"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

BE: Emigrantët e paligjshëm nga Greqia

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.
Post Reply
User avatar
Adriana
Universe Member
Universe Member
Posts: 3201
Joined: Tue Jun 02, 2009 3:34 pm
Gender: Female
Location: Giethoorn (Nederland)

BE: Emigrantët e paligjshëm nga Greqia

#1

Post by Adriana »

Emigrantët e paligjshëm të Greqisë, në duar të rrezikshme


Të fajësuar si për lejimin e hyrjes së shumë emigrantëve të paligjshëm dhe për lejimin e largimit të tyre në vende të tjera të BE-së, Greqia tani është goditur përsëri me akuza se keqtrajton shumë prej tyre dhe se ata që ikin jashtë nuk duhej të kthehen.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë, në dy raste të ngritura nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, ka vendosur se vendet e BE-së nuk mund të transferojnë azil-kërkuesit në një shtet “ku ai rrezikon të bëhet subjekt i trajtimit shnjerëzor”.

Kjo ishte një referim për Greqinë, pika e hyrjes për 90% e emigrantëve të padokumentuar që përpiqen të hyjnë në BE për shkak të vendndodhjes së vendit në brigjet Mesdhetare të bllokut dhe pranë një morie vendesh të Ballkanit e Turqisë, një pikë kryesore e kalimit për kontrabandën njerëzore. Ata përpiqen të kalojnë me barka të sajuara, kanoe, kuti kartoni, të paketuar në arka në kamionë, të fshehur në makina e autobuzë, në çdo mënyrë që mendojnë për t’u shmangur patrullat, shpesh pa dobi.

E përmbytur nga valët e emigrantëve dhe azil-kërkuesve, Greqia po përpiqet t’ia dalë mbanë dhe autoritetet po planifikojnë të ndërtojnë një gardh për 4.0 milion euro dhe 12.5 km në rajonin Evros, që kufizohet me Turqinë.

Gjatë festave të Krishtlindjes, tre vetë, duke përfshirë një grua iraniane dhe djalin 12-vjeçar të saj, vdiqën duke u përpjekur të kalonin një lumë të ngrirë atje, një vend i preferuar për emigrantët që përpiqen të futen në Greqi, ku janë mbytur 12 të tjerë.

Në nëntë muajt e parë të 2011-tës, rreth 36,000 emigrantë të paligjshëm u kapën duke u përpjekur të kalojnë nga Turqia. Ata ishin 128,000 më 2010. Të tjerë, kryesisht nga Afganistani, Iraku, Pakistani dhe Bangladeshi janë kapur në vende të tjera përgjatë kufirit, edhe ndërsa Greqia ankohej për mungesën e mbështetjes nga BE, që ka patrullat e FRONTEX-it për të kërkuar për emigrantë të paligjshëm.

Shumë emigrantë përdorin kufijtë veriorë apo perëndimorë të Greqisë, veçanërisht portin e Patras, që ka një rrugë detare të drejtpërdrejtë për në Italinë fqinjë, për të hyrë në vende të tjera të BE-së. Po të kapen, ligji i BE-së thotë se duhet të kthehen në vendin e parë nga i cili hynë, që do të thotë se Greqia duhet t’i marë ata përsëri, një rrezik që gjykata tha se tani është shumë i rrezikshëm.

Vendimi i gjykatës u përshëndet nga OJQ-të mbështetëse të të drejtave të emigrantëve dhe dega e Agjencisë së Refugjatëve të Athinës e UNHCR-së. “Greqia ka qenë porta e hyrjes për grupe të ndryshme njerëzish, refugjatësh dhe emigrantësh … që vendos një ngarkesë shumë të rëndë në vend,” tha zëdhënësja Keti Kehajiojlu për SETimes.

Me krizën ekonomike të Greqisë, ajo tha se gjendja e vështirë e shumë emigrantëve është përkeqësuar, edhe pse ata shpesh fajësohen për kushtet e përkeqësuara të vendit. Ministri i Mbrojtjes së Shtetasve Kristos Paputsis ka bërë thirrje për ndihmë nga BE, duke thënë se Greqia po paguan një çmim jopërpjestimor për ruajtjen e kufijve të saj.

Vendimi ka të bëjë me atë sesi po trajtoheshin azil-kërkuesit dhe Kehajiojlu tha se kjo jep pak shpresë për përmirësim.

Një raport i Human Rights Watch zbuloi se shumë ishin strehuar në qendra paraburgimi të mbipopulluara, johigjenike dhe të tjerë ishin abuzuar. Në dhjetor, dy policë u dënuan me pesë vjet burgim për torturimin e dy refugjatëve afganë.

Disa vjet më parë, vetëm rreth një në 10,000 azil-kërkues fitonte rastet gjyqësore, por Kehajiojlu tha se kjo është rritur tani në rreth 12% tani. Ajo tha se vendimi “do të thotë se azil-kërkuesit individualë nuk duhet të dërgohen përsëri në vendet ku ndeshen me një rrezik real të trajtimit degradues”.

UNHCR tha se 56,943 emigrantë të paligjshëm ishin arrestuar gjatë tetë muajve të parë të 2011-tës duke u përpjekur të hyjnë në vend. Kjo është 33.5% më pak, pasi kriza ekonomike e vendit i ka bërë ata të shohin për diku tjetër.

