Page 1 of 1

Turqit kërcënojnë Izraelin me ndërprerje të lidhjeve

Posted: Mon Jul 05, 2010 9:32 pm
by Adriana
Turqit kërcënojnë Izraelin me ndërprerje të lidhjeve



Turqia kërcënon për herë të parë se do të ndërprejë marrëdhënjet diplomatike me Izraelin rreth çështjës së bastisjes së flotilës turke me ndihma.
Turqia tani duket se po e përforcon qëndrimin e saj ndaj Izraelit, vetëm pesë ditë pas një takimi të papritur midis Ministrit te jashtem, Ahmet Davutoglu dhe Ministrit izraelit të tregtisë, Benjamin Ben Eliezer në Zvicër.

Ky takim sugjeroi se të dy vendet ishin duke u përpjekur për të filluar rindërtimin e marrëdhënieve të tyre, pas vdekjes së nëntë aktivistëve turk gjatë një bastisje izraelite në anijet që po dërgonin ndihma në Gazë në maj të këtij viti.

Por në komentet e tij të fundit, z. Davutoglu ka paralajmëruar Izraelin se të gjitha lidhjet diplomatike do të ndërpriten nëse kërkesat e Turqisë nuk përmbushen.

Turqia kërkon një falje nga Izraeli, kompensim për viktimat e bastisjes, dhe një hetim ndërkombëtar në këtë incident.

Por z. Davutoglu tha se qeveria e tij do të jetë e kënaqur me një hetim izraelit që është duke u zhvilluar në qoftë se ai konkludon se Izraeli ishte fajtor dhe nëqoftë Tel Avivi kërkon i falje zyrtarisht Ankarasë rreth incidentit.

Kjo nuk duket se ka gjasa të ndodhë pasi qeveria e Izraelit tashmë ka thënë se nuk ka arsye që të kërkojë falje.

Por Z. Davutoglu tha gjithashtu se tani është në fuqi një embrago e plote mbi të gjithë aeroplanët ushtarak të Izraelit për të përdorur hapësirën ajrore turke çfarë paraqet një shqetësim të madh për Izraelin sepse bllokon të gjitha rrugët ajrore në veri të vendit.