"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Nje forum "per zhdukjen e pasojave te termetit 2019"

Sillni këtu për diskutim artikujt ose reportazhet që trajtojnë problemet më të mprehta qe shqetësojnë, shoqërinë shqiptare, komunitetin tuaj, juve.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
TeuAL
Star Member
Star Member
Posts: 835
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Nje forum "per zhdukjen e pasojave te termetit 2019"

#1

Post by TeuAL » Sun Feb 04, 2024 7:06 am

Nje forum "per zhdukjen e pasojave te termetit 2019"

Ne 26 Nëntor 2019, nje termeti 6.4 balle goditi Durresin me rrethina, Krujen dhe Tiranen. Termeti mori 22 jete njerezish dhe shkaterroi shume banesa. Shume pallate qe u demtuan u gjeten me "Demtime ne Strukture"(DS1, DS2, DS3, DS4, etj). Kane kaluar 4 vjet e kater muaj dhe banoret e pallateve presin qe shtepite e tyre(me demtimeDS) te riparohen sipas standardeve qe ofron bota moderne me qellim qe te garantohet siguria e jetes. Jane dhene ca fonde tek banoret e disa pallateve por banoret vete nuk mund te bejne me shume se suvatim dhe lyerje.

Plaga, ku une po ve gishtin, eshte "Demtimet ne Strukture(DS)" qe shkaktoi termeti ne keto pallate dhe qe nuk jane trajtuar.

Mendoj qe nje forum me ekspertet me te mire te fushes, akademike, praktikante, studente, brenda dhe jashte vendit, do te mundesonte tregimin e rruges per te dale nga kjo gjendje. Nje studim fizibiliteti, mendoj, do te duhej te pasonte forumin "per zhdukjen e pasojave te termetit 2019". Ndoshta mund te mos jete aq e veshtire sa duket! Burimet e kualifikuara njerezore ne i kemi. Lus qe kjo te nise sa me pare!

----------------- nga shtypi i kohes: ------------------
https://shqiptarja.com/lajm/tw-tjera-lw ... -epiqendra
3 Dhjetor, 2019

Të tjera lëkundje sizmike vijojnë të ndihen në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
1.
----------- Inxhinieri Adriano De Sortis: ---------------
Në krye të ekipit italian, të përbërë nga 10 inxhinierë të mbrojtjes civile, do të jetë inxhinieri Adriano De Sortis.
Në një bisedë telefonike me Shqiptarja.com, De Sortis shpjegon . . .

Pyetje e pare:
Inxhinier, sa kohë duhet për të përfunduar verifikimin e ndërtesave?
Pergjigje:
Verifikohen kushtet e kolonave, e soletave, e themeleve dhe mureve, përbërja e tyre.
Një vëmendje të madhe u kushtojmë edhe kushteve të truallit, pra nëse vërehen zhytje të truallit përrreth ndërtesës etj. Në bazë të përvojës sonë, një ekip i përbërë nga dy teknikë arrin të kontrollojë gjatë një dite, pra në 10 orë pune, rreth 10 ndërtesa.

Pyetje e dyte:
Po a ka disa elemente bazë, që mund të ndihmojnë edhe një qytetar të kuptojë vetë nëse shtëpia apo pallati i tij është i banueshëm apo jo?
Pergjigje:
Absolutisht JO. Ajo çka qytetarët duhet të shmangin në mënyrë absolute është të gjykojnë vetë.

Kjo është si të pretendosh të diagnostikosh vetë një sëmundje, pa i kërkuar ndihmë mjekut … është shumë, shumë e rrezikshme.
---------------------------------------------------------

https://durreslajm.al/aktualitet/inxhin ... -ne-durres
02/12/2019
2.
--------- Inxhinieria Luljeta Bozo -----------
Inxhinieria Luljeta Bozo tregon arsyet e demtimeve tek pallatet ne kenete ne Durres:

Ishte e shkruar e zeza mbi të bardhën. Në kënetë dhe në plazhin e Durrësit nuk duhej ndërtuar absolutisht sepse janë dhera shumë problematikë që shfaqin deformime të mëdha. "Depozitimet atje janë 130 metra të thella mbi shkëmbin, janë rëra të imëta pluhurore, të ngopura me ujë e shumë poroze të cilat nga lëkundjet sizmike kthehen në llum, dy metra e gjysmë – tre metra.
Pyetja lind: A i kanë vendosur themelet poshtë kësaj thellësie? Nuk e besoj prandaj janë shembur". Luljeta Bozo tregon se qendra sizmiologjike e Tiranes në bashkëpunim me specialistët e ndërtimit kishin hartuar harta të mikrozonimit sizmik, të cilat mesa duket nuk janë vënë në funksion asnjëherë përsa kohë është lejuar ndërtimi në zonën e ish kënetës dhe në plazhin e Durrësit.

3.
------------ Inxhinieri A. Mece -----------------
"kohajone.com", 28.11.2019
Inxhinieri Mece i ben apel qytetareve: Mos nderhyni ne rikonstruktimin e ndertesave te demtuara.
----------------------------------------------
Tolerancë zero të pavërtetës.

User avatar
TeuAL
Star Member
Star Member
Posts: 835
Joined: Tue Mar 10, 2015 3:28 am
Gender: Female

Re: Nje forum "per zhdukjen e pasojave te termetit 2019"

#2

Post by TeuAL » Fri Feb 23, 2024 9:40 pm

TeuAL wrote:
Sun Feb 04, 2024 7:06 am
Nje forum "per zhdukjen e pasojave te termetit 2019"

Ne 26 Nëntor 2019, nje termeti 6.4 balle goditi Durresin me rrethina, Krujen dhe Tiranen. Termeti mori 22 jete njerezish dhe shkaterroi shume banesa. Shume pallate qe u demtuan u gjeten me "Demtime ne Strukture"(DS1, DS2, DS3, DS4, etj). Kane kaluar 4 vjet e kater muaj dhe banoret e pallateve presin qe shtepite e tyre(me demtimeDS) te riparohen sipas standardeve qe ofron bota moderne me qellim qe te garantohet siguria e jetes. Jane dhene ca fonde tek banoret e disa pallateve por banoret vete nuk mund te bejne me shume se suvatim dhe lyerje.

Plaga, ku une po ve gishtin, eshte "Demtimet ne Strukture(DS)" qe shkaktoi termeti ne keto pallate dhe qe nuk jane trajtuar.

Mendoj qe nje forum me ekspertet me te mire te fushes, akademike, praktikante, studente, brenda dhe jashte vendit, do te mundesonte tregimin e rruges per te dale nga kjo gjendje. Nje studim fizibiliteti, mendoj, do te duhej te pasonte forumin "per zhdukjen e pasojave te termetit 2019". Ndoshta mund te mos jete aq e veshtire sa duket! Burimet e kualifikuara njerezore ne i kemi. Lus qe kjo te nise sa me pare!
Lekundje sizmike, sot:

https://durreslajm.al/lekundje-termeti- ... 6/?noCache
Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra
----------------------------------------------------
Publikuar më: 23/02/2410:35

Vendi ynë këtë mëngjes u përfshi nga lëkundje tërmeti me magnitudë 3.5 ballë.
Epiqendra ishte 17 km nga Patosi dhe 45 km nga Elbasani.
Deri më tani nuk raportohen dëme, ndërsa thellësia ishte 13 km.
Tolerancë zero të pavërtetës.

Post Reply

Return to “Problematika shqiptare në media/shtyp”