Page 2 of 2

Re: Arrestohet Mlladiç, Tadiç: Mbyllet kapitulli i zi

Posted: Fri May 27, 2011 9:20 am
by Adriana
Por cili ishte Ratko Mlladic?!


Re: Arrestohet Mlladiç, Tadiç: Mbyllet kapitulli i zi

Posted: Fri May 27, 2011 3:28 pm
by Arbëri
Mediat: Mlladic vuan nga kanceri në gjendje të avancuar ;)

Image

SARAJEVË- Në ambientet e gjykimit në Sarajevë qarkullojnë zëra se Ratko Mlladic ish-gjenerali serbo-boshnjak i arrestuar dje në Serbi vuan nga kanceri në një gjendje të avancuar. Lajmi konfirmohet nga Ansa, e cila i referohet burimeve të mediave boshnjake.

Vitet e kaluar shtypi boshnjak kishte raportuar se Mlladic ishte shtruar shumë herë në spitalin Ushtarak të Beogradit për tumor e probleme të rënda në stomak. Mbrëmjen e djeshme, për shkak të problemeve të tij shëndetësore është ndërprerë edhe marrja e tij në pyetje nga Gjykata Speciale e Beogradit, ndërsa mjekët d që e kanë vizituar duhet të dëshmojnë sot nëse është apo jo në gjendje Mlladic t’i nënshtrohet marrjes në pyete, apo të ekstradohet drejt Hagës.
(m.a/BalkanWeb) -waiting-

Re: Arrestohet Mlladiç, Tadiç: Mbyllet kapitulli i zi

Posted: Fri May 27, 2011 4:06 pm
by Adriana
Arbëri wrote:Mediat: Mlladic vuan nga kanceri në gjendje të avancuar ;)

Image

SARAJEVË- Në ambientet e gjykimit në Sarajevë qarkullojnë zëra se Ratko Mlladic ish-gjenerali serbo-boshnjak i arrestuar dje në Serbi vuan nga kanceri në një gjendje të avancuar. Lajmi konfirmohet nga Ansa, e cila i referohet burimeve të mediave boshnjake.

Vitet e kaluar shtypi boshnjak kishte raportuar se Mlladic ishte shtruar shumë herë në spitalin Ushtarak të Beogradit për tumor e probleme të rënda në stomak. Mbrëmjen e djeshme, për shkak të problemeve të tij shëndetësore është ndërprerë edhe marrja e tij në pyetje nga Gjykata Speciale e Beogradit, ndërsa mjekët d që e kanë vizituar duhet të dëshmojnë sot nëse është apo jo në gjendje Mlladic t’i nënshtrohet marrjes në pyete, apo të ekstradohet drejt Hagës.
(m.a/BalkanWeb) -waiting-
-hahaha- -hahaha- -pis- si milloshevici do ta nxjerrin dhe kete nga loja (qe vdiq ne burgun e haages), po per kete po na paralajmerojne -hahaha- -hahaha-

Re: Arrestohet Mlladiç, Tadiç: Mbyllet kapitulli i zi

Posted: Sat May 28, 2011 10:06 pm
by Arbëri
Mlladiç, muratori që punonte në Zrenjanin për 13 Euro në ditë

Beograd, 28 maj 2011, NOA – Ratko Mlladiç, ish-udhëheqësi i ushtrisë serbe dhe një nga kriminelët më të kërkuar ndaj njerëzimit punonte vitet e fundit si murator pranë një kantieri ndërtimi në Zrenjanin, dhjetë kilometra larg Lazarevos.
Ai punonte si murator për 1300 dinarë serbë në ditë, që janë pak më shumë se 13 Euro.
Punëtorët e këtij kantieri e njihnin me emrin Milorad Komadiç.
Njëri prej punëtorëve i pyetur nga gazeta beogradase Blic rrëfeu se ai kishte rreth katër ditë që punonte në atë kantier, ku kishte ardhur si punëtor me ditë.
“Fillimisht nuk e kisha vënë re, por të gjithë thoshin se i ngjante tejet shumë Ratko Mlladiç. E në këtë pikë edhe unë nisa ta besoj” tregoi për gazetën e Beogradit një student 20-vjeçar me iniciale R.R., i cili nuk deshi të identifikohej, por që kishte punuar me Mlladiç në korrikun e vitit 2010 në zonën industriale të Zrenjanin.
Ai vijoi rrëfimin e tij duke u shprehur se asokohe Milorad Komadiç hapte vrimat për instalimin e tubave nëpër mure.
“Mlladiç ishte tejet diskret, fliste pak, e i anashkalonte përgjigjet për pyetjet që i drejtonin. Askush nuk kishte vënë re probleme të shëndetit të tij. Ai punonte veçanërisht me skavator. Dhe të gjithë vërenin tek Komadiç ngjashmërinë tejet të madhe me Ratko Mlladiç”, tha i riu.
I riu thotë se sa më shumë i sheh foton arrin të ndërmendet se Komadiç që punonte në kantierin e ndërtimit, ishte vërtet ai i tmerrshmi dhe i shumëkërkuari Ratko Mlladiç.
“Është e tmerrshme, gati gati e pabesueshme se sa shumë është plakur vetëm në një vit”, tha me habi studenti i ri.
mit/NOA

http://www.noa.al/2011/05/mlladic-murat ... o-ne-dite/

Re: Arrestohet Mlladiç, Tadiç: Mbyllet kapitulli i zi

Posted: Mon May 30, 2011 10:00 pm
by Arbëri
WikiLeaks: Serbia nuk donte t’i arrestonte kriminelët e luftës

Zagreb, 28 maj – “Jutarnji list: ka transkriptet e WikiLeaks të cilat detajisht zbulojnë se autoritete ë Serbi që nga viti 2006 e kishin ditur se ku fshiheshin kriminelët e luftës Ratko Mladiq dhe Goran Haxhiq porse nuk kishin ndërmarrë asnjë hap për t’i arrestuar. Nga transkriptet vërehet qartë se këtë politikë e përkrahte kryeministri i atëhershëm Vojislav Koshtunica. Por, që është dhe më interesantja, WikiLeaks zbulon edhe kontaktet e bashkëpunëtorëve të Mladiqit me vetë kreun shtetëror në Rusi!
Transkriptet dëshmojnë se Serbia vetëm pas vitit 2009 ka treguar qëllimin e vërtetë për t’i zërë kriminelët e luftës kur dhe nisi të ndërmerret hapat e duhur.
“Më herët nuk kishte vullnet por kishte informata. Më vonë kishte shumë vullnet, por të artisuri ishte vështirë të gjendeshin” e kishin përkufizuar diplomatët amerikanë problemin serb me Hagën.
Gjatë bisedave me diplomatë amerikanë në vitin 2009, kryetari Tadiq kishte akuzuar partinë e ish-kryeministrit Koshtunica se kishte pasur informata ku gjendeshin të arratisurit porse ato ishin fshehur për shkak se nuk ishte bërë gjë për arrestimin e tyre
E para këtij viti, diplomatët amerikanë duke dërguar informata për Mladiqin kishin shkruar se Rusia nuk kishte plotësuar kërkesat serbe për bashkëpunim për gjetjen e vendndodhjes që së Mladiqit. Kështu u kishte thënë amerikanëve Miki Rakiq 25 gusht 2009, kur ishte biseduar rreth për vizitën zyrtare të Medvedevit në Beograd.