ShowBizgë
Posted: Sat Nov 08, 2014 10:29 am
Emri ShowBizgë përbëhet nga fjala allbenjanisht "SHOW" dhe nga fjala BIZGË që më së miri përshkruan se çfarë lloj "produkti" kundra-kulturor është "showbizi".
Emri ShowBizgë përbëhet nga fjala allbenjanisht "SHOW" dhe nga fjala BIZGË që më së miri përshkruan se çfarë lloj "produkti" kundra-kulturor është "showbizi".
ka lezet kur të rinjtë shqiptarë e thonë troç atë që mendojnë përballë kotësisë dhe mungesës totale të çdo cilësie artistike!
P.S.: i gënjen mendja "vip"-at nëse mendojnë se gjuha e huaj mund ta mbulojë mungesën e talentit

kan hi plakat n'tripa
epo dikush t'u komunikojë këtyre që botulinoja shkaktoka halucinacione

Nuk duhet një kritik arti me profesion për të kuptuar që s'kemi të bëjmë as me art e as me artistë në raste të tilla

gjërat pa vlera të lodhin

Shqiptarët janë jashtë mase të neveritur nga sjelljet dhe mungesa e Kulturës së "vip"-ave dhe neverinë e tyre e shprehin duke u marrë me pamjen e tyre të jashtme.
Nëse s'ke ça tjetër të vlerësosh tek dikush, natyrisht që do merresh me pamjen e jashtme! Kjo është më se e natyrshme.

Shqiptarët nuk hyjnë në fb për të shkruar traktate sociologjike, mirëpo komentet e tyre vlejnë sa 1000 sosh sepse në to, pavarësisht formulimit, dallohet qartë nxehja dhe shqetësimi për faktin që skena jonë artistike(dhe e gati çdo fushe) është zaptuar nga njerëz që në asnjë mënyrë nuk e ndihmojnë zhvillimin autentik artistik (dhe jo vetëm) në vendin tonë. Shqiptarët dinë t'i dallojnë shumë mirë ata të cilët Artistiken duket se e kanë gjënë më të largët prej synimeve të veta.
Sado e fuqishme qoftë propaganda shthurëse kundra-kulturore që bën televizioni, edhe më të rinjtë në moshë dinë t'i bëjnë ballë për bukuri dhe dinë t'i shmangin plehrat mediatike me të cilat ekrani dhe "showbizi" po kërkojnë të godasin dhe ndotin Arsyen tonë të Lirë.
