Shqipëria ngjiti këtë vit 8 vende në klasifikimin e Transparency international mbi nivelin e perceptimit të korrupsionit në adminstratën publike. Në krahasim me një vit më parë Shqipëria kaloi nga 3.2 në 3.3 përqind, por megjithatë krahasuar me vendet e rajonit ajo lë pas vetëm Bosnjen dhe Kosovën. Sipas zyrës shqipare të Transparency International beteja kundër korrupsionit mbetet një sfidë për qeverinë parlamentin dhe institucionet e drejtësisë në vend.
Kosova, përfshihet këtë vit për herë të parë në klasifikim, renditet ulët, në vendin e 110 me vetëm 2.8 pikë. Sipas raportit Kosova ka pozitën më të keqe në Evropën Juglindore.
_________________ Jam fisnike e kam zemren gure, si Shqiponja ne flamure. Mburrem dhe jam krenare, qe kam lindur Shqiptare. Nga do qe te jem me ndjek fati, se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
12 femije nga fshatrat Gdhesht e Vrish te Kukesit bejne cdo dite mbi dy ore rruge ne kembe per te shkuar ne shkolle. Mungesa e nje automjeti per transportin, rrezikon jo vetem jetet e tyre por edhe qe femijet te humbasin shpesh oret e mesimit. Prinderit thone se edhe pas letres me te fundit derguar Ministrise se Arsimit, asnje mase nuk eshte marre per zgjidhjen e ketij problemi disa vjecar.
_________________ Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
_________________ Jam fisnike e kam zemren gure, si Shqiponja ne flamure. Mburrem dhe jam krenare, qe kam lindur Shqiptare. Nga do qe te jem me ndjek fati, se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Akses më të madh të librit në Tiranë, ka premtuar kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të bibliotekës së Shkollës në Universitetin Amerikan të Tiranës, Basha theksoi se Tirana dhe shoqëria shqiptare duhet të shkojë drejt realizimit të objektivave që cojnë drejt integrimit europian.
Sa mire do ishte Z. L.Basha qe kete recete qe perdoret Ju ne tirane te perdoresh edhe ne shume shume zona rurale, sepse ''mesimi / studimi i nje femije fillon nga shtepia e tij'', dhe JO NGA TIRANA !!! Ne zonat rurale keni lene te qeverisin turqit dhe greket shkollat shqiptare!!
Do thuash Ti z.Basha qe pergjigjesh vetem per Tiranen, ate e dime, por edhe tirana nje dite duhet te punoj per zonat rurare se nga ato zona ka mbijetuar!!
_________________ Nuk jam vrasës, jam student shqipetar dhe vrava nje tradhtar të Atdheut tim. (Avni Rustemi)
Tiranë- Nëse do të dëgjojmë vetëm deklaratat për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë, do të mësojmë se në spitale tashmë ka ilaçe dhe paciantët nuk kanë nevojë ti blejnë. Por e vërteta është pikërisht në dhomën e pacientëve, të cilët, thonë se vazhdojnë ti blejnë ilaçet, e madje janë mjekët që u rekomandojnë edhe farmacinë se ku ti blejnë. Kam qenë shtruar tek Nënë Tereza, kam kërkuar ilaçe sepse skisha mundësi financiare, por më thanë se skishte dhe u detyrova ti blija. Por ka raste kur edhe na i sjellin, varet nga mjeku gjithmonë, por në shumicën e kohës na sugjerojnë se në cilën farmaci të shkojmë – shprehet Elvana Jakini një paciente që po dilte nga QSUT-ja me recetën e ilaçeve në dorë. Nuk ka ilaçe në spital, shko blije te farmacia poshtë- kjo është shprehja tipike e mjekëve për ti detyruar pacientët të shkojnë të blejnë edhe medikamentet bazë. Fëmijë, gra dhe të moshuar ankoheshin jo vetëm nga pagesa që duhej të bënin para se të hynin në spital por edhe nga pritja e gjatë, për shkak të hyrjes së pa radhë të personave të ndryshëm dhe shuma që duhej të paguanin për medikamentet në farmacitë e këshilluara nga mjekët. Edhe age flutur nuk kishte, solla fëmijën 18 muajsh në orën nëntë të darkë me temperature, 40 dhe përveç se pagova që ta vizitojnë, pasi po s`pagove nuk të shef njeri me sy, por u detyrova te ikja për të blerë edhe age flutur aty ku na sugjeruan doktorët – shprehet Edmir Lloci, duke dalë nga dera e QSUT-së me fëmijën në krah. Mungesa e dorezave, ageve, ampulave si dhe e shumë medikamenteve të tjera vazhdon të përbëjnë një shqetësim për të moshuarit të cilët janë të detyruar shpesh të mos i blejnë këto medikamentë për shkak të kostove të papërballueshme duke e lënë sëmundjen e tyre të agravohet. Asgje nuk na japin, as edhe një paracetamol, apo age për të bërë një gjilpërë kur je me 41. Ilace ka, si ska, por këtu çdo gjë është e lidhur, se ska mundsi si te mungojne edhe aget – shprehet Nazmi Feza, i cili po hynte në spitalin e QSUT-së bashkë me bashkëshorten e tijë. Pyetjes se si ja bënte për të përballuar kostot e medikamenteve ai ju përgjigj: Epo tani mundohemi, kur ke vizitohesh, por kur nuk ke është më mirë të mos vish pasi duhet të blesh ilacet dhe ato kushtojnë, askush nuk të jep gjë, e vetmja gjë që marrim nga mjekët është këshilla se ku ti blejmë ilacet, asgje tjetër. Mungesa e ilaceve në spitalin Nënë Tereza do vazhdojë të mbetet një problematikë në vazhdim nëse bëhen vetëm premtime dhe nuk ndërmerren veprime konkrete. Gjendje kjo që vë në rrezik jetën e shumë pacientëve nga pamundësia për të përballuar kostot e medikamenteve.
_________________ Jam fisnike e kam zemren gure, si Shqiponja ne flamure. Mburrem dhe jam krenare, qe kam lindur Shqiptare. Nga do qe te jem me ndjek fati, se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Fushë Krujë, banorët bllokojnëaksin nacional: Jemi pa drita 06 Qershor 2012
FUSHE KRUJE- Rreth 1 mijë protestues nga fshati Nikël i Fushë-Krujës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën nacionale. Ata kanë kërkuar që Cez Shpërndarje t’u kthejë energjinë elektrike.
Sipas tyre është i patolerueshëm fakti që po qendrojnë pa drita prej rreth dy javësh. Përveç kësaj, protestuesit kanë kërkuar që t’u jepet dëmshpërblim për pajisjet që iu janë djegur pikërisht për faj të CEZ-it. “CEZ të na japë dëmsyhpërblimin për pajisjet elektroshtëpiake që na janë dëmtuar dhe të normalizojë rrjetin”, janë shprehur banorët e fshatit Nikël. Protestuesit u larguan me forcë nga policia për të liruar rrugën e bllokuar.
(ln.ns/shqiptarja.com)
_________________ Jam fisnike e kam zemren gure, si Shqiponja ne flamure. Mburrem dhe jam krenare, qe kam lindur Shqiptare. Nga do qe te jem me ndjek fati, se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!
Users browsing this forum: No registered users and 1 guest
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot post attachments in this forum