Page 1 of 1

Trazirat ne Egjipt

Posted: Fri Feb 04, 2011 4:26 pm
by Adriana

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Fri Feb 04, 2011 4:27 pm
by Adriana
Trazirat, lista e 44 kosovarëve të evakuar deri tani nga Egjipti .



Gjendja e rënduar e ditëve të fundit në Egjipt, bëri të domosdoshme e tërheqjen e shtetasve të huaj nga ky vend. Me iniciativën e disa studentëve të cilët studiojnë në

Kajro, është kontaktuar presidenti i Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli për t’u ofruar ndihmën e tij për një evakuim sa më të shpejtë. Kësaj kërkese ai i është përgjigjur pozitivisht dhe në kontakt me këta studentë ai ka siguruar një listë me rreth 163 persona, jo vetëm studentë por edhe familjarë dhe punëtorë që jetojnë në Kajro, Aleksandri dhe Sharm el Sheik. Nga kjo iniciativë është arritur që sot të mbërrijë në Kosovë grupi i parë i kosovarëve të evakuar me ndihmën e z. Pacolli, të cilët do të arrijnë në Aeroportin e Prishtinës në orën 13:25 përmes linjës Turkish Airline. Nisja e tyre është bërë sot në orën 03:40 të mëngjesit nga Aeroporti i Kajros.
1.Berat Durguti
2.Samire Durguti
3. Emrush Muharremi
4. Havishe Sadiki
5. Sara Muharre
(vajza) Zehra Muharremi
6. Shefik Sadiku
7. Sebastian Aurel
8. Besmir Lutfiji
9. Ali Lama
10. Edmond Garuja
11. Engjellushe Garuja
12. Abdullah Garuja
13. Enes Garuja
14. Elham Amidi
15. Rifat Alioski
16. Muharem Jakupi
17. Ibrahim Sherifi
18.Adnan Spahia
19.Liridone Musliu
20.Alban Malsiu
21.Kubra Shaban
Ndërkohë janë edhe 10 persona të tjerë udhëtimi i të cilëve në linjën Kajro-Stamboll ka qenë sot në orën 9:30 nga por si rezultat e shtyrjes së fluturimit për në orën 11:25, e kanë të pamundur të arrijnë fluturimin Stamboll-Prishtinë të orës 12:50, prandaj ata do të akomodohen në një hotel në Aeroportin e Stambollit dhe do të mbërrijnë nesër në Aeroportin e Prishtinës në orën 13:25.
1.Jetmir Krasniqi
2. Mindihie Shala
3.Ibrahim Krasniqi
4.Muhamed Krasniqi
5.Burim Karpuzi
6.Liridona Berati
7.Emina Karpuzi
8.Zenel Neziraj
9.Valon Cykoski
10 .Ardi Elezi
13 shtetas të Kosovës nuk kanë arritur të udhëtojnë nga Kajro për në Stamboll pasi që Ambasada e Kosovës në Ankara i ka pajisur me fletë udhëtime për foshnjat nën moshën 2 -vjecare që janë kopje, e jo dokumente originale.
1. Burim Dalipi
2. Lule Uka Dalipi
3. Melika Dalipi (fëmijë)
4. Fatmir Zogaj
5. Ardiane Bytyqi
6. Muslim Zogaj (fëmijë)
7. Valon Cacaj
8. Albina Shala Cacaj
9. Amar Cacaj (fëmijë)
10.Umridin Thaqi
11.Pranvera Thaqi
12.Esma Thaqi
13.Omer Thaqi
Gjithashtu edhe 17 personave të tjerë që ndodhen në Sharm el Sheik në kufi me Jordaninë, u është mundësuar kalimi për çdo rrezik të mundshëm, në Jordani, me pasaportë të Kosovës pa vizë por vetëm duhet të kenë një vulë të Egjipitit për personat të cilët duhet të evakuohen. Gjatë ditës po përpilohet lista me emra të tjerë të personave qe kanë kontaktuar si në sekretarinë tonë në Prishtinë ashtu edhe në atë të Z. Pacolli në Zvicër.
Akomodimi i tyre po bëhet përmë kompanisë Turkish Airline, Alitalia dhe Kompanisë së Emirateve, shkruan Bota Sot.

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Fri Feb 04, 2011 4:31 pm
by Adriana
  Si lexohet qëndrimi amerikan për Egjiptin?



