Page 1 of 1

Dinamizmi aziatik

Posted: Mon May 10, 2010 12:03 am
by Zeus10
Janë 3. 5 miliardë banorë. Janë në moshë më të re se ne, punojnë më shumë se ne, studiojnë më shumë se ne! Për të kuptuar se në çfarë dimensioni jetojmë ne sot dhe në çfarë ambienti fëmijët tanë do të rriten, është esenciale të observosh se çfarë po ndodh në shtete, ku ky ndryshim dhe ritmet e tij janë shumë të shpejta. Janë ndryshimet që po pëson Kina e India, është kjo zonë gjeografike në të cilën po ndodhin ndryshime historike që do të influencojnë këtë shekull. Janë këto dy vende, laboratori i të ardhmes. Në ekonominë globale, liberalizimi i tregtisë, shpejtësia në komunikacion, shpërndarja e menjëhershme e teknologjisë, gjejnë tek një mase e madhe punëtoresh aziatikë, afërsinë me tregjet e vendeve të pasura, pra me Perëndimin. Pra kjo afërsi dhe mbi te gjitha shpejtësia për të prodhuar një produkt në kohë, dhe me çmime qesharake për tregjet perëndimore i shton këtij procesi një element tjetër, dimensionet demografike (popullsinë) qe të bën të mendosh se dinamizmi aziatik i shekullit te XXI do te ketë një vazhdimësi të gjatë. Një miliardë e 300 milionë kinez. Një miliardë e 100 milionë indianë. E mbrapa këtyre dy lokomotivave aziatike renditen akoma vende më të pasura si Japonia (130 milionë), Korea e Jugut (50 milionë), Tajvani (23 milionë), Indonezia (240 milionë), Filipinet e Malajzia (112 milionë). Pra në total Kina e India me vendet satelit, që studiojnë modelet e tyre ekonomike janë 3. 5 miliardë popullsi. Janë pesë herë më shumë sesa popullsia e Evropës dhe e Rusisë te marra bashkë, 13 herë popullsia e SHBA-së. Kjo rritje demografike, gjen një lidhje tek rritja ekonomike. Fshatari kinez apo ai indian që braktis sot tokat për të punuar ne qytet shikon rrogën e vet të shumëfishuar me shtatë. Në Kinë sot mendohet që të ndodhen akoma 800 milionë banorë në zonat rurale, e 700 milionë janë ata në Indi. Është kjo masë njerëzish protagonistja e shekullit te XXI, që ka akoma mundësi të shikoj një të ardhme tjetër duke rritur prodhimin e këtyre vendeve me 700%. Mbrapa këtij fenomeni me këto përmasa biblike, qëndron një e kaluar e dy popujve me një të kaluar 5 mijë vjeçare. Dy popuj që i kanë dhënë njerëzimit shumë në shkencë, arte e teknologji. Nuk janë sot vetëm aktorë të globalizimit, por mbi të gjitha janë popuj që kanë një kulturë të fortë dhe shumë krenare për të kaluarën e tyre. India është nëna e të gjitha gjuhëve që fliten sot në botë, kulla e divinitetit dhe e poezisë. Udhëkryqi ku gjithmonë raca, influenca kulturore kanë bashkëjetuar. Sot demokracia më e madhe në botë, një shembull i paparë pluralizmi për përmasat qe ka. Ka një sistem politiko-institucional që bën të mundur bashkëjetesën e grupeve etnike, feve e mbi të gjitha disniveleve socio-ekonomike. Numri i studentëve të diplomuar sot në Indi është sa popullsia e Francës. Po të vështrosh të kaluarën e këtij vendi, as Lindja e Mesme dhe as Evropa është laboratori më i madh, ku eksperimentohet çdo ditë jetesa e qetë midis të gjitha feve, nën një shtet të së drejtës në rrugën e laicizmit. Bumi ekonomik i Indisë mund të rivlerësojë modelin e tij për ta “eksportuar” tek vendet aziatike. Kina ka qenë një superfuqi teknologjike për shume shekuj para se Perëndimi ta “zbulonte”. Ne 1792 kur Lord Xhorxh Makartny i dërguari i posaçëm i mbretit të Anglisë, do të shkonte me mision në Qianlong dhe nuk dot ti bindej “kowtow”( ritit për t’u përulur tre here përpare mbretit) dhe ne te njëjtën kohë s’do të nënshkruante asnjë marrëveshje tregtare me të. Do të preokupoheshin për hapjen e negociatave anijet britanike, që do të sulmonin brigjet kineze me fitoren e luftës së Opiumit 1839-1842, dhe me nënshkrimin e Traktatit të Nankinos. Kina e sotme ka kaluar si fuqi ekonomike Anglinë, Francën e Italinë. Ka kaluar SH. B. A si eksportuesja e pare ne bote e prodhimeve teknologjike duke filluar nga telefonat e duke vazhduar tek kompjuterët. Ka 1000 miliardë $ rezervë valutore duke i dhënë të drejtën vetes të jetë bankieri i Uashingtonit. Nga Afrika deri në Amerikën Latine, në mënyre të heshtur, po bëhet pronare e burimeve natyrore e atyre strategjike. Larry Summers ish-Sekretari i Shtetit për Thesarin në administratën Klinton, sot rektor i Universitetit Harvard, e ka quajtur futjen e Kinës në ekonomin globale “evenimenti i tretë më i rëndësishëm për historinë e njerëzimit mbas Rilindjes italiane dhe Revolucionit industrial anglez të ‘800). Modeli i një shtetit autoritar, funksional e moderator ne ekonomi ku për dy dekada tagetoi nga mizerja totale në mirëqenie 300 milionë kinez, e në mes të këtij tranzicioni ekonomik epokal, mbajti rendin dhe stabilitetin në vend pa rënë në grackën e eksperimentit sovjetik. Këto dy vende sot nuk ofrojnë me vetëm punëtorë të kualifikuar, sot në Kinë e Indi diplomohen 6 milionë student përkundrejt 60 mijë që dalin nga universitetet amerikane. Shumë analistë perëndimor sot janë të shqetësuar për këtë, duke vënë theksin për vendosmërinë e të rinjve aziatikë si në disiplinë por dhe në mënyrën e seleksionimit që u behet qe ne shkollat e mesme. (këtu specialist janë indianet në kërkime shkencore e teknologjike). Një shembull i vogël një gazete të Kalkutës, ka hyre në mode tek të rinjtë se ka futur një rubrikë të re me ekuacione të matematikës për t’i zgjidhur, ndërsa në realitetin e mentalitetin e të rinjve perëndimor ky element do të ishte absurd. Të rinjtë kinez e indian janë gati të bëjnë sakrifica të pa para në krahasim me të rinjtë evropiane e amerikanë që kanë lindur në mirëqenie. Është kjo një arsye më shumë që amerikanët mendojnë se në mesin e këtij shekulli, këto dy vende do të kenë të mundur të tërheqin gjithë kontinentin aziatik në një bum të vërtetë ekonomik. Sipas një studimi të bërë nga OSBE, në 2030 kuota e Azisë në totalin e pasurisë botërore do të kap shifrën 53%, ndërsa Evropa dhe SHBA së bashku do të ketë rënë në 33%. Dhe pse te ardhurat për frymë do të jene sa një e treta e një qytetari perëndimor këto vende do të kenë akoma nevojë për rritje ekonomike, e do të jenë akoma më shumë dinamike. Një nga vëzhguesit më të kujdesshëm të politikës ndërkombëtare Henri Kisinger thotë: “Qendra e gravitetit e marrëdhënieve ndërkombëtare, po spostohet nga Atlantiku e Paqësori në oqeanin Indian. Dy do të jenë tendencat e panoramës diplomatike të shekullit të XXI: raporti midis potencave aziatike, Kinë, Indi, Japoni e Indonezi, dhe raporti midis Kinës e SHBA-së. Në të kaluarën, të tilla luhatje në strukturën e fuqisë çonin në luftë”. Kina e India dy vendet me popullsinë më të madhe në botë, janë sot qendra e botës, ku vendoset e ardhmja e saj. Shpresa për progres, por dhe frika për katastrofa si humanitare por dhe ambientale, liria ose represioni, varet nga elita e tyre. Loja e shekullit të XXI luhet aty.

http://kohajone.com/zarticle.php?id=54039