"Moreover, you scorned our people, and compared the Albanese to sheep, and according to your custom think of us with insults. Nor have you shown yourself to have any knowledge of my race. Our elders were Epirotes, where this Pirro came from, whose force could scarcely support the Romans. This Pirro, who Taranto and many other places of Italy held back with armies. I do not have to speak for the Epiroti. They are very much stronger men than your Tarantini, a species of wet men who are born only to fish. If you want to say that Albania is part of Macedonia I would concede that a lot more of our ancestors were nobles who went as far as India under Alexander the Great and defeated all those peoples with incredible difficulty. From those men come these who you called sheep. But the nature of things is not changed. Why do your men run away in the faces of sheep?"
Letter from Skanderbeg to the Prince of Taranto ▬ Skanderbeg, October 31 1460

KE propozon nesër rivendosjen e vizave për Maqedoni, Serbi

Këtu mund të diskutoni për të gjithë fenomenet që shqetësojnë mbarë botën dhe që janë bërë objekt i shtypit dhe medias ndërkombëtare.

Moderator: ALBPelasgian

Post Reply
User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

KE propozon nesër rivendosjen e vizave për Maqedoni, Serbi

#1

Post by Arbëri » Mon May 23, 2011 9:39 am

KE propozon nesër rivendosjen e vizave për Maqedoni, Serbi

BRUKSEL- Komisioni Europian do të propozojë nesër rivendosjen e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilëve kanë abuzuar me sistemin e liberalizimit të vizave.

Masat do të ndëshkojnë vende si Maqedonia e Serbia të cilët kanë dështuar në ndalimin e qytetarëve të cilët shfrytëzuan të drejtën e udhëtimit pa viza për të kërkuar azil sapo ata mbërrinin në një nga 27 vendet anëtare të BE.

Pas ankesave nga vendet të cilat kanë pasur kërkesat për azil, Komisionerja për cështjet e Brendshme Cecilia Malmstrom do të propozojë futjen e një klauzole sigurie për lejimin e rivendosjes së regjimit të vizave për vendet e treta.

Sipas AFP sanksionet vijnë me kërkesë të një numri të madh vendesh të BE-së.

Mekanizmi mbrotjës u u prezantua nëntorin e kaluar, kur kërkesat për viza u hoqën për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinë. Por ky mekanizëm është i vlefshëm dhe për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Përballja me një numër të madh azilkërkuesish nga Serbia e Maqedonia, kryesisht me etni rome e shqiptare, detyroi Belgjikën të dërgonte ministrin e saj të emigracionit Melchior Wathelet në Beograd për të përcjellë shqetësimin e vendit të tij

Propozimi i Malmstrom do ti paraqitet ministrave të brendshëm të BE për miratim në takimin e tyre që do zhvillohet më 9-10 qershor në Luksemburg.

Sipas raporteve të ndryshme, këta shtetas kërkojnë azil për arsye kryesisht ekonomike. Madje ka shumë nga ata që janë të vetëdijshëm që nuk do tu jepet azil por megjithatë qëndrojnë në këto shtete duke përfituar periudhën e vlerësimit të kërkesës së tyre për azil. Gjatë kësaj kohe ata janë të siguruar me strehim falas si dhe me një shumë të vogël parash.
(s.g/Euractiv/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: KE propozon nesër rivendosjen e vizave për Maqedoni, Ser

#2

Post by Arbëri » Mon May 23, 2011 9:40 am

Ambasadat e BE në Shkup përgatiten për kthimin e vizave

SHKUP-Ambasadat e vendeve të Bashkimit Evropian kanë filluar parapërgatitjet për kthim eventual të vizave për qytetarët e Maqedonisë. Burime diplomatike në Bruksel kanë njoftuar se situata është aq serioze sa që disa vende kanë filluar të bëjnë përgatitje për dërgimin e konsujve kompetentë për vizat.

Të njëjtat burime kanë informuar se në vend të vizave të vjetra, vendet e BE-së tani mund të aplikojë të ashtuquajturat “viza biometrike”.
Këto viza do të kenë formën e kartës së identitetit dhe do të vlejnë për periudhë njëvjeçare, kurse sipas të gjitha gjasave do të jepen falas.

Vizat mund të vendosen për disa vende të rajonit, e jo vetëm për Maqedoninë dhe Serbinë. Vendimi përfundimtar Këshilli i Ministrave të BE-së pritet ta sjellë më 9 qershor.

Si raporton Zhurnali, institucionet në Maqedoni janë mobilizuar pas këtyre paralajmërimeve për kthim të mundshëm të vizave dhe deri tani rreth 500 azilantë potencialë janë penguar të largohen nga Maqedonia.

(d.b/BalkanWeb)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

User avatar
Arbëri
Universe Member
Universe Member
Posts: 3808
Joined: Fri Nov 20, 2009 4:59 am
Gender: Male
Location: Maqedoni

Re: KE propozon nesër rivendosjen e vizave për Maqedoni, Ser

#3

Post by Arbëri » Mon May 23, 2011 9:51 am

Qeveria të investojë në rajonet e banuara me shqiptar


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere ka ftuar qeverinë e Maqedonisë që të investojë dhe të hap vende të reja të punës në rajonet e margjinalizuara, banorët e cilëve masovikisht po e braktisin vendin drejt perëndimit, në kërkim të një jete më të mirë.
Këto komente të diplomatit evropian erdhën pas eksodit të shqiptarëve të rajonit të Kumanovës drejtë Belgjikës dhe Francës.
“Rritja e numrit të shtetasve të Maqedonisë që po kërkojnë azil në Belgjik është vërtet shqetësuese”, deklaroi Fuere. Ai paralajmëroi se së shpejti kryeministri i Belgjikës do ta vizitoj Maqedoninë dhe disa vende të rajonit, për tu njoftuar për së afërmi me këtë situatë.
Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të angazhohet më shumë për të parandaluar agjencitë turistike që mos manipulojnë me njerëzit.
Dy muajt e fundit mbi 1000 familje shqiptare nga Likova dhe Kumanova, kanë aplikuar për azil në Belgjikë. Ata që kanë marrë vendim për të udhëtuar drejt Belgjikës nuk parapëlqejnë të flasin në mikrofon për arsyet e ikjes. Por, deklarojnë se arsyeja kryesore është kriza ekonomike. "Secili ka hallet e veta dhe kushtet ekonomike që mbretërojnë këtu na detyrojnë të marrim këtë rrugë," thotë një banor i Likovës.
Ditë më parë agjencia e lajmeve INA publikoi lajmin ku njoftohej se në vitin 2002 Bashkimi Evropian ka ndarë mbi 500 mijë euro, për investime në rajonet e krizës, mirëpo këto para kanë përfunduar diku tjetër.Destinacioni i tyre pritet të sqarohet nga njerëzit kompetent që kanë menaxhuar me këto fonde.
Vërshimi masiv i banorëve të komunës së Likovës dhe Kumanovës drejt vendeve të BE-së nxori në sipërfaqe gjendjen e rëndë dhe mosrevitalizimin e këtyre rajoneve, nëntë vite pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001. (INA)
“Nëse doni të zbuloni historinë para Krishtit dhe
shkencat e asaj kohe, duhet të studioni gjuhën shqipe !"
-----------------------------------------------------------------
Gottfried Wilhelm Leibniz - albanolog, matematicient, filozof gjerman

Post Reply

Return to “Problematika nderkombëtare”