"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

SHBA mbyll konsullatën në Selanik

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

SHBA mbyll konsullatën në Selanik

#1

Post by Arbëri » Tue Mar 08, 2011 8:54 pm

SHBA mbyll konsullatën në Selanik, do zhvendoset në Shkup
Image
SELANIK- Mbyllet konsullata amerkane në Selanik. Lajmi behet i ditur nga mediat greke të cilat i referohen Departamentit Amerikan të Shtetit. Sipas zyrtarëve të departamentit, me rastin më të parë, zyra amerikanë në Selanik do të mbyllet dhe veprimtaria e saj ka gjasa të zhvendoset në Shkup. Shkak për këtë vendim që ka tronditur diplomacinë greke, bëhen shpenzimet operative në rritje.

Vendimi ka alarmuar ministrinë e Jashtme në Athinë, e cila po merr iniciativa diplomatike për të ndaluar mbylljen e konsullatës, që vlerësohet si një zhvillim tepër negative për diplomacinë greke.

Burimet që nuk duan të bëhen të njohura thonë se arsyeja e vërtetë e tërheqjes së konsullatës amerikane nga Selaniku janë motivuar nga arsye gjeostrategjike dhe sipas tyre argumentet në lidhje me shpenzimet operative të lartë "janë vetëm arsyetime”,
ndërkohë që me zhvendosjen e saj në Shkup do të bëjnë që Shkupi të kthehet në qendër të diplomacisë në rajon.
Mediat greke citojnë një diplomat grek i cili ka thënë se “Nuk mund të quhet i rëndësishëm një qytet kur mungojnë në të diplomacitë e shumë vendeve, sidomos ajo amerikanë”
Gjithashtu ai ka shprehur shpresën se largimin e konsullatës amerikanë nuk do të ndiqet edhe diplomacitë e vendeve të tjera,

"Konsullata e përgjithshme në Selanik nuk ka kontribuar mjaft për interesat e SHBA në Greqi dhe duhet mbyllur" Ky është përfundimi i raportit të Inspektorit të Përgjithshëm që inspektuan konsullatën në tetor të vitit të kaluar. Raporti shpreh pikëpamjen se Konsullata e Përgjithshme në Selanik ka rëndësi të vogël për interesat e SHBA, dhe ku më shumë veprime mund të ndërmerren nga Ambasada në Athinë, ndaj është rekomanduar mbylljen e saj.

Inspektimi në konsullatë në Selanik u mbajt nga 12-15 tetor 2010, ndërkohë që në ambasadën amerikane të Athinës kontrolli u mbajt më 5-29 tetor. Një nga objektivat e inspektorëve ishte përcaktimi nëse madhësia dhe përbërja e një misioni diplomatik në Greqi i plotëson kushtet.

Raporti theksonte se kriza ekonomike në vend, ndikon në operacionet e ambasadës në shumë mënyra: nga pasiguria e punës për vonesat në transaksionet tregtare.
(BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”