Bota po i ndjek ngjarjet në Egjipt me kujdes. Reagimi amerikan ndaj këtyre ngjarjeve është vendimtar - Uashingtoni e mbështet qeverinë e presidentit Hosni Mubarak me rreth dy miliardë dollarë çdo vit me ndihmë ushtarake dhe ekonomike e të tjera.
Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, PJ Crowley, i tha BBC-së se SHBA e vlerëson partneritetin me Egjiptin, por tani po bën thirrje për reforma demokratike.

"Egjipti është një partner i SHBA-së, Egjipti e ka angazhuar veten ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon, presidenti Mubarak është një nga dy udhëheqësit që ulet rregullisht me kryeministrin e izraelit dhe e njeh këtë shtet dhe kjo ka vlerë të vërtetë," thotë zoti Crowley.

"Ai vendim i Egjiptit 30 vjet më parë ke shpëtuar shumë, shumë jetë në të gjithë rajonin," thotë zyrtari i lartë amerikan.

"Por mesazhi ynë për qeverinë është se duhet ta hapë shoqërinë e saj për reforma të vërteta dhe të mbajë në paqe zgjedhje të besueshme demokratike."

Si duhet ta lexojmë reagimin amerikan për atë që po ndodh në Egjipt?

James Zogby është president i Institutit Arabo-amerikan.

James Zogby: Mendoj se ata po përpiqen të fusin perin në gjilpërë dhe mendoj se do të ishte gjë e zgjuar po të vazhdohej për ta futur atë fije peri në gjilpërë. Ata duhet të vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet me qeverinë, ata duhet ta shtyjnë qeverinë që të bëjë ndryshime dhe besoj se qeveria mund të shtyhet që të bëjë ndryshime në këtë pikë që është, por sigurisht që ne nuk duhet të jemi në një pozicion që të hidhemi nga shkëmbi drejt një të panjohure të madhe. Unë sigurisht që shpresoj se administrata nuk po e bën këtë gjë.

BBC: Megjithatë Uashingtoni është në vështirësi ndërsa këto ngjarje po shpalosen. Nëse ngjarjet në Egjipt ecin me këtë ritëm dhe ditët e presidentit Mubarak janë të numëruara sigurisht që është në interes të Uashingtonit që ta pranojë këtë dhe të veprojë sipas dinamikës së ngjarjeve.

James Zogby: Ata nuk janë të sigurt se ditët e tij janë të numëruara. Kjo varet nga ushtarakët egjiptianë. Dhe ushtria egjiptiane është figura qendrore në këtë shtet dhe unë besoj se ata kanë ende kontroll. Nuk jam ende i bindur se demonstratat, ndërsa me të vërtetë e kanë tronditur politikën dhe e kanë ndryshuar një pjesë të dinamikës politike në vend dhe rajon, ta kenë tronditur me të vërtetë ushtrinë dhe kontrollin e saj mbi shtetin. Çfarëdo që të vijë pas Mubarakut do të ketë si shtyllë kurrizore të saj ushtrinë, kjo është e sigurt. Në Tunizi është e njëjta gjë. Kishte rebelim nëpër rrugë por ushtria në fund mori vendimin shumë shpejt se Ben Ali duhet të ikte. Ushtria nuk ka vendour se Mubaraku duhet të iki dhe nuk e besoj se do ta bëjë këtë në një të ardhme të afërt.

BBC: Cili është interesi primar i Amerikës në këtë situatë? A është ai që të garantojë që të mos ketë një ngritje të Vëllazërisë Muslimane në Egjipt apo të diçkaje tjetër të ngjashme?

James Zogby: Është më shumë se thjesht Vllazëria Muslimane. Egjipti është mentesha, është mentesha e tre kontinenteve, është forca kryesore stabilizuese dhe sigurisht mbështet disa nisma politike amerikane dhe duhet të jesh i kujdesshëm që të mos e dëmtosh të gjithë këtë. Çfarëdo që vjen më pas do të jetë pak më pak mbështetëse për politikat amerikane sepse një nga faktorët delegjitimues në Egjipt ka qenë mbështetja e qeverisë për shumë politika amerikane që kanë armiqësuar opinionin publik.

BBC: Kur sheh disa nga parrullat që hidhen në Egjipt tani, duket se ka një farë indinjate që drejtohet ndaj Shteteve të Bashkuara për shkak se vazhdon të mbështesë regjimin e Mubarakut.