Por mes dëshirës për t’u përpjekur t’i mbajë jashtë refugjatët dhe emigrantët e paligjshëm, strehimit të tyre dhe konsiderimit të një togu prej më shumë se 47,000 raste azilish, Greqia përpiqet t’ia dalë mbanë me burime që pakësohen. Vendi është teknikisht i falimentuar dhe mbijeton me 109 miliardë euro në paketës së shpëtimit nga kreditorët ndërkombëtarë, duke përfshirë BE dhe ka pak për të dhënë për këtë problem.

“Greqia është një pikë e nxehtë sepse është një pikë hyrje për në BE dhe kjo do të thotë se vendi ka nevojë për aq shumë mbështetje sa të mundet,” tha për SETimes Panos Kristodulu, që kryeson Këshillin Grek për Refugjatët në Athinë. Ai tha se Greqia ka dështuar të përdorë fondet e BE-së dhe nuk ka besim se vendimi do të ndryshojë shumë.

“Nuk shoh ndonjë përmirësim … kur kolegët tanë vizitojnë qendrat e paraburgimit, ata shohin se mbeten të mbipopulluara. Keqtrajtimi vazhdon.”

Mulla Nazrul, 39 vjeç, nga Bangladeshi, qëndron jashtë Bibliotekës Kombëtare në qendër të Athinës, me asgjë për të bërë dhe pa qenë në gjendje të shesë ca gjëra që zakonisht i shet në trotuar, sepse policia — që zakonisht i shpërfill tregtarët e vegjël më së shumti emigrantë të paligjshëm — po kryen një goditje gjatë festave. Nazruli tha se erdhi në Greqi më shumë se tre vjet më parë duke dredhuar në Lumin Evros me një barkë me rreth 20 të tjerë që paguan një kontrabandist.

Ai ka një Kartë të Kuqe, që lejon një qëndrim gjashtë mujor dhe duhet rinovuar. Nazruli tha se e tregon atë shpesh, sepse ndalohet shpesh nga policët. “Ata kërkojnë dokumentet e mia,” tha ai për SETimes.

“M’i marrin gjërat e mia. Më rrahën sepse thanë ‘Je i paligjshëm. Çfarë po bën këtu?’” Ai mbledh supet, duke e ditur se ka pak ç’farë mund të bëjë. Ka konkurrencë nga hordhi emigrantësh të paligjshëm nga Afrika, më së shumti nga Senegali, që shesin sende kontrabandë për njerëzit që dëshirojnë një çantë të rreme lluksoze me një çmim të ulët në krahasim me mallin origjinal. Ata vijnë përmes deti, me barka të sajuara, duke rrezikuar jetën për një shans për një jetë më të mirë në Greqi apo për të shkuar në një vend tjetër të BE-së, nëse nuk kapen.

Për shumë emigrantë, dilema është e pazgjidhur nga vendimi i gjykatës, pasi ndjehen të shqyer mes përpjekjes për një jetë më të mirë në Greqi apo përdorjes së vendit për të shkuar diku tjetër. Siç tha Nazruli, pavarësisht nga vështirësitë, jeta është më e mirë sesa në Bangladesh. “Nuk mund të kthehem pas,” tha ai. “Dhe nuk mund të shkoj para.
Jam fisnike e kam zemren gure,
si Shqiponja ne flamure.
Mburrem dhe jam krenare,
qe kam lindur Shqiptare.
Nga do qe te jem me ndjek fati,
se jam Shqiptare, shkurt hesapi !!


User avatar
Mallakastrioti
Galactic Member
Galactic Member
Posts: 2936
Joined: Thu Jul 23, 2009 4:23 pm
Gender: Male
Location: Italy
Contact:

Re: BE: Emigrantët e paligjshëm nga Greqia

#2

Post by Mallakastrioti »

Bene gabim te shkonin ne nje vend i cili ne keto çeshtje nuk ka teper ndryshime prej Arabise Saudite apo vendeve te tjera ekstremo-islamike, te cilat kerkojne te mbulojne para botes kalbesine e tyre shoqerore!
----

I arrestuan në qendër të qytetit i plasën në qeli të zhveshura u mohuan të drejtën për avokat gjersa ngritën akuzat kundra tyre për kundërshtim të autoriteteve i terrorizuan si askund tjetër. Kjo u ndodhi në Greqi dy vajzave njëra me orgjinë greko-franceze tjetra studente nga Hollanda 23 vjeçarja Iliriana ( emri shqiptarë). Krimi tyre sepse ishin të huaja dhe po punonin mbi një projekt të tyre në lidhje me " Mikpritja dhe emigrantët në Greqi". Me to dhe dy shok të tyre që punonin për projektin përfunduan në qelit e shtetit grek.

per me teper klikoni ketu:
Image
sindizonja
Junior Member
Junior Member
Posts: 3
Joined: Fri Jun 14, 2013 7:55 pm
Gender: Female

Re: BE: Emigrantët e paligjshëm nga Greqia

#3

Post by sindizonja »

Fatkeqesisht, kjo..eshte me se normale ne greqi, absurditeti i tyre i kalon kufijte e imagjinates.
E per te, deshmitare jane emigrantet..te cilet kane shume per te thene.
Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”