Page 1 of 1
Kërkohet (me forcë) nga prokuroria greke Neritan Ceka
Posted: Sun Sep 22, 2013 7:10 pm
by Sally
Filluan hakmarrjet e ''rilindasve''
Shkresat sekrete: Prokuroria greke kërkon si të pandehur ambasadorin shqiptar Neritan Ceka
DITA ka botuar në numrin e sotëm disa shkresa me siglën “Sekret” dhe “Tepër Urgjente” që zbulojnë një hetim penal për Ambasadorin e Shqipërisë në Romë Neritan Ceka.
Shkresat janë letërkëmbime në trekëndëshin Prokurori-Gjykatë-Ministri e Jashtme dhe një prej tyre i drejtohet drejtpërdrejt ambasadorit Ceka, ku ai paralajmërohet se do shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet pas 4 ditësh në Gjykatën e Kallamatës në Greqi.
Një nga shkresat e publikuara shkruan qartë që zoti Ceka është tashmë nën statusin e të pandehurit nga prokuroria greke. Pritet nje reagim publik nga z.Ceka apo institucionet pergjegjese.
paralajmërohet se do shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet  |
Me force nga kush
Neritani aktualisht eshte me imunitet diplomatik dhe he per he nuk mund te preket sipas ligjeve. Kushdo qofshin akuzat ndaj Neritanit vetem per faktin qe kerkohet ne kete menyre brutale-greke nuk duhet te shkoj, dhe as nuk duhet te lejohet nga qeveria e re te arrestohet ( me force) nga pala greke ne ambasaden shqiptare ne Itali.
Re: Kërkohet (me forcë) nga prokuroria greke Neritan Ceka
Posted: Sun Sep 22, 2013 7:40 pm
by Mallakastrioti
Nuk di personalisht ku ndodhet : Rruga J. Varri Boba, apo thene me sakt, cili ka qene nje fare subjekti quajtur "Boba" , ku varri i tij ka qene i rendesishem dhe per kete i jepet emri nje rruge ne Tirane.
Ne se kemi te bejme me Jul Variboben, vaj medet ne duart e kujt ndodhet Shqiperia, ku prokurore nuk kontrollojne çka shkruajne ne flete-ftesat qe nisin!

Re: Kërkohet (me forcë) nga prokuroria greke Neritan Ceka
Posted: Sun Sep 22, 2013 8:36 pm
by Sally
Mallakastrioti wrote:Nuk di personalisht ku ndodhet : Rruga J. Varri Boba, apo thene me sakt, cili ka qene nje fare subjekti quajtur "Boba" , ku varri i tij ka qene i rendesishem dhe per kete i jepet emri nje rruge ne Tirane.
Ne se kemi te bejme me Jul Variboben, vaj medet ne duart e kujt ndodhet Shqiperia, ku prokurore nuk kontrollojne çka shkruajne ne flete-ftesat qe nisin!
Rruga Jul Variboba ndodhet saktesishte mbrapa Piramides ne Tirane ( nje rrugice e shkurter ).