James Zogby: Kjo është lidhja dyfishe. Kjo ndodh në Jordani, ndodh në Egjipt. SHBA-ja ka ndjekur politika që janë shumë jo popullore. Publiku ka reaguar me indinjatë dhe qeveria është detyruar të shtypë kundërshtimet me qëllim që të ruajnë stabilitetin që ti të lejojë ata të ndjekin politikat sepse ata ndjenin nevojën për një mbështetje mbrojtëse amerikane dhe kjo i ka bërë ata shumë jo popullorë.

Politika amerikane është një problem i madh prandaj Amerika duhet të jetë shumë e kujdesshme. Ata nuk mund të përqafojnë një opozitë që ata nuk duan ta përqafojnë. Por ne nuk mundemi ta distanojmë veten nga ushtria, shtylla kurrizore stabilizuese e shoqërisë egjiptiane, sepse ne do të varemi tek ata nëse qeveria që vjen më pas i jep fund marrëveshjeve të Kempt Deividit. Konflikti arabo-izraelit ende ekziston, sigurisht që problemet do të vazhdojnë me Iranin, sigurisht që do të kemi probleme që të gjejmë aleatë për të luftuar ekstremizmin në rajon. Dhe këto janë shqetësime që Amerika duhet ti ketë në këtë moment. Mendoj që ne po shkojmë perin në gjilpërë dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm.
 

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Fri Feb 04, 2011 4:34 pm
by Adriana
  Izraeli i shqetësuar për islamizmin në Egjipt


Ndërsa kanë mirëpritur ecjen e Egjiptit drejt demokracisë një numër vendesh kanë shprehur frikën se ku mund të çojë kjo gjë në praktikë.
Në Izrael kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se ai ka frikë se Egjiptin mund ta marrë nën kontroll një grup i organizuar islamik.

Egjipti, tha ai, mund të ndjekë të njëjtën rrugë si Irani.

"Shqetësimi i vërtetë është se në një situatë që mund të zhvillohet, në një situatë ndryshimi të shpejtë, nëse strukturat dhe themeli i demokracisë moderne siç i njohim ne, nuk ruhen të paprekura, rezultat është fundamentalizmi islamik, regjime shtypëse, që shtypin të drejtat e njeriut, duke mos lejuar demokraci, asnjë liri, asnjë të drejtë, dhe në të njëjtën kohë janë një rrezik i tmerrshëm ndaj paqes, stabilitetit, dhe interesit të të gjitha vendeve të civilizuara," tha zoti Netanyahu.

Ellie Shaked, ish-ambasadori izraelit në Egjipt thotë se kjo frikë është e justifikuar.

Ellie Shaked: Mendoj se shqetësimi në Izrael për skenarin më të mundshëm që mund të ndodhë tani nëse mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike në Egjipt, është se do të çojë drejt marrjes së kontrollit të qeverisë, presidencës, nga radikalët fetarë muslimanë meqë Vllazëria Muslimane është një organizatë që vepron në Egjipt për më shumë se 18 vjet si një lëvizje, dhe jo parti politike, por me një axhendë politike. Ata janë lëvizja më e organizuar, më efikase e tipit të OJQ-së, që kanë fituar shumë popullaritet për shkak të ndihmës që i japin njerëzve të varfër.

BBC: A do të thotë kjo se Izraeli gjendet në një pozicion të vështirë përballë Amerikës, sepse nuk do demokraci në Egjipt. Ju nuk doni një votim të lirë dhe të drejtë për shkak të rezultatit që mund të sjellë.

Ellie Shaked: Egjipti nuk ka qenë dhe nuk do të jetë një demokraci, jo një demokraci liberale ashtu si njihet në Izrael dhe botën perëndimore. Është një kulturë e ndryshme, një arsimim i ndryshëm, një kuptim i ndryshëm se cilat janë vlerat dhe cilat janë të drejtat e njeriut. E gjithë situata në vende të Lindjes së Mesme, në vendet arabe, dhe në shumë nga vendet muslimane, është se vlerat e tyre për demokracinë, për liberalizmin, për të drejtat e njeriut për statusin e grave, është plotësisht e ndryshme nga ajo që shohim në Perëndim.

