Shembet muri që do të ndante Mitrovicën
Muri i cili u ndërtua me 8 dhjetor të vitit të kaluar është rrëzuar përfundimisht sot. Eskvatorët kanë filluar sot (05-shkurt)
rrëzimin e tij rreth orës 11:40 ndërsa rrëzimi i tij ka zgjatur rreth një orë. Pas rreth një orë punimeve muri në Mitrovicë është rrënuar. Qytetarët nga të dyja pjesët janë tubuar për të shikuar rrënimin e murit. Ata po qëndrojnë të qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident. Muri ilegal në veri të Mitrovicës afër Urës së Ibrit është rrënuar përfundimisht:
Në debatet për prishjen apo vazhdimin e ndërtimit të tij u përfshinë edhe SHBA e BE. Aq sa edhe marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e ambasadës amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian në Prishtinë. Ai u konsiderua si një tentativë tjetër e Beogradit për ta ndarë Mitrovicën dhe për ta mbajtur veriun nën influencën e tij, larg autoritetit të Prishtinës.
E tillë ishte edhe përpjekja e dështuar me trenin që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë dhe që mbante parrullat “Kosova është Serbi”.
Tensioni mes dy vendeve bëri që dy presidentët dhe dy kryeministrat të takoheshin sërish në Bruksel. Duket se edhe rrëzimi i murit është pasojë e presionit të drejpërdrejtë të BE.
Punimet për rrënimin e murit në veri të Mitrovicës ka dalë t’i shoh nga afër edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.Ajo e ka vlerësuar këtë ngjarje si një moment të rëndësishëm, duke e cilësuar atë të dobishme për qytetarët.“Është moment i rëndësishëm dhe për të mirën e qytetit, kjo është në të mirën e qytetarëve”, është shprehur Apostolova:
