Page 1 of 1
Koreja e Veriut / Koreja e Jugut
Posted: Mon Aug 17, 2009 1:24 pm
by Sally
Gati marrëveshja për hapjen e kufirit midis dy Koreve
Seul -
Koreja e Jugut i përgjigjet pozitivisht një marrëveshjeje të mundshme me fqinjin e saj verior në lidhje me rihapjen e kufijve për turistët, kontrolle më të lehta kufitare dhe më pak procedura për bashkimin midis familjarëve.
Megjithatë, Seuli kërkon fillimisht negociata në nivel qeveritar, para marjes së vendimit për të hapur kufirin. “Deklarata e Hyundai Group në lidhje me një marrëveshje me Korenë e Veriut është një hap pozitiv, por është në nivel jo-qeveritar,”- tha zëdhënësi i Ministrisë së Bashkimit, Chun Hae-sung. “Për të qenë realistë, nevojitet një dialog midis qeverisë së Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje konkrete përmes dialogut”.
Hyundai koordinon të gjitha projektet e turizmit dhe ato të biznesit midis dy Koreve. Arritja e marrëveshjes do të pasohet nga një takim midis udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-il dhe drejtorit të Hyundait, Hyun Jeong-eun.
Re: Koreja e Veriut / Koreja e Jugut
Posted: Tue Aug 18, 2009 2:33 pm
by Sally
Bill Clinton dhe Obama kokë më kokë për Korenë
Takimi mes ish-presidentit dhe atij aktual të Shteteve të Bashkuara do të zhvillohet në orën 16:00 (20:00 GMT) në "Situation room", një sallë mbledhjesh mjaft e izoluar.
Një këshilltar i Obamës konfirmoi se gjatë bisedimeve do të trajtohet udhëtimi i Clinton në fillim të gushtit në Phenian, gjatë të cilit ish-presidenti arriti të sigurojë lirimin e dy gazetareve amerikane Laura Ling dhe Euna Lee, të dënuara nga drejtësia koreanoveriore me 12 vjet punë të detyruar për hyrje të paligjshme në territorin e Koresë së Veriut.
Gjatë kësaj vizite të shkurtër, Bill Clinton është takuar gjithashtu për tri orë kokë më kokë me liderin koreanoverior Kim Jong-Il
Re: Koreja e Veriut / Koreja e Jugut
Posted: Fri Aug 28, 2009 12:59 pm
by Sally
Dy Koretë lejojnë vizitat e familjeve të ndara
Seul - Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut ranë dakord për lejimin e familjeve të ndara të kryejnë vizita te njëri-tjetri, tregues i qetësimit të tensioneve mes dy vendeve.
''Këto bashkime familjare, për herë të parë që prej dy vjetësh, do të nisin më 26 shtator deri më 1 tetor'', theksuan dy vendet në një komunikatë, në ditën e tretë të bisedimeve ndërkoreane
Koreja e Veriut pranoi më 17 gusht rifillimin e udhëtimeve mes dy Koreve, zbutjen e kontrolleve kufitare me Korenë e Jugut dhe rritjen e numrit të bashkimeve familjare
Re: Koreja e Veriut / Koreja e Jugut
Posted: Fri Aug 28, 2009 1:04 pm
by Sally
Kam deshire te kuptoj qellimin e ketyre marrveshjeve, dy zgjidhje ka:
1- e kan kuptuar te dyja anet qe duhet te jen te bashkuar, K/veriut-K/jugut!
2-po i pergatitet nje kurth Kores/Veriut!