BBC: Çfarë mendoni për mënyrën se si po vepron Amerika me deklaratat dhe komentet e Sekretares së Shtetit Hillary Clinton? Mendoni se Amerika e kupton situatën?

Ellie Shaked: Për ta thënë me një fjalë: është gabim. Për ta thënë me më shumë fjalë: ata kanë marrë një qasje shumë, shumë naive ndaj Lindjes së Mesme. Amerikanët nuk treguan kuptimin që duhet në një moment kyç në një moment si ky. Dhe fakti se Uashingtoni, me qëllimin e mirë, i dha këshilla presidentit Mubarak për t'i lejuar demonstruesit paqësorë, citoj, "të përmbushin të drejtën e tyre për të shprehur opinionin e tyre" ishte sikur ta qëllonte presidentin Mubarak pas shpine.
 

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Fri Feb 04, 2011 4:36 pm
by Adriana
Koha për vetkritikë - Perëndimi e ka mbështetur shumë gjatë Mubarakun




Demonstruesit në Egjipt kërkojnë dorëheqjen e presidentit Mubarak. Ai duhet të largohet, thonë ata. Jo në shtator - tani. Perëndimi e ka mbështetur presidentin e Egjiptit për një kohë të gjatë. Mos ka qenë tepër gjatë?

Me ardhjen në pushtet përpara gati tri dekadash presidenti Mubarak deklaroi, se do të shfuqizojë gjendjen e jashtëzakonshme në Egjipt dhe do të kufizojë kompetencat e plotfuqishme të presidentit. Ky ishte një premtim bosh.

Duke tërhequr vazhdimisht vëmendjen për luftën latente me islamistët në vend Mubaraku për dhjetëvjeçarë me radhë ka çimentuar pushtetin e tij me mjetet e një aparati totalitar dhe me mbështetjen e Perëndimit. Kundërshtarët e sistemit të Mubarakut janë detyruar brutalisht të heqin dorë, janë tortuar e madje janë rrahur deri në vdekje. Madje edhe zgjedhjet presidenciale në 2005 në dukje të lira, ishin sipas rregullave demokratike vetëm një farsë.

Perëndimi i ka mbyllur të dyja sytë duke u kapur për arësye gjeostrategjike pas një sundimtari, regjimi i të cilit ka përfituar për xhepat e vet, ndërkohë që masa e popullsisë është varfëruar gjithnjë e më shumë. Pikërisht këtë ka shfrytëzuar Vëllazëria Islamiste e myslimanëve duke zëvendësuar boshllëqet, ku shteti e ka lënë pasdore detyrimin e përkujdesit social.

30 përqind e popullsisë ndërkohë konsiderohen të varfër - rreth gjysma e mbi 80 milionë egjiptianëve është e detyruar të jetojë me më pak se dy dollarë në ditë. Kryesisht rinia ndjen mungesën e perspektivës për arësye se asaj i mungon aksesi në institucionet arsimore, në tregun e punës dhe në të drejtën e bashkëvendosjes në shoqëri.

Në një terren të tillë ushqehen simpatitë për radikalët islamistë, të cilët nuk duan t' ia dinë për të drejtat e lirisë dhe që parimisht venë në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së Izraelit.

Televizioni, interneti dhe format e tjera moderne të komunikimit shoqëror e kanë ndryshuar botëkuptimin e njerëzve, gjë që ndihmon në shpërbërjen e strukturave të kalçifikuara. Ajo që mund të ndodhë: realizimi kthesës, apo zhytja e Egjiptit në kaos dhe përgjakje do të ketë një efekt të madh sinjalizues edhe përtej rajonit të deltës së Nilit.

Amerika dhe Evropa kanë neglizhuar shumë gjatë për t'i mbështetur forcat e transforimimit dhe për t'u pozicionuar qartë në anën e popullit. E kësisoj Perëndimi nuk mund të vazhdojë më gjatë të sakfrifikojë idealet e veta të lirisë në altarin e interesave gjeostrategjike.

Ai që flet për të drejtat e njeriut e njëkohësisht mban në pushtet diktatorët, jo vetëm që humbet kredibilitetin tek njerëzit në Lindjen e Mesme, por bën që kudo të forcohen besimtarët fanatikë dhe ekstremistët.
http://www.dw-world.de/dw/article/0,,14 ... lb-609-xml

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Fri Feb 04, 2011 4:41 pm
by Adriana
Armatimi i Egjiptit nga SHBA


Në 30 vitet e fundit SHBA është eksportuesi më i rëndësishëm i armëve në Egjipt. Është kjo një punë që prodhuesve amerikanë të armëve u ka sjellë një profit shumë të madh. Duket se këtyre punëve tani po u vjen fundi.


