Edhe kryetari i jurisë dhe njëkohësisht drejtor i Galerisë së Arteve, Rubens Shima, është shprehur në favor të autorëve, duke evidentuar ndryshimet mes veprës së tyre dhe atyre të lartpërmendura.

“Vepra e propozuar nga dy autorët është shumë komplekse. Sigurisht që ajo huzaon një gjuhë minimaliste, por simbolika e saj është e drejtë dhe tentativat për të sajuar alibi rreth një plagjature janë vetëm keqkuptime në rastin më të mirë”, ka deklaruar Shima.

Më pas Obrija dhe Kiklas kanë paraqitur në sallën e Galerisë së Arteve në kryeqytet projektin e tyre dhe idenë mbas tematikës së ndjekur.

“Ajo ku ne u fokusuam konkretisht në këtë objekt është ndjesia e izolimit dhe e të qënit i shtypur dhe duke qenë se kulla është një objekt që shërben për t’u mbrojtur dhe në një moment thyhet, hapet, pikërisht kemi parë këtë momentin e çlirimit, të hapjes”, ka thënë arkitekti Kiklas.

Vepra, e cila do të ketë një baze 4 me 4 metra, do të jetë e lartë 8 metra dhe do të ndërtohet me hekur, në të cilin do të ndërthuren 5 mijë elemente bronxi. Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar vendi se ku do të vendoset kjo vepër.

_________________
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!




Top
 Profile  
 
Display posts from previous:  Sort by  
Post new topic Reply to topic  [ 4 posts ] 

All times are UTC


Who is online

Users browsing this forum: No registered users and 1 guest


You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot post attachments in this forum

Search for:
Jump to:  
Powered by phpBB © 2000, 2002, 2005, 2007 phpBB Group
History Forum
Template made by DEVPPL