"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

Tension ne Lindjen e Mesme!

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.
Post Reply
User avatar
Illyrian
Regular Member
Regular Member
Posts: 54
Joined: Sat Mar 13, 2010 4:31 pm
Gender: Male
Location: United Kingdom

Tension ne Lindjen e Mesme!

#1

Post by Illyrian »

Kryeministri Natanjahu: Vepruam për vetëmbrojtje

Izraeli vazhdon që të kryejë veprime makabre me Gazën dhe çdokënd që tenton të ndryshojë situatën në zonën e masakruar nga hebrenjtë një vit e ca më parë.

Komandot hebrenje kanë sulmuar disa anije të vogla, në të cilat ndodheshin aktivistë dhe ndihma për palestinezët e bllokuar të Gazës. Si pasojë e këtij sulmi kanë mbetur të vrarë 16 persona që ndodheshin në bord. Gjithçka ka ndodhur pas shpërthimit të luftimeve mes aktivistëve dhe trupave hebrenje të maskuara, që zbritën në anijet e ndihmave nga helikopterët në orët e para të ditës së hënë. Sipas disa burimeve, hebrenjtë kanë hapur menjëherë zjarr te njerëzit që kanë hasur në fillim, duke vrarë 10 persona dhe plagosur shumë të tjerë. Sipas një zëdhënësi të grupit të ndihmave, hebrenjtë kanë qëlluar me të padrejtë ndaj civilëve të armatosur. “Si mund të ndërmarrin hebrenjtë një sulm të tillë ndaj civilëve? Mos vallë mendojnë se duke qenë se mund të bëjnë ç’të duan me palestinezët mund të bëjnë ç’të duan edhe me njerëzit e tjerë? Ne kemi edhe anije të tjera me ndihma dhe kjo tragjedi nuk do të na ndalojë që ta vazhdojmë misionin tonë”, ka thënë zëdhënësja e organizatës së ndihmës menjëherë pas sulmit. Ndërkaq, zëdhënësit e ushtrisë izraelite thanë se aktivistët ishin të gjithë të armatosur me armë zjarri dhe thika. E ndërsa situata vazhdonte, qeveria e Izraelit u vu ndërkohë nën një presion shumë të madh ndërkombëtar. Ambasadori izraelit në Turqi, që është edhe baza e njërës prej organizatave të të drejtave të njeriut që organizoi edhe anijet e ndihmave, është thirrur me urgjencë në Ministrinë e Jashtme të Ankarasë. Ndërkaq, një ministër hebre shprehu menjëherë fjalë keqardhjeje: “Pamjet janë sigurisht aspak të këndshme dhe unë shpreh keqardhje për viktimat”. Sipas lajmeve izraelite, 4 nga ushtarët hebrenj janë plagosur me thika dhe janë qëlluar me plumba. Flota e vogël me anijet e ndihmës u nis të dielën nga Qiproja turke. Në 6 anijet e vogla ndodheshin rreth 600 persona, të gjithë aktivistë nga e gjithë botë, përfshi edhe Mairead Corrigan Maguire, protestuesi paqësor irlandez që fitoi çmimin “Nobel” për paqen në vitin 1976. Flota ishte paralajmëruar se nuk do të lejohej që të prekte brigjet e Gazës, ndaj ata që i prinin po përpiqeshin të ngadalësonin udhëtimin dhe të ndryshonin kursin, në mënyrë që të shmangnin çdo lloj konfrontimi deri në lindjen e plotë të diellit ku çdo veprim i mundshëm ushtarak i Izraelit të filmohej më mirë. Por krejt papritur, në orët e para të mëngjesit, komandot hebrenje janë futur brenda anijeve përmes disa helikopterëve. Aktivistët kanë qenë të paarmatosur dhe pamje të televizioneve të ndryshme kanë shfaqur luftën trup me trup të komandove me njerëzit e thjeshtë që ishin të pajisur vetëm me mjete rrethanore.

Gazë, pasi Rripi i Gazës u vendos nën komandën e Hamasit në vitin 2007. Që nga ajo periudhë Izraeli ka lejuar vetëm kalimin e një sasie të vogël ushqimesh, por ka ndaluar kalimin e lëndëve të para që shërbejnë për të rindërtuar vendin e shkatërruar nga bombardimet e hebrenjve gjatë luftës së Gazës në fund të vitit 2008 e në fillim të vitit 2009. Flota në fjalë ishte tentativa e fundit e një sërë të mëparshmeve të aktivistëve të paqes dhe të të drejtave të njeriut, të cilat synojnë të çajnë bllokadën, duke ndihmuar palestinezët që jetojnë si mos më keq në Gazën e bllokuar. Në anije kishte vetëm ushqime dhe pajisje të tjera jetese, si dhe medikamente. Sipas aktivistëve, dy nga varkat, një greke dhe një turke, janë marrë nga forcat hebrenje, ndërkohë që anijet e tjera kishin flamurin amerikan. Konfrontimi ka ndodhur 80 kilometra larg brigjeve të Gazës.


Me poshte kemi versionin izraelit te ngjarjes:



Ndersa ne kete video kemi reportazhin e kanalit te njohur AlJazeera:



Gjendja tensionohet akoma me shume nga vendimin i Turqise per te shoqeruar me Luft-anijet e saja ndihmat e tjera qe do dergohen ne Rripin e Gazes.

I was here when time began, I will be here when it ends!
Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”