Shumë armë që tani shihen në Kajro si avionët F16, gazi lotësjellës i firmës Combined Systems International apo tanket në rrugët e Aleksandrisë janë të prodhimit amerikan.

„SHBA e ka armatosur në mënyrë masive regjimin e Mubarakut dhe ushtrinë egjitpiane në 30 vitet e fundit“, shpjegojnë ekspertët.

Përveç Izraelit, asnjë vend tjetër nuk ka marrë më shumë ndihma financiare se Egjipti. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme amerikane, ndihmat ushtarake për Egjiptin nën titullin "Foreign Military Financing (FMF)" kapin shumën mesatare prej 1,3 miliardë dollarësh në vit, thotë William Hartung, ekspert ushtarak i Foncacionit New America.

„Sipas disa të dhënave, prej ardhjes në pushtet të Mubarakut, ushtrisë egjiptiane i janë dërguar armatime në vlerë prej 40 miliardë dollarësh", pohon ai.

Se a do të vazhdojë eksporti i armëve ende nuk është e qartë, thotë zëdhënësi i Obamës, Robert Gibbs: „Ende nuk është vendosur. Tani do të shikojmë me kujdes sjelljet e qeverisë egjiptiane dhe më pas do të vendosim.“


Nihma dhe shërbimet


Ndihmat në armatim deri tani kanë funksionuar sipas parimit të shkëmbimit të mallrave: avionë, helikopterrë, raketa dhe armatime të tjera janë dërguar si kompensim për shërbimet paqësore të Mubarakut në Lindjen e Mesme dhe për respektimin e Marrëveshjes paqësore me Izraelin.

Kështu thuhet në një raport sekret të ambasadës amerikane në Kajro, që është botuar në platformën e internetit Wikileaks. Sipas këtij raporti, prej vitit 2009 ushtria amerikane ka edhe disa përparësi të tjera: anijet amerikane të parat mund të kalojnë kanalin Suez, ndërsa avionët ushtarakë mund të fluturojnë në çdo kohë mbi Egjipt, thotë William Hartung.

„Si ushtria amerikane ashtu edhe prodhuesit e armëve janë të interesuar për një raport të mirë me Mubarakun.


Përfituesit më të mëdhenj

Vetëm gjiganti i armatimeve Lockhead Martin ka nënshkruar në 10 vitet e fundit kontrata për shitjen e armëve në Egjipt në vlerë prej 3,8 miliardë dollarë", pohon ai. Koncerni i dytë që ka përfituar më së shumti është General Dynamics, i cili në Egjipt ka shitur prej vitit 2001 tanke në vlerë prej rreth 2,5 miliardë dollarësh. Ndërsa në vendin e tretë është koncerni Boeing me kontrata në vlerë prej 1,7 miliardë dollarësh.

Në listën zyrtare të furnizueve të Egjiptit me armë janë koncernet amerikane Lookheed Martin, General Dynamics, Boeing, Raytheon apo General Electric dhe BAE Systems. Qeveria në Kajro i porosit këto armë ose tek ushtria amerikane ose në këto koncerne.

Për këto koncerne është tani e qartë: me përfundimin e periudhës së sundimit të Mubarakut, do të përfundojë edhe faza e përfitimeve të mëdha në këtë vend. Pasardhësit e Mubarakut me siguri që do të jenë më kritikë ndaj amerikanëve.

http://www.dw-world.de/dw/article/0,,14816389,00.html

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Fri Feb 04, 2011 6:32 pm
by Adriana



Protestuesit në Egjipt që kërkojnë largimin e presidentit Hosni Mubarak bënë thirrje për protesta në mbarë vendin në ditën që e quajtën "E Premtja e Largimit". Kryeministri i ri Ahmed Shafik tha se ministri i brendshëm nuk do të duhej t'i pengojë marshimet e sotme paqësore pas faljes të së premtes. Por, Departamenti amerikan i Shtetit tha se pret konfrontime.

