Dy terroriste qe kane punuar per amerikanet
Posted: Mon Nov 16, 2015 9:55 pm
Blerim Heta
Lavdrim MuhaxheriPak kohë më parë, një i ri shqiptar nga Kosova, pak më shumë se 25-vjeçar, (kishte nisur studimet në vendin e tij) bëhet kamikaz selafist. Në Bagdad hedh veten në erë dhe vret 50 njerëz të tjerë.
Blerim Heta me familje nga Varoshi i Ferizajt kishte lindur në një qytet gjerman. Rikthimi, pasioni për librat dhe psikologjinë, për gjuhën angleze dhe gjermane, janë disa stacione të jetës së tij. Ndajpyetja e parë që mund të bëhet është: Si ky djalë i ri, lindur e rritur në një familje të edukuar shqiptare, e cila deri asaj dite nuk ishte dëgjuar për asnjë ndasi apo mëri ndaj të tjerëve, papritmas shfaqet në rolin e një kamikazi masiv? Duke e bërë të gjithë këtë me vetëdije dhe duke i lënë nënës së tij thirrrjen e fundit: “Nesër do të takohem me Allahun”?
Cila forcë e devijoi nga e zakonshmja, nga ajo që kishte përditësuar jetën e tij, duke marrë një kahje krejt tjetër, të rrezikshme dhe mizore?
Shpeshherë është thënë se rrugët e mjerimit i kanë dërguar njerëzit drejt lëvizjes vehabiste, dhe kjo ka të vërtetat e saj. Janë tashmë mjaft organizata joqeveritare të huaja, islamike ose jo islamike, të cilat veprojnë në Kosovë, dhe përmes ndihmave humanitare, shpërblimeve monetare, përhapin edhe rrymat e forta agresive të besimit islam, krejt ndryshe me traditën shekullore të këtij besimi në të gjithë hapësirën shqiptare.
Mjerimi ka pasur të drejtën e tij të gllabërimit të disa shpirtrave të rrënuar, por Besim Heta, kamikazi i Bagdadit, nuk ishte një njeri hekakeq, siç thuhet zakonisht për skamnorët.
Vinte nga një familje në gjendje të mirë ekonomike, me njerëz në botën e jashtme, sidomos në shtetin gjerman, me të ardhura të mjaftueshme për të pasur një jetë normale. Për më tepër, ai vetë, më shumë se një vit e gjysmë, kishte qenë i punësuar tek kampi amerikan në Ferizaj, dhe kishte pasur të ardhura mjaft të larta.
A mund te me thote njeri, si u bene keta terrorista?(12 March 1989 – 29 November 2013), also known by nom de guerre Abu Abdullah al Kosova,[1] was a former NATO/American KFOR employee who was best known as a Kosovo-Albanian Islamic State (IS) leader for approximately 100–150 Albanian and Macedonian jihadi foreign fighters in Syria and Iraq from the Balkans and elsewhere in Europe.
“Vendi ynë u bë problematik që në kohën kur Shqipëria hyri në Konferencën Islamike u hapi dyert fondacioneve fetare dhe ‘bamirëse’, këtyre fondacioneve fantazmë me shtetas arabo-shqiptarë, të cilët fshihnin terroristë të kërkuar nga shërbimet sekrete perëndimore. Por kjo epokë mund të konsiderohet e kapërcyer. Shteti shqiptar aktualisht është në vigjilencë për të vepruar kundër çdo shfaqjeje xhihadizmi. Por megjithatë, lufta kundër radikalizimit në mjediset fetare është një luftë e vazhdueshme pasi disa predikatorë shqiptarë, ashtu si në Kosovë apo në Maqedoni, kanë predikuar xhihadin në mënyrën më të hapur, madje përmes mediave publike dhe nuk janë cenuar aspak për deklaratat e tyre të nxitjes së urrejtjes”.