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Sun Feb 06, 2011 8:38 pm
by Arbëri
Mubarak ka 40 deri në 70 miliardë dollarë

Ushtria e Egjiptit ka bërë përpjeke që me tanke të depërtojë në Sheshin Tahrir, ku po vazhdojnë demonstratat kundër regjimi të hekurt e të korruptuar të Hosni Mubarakut.

Opozitarët, mijëra sish, qëndruan shtrirë para tankeve dhe bënë barrikada për të mos lejuar shpërndarjen e demonstruesve. Disa ushtarë u përpoqën të hynin në shesh, ndërsa zyrtarë të lartë ushtarakë u përpoqën të bisedojnë me opozitarë për të shkuar te demonstruesit.

“Po përpiqen të na frikësojnë për të shkuar në shtëpi. Por, kjo nuk do të ndodhë pa dhënë dorëheqje Mubaraku”, ka thënë një demonstrues për BBC.

Ursula Lindsi, autore e Arabist Blog, ka deklaruar se ende janë në burg aktivistë që i kishte arrestuar policia sekrete. "Disa qindra ose mijëra njerëz janë ende në burg, ku po merren në pyetje dhe po keqtrajtohen”, ka thënë ajo.

Spekulime për ikje

Ekspertët për Lindjen e Afërt vlerësojnë se pasuria e presidentit Hosni Mubarak dhe familjes së tij do të mund të arrinte edhe deri në 70 miliardë dollarë. Profesoresha e shkencave politike në Universitetin Princeton, Amaney Jamal, mendon se pasuria e presidentit Mubarak sillet mes 40 deri 70 miliardë dollarë.

“Ndërmarrjet afariste nga karriera e tij ushtarake dhe politike janë bartur edhe në pasurinë e tij personale”, tha Jamal për rrjetit televiziv amerikan ABC. Ajo shtoi se në regjimet e tilla siç është ai i Mubarakut, ka shumë korrupsion dhe përdorime të burimeve të të ardhurave publike për pasurim personal.

Një pjesë e madhe e pasurisë së tij gjendet gjoja në banka britanike dhe zvicerane dhe në patundshmëri që i ka në Londër, Nju-Jork, Los Anxhelos dhe në lokacione atraktive buzë bregdetit të Detit të Kuq. Shumica e atyre të hollave gjenden në llogari të fshehta nëpër banka apo është investuar në shtëpi dhe hotele luksoze.

Demonstruesit, edhe të shtunën, duke kërkuar dorëheqjen e Mubarakut, kanë qëndruar në sheshin Tahrir në Kajro. Ndërsa presidenti Hosni Mubarak edhe më tej refuzon të paraqes dorëheqjen. Ai përsëri deklaroi se nuk do të kandidojë në zgjedhjet në shtator, por insiston që të mbetet në funksion deri atëherë, për të penguar kaosin në vend.

Ka mendime se Hosni Mubarakut do t’i lejohet mundësia që të shkojë në Gjermani, në kontrollet e zakonshme mjekësore dhe të qëndrojë më gjatë, lajmërojnë të shtunën mediet gjermane duke u mbështetur në njoftime amerikane me qëllim që Mubarak të dalë ndërshmërisht nga kriza”. Varianti tjetër është që Mubaraku të tërhiqet në pushimoren e tij në Sharm-el Sheik.

Atentati i dështuar

Në ndërkohë Ministria gjermane e Punëve të Jashtme i përgënjeshtroi këto njoftime.

Hosni Mubarak bisedoi të shtunën me ministrat e tij rreth temës së ngjalljes së ekonomisë së vendit. Mubaraku u takua me kryeministrin, ministrat e financave, naftës, tregtisë, industrisë dhe me guvernatorit. Bankat në Egjipt do të hapen prapë të dielën, ndërsa bursa do të hapet të hënën. Çdo ditë e protestës Egjiptit 310 milionë dollarë.

Dy truproje u vranë në atentatin e dështuar kundër nënkryetarit të sapoemëruar egjiptian Omar Sulejman, lajmërojnë mediet amerikane.

Rrjeti “Fox News” raportoi se atentati ndaj Sulejmanit u krye gjatë ditëve të kaluara. Burimi i “Fox News” ishte i befasuar që atentati ndaj Sulejmanit deri më tani nuk ishte lajm kryesor, thuhet në ueb-faqen e televizionit. Nuk dihet se kush qëndron prapa këtij atentati ndërkohë që zyrtarë egjiptianë kanë hedhur poshtë këto njoftime.

Udhëheqësi i opozitës egjiptiane Mohamed el Baradej deklaroi se sa më shpejt dëshiron të bisedojë me zyrtarë të lartë ushtarakë rreth ndërrimit paqësor të pushtetit në Egjipt.

“Do të doja të diskutoj me shefat ushtarakë, në kohë të afërt, të shqyrtojmë se si mund të realizojmë kalimin pa gjakderdhje”, tha ai në intervistën revistës gjermane “Der Spiegel”, El Baradej, fitues i çmimit Nobel për paqe më 2005, në këtë intervistë, përsëri thirri të shtunën terroristët kanë sulmuar gazsjellësin që furnizon Izraelin dhe Jordaninë

Automobili i Mubarakut, më i siguruari

Kryetari egjiptian Hosni Mubarak, përdor xhipin amerikan “Chevrolet Silverado”.

“Terroristi nuk mund të aktivizojë asnjë pajisje eksplozive”, thotë Vlado Turtanski, njëri prej pronarëve të firmës, duke mos përmendur radiusin, sepse “bëhet fjalë për sekret, por pajisja i përgjigjet standardeve të NATO-s”.

Pajisja bullgare është e regjistruar në NATO me emërtimin OOPXU, shkruan gazeta “Trud”. Xhipi ku është e vendosur pajisja është “Chevrolet Silverado”, dhe është më i madhi në botë, është i blinduar dhe i rëndë gati katër tonë.

Është e pajisur me tre motorë, dy prej tyre prodhojnë rrymë për pajisjen speciale, sepse harxhon tejet shumë energji.

Arrestohen gazetarët

Autoritetet egjiptiane arrestuan shefin e korrespondencës së rrjetit televiziv të Katarit, al-Xhazira, në Kajro dhe njërin prej gazetarëve të tij, lajmëroi Al Xhazira. Puna e televizionit arab në Egjipt u ndalua javën e kaluar, ndërsa ueb-faqja e tij në gjuhën arabe që nga fillimi i protestave më 25 janar, është në shënjestër të hakerëve, lajmëron AFP.

“Përkundër të gjitha vështirësive, me të cilat ballafaqohemi, qoftë fjala për arrestimin e gazetarëve, konfiskimin e pajisjeve apo pengimin e sinjalit, ne do të vazhdojmë të punojmë në raportimin rreth ngjarjeve në Egjipt”, tha dje zëdhënësi i al-Xhaziras. Në Egjipt, siç u përmend në ueb-faqen e televizionit, nëntë gazetarë të këtij rrjeti janë vendosur dje në paraburgim.
http://www.albeu.com/bota/mubarak-ka-40 ... are/29568/

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Tue Feb 08, 2011 8:52 am
by Sally
Sinjale jo krejt të qarta nga Brukseli - Samiti i BE-së


Bashkimi Evropian nuk ka për detyrë të përcaktojë kush vjen dhe kush ikën nga Egjipti. Këtë tha kancelari austriak Werner Fayman në fillim të samitit të BE-së.

Më qartë u shpreh gjatë hyrjes në ndërtesën e Këshillit në Bruksel kryeministri holandez Mark Rutte: "Ai duhet të largohet tani!" Rutte e kishte fjalën për presidentin egjiptian, Hosni Mubarak. Ky i fundit kishte refuzuar sërish në një intervistë për stacionin amerikan ABC të enjten në mbrëmje, që të largohej nga posti shpejt.


Kancelarja Angela Merkel, nuk reagoi ndaj pyetjeve të reporterëve që prisnin, po dha një deklaratë të parapërgatitur: "Ne kërkojmë dhe presim, që forcat egjiptiane të sigurisë të garantojnë, që në këtë të premte vendimtare të jenë të mundura demonstrata të lira dhe paqësore." Merkel paralajmëroi, se do të flitet për atë se si Bashkimi Evropian mund të jetë partner në kalimin e kontrolluar, për kalimin në rregull, në paqe dhe në mënyrë demokratike në Egjipt, por edhe në Tunizi.

Kryeministri britanik David Cameron tha: "Në rast, se sot përsëriten sulmet brutale të huliganëve të porositur ndaj demonstruesve, regjimi egjiptian do të humbasë edhe besueshmërinë e pakët, që ka mbetur." Deri tani hapat drejt kalimit të pushtetit nuk janë të mjaftueshme, shtoi Cameron



Telefonatë me Suleimanin natën

Ministrja e jashtme e BE-së Catherine Ashton, raportoi për telefonatën e saj me zëvendëspresidentin egjiptian Omar Suleiman gjatë natës. Ajo tha, se i kishte bërë atij thirrje, të fillonte më në fund një dialog kombëtar me opozitën. Suleimani e premtoi këtë dhe do të formojë tri komisione për të nisur bisedimet, tha Ashton. E pyetur nëse Hosni Mubaraku duhet të japë menjëherë dorëheqjen zonja Ashton deklaroi, se nuk është detyrë e saj të japë këtu këshilla. "Këtë duhet ta vendosin qeveria dhe populli egjiptian." Duhet të ketë një kalim të kontrolluar të pushtetit, tha ajo. Njerëzit duhet të kenë sigurinë, se ka një plan, shtoi ajo.


27 kerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së do të këshillohen gjatë drekës për gjendjen në Egjipt dhe në botën arabe. Pas saj pritet deklarata e përbashkët e BE-së. Të enjten ishin shprehur bashkarisht gjashtë shtetet më të mëdha të BE-së.

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Sat Feb 12, 2011 10:52 am
by Adriana
Egjipt: Largohet presidenti Mubarak




Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka dhënë dorëheqjen, njoftoi zëvendëspresidenti egjiptian Omar Suleiman.

Sipas njoftimit të bërë në televizionin shtetëror të Egjiptit, pushteti i tij do të kalojë në duart e këshillit të ushtrisë.


Ky njoftim erdhi ndërsa mijëra vetë qëndronin të grumbulluar në Kajro dhe qytete të tjera egjiptiane në ditën e 18 të protestave për të kërkuar dorëheqjen e zotit Mubarak.

Protestuesit reaguan me brohorima, valëvitje flamujsh, përqafime dhe buri makinash. "Populli ka rrëzuar regjimin," thirrën ata.

Suleiman tha se Mubarak kishte dorëzuar pushtetin tek komanda e lartë e forcave të armatosura.

"Në emër të Zotit mëshirplotë, qytetarëve, në këto rrethana shumë të vështira në të cilat po kalon Egjipti, Presidenti Hosni Mubarak ka vendosur të largohet nga posti i presidentit të republikës dhe ka ngarkuar komandën e lartë të forcave të armatosura për të administruar çështjet e vendit", tha ai.

Nuk ka detaje të tjera për mënyrën e qeverisjes në këtë periudhë tranzicioni. Gjatë ditës ushtria ka deklaruar se do të garantojë zbatimin e reformave dhe i bëri thirrje qytetarëve që t'i kthehen jetës normale.

Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak ka dhënë dorëheqjen, njoftoi zëvendëspresidenti egjiptian Omar Suleiman.

"Zoti ndihmoftë të gjithë".

Më herët, Mubarak ishte larguar nga Kajro dhe shkoi në pikën turistike Sharm-el-Sheikh në Detin e Kuq.

Qindra mijëra vetë vazhdojnë të qëndrojnë sërish në qendër të Kajros pas lutjeve të së premtes për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Hosni Mubarak.

Por udhëheqësit ushtarakë të Egjiptit kanë përkrahur planet e tij për kalim paqësor në demokraci ndërsa ai është në pushtet.

Ata kanë garantuar heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme sapo të përfundojë situata aktuale, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndërkohë komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar për situatën në Egjipt.

Gjermania ka deklaruar se fjalimi i z. Mubarak nuk ishte hapi përpara për të cilin shpresohej, dhe se ai nuk do t'i ulte tensionet në vend.

Britania ndërkaq e ka përshkruar situatën si të rrezikshme dhe i ka bërë thirrje protestuesve që të vetëpërmbahen.

Më herët presidenti Obama i quajti hapat e qeverisë egjiptiane si të pamjaftueshme.

Por në Teheran, presidenti Mahmoud Ahmadinejad, i ka përshkruar protestat si valë zgjimi dhe ka deklaruar se Lindja e Mesme së shpejti do të çlirohet nga SHBA dhe Izraeli.

Re: Trazirat ne Egjipt

Posted: Sat Feb 12, 2011 11:08 am
by Sally